Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbrojtje

    Emri:  aass.jpg

Shikime: 2378

Madhësia:  33.3 KB

    TIRANE–Fation Skënderi, i njohur si “Toni”, njeriu i akuzuar nga Tom Doshi se shërbeu si ndërmjetës në atentatin e planifikuar ndaj tij, ka dëshmuar sot për rreth 5 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Skënderi, një nga njerëzit kyç të kësaj çështjeje, ka ardhur nga Gjermania dhe është paraqitur sot rreth orës 09:10 në prokurori për të dhënë dëshminë e tij rreth akuzave që janë ngritur nga deputeti Tom Doshi. Ai ka dalë nga prokuroria në orën 14:30, por nuk ka pranuar të flasë për mediat. Por burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se Fatjon Skënderi ka mohuar të ketë lidhje me Durim Bamin. Ai ka thënë se është informuar përmes mediave për përmendjen e emrit të tij në atentatin e pretenduar nga deputeti Doshi, ndërsa ka theksuar se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me askënd.
    Ndërkohë, mësohet se policia ka marrë në mbrojtje Fation Skënderin pas dëshmisë së tij në prokruori, ndërsa dy punonjës policie ruajnë banesën e tij në Tiranë.
    Emri i Fatjon Skënderit doli në publik për herë të parë nga deklarata e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, javën e kaluar. Tahiri, duke cituar bisedat me Tom Doshin, nënvizoi pretendimin se Fajton Skënderi kishte qenë në grupin e personave që ishin pjesë e skenarit për vrasjen e dy deputetëve. Ministri i Brendshëm evidentoi faktin se ndaj Fajton Skënderit ishte kryer një atentat në hyrje të autostradës Tiranë­Durrës në datën 1 shtator 2014. Pas atentatit në autostradë, në shumicën e kohës Fatjon Skënderi ka qëndruar jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani. Ai më parë është dënuar nga gjykatat shqiptare me 6 vjet burg në vitin 2007 për një çështje të hapur për trafik droge pas arrestimit në vitin 2005.

    DËSHMON EDHE PRONARI I LOKALIT ‘VIVA’
    Po sot ka dëshmuar në Prokurori edhe Ylli Xhaxhollari, pronari i lokalit “Viva”, vend ku sipas Tom Doshit u përgatit skenari për eliminimin e tij. Xhaxhollari ka thënë në prokurori se s’ka lidhje me akuzat e deputetit të Shkodrës. Sipas burimeve nga prokuroria Xhaxhollari, i cili ishte thirrur dje për të dëshmuar, është paraqitur sot pranë organit të akuzës dhe ka deklaruar se personat në tavolinën e fotografive që ka postuar Doshi, i njeh vetëm si klientë të lokalit. Ai ka mohuar çdo lidhje me çështjen “Doshi”. Xhaxhollari është futur në prokurori përmes tunelit të sigurisë së lartë. Ai është larguar prej andej i shoqëruar nga shoferi i tij. Xhaxhollari u përfshi në hetime pasi Tom Doshi publikoi në “Facebook” një foto ku ai ishte ulur në një tavolinë me ish­-kreun e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Eugen Beçi dhe Fatjon Skënderin.
    Deputeti Tom Doshi pretendon se ka pasur një atentat ndaj tij dhe deri tani, e vetmja dëshmi që e mbështet atë është ajo e nipërve të tij dhe e ish-ministrit Dritan Prifti. Kurse, zyrtarët e lartë të shtetit, që dëshmuan më parë, kanë mohuar të kenë prova për këto atentate. Kështu që mbetet që dëshmitari i sotëm Fation Skënderi të zbardhë shumë pikëpyetje mbi atentatin e pretenduar ndaj deputetëve Doshi e Fufi.

    FATION SKËNDERI MOHOI QË TË KETË LIDHJE ME ÇËSHTJEN “DOSHI”
    Në një intervistë nga Gjermania, për një të përditshme në Tiranë, ‘Toni’ ka mohuar të ketë lidhje me çështjen “Doshi”, ndërsa i ka cilësuar akuzat ndaj tij si një skenar të fëlliqur. “Me videoregjistrimin e transmetuar në sfondin e të cilit duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z.Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë, të cilën unë e hedh poshtë me neveri. Dikujt i interesonte që Toni të vritej. I vdekuri nuk flet dhe merr me vete çfarëdo që t’i hedhësh dhe për këtë u zgjodh edhe videoja. Kanë menduar se Toni i vdekur nuk do fliste më.”-deklaroi Skënderi.

    (er.nu/m.k/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    “Toni” rrëzon skenarin: Çfarë më tha nipi i Tom Doshit në telefon

    Flet Fatjon Skënderi (Toni) nga Gjermania, njeriu i akuzuar nga Tom Doshi se shërbeu si ndërmjetës në atentatin ndaj tij dhe e quan atë skenar të fëlliqur.

    “Me videoregjistrimin e transmetuar në sfondin e të cilit duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z. Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv Klan. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë, të cilën unë e hedh poshtë me neveri”

    Në një intervistë, një prej të akuzuarve nga deputeti Tom Doshi, si i përfshirë në atë që është paraqitur si komplot ndaj tij dhe Mhill Fufit, tregon njohjen me Durim Bamin dhe të përmendurit e tjerë në videoregjistrimin e publikuar nga deputeti Doshi, të cilin pretendon se e njeh dhe se ka miqësi me nipat e tij. Skënderi thotë se pretendimet e Bamit dhe Doshit janë një skenar i fëlliqur, ndërsa thotë se dyshon që ato të jenë të lidhura me atentatin ndaj tij në shtator.

    “Dikujt i interesonte që Toni të vritej. I vdekuri nuk flet dhe merr me vete çfarëdo që t’i hedhësh dhe për këtë u zgjodh edhe videoja. Kanë menduar se Toni i vdekur nuk do fliste më”, thotë Skënderi.

    Me sa dimë, ju ndodheni prej disa muajsh jashtë shtetit. A mund të na thoni arsyen e largimit tuaj, pasi prej disa ditësh këtu në Shqipëri emri juaj është bërë i njohur si Toni që është implikuar në një skenar ende të pasqaruar, por që ju rezultoni i akuzuar rëndë nga disa persona si i porositur për të kryer vrasje?

    Po, unë jam Fatjon Skënderi, që shkurt më thërrasin Toni. Jam larguar nga Shqipëria nga fillimi i muajit shtator, pas një ngjarjeje të rëndë që ndodhi ndaj meje, por edhe për arsye shëndetësore familjare.

    Banoj në Tiranë së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mi, bëj një jetë shumë normale pasi jam njeri familjar, drejtoj një biznes, kam dy djem, njëri prej të cilëve ka mbaruar shkollën e lartë me rezultate të shkëlqyera dhe vazhdon masterin. Djali tjetër është i vogël. Është e vërtetë që ditët e fundit kam dëgjuar të thuhen mjaft absurditete dhe sajesa në adresën time, të transmetuara në një videoregjistrim nga një tv shqiptar.

    A mund të na sqaroni hollësisht se çfarë lidhje keni ju me këto akuza dhe konkretisht me ato që ka bërë Durim Bami në një videoregjistrim të transmetuar në prani të Tom Doshit, e cila është dorëzuar në prokurori?

    Asnjë lidhje nuk kam unë me këto akuza. Zotin Durim Bami unë e njoh prej disa vitesh, por jo se kam miqësi të vjetër dhe të veçantë me të. Takoheshim rrallë, por pa angazhime reciproke sepse nuk hynte në rrethin tim të ngushtë shoqëror. Për herë të fundit jam takuar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ndaj meje në fillim të muajit shtator.

    Përse e keni fjalën kur thoni ngjarje e rëndë ndaj meje?

    Siç thashë edhe më sipër, më datë 1 shtator 2014, rreth orës 10 të mbrëmjes, unë kisha marrë drejtimin për në shtëpi në afërsi të rrethrrotullimit të “Casa Italia”-s, u godita me një breshëri plumbash, por për fatin tim, unë nuk u preka, ndërsa automjeti u dëmtua rëndë. U njoftuan organet e policisë dhe prokurorisë, u bënë disa këqyrje dhe hetime; unë kam bërë deklarimet e mia, por deri më sot kur kanë kaluar rreth 6 muaj nga ngjarja, ende nuk ka një autor të këtij atentati ndaj meje. Unë shpresoj akoma në zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga policia.

    Me videoregjistrimin e transmetuar, në sfondin e së cilës duken Durim Bami nga njëra anë dhe nga ana tjetër z. Tom Doshi që e pyet, jam njohur ditën që u transmetua në Tv Klan. Jam çuditur dhe jam shokuar për përfshirjen e personit tim aty, si dhe për mënyrën e formulimit të asaj bisede, e cila nuk mund të jetë gjë tjetër përveçse një intrigë të cilën unë e hedh poshtë me neveri.

    Kam marrë vesh nga media se z. Bami, pas arrestimit të tij ka ndryshuar deklarimet e tij në prokurori, të cilat janë të kundërta me ato të videoregjistrimit të z. Doshi. Natyrisht, s’kishte si të ishte tjetër në lidhje me personin tim, por përsëri nuk më lë të qetë dilema që, pse u zgjodha unë në të gjithë këtë histori? Kush ishte ai i interesuar ta thurte këtë skenar dhe për çfarë interesash? Gjithsesi, ato le t’i nxjerrë drejtësia që ka marrë në dorë çështjen.

    Si mendoni, cila është arsyeja e këtyre akuzave të z. Bami ndaj jush?

    Unë prapë përsëris që jam i shokuar, por ndoshta joshja për para, presioni apo ku di unë nga z. Doshi, e kanë detyruar atë të shpifte në mënyrë monstruoze ndaj meje dhe ndaj personave të tjerë. Unë në asnjë rast nuk kam biseduar apo bërë pazare lekësh të çdo lloj natyre qofshin me z. Bami dhe të tjerë, ndaj pres të ballafaqohem sa më parë me z. Bami, z. Doshi e të tjerë persona.

    Mesa shikohet në video, ai përfshin dhe implikon në këtë ngjarje z. Agim Rama, z. Kuliçaj, Prokurorin e Përgjithshëm, prokurorin Eugen Beci, Ymer Lalën e deri tek z. Ilir Meta.

    A keni njohje ju me këta persona?

    Me z. Agim Rama kam pak njohje, pasi ortaku im, Ylli e ka mik. Z. Agron Kuliçaj nuk e kam takuar asnjëherë, me Prokurorin e Përgjithshëm gjithashtu nuk kam patur asnjëherë kontakte, ndërsa prokurorin Eugen Beci e njoh po nëpërmjet ortakut tim Yllit, me të cilin ai kishte marrëdhënie shoqërie. Z. Ymer Lala e kam shok. Me z. Ilir Meta herën e fundit jam takuar para 10 vjetësh, në vitin 2005 në Kombinat, në periudhën e fushatës elektorale, ku në një takim unë vetëm sa i kam dhënë dorën.

    Po me z. Tom Doshi, ku jeni njohur dhe çfarë marrëdhëniesh keni patur me të?

    Me deputetin Tom Doshi jam njohur nëpërmjet nipit të tij, para shumë vitesh. Mund të jem takuar mbase dy herë gjatë kësaj periudhe. Ndërsa me nipat e tij vazhdoj të kem miqësi edhe tani që flasim. Kur pashë videoregjistrimin u shqetësova dhe mora në telefon nipin e Tomës. Ai m’u përgjigj se janë disa thashetheme, por hajde të sqarohemi. I dërgova fjalë Tom Doshit duke i thënë se dua ta takoj burrërisht, por Toma pas disa ditësh më çoi fjalë e më tha mos u kthe, se nuk i zë besë ministrit Tahiri dhe policia do të ndalojë.

    Thuhet nga z. Durim në videoregjistrimin se në servisin tuaj në Tiranë është bërë përgatitja e një mekanizmi shpërthyes, i cili i montuar në një motoçikletë, është vendosur në afërsi të automjetit të z. Tom Doshi?

    Këto janë broçkulla, të cilat me sa di unë, edhe pas verifikimeve që ka bërë policia janë vlerësuar të paqena.

    A jeni thirrur ndonjëherë nga policia për të dhënë shpjegime?

    Jam thirrur 2 herë për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes që lidhej me atentatin ndaj meje.

    Ju përmendeni njëkohësisht nga Durim Bami dhe Tom Doshi, që do të ishit vrasësi i porositur i deputetit Mhill Fufi…

    Këtë gjë e kam dëgjuar nga goja e deputetit Doshi në televizion. Mendja më shkon se, ndonëse është në një vazhdë trillimesh e shpifjesh, kjo mund të jetë bërë me paramendim politik për të ngarkuar z. Ilir Meta.

    A jeni ju i gatshëm të vini në Tiranë e të ballafaqoheni me këto akuza të bëra ndaj jush në organet e drejtësisë?

    Po. Menjëherë jam i gatshëm të vij. Sapo të njoftohem. Unë kam detyrim ligjor të sqaroj përpara organeve të drejtësisë këto akuza. Por kam edhe detyrim moral ndaj vetes sime, të afërmve të mi dhe miqve të mi. Unë i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm dhe ministrit Tahiri, të më thërrasin dhe njoftojnë zyrtarisht të paraqitem para organeve të drejtësisë. Unë dhe familja ime duam që të çlirohemi nga ky makth.

    Por me besimin se do të zbardhet gjithçka dhe shumë shpejt, unë akoma pyes veten: Përse më përfshinë në këtë skenar të fëlliqur? Duke menduar tani e lidh këtë skenar të fëlliqur edhe me ngjarjen ndaj meje më 1 shtator. Dikujt i interesonte që Toni të vritej. I vdekuri nuk flet dhe merr me vete çfarëdo që t’i hedhësh dhe për këtë u zgjodh edhe videoja. Kanë menduar se Toni i vdekur nuk do fliste më. Por Toni nuk ndjen asnjë faj, ndoshta rastësisht, i vetmi faj i imi është se kam një lokal në afërsi të shtëpisë së Ilir Metës. Por pse më zgjodhe mua Tom Doshi? Pse mua?

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Tom Doshi per personin ne fjale u shpreh dje ne facebook:

    E treta, kam degjuar sot se Fatjon Skenderi paska ardhur ne Tirane me garanci nga shteti se nuk do arrestohet, per te folur ne Prokurori. Cili shtet jep nje garanci te tille? Pse trajtohet ky person ndryshe nga Durim Bami? Mos ka ndikuar Ilir Meta qe drejtesia ti ofroj ketij garanci? Media ka fshehur qellimisht historine kriminale te Tonit. Nga informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar droge nga gjykata shqiptare. Shkalla e pare dhe Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem.

    Ilir Meta ka mohuar njohjen me kete person, por mua ma ka pranuar njohjen dhe takimin tek lokali VIVA. Prokuroria per te provuar kete genjeshter duhet te verifikoj me kujdes tabulatet e Tonit ne kohen kur trafikonte droge ne Kosove dhe Itali. Sa here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone. Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume se sa dime deri tani.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Nga informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar droge nga gjykata shqiptare. Shkalla e pare dhe Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem.
    Qeveria e Rilindjes, e mori nen mbrojtje trafikantin e karrieres!

    E le te thone po te duan ata demokratet qe Qeveria e Rilindjes eshte e mbushur me kriminele!

    Albo

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Ditën e largimit nga Shqipëria Fajton Skënderaj ishte shpallur në kërkim policor

    Fatjon Skënderaj i akuzuar si personi qe kontraktoi vrasjen e Tom Doshit, ne emer te Ilir Metes, u kthye ne Shqiperi mëngjesin e datës 10 mars 2015. Sipas te dhenave te sistemit TIMS të Policisë së Shtetit, Skenderaj ndodhej në Gjermani që me datën 8 shtator 2014, ku ishte larguar së bashku me familjen.
    Largimi i tij, ka ardhur një javë pasi i është bërë atentat me armë në mbikalimin e Kamzës në kryeqytet, ku iu demtua vetem makina. Por çuditërisht, ditën e largimit, më 8 shtator 2014 në sistem rezulton se është shpallur në kërkim policor për ngjarjen e pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Burime thanë se referuar të dhënave sekrete të sistemit TIMS, është urdhëruar që policia e shtetit në gjithë pikat e kalimit kufitar të ndalojnë Fatjon Skenderaj nësë paraqitet.
    Për kontaktin në polici, në rast ndalimi është urdhëruar të lajmërohet zevendesdrejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj, telefoni i të cilit ishte shkruar si pikë kontakti. Përvec të dhënave, polici kishte publikuar edhe këtë fotografi.
    Referuar këtyre të dhënave, rezulton se Skenderaj duhej të ndalohej, pasi ishte nen hetim për akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë ndaj deputetëve.
    Edhe pse në atë moment nuk kishte një procedim penal të regjistruar pranë policisë apo prokurorisë. Kjo e fundit vetëm në fillim të muajt mars, rreth 6 muaj pas kësaj date ka nisur hetimet për këtë çështje.
    Por me publikimin e ngjarjes së pretenduar nga deputeti Tom Doshi, mësohet se 46 vjeçari Skënderaj ka kërkuar të paraqitet në prokurori për të dhënë versionin e tij. Mësohet se avokatit të Skenderajt, i është njoftuar se nuk ka urdhër-ndalimi nga ana e prokurorisë, duke sqaruar se policia nuk mund të arrestoi pavarësisht urdhërit policor, pasi dosja tashmë ka kaluar në prokurori për hetime.
    Referuar kësaj përgjigjie, mësohet se Fatjon Skenderaj është kthyer në Tiranë, ku me të zbritur në aeroportin e Rinasit, ai është shoqëruar nga efektivët e policisë së mborjtjes së dëshmitarëve, të cilët mëngjesin e së mërkurës e kanë sjell pranë prokurorisë së krimeve të rënda për të dhënë shpjegime.
    Seanca e pyetjes së tij, mësohet se është bërë me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, por që nuk përjashtohet edhe marrja nën hetim e tij për të verifikuar të gjitha pretendimet e deputetit Tom Doshi.

    ABCNEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Doshi: Toni të flasë për drogën dhe njohjen me Monikën

    Nga Tom Doshi

    Sot i kam dërguar Prokurorit të Pergjithshem shkresen per ti kerkuar atij pjesemarres te hetuesve nderkombetar per hetimet per goditjen ndaj meje.

    Pyeteni dhe Ilir Meten nqs ai eshte dakord te kete hetues nderkombetar ne kete ceshtje.

    Nqs dhe ai eshte i interesuar te dale e verteta atehere rezultatet e hetimeve do te jene te pakontestueshme dhe duhet te pranohen publikisht nga te dy ne sido qe te jete ky rezultat qe del nga keta hetues Nderkombetar.

    Toni sot ka pranuar njohjen me Durimin, sepse nuk mund ta mohonte dot.

    Le te zbardhen tabulatet e aktivitetit nderkombetar te droges nga Toni dhe a ka pas ai komunikim me Monika Kryemadhin…

    E verteta do dale ne drite.

    Per sa i perket akuzave te sotme per Petrit Cinarin, une po iu them se ky person nuk ka pasur asnje lloj nxitjeje dhe inkurajimi prej meje.

    Ai ka vepruar me vullnetin e tij te lire dhe une jam informuar mbasi ai e kishte bere kallzimin ne prokurori.

    Ne ditet qe vijne, pasi te verifikoj dokumentacionet do ju sqaroj me ne detaje.

    Emri:  tom-doshi3.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  121.3 KB

    MAPO

  7. #7
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Te gjithe mohojne perfshirjen ne krim lol.
    Tom Doshi s'ka prova te forta dhe bindese.
    Ceshtja mbyllet per mungese provash.
    Tom Doshi me vendim te gjykates pajiset me nje tufe rojesh
    dhe kaq,mbyllet kjo histori.
    Te gjitha jane llafe,biseda plane kafenesh,prokuroria ska asnje prove ne dore.
    Per pasoje nuk mund te fajesoje asnje,lol......
    Tom Doshi thote qe eshte bere atentat ndaj tij per ta vrare.
    Si mund ta vertetoje Doshi qe personat e pyetur ne hetusi jane autoret e atentatit
    apo kane lidhje indirekte me atentatin?????
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 11-03-2015 më 20:13
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Zbardhet shkaku pse Braho ishte në Gjermani

    Emri:  spartak-braho.jpg

Shikime: 496

Madhësia:  138.8 KB

    Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani ka hedhur poshtë në emisionin “30 minuta” si aludime të ulta mediatike, pretendimet se kryetari i komisionit të Sigurisë në Kuvend, Spartak Braho ka qenë pak ditë më parë në Mynih të Gjermanisë për t’u takuar me Fatjon Skënderin, njeriun që akuzohet nga Tom Doshi si personi i ngarkuar për të kryer porosinë e Ilir Metës për vrasjen e tij.

    “Braho ka pasur mamanë sëmure dhe gjithë këto ditë është marrë me shëndetin e saj.

    Edhe nëse ka qenë jashtë gjithçka lidhet me shëndetin e se ëmës”, tha Manjani në Vizion+.

    Fatjon Skënderi apo i njohuri si “Toni” u paraqit gjatë paradites së të mërkurës për të dhënë dëshminë e tij pranë organit të akuzës.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    “Toni” u prit nga policia në Rinas, u shoqërua deri në banesë. Prokuroria: S’dhamë urdhër për shoqërimin e dëshmitarit

    Kthimi në Shqipëri i Fajton Skënderit, personit të përmendur në deklaratat dhe në dëshminë e deputetit Tom Doshi në Prokurori, është pritur nga Policia shqiptare.

    “Panorama” shkruan sot se pas mbërritjes në aeroport me avionin e ardhur nga Gjermania, Fatjon Skënderi është pritur nga efektiva të Policisë. Nuk ka qenë fjala për ndonjë urdhër ndalimi apo shoqërimi, por për masa sigurie.

    Burime të Policisë kanë thënë se një grup i efektivave të rendit kanë mbërritur në aeroport dhe kanë shoqëruar në drejtim të banesës së tij në Tiranë shtetasin Fatjon Skënderi. Sipas Policisë, shoqërimi është bërë mbi bazën e informacionit të marrë për kthimin e Skënderit në Shqipëri. Policia është angazhuar në pritjen dhe shoqërimin e dëshmitarit për shkak të sigurisë së tij.

    Ky fakt duket se është ndikuar nga një atentat i ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës më 1 shtator 2014 kur pretendohet se ndaj automjetit të Fajton Skënderit është kryer një sulm, fatmirësisht pa pasoja.

    Pasi është marrë nga Rinasi, dëshmitari është shoqëruar nga efektivat e Policisë deri në banesën e tij në Tiranë. Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë thënë dje se nuk kanë qenë në dijeni të shoqërimit të Skënderit me efektiva Policie dhe nuk kishin dhënë urdhër për një gjë të tillë.

    Panorama

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    PD publikon dokumentin: Toni u akuzua në shtator për vrasje të mbetur në tentativë të

    Partia Demokratike ka publikuar sot një dokuement, sipas të cilit Toni i kombinatit u akuzua në 8 shtator të vitit të kaluar për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

    Kreu i departamentit per Rendin Publik në PD, Bashkim Shehu tha në një konferencë për shtyp se kjo akuzë ka lidhje me skenarin për vrasjen e dy deputetëve, Mhill Fufi dhe Tom Doshi.

    “Sipas akuzave para të cilave ndodhet Ilir Meta, si porositës i vrasjeve, Toni i Kombinatit ka luajtur rolin e ndërlidhësit, pra të gjetjes së atentatorit dhe çuarjes së planit deri në fund. Policia vetë e ka konfirmuar me anë të këtij dokumenti, që Toni i Kombinatit, është përfshirë në këtë skenar të eleminimit të dy deputetëve, pasi e ka shpallur në kërkim me datën 8 shtator të vitit 2014, për akuzën e “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. Që Toni i Kombinatit është mik dhe klient i dyshes Meta-Rama, e tregon fakti se pikërisht, ditën që është nxjerrë për të urdhëri i kërkimit, ai ka kaluar lehtësisht përmes Rinasit dhe është zhdukur drejt Gjermanisë. Një lëvizje e qartë për pengim të hetimit, dhe fshehje të krimit”, tha Shehu.

    Sipas selisë blu “Por Ilir Meta i ka mbajtur kontaktet me të, pasi dërgoi Spartak Brahon, për ta sjellë në Shqipëri, dhe për ta vënë në shërbim të alibisë së tij, në shërbim të fabrikimit dhe manipulimit të çështjes. Në shërbim të pengimit të drejtësisë dhe fshejes së krimit. Në këmbim të dëshmisë së tij pro-Metës, Tonit i janë afruar garancitë e nevojshme, dhe sot është i lirë edhe pse kërkohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë. Një skemë tipike mafioze, ndërhyrje brutale në hetim, dhe fshehje e të vërtetës”.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •