Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 96
  1. #71
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Frroku nga Selaniku: Nuk e vrava unë Lamajn. Më njeh gjithë politika e biznesi

    Frroku nga Selaniku: Nuk e vrava unë Lamajn. Më njeh gjithë politika e biznesiTIRANË - Biznesmeni Arben Frroku, i dyshuari për vrasjen e ish-shefit të Komisariatit numër 6, Dritan Lamaj, mohon se ka gisht në këtë vrasje.

    Në një intervistë për televizionin ABC News nga qelia e burgut në Drejtorinë e Policisë në Selanik, Frroku pranon konfliktin me të ndjerin Dritan Lamaj, por mohon vrasjen e tij mbrëmjen e 24 shkurtit, duke treguar vendin e ndodhjes në atë moment.

    Më tej i dyshuari flet për fotot dhe drekën me drejtuesit e policisë, që sipas tij, nuk ishte takim i rastësishëm. Ai pranon miqësitë me titullarët e policisë dhe politikanët.

    Tregon se në Greqi është arrestuar në një hotel dhe se policia nuk i ka gjetur drogë dhe armë.

    DEKLARATA E ARBEN FRROKUT

    Arrestimi në Selanik
    Jam arrestuar rreth orës 3:00 (ora greke) të mëngjesit, në Selanik. Kanë qenë gjithë forcat e policisë së Selanikut, forcat speciale me armë të mbushura. Kam qenë në hotel, me dy kushërinj të mi. Në momentin e arrestimit nuk kam patur as armë, as kokainë. Unë kam qenë në gjumë, ndërsa Jaku me Sokolin kanë qenë në dhomën tjetër në çastin e ndalimit. Ato janë llafe të policisë së shtetit.

    Kalimi i kufirit drejt Greqisë
    Kam kaluar në Kapshticë me makinën time, me shoferin, sipas gjithë rregullave dhe pas një kontrolli të vogël te dogana greke, jam nisur direkt për Selanik, rreth orës 7-8 të darkës. Nga Shqipëria u nisa pas një ndeshjeje futbolli në Laç me Kamzën, (jam president i klubit “Tërbuni”). Jam nisur në 4 nga Laçi në Tiranë, nga ora 5 jam nisur nga Tirana për në Kapshticë. Nuk kam kaluar nga rruga “Vasil Shanto”, por nga “Komuna e Parisit”. Intinerari im mund të gjendet përmes telefonit.

    Momenti i vrasjes së Lamajt
    Kam qenë në doganë duke dorëzuar pasaportat, kur më njoftoi vëllai se më kërkon policia shqiptare, pasi është bërë një vrasje në Tiranë. “Unë nuk kam përgjegjësi, por po iki se kam një punë gjyqi në Selanik”, i thashë.

    Raporti me Lamajn
    Kam patur konflikt me Dritan Lamajn, por çështjet janë në prokurori. Secili ka dokumentacionin dhe dëshmitarët e vet. Nuk e kam kërcënuar fare. Nuk kam patur asnjë lloj kontakti, përveç kur më bëri ndalimin në komisariat dhe është e vërtetë se më keqtrajtuan në atë kohë. Rreth 7 muaj më parë nisi konflikti, se më ndaluan me urdhër të tij. Më akuzuan për mosbindje të forcave të rendit, që nuk është e vërtetë. Më pas bëri arrestimin e fundit. Jam keqtrajtuar nga vetë shefi i komisariatit.

    Fotot me drejtues të policisë
    Fotot nuk kanë qenë rastësi, i kam miq, i kam të gjithë të njohur. Më njohin gjithë politika dhe biznesi shqiptar, nuk jam person i rastësishëm. Nuk e mbaj mend kohën kur është bërë kjo foto, ka ca kohë. Unë i njoh të gjithë, ata më njohin të gjithë shumë mirë. Për vdekjen e vëllait të Tonin Vocajt kam qenë në varrim dhe kam pirë kafe.

    Për vrasjen
    Ngushëlloj familjarët e Lamaj, por nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e tij. Në kohën e vrasjes kam qenë drejt për doganën e Kapshticës. Jam duke e ndjekur me anë ligjore zotin Lamaj, i ndrittë shpirti aty ku është, dhe kam gjithë dokumentacionin. Ia lemë drejtësisë, ligjit dhe hetimeve. Do vij në Shqipëri e do përballem me ligjin. Nuk iki nga pronat, tokat dhe njerëzit e mi. Pafajësinë time e kam të provuar, kam dëshmi më të forta se ata që më akuzojnë mua.

    Policia greke, detaje për arrestimin e Frrokut në Selanik

    Policia greke bën të ditura detaje nga arrestimi i Arben Frrokut dhe dy shoqëruesve të tij në qytetin e Selanikut. Sipas komunikatës, “policia ka arrestuar dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, pasi njëri prej tyre është identifikuar si autor i vrasjes me dashje të një drejtuesi të Policisë shqiptare. Personi i dytë i arrestuar është ndiqet penalisht për prodhim ilegal, posedim të paligjshëm të armëve e municioneve dhe trafikut të drogës në Shqipëri”.

    Policia njofton se pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe Drejtorisë së Policisë së Selanikut, janë arrestuar dy shtetas të moshës 44 dhe 31 vjeç, ndaj të cilëve ishin lëshuar fletëarreste për llogari të autoriteteve shqiptare, për krimet e kryera në territorin shqiptar.

    Të arrestuarit, sipas komunikatës, kanë hyrë në territorin grek mbrëmjen e 24 shkurtit 2013 dhe në orët e para të mëngjesit të datës 25 shkurt 2013, janë zbuluar në një hotel në qendër të qytetit, ku u arrestuan pas një operacioni policor të koordinuar.

    Sipas policisë greke, 44 vjeçari ishte identifikuar si autor i vrasjes së ndodhur në 24 shkurt 2013, të oficerit të lartë të Policisë Shqiptare, ndërsa 31 vjeçari akuzohet për prodhim të paligjshëm, posedim të armëve dhe municioneve dhe trafik të drogës në Shqipëri. Nga kontrolli i kryer në shtëpinë e 31 vjeçarit shqiptar u gjetën dhe u konfiskuan: 529 gram heroinë, 396 gram kokainë, 37 gram kanabis, 1 pushkë snajper, 2 armë automatike, 1 automatik me kondak të shkurtër, disa armë gjahu dhe 11 karrikatorë të rrumbullakët.

    Së bashku me dy të sipërpërmendurit në hotel u arrestua dhe një shqiptar 36 vjeç, në posedim të të cilit u gjet dhe u sekuestrua 2.4 gr kokainë. Ai kishte leje të rregullt nga burgu, ku vuan një dënim 8 vjet e 6 muaj për drogë.

    (an.jo/d.b/BalkanWeb)

  2. #72
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Pronari i lokalit: Ju rrëfej 3 orët e Frrokut me shefat e policisë

    Intervistoi: Dashamir Biçaku

    Në lokalin e Jakë Memajt bujtin shumë personazhe, por dreka e zgjatur e drejtuesve të Policisë së Shtetit me Arben Frrokun mbahet mend me detaje prej tij. Në këtë intervistë për MAPO-n pronari i lokalit ku janë bërë fotot tregon se si u bënë bashkë shefat e policisë me biznesmenin e akuzuar për vrasjen e Dritan Lamajt, si u sollën ata me njëri-tjetrin dhe sa kohë shpenzuan duke ngrënë, pirë e kënduar. I pyetur për kohën e kësaj dreke, Memaj thotë se ka rreth dy vjet e gjysmë, ndryshe nga e bija që e përshkruan si të ndodhur tre vjet më parë.

    Zoti Memaj, a i njihni personat e shfaqur në fotografitë e publikuara në televizione dhe gazeta?

    Po, është e vërtetë. I njoh të gjithë ata persona. I njoh si klientë, në marrëdhëniet që kam pasur me ta në lokal, kur vinin për ndonjë drekë. Them për oficerët e lartë të Policisë. Kanë qenë klientë të respektuar dhe të nderuar për mua. Por edhe Arben Frroku ka qenë një nga klientët e mi që vinte shpesh këtu, pasi jemi nga e njëjta krahinë. Ai është nga Kshira e Lufit të Pukës, ndërsa unë jam nga një fshat pranë tij, pra jemi nga një krahinë. Jam njohur me të, ngaqë ai vinte në lokalin tim dhe duke qenë se ishte nga Puka, e respektoja. Ai ishte njeri i nderuar. Nikolin Balën e njoh ngaqë edhe ai është nga Puka dhe jam njohur me të, që nga koha kur ai ishte shef i krimeve të komisariatit nr.4.

    Po me personat e tjerë, që ndodheshin në tavolinën e shfaqur edhe në foto, si Tonin Vocaj, Agron Kuliçi apo Muhamet Rrumbullaku, ç’njohje keni pasur?

    Jo vetëm atëherë, por edhe herë të tjera, Nikolini më ka prezantu me ta si pronar i lokalit.

    Ju ka prezantuar Arbeni?

    Jo Arbeni. Jam prezantuar nëpërmjet Nikolinit. Nëpërmjet tij, jam njohur me Agron Kuliçin me Tonin Vocajn e me të tjerë. Më kanë ardhur si klientë. Ndërsa Arbeni është çështje tjetër. Është një klient i mahershëm se këta këtu. Ka ardhur përherë me shumë miq dhe shumë shokë. Ndërsa për fotot që ka dhënë ai stacioni televiziv, është çështje tjetër ajo.

    Zoti Memaj, drejtuesit e policisë a vinin shpesh në lokal?

    Ata kanë ardhur vazhdimisht tek unë. Jo në mënyrë të rregullt, por i kisha klientë vazhdimisht. Këtu ka ardhur edhe Muhamet Rrumbullaku, Tonini, Nikolini, apo edhe Ilia Nasi. Ky i fundit atë ditë s’ka qenë këtu.

    Të flasim për ditën kur janë bërë fotot. Drejtuesit e policisë kanë thënë që Arben Frroku është ulur rastësisht me ta. Si është e vërteta?

    Atë ditë, ne kemi qenë te kjo tavolina këtu. Aty në krye, ku është djali im ka qenë Agron Kuliçaj, më tej ka qenë Tonin Vocaj, në të majtë të tavolinës ka qenë Nikolin Bala. Aty pranë Agronit, në të majtë ka qenë Mehmeti (Muhamet Rrumbullaku), madje atë ditë e kam njohur për herë të parë, se nuk e njihja. Atje matanë, në një tavolinë tjetër ishte Beni me do shokë e me do miq. Ne filluam duke kënduar. Beni më tha: Hajde na këndo një këngë. Iu ktheva e i thashë: Po prit njëherë, se jam i zënë, jam me do miq. Ai erdhi më pas këtu dhe unë i lëshova karrigen time Benit. Ka ndenjur në karrigen time. Unë kam ndenjur në këmbë, se duhej edhe të shërbeja. Jo për nanjë gjë, por m’ka ardh keq se i kanë dhënë disa informacione të pasakta ata të televizionit. Madje, unë iu thashë që drekën do t’ua jepja unë. Ata lanë paret në tavolinë e ikën. As nuk i numërova se sa kanë qenë. I ka marrë vajza. U thosha ndonjëherë kur rrinim bashkë: Sot e kam radhën unë. Por s’bëhet llaf me pagu unë, se ata nuk më linin me pagu.

    Pra, ju thoni se Arben Frroku ka qenë në tavolinën tjetër dhe jo në tavolinën këtu… ?

    Ai ka qenë në tavolinë tjetër. Ai ka qenë te salla matanë. Ai erdhi këtu, i lëshova vendin unë, u ul. Kur u ul, s’diti më me u çu. Erdhi, i pëlqeu ahengu, rakia e s’diti me u çu.

    Pra, derisa është ulur dhe ka qëndruar në një tavolinë me këta persona, Arben Frroku njihej me të gjithë prej tyre?

    Me sa di unë, me Toninin dhe Nikolinin po. Sepse ai erdhi, u takuan, u prezantuan, i dhanë dorën njëri-tjetrit. Me këta të dy po.

    Por edhe me Muhametin dhe me Agronin?

    Jo, me këta të dy jo. Nuk njihej. Nga sa e pashë unë, nuk njiheshin, sepse u prezantuan. Si detyrë mbase e njihte ai, por si person jo, jo nuk kishin pasur njohje shoqërore. U ul pastaj Beni atje, një gotë njëri, një gotë tjetri, muhabet, aheng e çifteli dhe i pëlqeu. U mori leje atyre shokëve dhe ndenji me këta.

    Po atje në tavolinën tjetër me kë ishte ?

    Me thënë drejtën, s’e mbaj mend. Kanë qenë nja 4-5 vetë kështu. Njëri ka qenë grua më duket, se kush ka qenë nuk e di. S’jam i sigurt. Por me do njerëz të vet ka qenë, sepse me ata njerëz vinte shpesh.

    Po herë të tjera, a e keni parë Arben Frrokun me ndonjë punonjës policie në lokalin tuaj?

    Jo. Nuk kanë qenë. Atëhere ka qenë hera e parë. Ma vonë, Beni ka qenë disa herë me njerëz të tjerë. Më vonë ka qenë edhe Tonini. Madje, ka nja dhjetë ditë që kanë qenë, ose para dy javëve. E unë jam maniak për fotografi dhe i thashë Toninit: Ti s’m’i solle mua ato fotografitë. Më tha: I kam hedh në fejsbuk (facebook) krejt. Madje, më merrnin në telefon njerëz nga Londra, nga Roma për të më thënë që më kanë parë me çifteli. Po ku dija gjë unë se kush i kishte hedh.

    A e mbani mend Arben Frrokun, kur ka qenë për herë të fundit?

    Nuk më kujtohet. Më duket se ka qenë para dy apo tri javësh. A nuk e di saktë sa ka që ka qenë. (Pyet vajzën). Vajza: Para një jave.

    Jaku: Para një jave jo. Më shumë se dhjetë ditë të thuash të paktën.

    Pra, ju thoni se Arben Frroku dhe Tonini kanë qenë në lokal veç e veç, para një jave apo dhjetë ditësh… ?

    Jo Tonini. Arbeni, para një jave.

    Po. Po Tonini, para dhjetë ditësh?

    Jo Jo. Tonini, ka nja një muaj, apo më tepër.

    Ndërhyn vajza: Jo, jo, Tonini ka gati dy javë.

    Jak Memaj: Jo, jo nuk ka dy muaj. Ka maksimumi nja një muaj e gjysmë. Pra, unë i kam klientë ata, a më kupton? Dhe me të thënë të drejtën, unë kam kënaqësi kur më vijnë. Por këtu nuk vijnë vetëm ata, vijnë edhe njerëz të artit, të kulturës dhe jam shumë i kënaqur me klientelën që kam.

    Ju thoni se Arben Frroku nuk kishte miqësi më parë me këta persona. Por Arben Frroku, ka pohuar sot në një televizion në një intervistë telefonike se ai ka pasur miqësi më parë dhe ka edhe aktualisht me këta oficerë policie…?

    Unë tashti nuk jam i zoti t’i diskutoj këto raporte. Tashti atë gjë që mund ta deklarojë ai, nuk mund ta deklaroj unë. Për mua, atë ditë ka qenë koinçidencë që kemi ndenjur. Jemi ulur aty, kemi ndenjur, na porositi një gjë, na qerasi dhe unë për respekt i thashë ulu. Pastaj kemi ndenjur, jemi ul, kemi pi, kemi këndu e kemi bë fotografi. Si duket i pëlqeu e nuk luajti.

    Po fotografitë në cilën ditë janë bërë? A e mbani mend datën?

    Ndërhyn vajza: I kam bërë unë, e mbaj mend shumë mirë. Ka shumë kohë, ka tre vjet.

    Jak Memaj: Tri vjet s’janë bërë, por nja dy vjet e gjysmë.

    Vajza: Tri, tri se e mbaj mend unë shumë mirë.

    Drejtuesit e Policisë çfarë raportesh kishin me Arben Frrokun në lokal?

    Ata rrinin si përherë. Më shumë kemi këndu se kemi fol.

    Sa ka zgjatur dreka?

    Them nja 2-3 orë, ose katër orë. Beni ka ikur më pas. Ka ik tek ata shokët e tjerë. Ne kemi ndenjur, kemi vazhduar. Po nuk rrihet me ta, se nuk të lënë telefonat. Sa e vinin për terezi, binte telefoni. Sa dilte Agroni në telefon t’u fol jashtë, dilte edhe tjetri. U thashë fikni telefonat se nuk na lënë me ndenj.

    Me cilët persona vinte zakonisht Arben Frroku në lokalin tuaj?

    Me njerëz të ndryshëm, me miq nga ana jonë andej nga Puka. E tepronim ndonjëherë se pinim raki e këndonim, por për mua mbetet njeri i nderuar. Por pastaj mbeten raport tjetër problemet. A mund ta dijë njeri se unë, pas një muaji do vras një njeri, se çfarë kam në mendje unë? S’mund të shtijë fall kurrkush. Për mua, ata janë njerëz që nuk mund t’i shkojnë mbrapa krimit. Sepse e njohin mirë edhe shoqërinë edhe shtetin. Nga ana profesionale, unë nuk kam asnjë lloj mundësie t’i vlerësoj ata. Ndërsa nga ana shoqërore, si njerëz, ata janë shumë të mirë. Unë kam kaluar një kohë shumë të bukur me ta.

    Kur e morët vesh arrestimin e Arben Frrokut?

    Kur u bë kjo punë, para tre a katër ditësh. I habitur kam ngelur me të thënë të drejtën. Ku di unë!

    Po kur patë fotot që kishit bërë në lokal me drejtuesit e Policisë, si u ndjetë?

    Aaaa, fotot më pëlqyen shumë. Sepse ishin shumë origjinale. I kisha thënë Toninit, nuk më prure kopjet. Më tha që i kam hedhur në internet. Më ka pas thënë qyshkur. Në fakt u çudita. Më morën në telefon dhe më thanë hape televizorin dhe më thanë ku ta çoja, se unë s’e ndjek atë stacion. Në njëfarë mënyre, më kanë bërë reklamë. Me pas mundësi me e pagu, nuk ma kishin bo atë farë reklame kështu.

    Beni ka qenë në tavolinë tjetër. Ai ka qenë te salla matanë. Ai erdhi këtu, i lëshova vendin unë, u ul. Kur u ul, s’diti më me u çu. Erdhi, i pëlqeu ahengu, rakia e s’diti me u çu.

    Vajza: Fotot i kam bërë unë, e mbaj mend shumë mirë. Ka shumë kohë, ka tre vjet.

    Jak Memaj: Tri vjet s’janë bërë, por nja dy vjet e e gjysmë. Vajza: Tri, tri, se e mbaj mend unë shumë mirë.

    Aaaa, fotot më pëlqyen shumë. Sepse ishin shumë origjinale. I kisha thënë Toninit, nuk më prure kopjet. Më tha që i kam hedhur në internet. Më ka pas thënë qyshkur. Në fakt u çudita.


    MAPO

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga dritan23 Lexo Postimin
    Ne fakt Alti me gjith respektin prap duhet te te them se edhe ti,edhe une dhe shume te tjere bejme pjes tek populli qaraman dhe vetem rime duke u ankuar.
    Ti sapo the qe amerikes nuk i haka palla per ne,po pse i haka palla qe te jemi ne anarki por jo ne nje rend demokratik te qendrueshem.mos te ishte amerika e mos ti hate palla per ne ,tani nuk existonim me si komb se na kish lene te na coptonin fqinjet qe te zhdukeshim njeher e mire.leni mer keto ankesa se sna ka faj kush.na pelqen ne te kemi ate qeveri qe te jemi pak outlaws.
    Mire e ke kur pyet:kush do bej revolucion?me njerez qe presin kur te vi amerika tiu nderoj qeverin dhe tiu jap te drejten te jetojne si njerez,asnjihere nuk do ngrihen ne kembet e veta.
    Degjo lere Ameriken,ajo ka interesat e veta ne rajon dhe planet e sotme ajo Ameriqia i ka bere para shume vitesh,e mos u merr me perralla qe: Amerika na don aq shume sa do na beje shtet te sajin!!!
    Ne jemi nje popull ku deri ne 1940,70% (per mos thene me shume)e saj ishte analfabete,sot llogaritet midis 10 dhe 15%.
    Pra shkurt,aty ku "elitat" sundojne mbi injorancen ca do presesh???
    Askush nuk mund te mohoje prejardhjen se nga vjen,vend injorance ose jo,kriminal ose jo,por nuk eshte e thene qe Shkove ne USA,Canada,Australi hape syte e te kerkosh Revolucion MENTALITETI menjeher,sepse do shume e shume kohe.

    Pavresisht se kush u vra e si u vra,ai ishte nje vegel QORRE e SISTEMIT,i cili pasi dha 100.000 euro per tu bere Kapo Komisariati,u vra po nga ata qe i moren leket.
    Jo vetem policia Shqiptare,por gjithe SISTEMI QEVERISES eshte nje APARATURE shteterore INJORANTE,populli dihet mo ska me dyshime,kjo APARATURE shteterore ndjek te njejten filozofi si 70 vjet e shkuara,ku injorantet komandonin injorantet e tjere,SOT te gjithe ata qe mund ti quajme INTELEKTUALE kane ikur nga syte kembet,ata qe mund te benin dicka fare te vogel per ate vend.
    Mgjth,ka shume teori e teori dhe normal askush nuk mund te jete ne nje mendje me nje tjeter,por ajo cka sot ai vend eshte me keq se KOLUMBIA.
    kush eshte ky DRITAN LAMAJ kur.....
    -Nje KRYEMINISTER Vret ne mes te dites shtetasit e vet
    -Nje kryetar Opozite i mban ison Kryeminstrit Vrases,
    -Nje Agjent Secret i vrare.....po nga Shteti vet
    -Nje Gjykates qe eshte vrare...... po nga Shteti vet
    -Nje deshmitar (K.Trebicka)i vrare ....po nga shteti i vet
    -26 te vrare(gerdeci)te vrare ....po nga shteti vet
    e sa e sa te tjera,pra Mik i Dashur une ndihem i pafuqishem perballe ketij realiteti injorant,te ndryshoj dicka dhe sikur te kisha 4 jete e te jetoja ne Albanistan.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    nuku jam me edvinin thote arben frroku krimineli qe dyshohet si vrases i komisarit..
    jam me dhimiter musline thote..
    jam kandidat i partis kristdemokrate..
    ja dhe zagaret e rames kush jane..
    ja lista..
    aty eshte dhe zagari i zagarit frok..

    ---------

    Lista e partive në koalicionin opozitar



    1. Partia Socialiste Edi Rama

    2. Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari

    3. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti

    4. Partia Komuniste Shqiptare e Reformuar Preng Cuni

    5. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi

    6. Partia për Prosperitet Demokratike Izeir Fetahu

    7. Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi

    8. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja

    9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj

    10. Partia për Unitet Kombëtare Idajet Beqiri

    11. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi

    12. Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj

    13. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi

    14. Partia G99 Ervin Mete

    15. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

    16. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo

    17. Partia për Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti

    18. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

    19. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola

    20. Partia kristian Demokrate Dhimitër Muslia

    21. Partia për Mbrojtjen e Punëtorëve Adri Isufaj

    22. Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili

    23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci

    24. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Sabri Jacaj

    25. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj

    26. Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 02-03-2013 më 07:05

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Sekuestron serverin e “Xhoi Lloto”-s, ekspertizë kamerave të sigurisë

    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Hetuesit e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit sekuestrojnë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda serverin qendror të download (7)kompanisë “Xhoi Lloto”, aksioner i së cilës është Arben Frroku. Lajmi bëhet i ditur për “Mapon” nga burime të grupit të hetimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe të grupit të përbashkët hetimor të dosjes hetimore të vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt. Burimet thanë se një ditë më parë ekspertë të Institutit të Policisë Shkencore në Policinë e Shtetit sekuestruan serverin qendror të kompanisë së basteve “Xhoi Lloto”, aksioner i së cilës është Arben Frroku. Serveri është sekuestruar nga ekspertët e Policisë së Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kryen hetimin e çështjes. Serveri mësohet se është sekuestruar në ambientet e zyrave të kompanisë që ndodhet në rrugën e Kavajës, në zonën e “Misto Mames”, ku ndodhet edhe një nga lokalet e kompanisë, një pjesë e aksioneve të së cilës zotërohen nga Arben Frroku, një nga të dyshuarit e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt.

    Sipas burimeve të hetimit mësohet se ekspertët veç sekuestrimit të serverit kanë kryer disa veprime të tjera që kanë të bëjnë me kamerat e vëzhgimit, me serverin si dhe me hard-diskun e serverit. Po kështu burimet thonë se ekspertët kanë sekuestruar kamera edhe të lokaleve të tjera që janë në pronësi të Frrokut. Pas sekuestrimit, një grup ekspertësh inxhinierë informatike (IT) pritet që të kryejnë ekzaminimet përkatëse për të parë nëse në server ka pasur apo jo ndërhyrje, nëse ka pasur, të çfarë lloji kanë qenë, si dhe kohën e ndërhyrjes e të detajeve të tjera që mund të identifikohen. Po kështu burimet thonë se pritet që të ketë edhe veprime të tjera ekzaminuese sa i përket gjendjes së serverit, kapacitetit, e pyetje të tjera që kanë të bëjnë me të, për të cilat hetuesit dhe prokurorët kanë nevojë të kenë dijeni për të sqaruar rrethanat e hetimit mbi vrasjen e Dritan Lamajt dhe të dyshuarit e krimit të ndodhur të dielën në mbrëmje.

    Sakaq, ekspertët dhe inxhinierët e informatikës (IT) pritet të japin edhe një mendim mbi pamjet e që mund të gjenden në arkivin apo në hapësirën e serverit. Ekspertët pritet të verifikojnë nëse ka ndonjë manipulim të mundshëm të pamjeve që ndodhen aty, apo të datës së mundshme të saj. Nëse pamjet kanë manipulime, mund të jenë fshirë përpara apo pas ngjarjes, si dhe nëse ka ndërhyrje të ndryshme qoftë në server apo në hard-disk, ato mund të përbëjnë një rrethanë e cila mund të shtojë edhe më tepër dyshimet e hetuesve mbi të dyshuarit e vrasjes së Dritan Lamajt, Arben Frroku dhe Jak Jaku. Këta dy të fundit tashmë ndodhen të arrestuar në Selanik të Greqisë, ndërsa kishin kaluar kufirin nga Kapshtica rreth orës 22:00, afërsisht 3 orë e gjysmë pas vrasjes së Lamajt. Frroku dhe Jaku kanë ngritur alibitë e tyre duke pretenduar se nuk janë ata vrasësit Dritan Lamajt.


    Gjurmimi i kamerave, kërkimet deri në Krrabë nuk gjetën gjurmë

    Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë vijuar edhe më tej me gjurmimin dhe kërkimet e provave që hedhin dritë mbi lëvizjet e të akuzuarve për vrasjen e Lamajt. Hetuesit thonë se janë verifikuar dhe kontrolluar pamjet e kamerave të lokaleve të ndryshme, që nga vendi i krimit e deri në zonën e Krrabës. Pamjet e gjetura dhe të sekuestruara nga hetuesit e policisë janë këqyrur dhe analizuar me kujdes nga specialistët e hetimit të vrasjeve dhe të zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të gjetur dhe zbuluar fakte që hedhin dritë mbi lëvizjet e mundshme të të dyshuarve në aksin rrugor nga Tirana në Elbasan. Pas ekzaminimeve të kujdesshme dhe të hetuesve dhe specialistëve nuk janë gjetur pamje që tregonin lëvizje të personave të dyshuar apo të mjetit, me të cilin mendohet se ata kanë lëvizur pas ngjarjes. Pas këtij veprimi agjentët dhe oficerët e hetimit u janë drejtuar zonave të tjera të mundshme ku dyshohej se mund të kishin lëvizur autorët. Po kështu prokuroria pritet të marrë detaje edhe nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme për komunikimet e të dyshuarve. Hetuesit thonë se tashmë kanë në duar tabulatet e detajuara të telefonave të personave të dyshuar dhe të afërmve të tyre. Këto të fundit tashmë janë duke u analizuar nga hetuesit dhe specialistët e krimeve të Drejtorisë së Tiranës në grupin e hetimit që po punon për zbardhjen e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, ish-shef i Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet.


    Djegia e veturës, dyshime për të afërmit

    Vetura e markës BMW me targa të Durrësit, që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, është duke u verifikuar nga specialistët e hetimit të krimeve. Dyshimet e tyre janë se vetura mund të jetë marrë dhe djegur nga të afërm të autorëve të mundshëm. Një dyshim i tillë bëhet i ditur për “MAPO” nga burime të policisë së kryeqytetit. Ende nuk ka të dhëna të sakta mbi personat që i kanë vënë flakën veturës, ndërsa policia ka në duar dëshminë e njerëzve që kanë parë mjetin në flakë, por se ata nuk kanë dijeni se kush ia ka vënë flakën makinës që u përdor në vrasjen e Lamajt.

    MAPO

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sekuestron serverin e “Xhoi Lloto”-s, ekspertizë kamerave të sigurisë

    Dashamir Biçaku

    Gjurmimi i kamerave, kërkimet deri në Krrabë nuk gjetën gjurmë

    Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë vijuar edhe më tej me gjurmimin dhe kërkimet e provave që hedhin dritë mbi lëvizjet e të akuzuarve për vrasjen e Lamajt. Hetuesit thonë se janë verifikuar dhe kontrolluar pamjet e kamerave të lokaleve të ndryshme, që nga vendi i krimit e deri në zonën e Krrabës. Pamjet e gjetura dhe të sekuestruara nga hetuesit e policisë janë këqyrur dhe analizuar me kujdes nga specialistët e hetimit të vrasjeve dhe të zyrës së Antiterrorit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, për të gjetur dhe zbuluar fakte që hedhin dritë mbi lëvizjet e mundshme të të dyshuarve në aksin rrugor nga Tirana në Elbasan. Pas ekzaminimeve të kujdesshme dhe të hetuesve dhe specialistëve nuk janë gjetur pamje që tregonin lëvizje të personave të dyshuar apo të mjetit, me të cilin mendohet se ata kanë lëvizur pas ngjarjes. Pas këtij veprimi agjentët dhe oficerët e hetimit u janë drejtuar zonave të tjera të mundshme ku dyshohej se mund të kishin lëvizur autorët. Po kështu prokuroria pritet të marrë detaje edhe nga kompanitë e telefonisë së lëvizshme për komunikimet e të dyshuarve. Hetuesit thonë se tashmë kanë në duar tabulatet e detajuara të telefonave të personave të dyshuar dhe të afërmve të tyre. Këto të fundit tashmë janë duke u analizuar nga hetuesit dhe specialistët e krimeve të Drejtorisë së Tiranës në grupin e hetimit që po punon për zbardhjen e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, ish-shef i Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet.


    MAPO

    kujtojne se do te mundin te fshehin evidencen me artikuj gazetash ..... kerkojne te imponojne lajme te rreme ..... qe policia nuk gjeti, hetuesit nuk gjeten, prokuroria nuk gjeti .... nuk shtyhet dita keshtu ore joooo ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Pankarta në stadium pro biznesmenit të dyshuar për vrasjen e kryekomisarit




    TIRANE - Nga burgu në Greqi ku ndodhet i arrestuar, biznesmeni Arben Frroku, i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka dërguar në Shqipëri një mesazh për mbështetësit dhe bashkëpunëtorët e tij. Mesazhi është bërë publik dje në faqen e futboll klub Tërbunit para ndeshjes që kjo skuadër ka luajtur me ekipin e Partizanit. “Ne radhë të parë, dëshiroj të përshëndes gjithë tifozët e Tërbunit dhe stafin dhe lojtarët. Ju kërkoj falje se s`jam mes jush, por kjo s`do të thotë që ju mungon mbështetja ime dhe shumë shpejt do të kthehem të vazhdojmë së bashku ëndrrën tonë për Superligë”, shkruhet në mesazhin e dërguar nga biznesmeni për skuadrën e futbollit të qytetit të Pukës, president i së cilës është 43-vjeçari. “I bëj thirrje ekipit që të vazhdojë i qetë punën se s`do ketë asnjë problem financiar dhe të fitojmë për këta tifozë të mrekullueshëm që kemi, të cilët besoj se do ta mbushin plot stadiumin. Forca KF Tërbuni kampion! Me respekt Arben Frroku”, mbyllet mesazhi i biznesmenit dërguar nga burgu në Greqi.

    Tifozët e skuadrës së Tërbunit kanë mbajtur pankarta në duar dje gjatë ndeshjes së luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” mes Tërbunit dhe Partizanit. Ndeshja e Kategorisë së Parë, e vlefshme për javën e 19- të, përfundoi me fitoren e pukjanëve 1-0 ndaj Partizanit. Tifozët e Tërbunit kanë mbajtur pankarta në duart, ku shkruanin “Arben Frroku, krenaria jonë!”. Mësohet se angazhimi i biznesmenit Arben Frroku në mbështetjen e skuadrës së Tërbunit ka nisur më 21 janar 2013. Gjatë një deklarate në ditën e parë të marrjes së presidencës së klubit, biznesmeni është shprehur se “kam afruar pesë lojtarë serbë, por jo të gjithë do të qëndrojnë. Gjithashtu do të ketë edhe futbollistë të tjerë që do të firmosin deri në përfundim të merkatos. Skuadra do të nisë firmosjen e kontratave të reja. Ai futbollist që e meriton dhe që bie dakord me kushtet, do të qëndrojë. Mendoj të krijoj një ekip me frymë europiane, ndryshe nga skuadrat e tjera shqiptare”.

    (er.nu/panorama/BalkanWeb)

  8. #78

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nuku jam me edvinin thote arben frroku krimineli qe dyshohet si vrases i komisarit..
    jam me dhimiter musline thote..
    jam kandidat i partis kristdemokrate..
    ja dhe zagaret e rames kush jane..
    ja lista..
    aty eshte dhe zagari i zagarit frok..

    ---------

    Lista e partive në koalicionin opozitar



    1. Partia Socialiste Edi Rama

    2. Partia Komuniste Shqiptare Qemal Cicollari

    3. Partia e Punës Shqiptare e Reformuar Marko Dajti

    4. Partia Komuniste Shqiptare e Reformuar Preng Cuni

    5. Partia e Bashkimit Republikan Shqiptar Zane Llazi

    6. Partia për Prosperitet Demokratike Izeir Fetahu

    7. Partia Socialiste e Vërtetë 91 Petro Koçi

    8. Partia Socialiste e Moderuar Gjergj Koja

    9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare Gjet Ndoj

    10. Partia për Unitet Kombëtare Idajet Beqiri

    11. Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve Astrit Kosturi

    12. Partia e Gjelbër PGJ Edlir Petanaj

    13. Partia e Çështjeve Shqiptare Bujar Shurdhi

    14. Partia G99 Ervin Mete

    15. Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi

    16. Partia Demokracia Sociale Paskal Milo

    17. Partia për Drejtat e Emigrantëve Ymer Kurti

    18. Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela

    19. Partia Rruga e Lirisë Kurt Kola

    20. Partia kristian Demokrate Dhimitër Muslia

    21. Partia për Mbrojtjen e Punëtorëve Adri Isufaj

    22. Partia Reformatore Demokratike Skënder Halili

    23. Partia Toleranca e Re e Shqipërisë Avdi Keci

    24. Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Sabri Jacaj

    25. Partia Demokrate për Integrim e Prosperitet Halim Seitaj

    26. Partia Socialdemokrate Skënder Gjinushi
    Qenka edhe Astrit Kosturi i Forumit Shqiptar.

    http://www.forumishqiptar.com/search.php?searchid=209315
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-03-2013 më 15:14

  9. #79
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Arben Frroku, 50 mijë euro për transferimin e kryekomisarit Lamaj

    Hetimet

    SHKB dyshon se biznesmeni u mburr gjatë një dreke

    Frroku dyshohet se ka përmendur edhe emrin e zyrtarit të policisë, që i ka dhënë ryshfet

    Biznesmeni Arben Frroku, i arrestuar në Greqi për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj më 24 shkurt të këtij viti dyshohet se ka dhënë 50 mijë euro për transferimin e të ndjerit nga shef i Komisariatit nr. 6 në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky shpërblim duket se është dhënë prej tij për t’u dhënë fund problemeve të krijuara me të për shkak të detyrës së Lamajt, ndërkohë që një informacion i tillë është marrë edhe nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. SHKB-ja po heton këtë informacion, ku mendohet se vetë Frroku e ka deklaruar në një tavolinë, me të njohurit e tij pak kohë para se Lamaj të hiqej nga shef komisariati.

    Menjëherë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj në mënyrë mafioze, teksa po parkonte makinën e tij pranë shtëpisë dhe publikimit të fotove të Arben Frrokut me kupolën e policisë, drejtoria e SHKB-së nisi një hetim, me qëllim për të zbuluar sesi biznesmeni u arratis nga Shqipëria, duke kaluar ligjërisht në pikën kufitare të Kapshticës, teksa ishte i shpallur në kërkim policor. Gjatë mbledhjes së informacioneve në lidhje me këtë çështje, oficerëve të SHKB-së u është vënë në dispozicion edhe një informacion, që nuk është konfirmuar, të cilin mendohet se e ka thënë vetë Arben Frroku gjatë një dreke me miq të tij, ku kanë qenë të pranishëm edhe punonjës policie. Ky informacion mendohet se është thënë prej tij vetëm pak ditë para se Dritan Lamaj të hiqej nga shef i komisariatit, që mbulon zonën e Kombinatit, ku kishte shtrirë biznesin e tij Arben Frroku. Në bisedë, Frroku mendohet se është shprehur se i kishte dhënë 50 mijë euro një zyrtari të lartë të policisë, me qëllim që Lamaj të transferohej në një tjetër detyrë. Madje, në atë bisedë mësohet se ai ka përmendur edhe emrin e zyrtarit të policisë, por ky informacion nuk është bërë i ditur nga burimet pranë SHKB-së për shkak të hetimeve të mëtejshme.

    Megjithatë, të njëjtat burime shprehen se ky informacion nuk është i konfirmuar, pasi ende nuk është dokumentuar nëse vërtet e ka thënë Frroku apo jo. “Edhe nëse ai e ka thënë, duhet vërtetuar nëse ai ka ndikuar realisht në këtë lëvizje dhe ka paguar paratë, apo ka qenë informacion i rremë prej tij”, shpjegon grupi hetimor pranë SHKB-së. Madje, do të pritet derisa Frroku të ekstradohet në Shqipëri, ku do të merret në pyetje për marrëdhënien e tij me Lamajn dhe do të kërkohen sqarime për këtë informacion të marrë në rrugë operative. Nëse ky informacion do të pranohet prej biznesmenit të arrestuar për vrasje, atëherë do të merret në pyetje edhe zyrtari i policisë, i cili dyshohet se mund të ketë marrë para për këtë transferim. Red. Akt.


    Deklarata

    Arben Frroku dyshohet se ka qenë në një drekë me disa miq të tij, ku ka pasur edhe policë, kur ka folur për transferimin e Lamajt


    Dyshimet

    Deklarata mendohet se u bë prej biznesmenit dy javë para se kryekomisari të transferohej nga Kombinati në Drejtorinë e Përgjithshmee

    Zyrtari

    SHKB-ja tha se po heton mbi këtë informacion, por ende nuk ka hetime konkrete ndaj zyrtarit të policisë, që u përfol nga Frroku

    Prokuroria

    Merren në pyetje personat e fundit që telefonuan Lamajn

    Pas sekuestrimit të telefonit të Dritan Lamajt dhe zbardhjes së telefonatave dhe mesazheve të fundit, grupi hetimor ka marrë në pyetje personat e fundit që kanë kontaktuar me të, duke dashur të mbledhë sa më shumë të dhëna mbi gjendjen dhe informacionet që kishte i ndjeri para se të vritej. Madje, një nga personat e marrë në pyetje është në një funksion publik dhe kishte pasur telefonatë me të ndjerin vetëm 10 minuta para vrasjes dhe bashkë kishin lënë takim rreth orës 19:00 të 24 shkurtit. Rreth gjysmë ore pas vrasjes mafioze të Lamajt, personi tjetër, që nuk kishte informacion për vrasjen, i ka dërguar një SMS kryekomisarit, duke e pyetur nëse vonohej shumë. Në këto kushte, policia ka kontaktuar me këtë person për të ditur më shumë rreth marrëdhënieve të kolegut të vrarë me personin në fjalë dhe nëse mund të ndihmonte me ndonjë informacion të mundshëm që Lamaj kishte biseduar me të. Aktualisht, grupi hetimor po punon shumë me dëshmitë e njerëzve, me qëllim që të mbledhë informacione që mund të çojnë në gjetjen e provave të reja për dokumentimin e plotë kësaj ngjarje të rëndë dhe lidhjen e saj me të dyshuarin kryesor të këtij krimi, biznesmenin e arrestuar, Arben Frroku. Sipas grupit hetimor, deri tani ka shumë pak prova për këtë ngjarje, ndërkohë që janë vënë një sërë numrash në përgjim, por edhe prej tyre nuk është “vjedhur” ndonjë informacion me vlerë. Megjithatë, gjykata, si e Shkallës së Parë, ashtu edhe e Shkallës së Dytë, kanë pranuar kërkesën e prokurorisë shqiptare për ekstradimin e biznesmenit nga Greqia në Shqipëri, ku u kap menjëherë pas vrasjes së Lamajt, bashkë me nipin e tij, duke u bazuar vetëm në provat paraprake të siguruara dhe përgjimi i telefonit të Frrokut.


    Verifikimet

    Mjeti i atentatit, ende pa emër të një hajduti

    Hetimet për vrasjen e Dritan Lamajt janë shtrirë njëkohësisht edhe në Durrës për identifikimin dhe kapjen e personit, i cili dyshohet se vodhi makinën, me të cilën u krye vrasja dhe më pas u braktis në Domje, ku u tentua të digjet. Për vjedhjen e kësaj makine, Policia e Durrësit arrestoi të dyshuarin Gentjan Bejtja, për të cilin gjykata i ka dhënë 30 ditë afat prokurorisë për të mbledhur prova të tjera për të. Ai u zbulua nga kamerat e sigurisë pranë vendit të ngjarjes, që kishin fiksuar targat e makinës së tij, në momentin kur prej saj kishte zbritur personi tjetër dhe kishte hipur në mjetin e vjedhur. Megjithatë, 32-vjeçari Bejtja pretendoi para gjykatës se ai kishte shkuar me një shokun e tij, por pa e ditur se ai do të vidhte makinë. Në këto kushte, policia ende nuk ka mundur të gjejë dhe të arrestojë personin që vodhi drejtpërdrejt mjetin e Fatmir Lilës. Ky i fundit kishte denoncuar që para atentatit vjedhjen e makinë së tij, ndërkohë që kjo u vërtetua edhe nga kamerat e sigurisë. Ndërkaq, Policia e Durrësit ka shoqëruar disa të dyshuar për vjedhjen e kësaj makine, pasi hajduti mund të çojë në emrin e porositësit, ose të blerësit të saj, por ende nuk ka një emër konkret, ndërsa po mbaron afati i dhënë nga gjykata për të ndaluarin tjetër.


    Automjeti

    Hetuesit kanë ngritur edhe skenën e vrasjes, ku pohojnë se kanë qenë tre persona në automjetin tip “BMW”. Ka dyshime se dy prej tyre kanë qenë me maska dhe shoferi pa maskë

    Instruktimi

    “I arrestuari në Greqi, Jak Jaku, ka pasur një rol kryesor në këtë vrasje. Strehoi vrasësit, gjeti shoferin dhe e ka instruktuar për të lëvizur në zonën ku punonte dhe banonte Lamaj

    Përzgjedhja

    Zgjedhja e vrasësve me pagesë nga Kosova është bërë për arsye se kryekomisari i njihte mjaft mirë njerëzit e biznesmenit, pasi ata e kishin denoncuar në polici e prokurori për ushtrim dhune



    Vrasës me pagesë

    Ekzekutimi i kryekomisar Dritan Lamajt, vrasësit dyshohet se janë nga Kosova

    Prokuroria: Frroku mund t’i ketë organizuar dhe paguar

    Ekzekutimi i kryekomisar Dritan Lamajt, pasditen e 24 shkurtit në Tiranë, dyshohet se është bërë nga vrasës me pagesë, të ardhur nga Kosova. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka informacione se i arrestuari në Selanik të Greqisë, biznesmeni Arben Frroku, mund të ketë organizuar dhe paguar këtë persona për të vrarë Lamajn, ndërsa më parë, njerëzit e afërt të tij, i kanë “trajnuar” me rrugët e kryeqytetit. Hetuesit e çështjes kanë informata për disa udhëtime të Frrokut, disa javë para vrasjes, në shtetin e Kosovës, ku mund të ketë “rekrutuar” vrasësit, ndërsa ka bërë edhe “pazaret” përkatëse.

    Në sistemin TIMS, janë regjistruar disa kalime në Kosovë, ndërsa familjarët e tij pohojnë se udhëtimet janë bërë për arsye biznesi, duke qenë se aktiviteti i tij ishte shtrirë dhe në shtetin fqinj. Megjithatë, hetuesit kanë të dhëna se nga këto udhëtime janë përzgjedhur edhe vrasësit me pagesë, të cilët kanë jetuar në Tiranë për një kohë të gjatë, relativisht një muaj, duke lëvizur në itineraret që kalonte kryekomisari, për të mësuar rreth taktikave mbrojtëse të Lamajt. Zgjedhja e vrasësve me pagesë është bërë për arsye se kryekomisari i njihte mjaft mirë njerëzit e biznesmenit, pasi ata e kishin denoncuar në polici e prokurori për ushtrim dhune.



    Bashkëpunëtori

    Ndërkohë, nga hetimet e deritanishme është zbuluar edhe vendi ku strehoheshin këta persona, e cila ishte një banesë e familjarëve të Arben Frrokut. “Kemi dyshime se shtetasit nga Kosova strehoheshin në banesën e Jak Jakut, i arrestuar në Greqi. Ata kanë qëndruar me javë të tëra para vrasjes, dhe janë udhëzuar nga persona të tjerë për lëvizjet që do të bënin në kryeqytet. Jaku ka qenë i njohur i Lamajt, pasi disa herë ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Madje, Jak Jaku e ka denoncuar edhe në prokurori për ushtrim dhune kryekomisarin”, pohojnë burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

    Hetuesit kanë ngritur edhe skenën e vrasjes, ku pohojnë se kanë qenë tre persona në automjetin tip “BMW”. Ka dyshime se dy prej tyre kanë qenë me maska dhe shoferi pa maskë. “I arrestuari në Greqi, Jak Jaku, ka pasur një rol kryesor në këtë vrasje. Megjithëse nuk ka qenë personalisht në automjet, ai, përveçse ka strehuar vrasësit me pagesë, ka gjetur edhe shoferin, duke e instruktuar për të lëvizur në zonën ku punonte dhe banonte Lamaj, me qëllim që të gjenin momentin e përshtatshëm të vrasjes. Kemi dyshime se Lamaj është mbajtur në vëzhgim për disa javë, ndërsa persona të ndryshëm e kanë kontrolluar gjatë gjithë kohës”, vijojnë burimet nga akuza.

    Megjithëse vetë biznesmeni e ka mohuar vrasjen, hetuesit kanë gjetur prova se ai ka qenë një nga organizatorët e vrasjes së 24 shkurtit.

    Ekzekutorët

    Burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se tre persona janë ekzekutorët e kryekomisar Dritan Lamajt, teksa dy kanë qenë të maskuar dhe i treti shoferi ka qenë pa maskë, i veshur me të zeza. Një kamerë sigurie ka filmuar pak sekonda para ngjarjes të dyshuarit në automjetin tip “BMW” teksa i drejtoheshin me shpejtësi vendit ku po qëndronte kryekomisari, për të lëshuar ndaj tij breshëri kallashnikovi. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohojnë se hetimet janë fokusuar kryesisht te personat që kanë qenë në automjet, pasi ata janë edhe çelësi i kësaj çështjeje. Ka pasur dyshime se Arben Frroku ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit po përqendrohen te tabulatet telefonike, po ashtu edhe të antenave të telefonisë së lëvizshme, pasi në këtë mënyrë përcaktohet vendndodhja e biznesmenit në momentin që ka ndodhur vrasja. I akuzuari ka ngritur një alibi, ndërsa familjarët e tij janë vënë në lëvizje për të marrë dëshmi dhe prova në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka analizuar me kujdes provat e mbledhura në vendin e ngjarjes dhe tek automjeti tip “BMW”. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm 4 gëzhoja, ndërsa 5 të tjera janë gjetur te këmbët e sediljes së shoferit të makinës, e cila është përdorur për vrasjen e 24 shkurtit. Pas vrasjes, autorët, të cilët kanë qenë tre, kanë udhëtuar drejt fshatit Domje, ku e kanë braktisur dhe janë larguar, ndoshta në drejtim të Greqisë”, pohojnë burimet nga prokuroria. Hetuesit kanë zbuluar edhe një fakt aspak të favorshëm, teksa zjarrfikësit që kanë shkuar për të shuar zjarrin në automjet kanë prishur provat. “Pas konstatimit nga banorët e zonës të një automjeti të dyshimtë, që ishte në flakë, një zjarrfikëse ka shkuar në vendngjarje. Brenda pak sekondash ka shuar zjarrin, ndërsa ky veprim ka prishur disa prova”, vijojnë burimet nga Krimet e Rënda. Sipas tyre, ka dyshime të forta se i arrestuari në Selanik është organizatori, nisur edhe nga një mesazh telefonik, që i është dërguar një të afërmi, ndërsa provat kryesore, si gjurmë gishtash, ekspertizat e armëve, fije floku apo edhe gëzhoja, duket se nuk i çojnë hetuesit tek emri i Frrokut, por te një vrasje me pagesë. s.ç.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm 4 gëzhoja, ndërsa 5 të tjera janë gjetur te këmbët e sediljes së shoferit të makinës, e cila është përdorur për vrasjen e 24 shkurtit


    Tabulatet

    Ka pasur dyshime se Arben Frroku ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit po përqendrohen te tabulatet telefonike

    Hetimet

    Ekspertiza

    Armët e sekuestruara në banesat e të afërmve të Arben Frrokut nuk rezultojnë të jenë të njëjta me ato që janë përdorur në vendin e ngjarjes ku u vra kryekomisar Dritan Lamaj

    Mjekoligjorët

    11 plumba kanë prekur trupin e Lamajt, teksa mjekoligjorët kanë përcaktuar se ka pasur 22 plagë, hyrëse dhe dalëse, ndërsa i janë evidentuar edhe disa gërvishtje në fytyrë

    SMS-ja

    Ka dyshime të forta se i arrestuari në Selanik është organizatori, nisur edhe nga një mesazh telefonik, që i është dërguar një të afërmi: “Kam mbaruar një punë të madhe”

    Shqip

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Prokuroria: Kemi gjetur prova që implikojnë Arben Frrokun në vrasjen e komisarit Lamaj

    TIRANE- Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka mundur të gjejë prova që përfshijnë Arben Frrokun, në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

    Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime të prokurorisë, sipas të cilave bëhet me dije se janë gjetur prova shkencore që implikojnë biznesmenin Frroku në vrasjen e Lamajt. “Dyshojmë për gjurmë gishtash dhe fije floku”, bëjnë me dije burimet e Prokurorisë.

    Sipas tyre dyshohet se prova është gjetur në makinën e vrasësve, c’ka tregon se Arben Frroku ka qënë në këtë makinë dhe i ka njohur këta persona. Dyshohet se prova mund të jetë një fije floku ose shenja gishtash.

    Po sipas të njejtave burime, pritet që provat t’i nënshtrohen analizave shkencore.

    Ndërkohë që Frroku i arrestuar në Selanik të Greqisë, me akuzën e vrasjes së kryekomisarit, pritet të të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Athinë, në datën 30 maj 2013.

    Arben Frroku u arrestua në 24 shkurt në një hotel në Selanik, ndërsa në 4 prill u zhvillua në Gjykatën e Selanikut seanca gjyqësore, që vendosi ekstradimin e tij, vendim që u apelua që në sallë nga pala mbrojtëse dhe çështja u dërgua për shqyrtim në gjykatën e Lartë në Athinë.

    PRENDI: NUK KA ASNJË PROVË SHKENCORE QË IMPLIKON FRROKUN
    Ora 17:37- Menjëherë pas lajmit të bërë me dije nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, se ka prova që implikojnë Arben Frrokun në vrasjen e Dritan Lamajt, vjen edhe reagimi i avokatit të Arben Frrokut, Tonin Prendi.

    Sipas tij, nuk rezulton të ketë asnjë provë shkencore për avokatin e tij. “S’mund të shkruhet ‘ka prova’ dhe ‘do u nënshtrohen analizave”, thotë ai.

    Prendi shton se përderisa pritet që provat t’i nënshtrohen analizave, nuk janë prova. “Pasi t’u bëhen analizat shkencore, quhen prova shkencore”, thotë ai.

    Fakti që po bëhen hetime, sipas avokatit nënkupton mbledhjen e provave.

    (ma.ar/BalkanWeb)

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •