Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 96 prej 96
  1. #91
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjyqi për vrasjen e Lamajt: Policisë i "zhduket" dëshmitari kyç që kish në mbroj

    Eksploziv makinës së dëshmitarit kyç në gjyqin ndaj Arben Frrokut. Policia e përgënjeshtron



    Dëshmitarit kyç në gjyqin kundër biznesmenit Arben Frroku i është vendosur eksploziv në makinë. “News24” mëson se eksplozivi është vendosur në automjetin e dëshmitarit në datën 15 shtator 2014. Mjeti tip “Volkswagen” me targë AA750GT ndodhej në një pikë servisi, ku punonjësit kanë gjetur një pako me eksploziv tip C4. (er.cu/BalkanWeb)

    TIRANE- Dëshmitarit kyç në gjyqin ndaj biznesmenit Arben Frroku i është vendosur eksploziv në makinë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

    Ngjarja u mbajt e fshehtë nga organet ligjzbatuese të cilat nuk dhanë asnjë detaj por burime të sigurta brenda policisë konfirmojnë lajmin për News24.

    Mjeti tip “Volkswagen” me targë AA750GT ndodhej në një pikë servisi në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet, kur punonjësit zbuluan një pako të pashpërthyer me eksploziv tip C4, e lidhur mirë me natriban. Pas publikimit të lajmit, policia deklaroi se nuk bëhej fjalë për bombë, por nuk bëri të ditura detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërsa strehoi dëshmitarin e mbrojtur dhe familjen e tij në një vend të sigurtë.

    Automjeti tip “Volkswagen” rezulton në pronësi të shtetasit Fatmir Vladi 43 vjeç, i cili është identifikuar nga vetë Frroku si dëshmitari kyç në procesin gjyqësor ndaj tij.

    Menjëherë pas publikimit të lajmit, drejtues të policisë së shtetit nxituan të deklaronin se nuk kishte bombë. Ekspertimi i mjetit u la në mes dhe me shpejtësi pronari i mjetit, Fatmir Vladi u shoqërua në ambjentet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ndërsa makina u dërgua në ambjentet e komisariatit numër tre për tu ekspertuar nga njësia antiekspoziv. Ndërsa ekspertët zbuluan praninë e lëndës plasese në mjet, Fatmir Vladi 43 vjec me origjinë nga Tropoja u strehua familjarisht në një ambjent tjetër me qëllim sigurinë e jetës. Policia heshti që e vërteta rreth ngjarjes mos të merrte jehonë të madhe dhe mos të bëhej publike. Zyrtarisht, as më vonë policia nuk dha asnjë shpjegim për ngjarjen.

    Arben Frroku e zbuloi në një intervistë identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, rrëfimi i të cilit konsiderohet prova kyçe në procesin penal ndaj biznesmenit, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, një krim i rëndë që ndodhi mbrëmjen e 24 shkurtit 2013.

    POLICIA PERGENJESHTRON LAJMIN
    Ndërkaq policia e Shtetit deklaroi pas lajmit të publikuar, se pretendimi për vendosjen e një sasie eksplozivi në mjetin e një personi të marrë në mbrojtje nga policia, nuk është i vërtetë.

    Në deklaratë thuhet se “Policia e Shtetit në përmbushje të misionit dhe detyrave institucionale është maksimalisht e angazhuar për garantimin e sigurisë për të gjithë personat e përfshirë në programin e posaçëm të mbrojtjes, por njëherazi dhe për të gjithë qytetarët, që janë të gatshëm të japin informacione të vlefshme, duke kontribuar për garantimin e rendit publik dhe rritjen e sigurisë së përbashkët”.

    INTERVISTA E ARBEN FRROKUT
    Biznesmeni Arben Frroku tregoi se ka mundur të bjerë në gjurmët e dëshmitarit, ta identifikojë atë dhe është në pritje të përballjes. "Familjarët e këtij personi, më kanë kontaktuar dhe më kanë shpjeguar arsyet përse ai ka folur kundër meje. Po ju jap disa detaje. Ai është nga Tropoja, një person me shumë borxhe dhe me vese të bixhozit", - thotë Frroku në këtë intervistë për "GSH".
    Arben, përse dështoi seanca e sotme (e djeshme) ndaj jush?
    Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pretendon se ka një dëshmitar të mbrojtur, të cilin e identifikon me emrin Arben Ndoka, nuk e solli atë të dëshmonte as edhe këtë seancë.
    Ju dhe avokatët tuaj keni hedhur shpesh dyshime për ekzistencën e këtij personi. Ne si media jemi jashtë sallës së gjyqit. Mund të na thuash nëse vazhdoni të këmbëngulni në këtë pikë?
    Është e vërtetë që një person fillimisht ka dëshmuar për prokurorinë. Por, dua t'ju them se prej gjashtë muajsh, ai nuk ndodhet më në sistemin e mbrojtjes.
    Si ta kuptojmë ne këtë?
    Para pak javësh, në burg mua më kanë kontaktuar familjarët e këtij personi.
    Kjo që ju thoni tingëllon çuditshëm, gati-gati e pavërtetë. Si ju kontaktuan? Çfarë kërkonin prej jush?
    Njëri prej vëllezërve të këtij personi që prokuroria pretendon se është dëshmitar i mbrojtur, është punonjës në burgun 302, ku unë ndodhem prej më shumë se tetë muajsh. Ai më tha se vëllai i tij, është detyruar të flasë kundër meje, pasi prokuroria i ka bërë dy premtime: që do t'i jepte para për të shlyer borxhet, dhe do t'i siguronin një pasaportë për t'u larguar jashtë vendit.
    Për çfarë borxhesh bëhet fjalë?
    Personi në fjalë ka probleme me bixhozin dhe lojërat e fatit. Ka humbur shumë para.
    Ju personalisht, e njihni këtë person që ka dëshmuar kundër jush? Si na e vërteton këtë fakt?
    Po, e njoh. Mund të konfirmoj që është nga Tropoja. Madje, po ju them që ka punuar dhe si shofer.
    Në cilat rrethana e keni njohur?
    Ai është një njeri i cili luan bixhoz dhe loto sporti. Unë kam pasur një kompani bastesh sportive. Personi në fjalë, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj ende, ka humbur një shumë të konsiderueshme parash në një prej pikave që unë kisha në pronësi.
    Në pikat e basteve sportive, persona të ndryshëm humbasin shumë para. Përse e keni fiksuar këtë personazh?
    Sepse, ai humbi para dhe mbeti borxh. Më kërkoi që të më paguante duke më lënë makinën e tij tip "Benz" peng. Unë nuk e pranova atë makinë. Edhe sot që po flas me ju, s'ma ka shlyer borxhin. Ju pyesni si mund ta konfirmoj një fakt të tillë? Do ta vërtetoj në përballjen me të.
    Prej më shumë se një viti ndodheni prapa hekurave dhe nëse provohet akuza ndaj jush, rrezikoni dënimin me burgim të përjetshëm. Cila është kërkesa juaj?
    Ta sjellin në gjykatë këtë dëshmitar të dëshmojë dhe të përballet me mua. Këtë kërkesë ia kam bërë Prokurorisë për Krime të Rënda, trupit gjykues. Besoj është e drejtë kjo kërkesë. Dua të përfundojë procesi, të mos zvarritet.
    Të kthehemi sërish te familjarët. Çfarë kërkuat prej tyre?
    Asgjë më shumë, sesa i afërmi i tyre të vinte në seancë e të përballej me mua.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #92
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjyqi për vrasjen e Lamajt: Tritol makinës së dëshmitarit, policia fsheh lajmin

    ‘Frroku’, Basha: Rama nxori në rrugë dëshmitarin e mbrojtur për llogari të aleancës me mafian

    TIRANE- Renie e shtetit dhe policise ne duart e mafias se lidhur direkt me pushtetin, e ka quajtur kreu i PD-se, Lulzim Basha, dorezimin e deshmitarit kyc ne procesin ndaj Arben Frrokut.

    Ne nje deklarate per media, Basha theksoi se edhe ne regjimet me te deshtuara te botes deshmitari i drejtesise mbrohet.

    “Renia e deshmitareit kyc, eshte renia perfundimtare e shtetit, dorezimi i tij ne kembet e mafies se lidhur me politiken. Edi Rama dhe Ministri i Brendshem, jane personat qe kane urdheruar nxjerrjen ne rruge te personit te mbrojtur per llogari te aleances me mafian e vendit”- tha ai.

    Basha i ka bere thirrje Prokurorise ‘te deshmoje kuraje e te hetoje kete krim te paprecedente per te nxjerre pergjegjesit’. “I bej thirrje vendeve mike, perfaqesuesve te tyre qe ndjekim me shqetesim thellimin e zullumit antidemokratik ne Shqiperi te vezhgojne situaten”- tha Basha.

    Deklarata e plote e Bashes

    Jam sot para jush për të denoncuar në emër të Partisë Demokratike dhe mbarë të opinionit qytetar dhe shqiptarëve të lirë, një akt të pashembullt mafioz, dekonspirimin nga qeveria e Edi Ramës, e të dhënave dhe identitetin e plotë bashkë me foto të dëshmitarit kyç në procesin më të bujshëm gjyqësor në vend përsa i përket krimit të organizuar, për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

    Në media, në gazeta, në televizion, në rrjetet sociale, sot është publikuar emri, mbiemri dhe foto të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë.

    Ky kompromentim i menduar dhe i ekzekutuar me gjakftohtësi nga qeveria, është skandal që kalon përmasat e çdo imagjinate. Edhe në shtetet më të dështuara të botës, edhe në regjimet më të dështuara të botës, dëshmitari i drejtësisë mbrohet.

    Rënia e dëshmitarit kyç, në një procesi gjyqësor për vrasjen e një komisari policie, është në fakt rënia përundimtare e shtetit, kapja e tij, dorëzimi i tij në këmbët e mafies së lidhur me politikën.

    Edi Rama dhe Ministri i tij i Brendshëm janë personat që kanë urdhëruar nxjerrjen në rrugë, të zbuluar dhe pa mbrojtje, të dëshmitarit të drejtësisë. Edi Rama e ka urdhëruar këtë akt kriminal mafioz për llogari të aleancës së tij politike me mafian në Kuvend.

    I bëj thirrje sot Prokurorisë të dëshmojë kurajo dhe të hetojë këtë krim të paprecedent, e të nxjerrë përgjegjësit para ligjit.

    I bëj thirrje vendeve mike, përfaqësuesve të tyre që ndjekin dhe kanë ndjekur prej kohësh me shqetësim thellimin e zullumit antidemokratik në Shqipëri, i bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të vëzhgojnë nga afër këtë proces kriminal të rënies së shtetit dhe policisë në duart e mafias së lidhur drejtpërdrejt me pushtetin.

    Dorëzimi me duart e veta të dëshmitarit kyç të mbrojtur nga drejtësia, nga Edi Rama, është po kështu dorëzimi i çdo garancie që ka dhe duhet duhet të ofrojë një qeveri për rendin dhe sigurinë, dhe qytetarët e këtij vendi.

    Pyetje:

    A do të pranoni ofertën e Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me maxhorancën?

    Basha: Cështja, skandali që denoncojmë sot mendoj se flet vetë. Kemi kërkuar për rikthimin e normalitetit politik në vend, për rikthimin e parlamentarizmit në vend, asgjë më shumë se sa na ofron Kushtetuta e vendit, gjykatat e vendit, standardi i praktikuar tashmë në Shqipëri. Dhe smund të pranojmë asgjë më pak. Kërkohet një ndjesë publike për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera të vendit, por në veçanti për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Dhe zbatimi i tyre i menjëhershëm pa debat, pa diskutim. Kërkohet një ndjesë publike për përgjegjësitë kryeministrore, për dhunën e organizuar, siç e pa çdo shqiptar në Kuvend nga ai, përmes strukturës së dhunës të sjellë aty nga ai kundër opozitës. Kërkojmë ngritjen e një instrumenti i cili do të nxjerrë jashtë Kuvendit të inkriminuarit, njerëzit e dënuar për trafiqe e vrasje, dhe që do të parandalojë futjen e tyre në Parlament në të ardhmen. Kërkesat tona janë të qarta, janë publike. Kryeministri, ka jo një javë, por 8 javë që i bën bisht përgjegjësisë dhe i bën bisht përgjigjes. Jemi ne që presim përgjigje nga ai. Dhe jo e kundërta.

    Panorama

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Tahiri: Po hetojmë kush dekonspiroi dëshmitarin

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga podiumi i Parlamentit bëri me dije se ka nisur hetimi, jo vetëm atë që nxorri identitetin e dëshmitarit kyç, në çështjen e hetimit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, por edhe mbi të gjitha ngjarjet që lidhen me këtë dëshmitar.

    "Me përgjegjësi para publikut për detyrën që ushtroj, më duhet të pranoj para Parlamentit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhë. Eshtë një çështje që e kanë një të shkuar, një pjesë të cilës e dimë të gjithë, me ato fotot e gostive të kupolës së policisë, por do të zbardhet plotësisht dhe nga një hetim që ka nisur tashmë e që unë pres të nxjerrë çdo detaj për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi ligjore, përfshi edhe ata që në një kohë dolën nga aneksi i errët i politikës dhe sqetullës së Saliut, për të drejtuar policinë drejt skutave më të errëta të krimit dhe që sot janë futur prapë në politikë. Po është më mirë t'ia lëmë hetimit sepse unë kam shumë bindje se faktet do të flasin më fort se fjalët", tha Tahiri.

    Numri nje i Ministrise se Brendshme beri kete deklarate nje dite pasi ai dhe Kryeministri Rama u akuzuan nga kryetari i demokrateve, per dekonspirim te identitetit te deshmitarit kyç ne çeshtjen “Lamaj”, per shkak te asaj qe Lulzim Basha e quajti se behet ne emer te mbrojtjes se aleances se krimit ne Parlament.

    "Sikur t'i besonin vetë të gjithë ato që thonë, Sali Berisha dhe kanakari i tij në SHQUP do të ishin të parët që duhet të merrnin rrugën për në burg që tani, meqë kur ishin në detyrë, njëri Kryeministër dhe tjetri ministër dhe ne gjithë të tjerët ishim në opozitë, Adriatik Coli dëshmitari i drejtësisë, për Bandën e Durrësit bëri xhiron e mediave me figurë, foto dhe dëshmi për muaj me rradhë", tha Tahiri.

    Referuar qendrimeve te opozites ndaj Policise se Shtetit, e vene prej me shume se nje viti tha ai nen sulmin e Partisë Demokratike, Saimir Tahiri deklaroi ne Parlament, se 'kriminelet kane sot aleat jo vetem njeri – tjetrin. Aleanca me krimin dhe pandeshkueshmerine - deklaroi ai,- i sherben njeriut qe s`u perball me drejtesine ne asnje prej akuzave,nisur nga rruga Durres- Kukes, marreveshja e detit e deri tek 21 janari".

    "Le pastaj, që ky i pandëshkueshmi më i madh, i të gjitha kohëve në politikën shqiptare, nuk është njeri dosido, por është njëri nga ata që pret ditën kur t'i vijë rradhën të vijë në pushtet, prandaj e duan drejtësinë me gjyqtarë si Gjin Gjoni, se i përdorin duke i premtuar fatin e Ristanit. Unë i bëj thirrje që të ndalin baltën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, duke inkurajuar krimin", tha Tahiri.
    / Top Channel


    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,558

    Zbulimi i identitetit të dëshmitarit në vrasjen e Lamajt,

    Zbulimi i identitetit të dëshmitarit në vrasjen e Lamajt, Tahiri: Të përfshirë edhe ish- drejtues të policisë


    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha, në adresë të tij dhe Kryeministrit Rama, për nxjerrjen e identitetit të dëshmitarit kyç në vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamajt.

    Gjatë punimeve të seancës plenare, Tahiri aludoi se indentiteti është nxjerrë nga ish –punonjës të policisë, teksa tha se kjo do të zbardhet nga një hetim që ka nisur.

    Tahiri siguroi Kuvendin se policia garanton mbrojtjen e informacionit për personat që bashkëpunojnë me të dhe ftoi opozitën të ndalë sulmet e presionet ndaj Policisë së Shtetit.

    Një ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshem për dekonspirim të dëshmitarit kyç në vrasjen e Kryekomisar Lamajt, duke e cilësuar publikimin e identitetit dhe fotos së tij në media, si dorëzim të shtetit dhe policisë në duart e mafias.

    Tv Klan
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjyqi për vrasjen e Lamajt: Tritol makinës së dëshmitarit, policia fsheh lajmin

    Dëshmitari: Pashë Frrokun në makinën nga u qëllua Dritan Lamaj

    TIRANE- Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në seancën e sotme dëshmoi me video-konferencë dëshmitari i mbrojtur, i cili ndodhej në një tjetër sallë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

    Sipas burimeve për “A1 Report”, dëshmitari i mbrojtur ka dhënë të njëjtën dëshmi lidhur me ngjarjen si në Prokurori.

    Dëshmitari konfirmon se ka parë Arben Frrokun pas atentatit ndaj Lamajt në automjetin BMW nga ku u qëllua komisari.

    Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së njërit nga avokatët mbrojtës.

    Shqiptarja

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjyqi për vrasjen e Lamajt: Tritol makinës së dëshmitarit, policia fsheh lajmin

    Prokuroria: Burg të përjetshëm për Frrokun

    Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Arben Frrokun.

    Ky i fundit akuzohet se ka vrarë kryekomisar Dritan Lamajn.

    Kjo është pretenca e prokurorisë prej 70 faqesh për të akuzuarin kryesor të vrasjes së komisar Lamajt.

    Avokati i Frrokut, Genc Gjokutaj, tha se nuk është provuar që Frroku është autori i krimit.

    Arben Frroku nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, por prokuroria ka kërkuar që Arben Frroku të vuajë dënimin në një burg të sigurisë të lartë dhe se në bazë të provave Frroku është autori i vrasjes së Lamajt.

    Ndërsa avokati mbrojtës tha se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen.

    “I pandehuri ka ardhur në çdo seancë, sot është dëshira e tij të mos vijë. Ai do të jetë në seancën e mbrojtjes, mund të bëjë deklarimin e tij. Është ngjarje e rëndë dhe duhet të hetohet si e tillë, por klienti im nuk ka lidhje me ngjarjen,” tha Gjokutaj.

    Procesi gjyqësor ndaj Frrokut nisi rreth një vit më parë, ndërsa Lamaj u ekzekutua më 24 shkurt në 2013.

    Arben Frroku nuk e ka pranuar akuzën, ndërsa ka deklaruar se ditën e ngjarjes ai ishte në Kapshticë pasi po shkonte në Greqi. Për të rrëzuar këtë alibi, gjykata bëri edhe eksperimentin për të vërtetuar se sa orë duhet për të mbërritur në pikën e kalimit kufitar nga shtëpia e Dritan Lamajt.

    Arben Frroku akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim, dhe mbajtjes së armëve luftarake.

    Historia e Frrokut merr një rëndësi tjetër, për shkak se vëllai i tij, deputeti Mark Frroku, dyshohet se është përfshirë në një krim. Ai mendohet se ka fshehur një të shumëkërkuar në makinën e tij.

    Frroku akuzohet nga deputeti Tom Doshi se ka qenë ai i pari që i ka dhënë lajmin e komplotit për vrasjen e tij.

    Frroku e ka mohuar këtë gjë, por Doshi dhe Dritan Prifti thonë se Frroku është ‘i kapur’ për shkak të historisë së vëllait dhe të të dyshuarit për trafik droge në makinën e tij.

    MAPO

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •