Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 96
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2013
    Postime
    2

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    Shteti VUCIDOLIT hahahaahahaha,
    Sali Serb Berisha nuk zbret nga kali,pa i mesuar dhe Labit te fundit Cifteline
    Ne te gjith kete nuk me vjen keq as per lamajn as per frokun por vetem per popullin shqiptare.u shkoj jeta vetem duke bere qaramanin dhe prap voten iu a japin ketyre banditeve,(njesoj jan ps e pd me gjith satelitet e tyre).te gjith bastarde qe na i lane trashgim hoxhistet.ndryshe si spiegohet qe tallin t......dhe dalin barkderrat me cifteli ne dore duke iu gzu pareve qebvjedhin nga ne cdo dite.
    E ne rime duke u qaravit forumeve e jo me u ngrit e me i cu ne te sames gjith keto barkdera-kast politike qe na kane zene frymen.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga dritan23 Lexo Postimin
    Ne te gjith kete nuk me vjen keq as per lamajn as per frokun por vetem per popullin shqiptare.u shkoj jeta vetem duke bere qaramanin dhe prap voten iu a japin ketyre banditeve,(njesoj jan ps e pd me gjith satelitet e tyre).te gjith bastarde qe na i lane trashgim hoxhistet.ndryshe si spiegohet qe tallin t......dhe dalin barkderrat me cifteli ne dore duke iu gzu pareve qebvjedhin nga ne cdo dite.
    E ne rime duke u qaravit forumeve e jo me u ngrit e me i cu ne te sames gjith keto barkdera-kast politike qe na kane zene frymen.
    O Djale,ne ate Shtet me shume epitete,ku 60-70 % e popullsise eshte komplet jashte loje cdo gje eshte normale.
    Kush do beje Revolucion???Po a te lene MIQTE e Shqiperise Amerikane tu prishesh planet ti???
    JO,sepse atyre nuk u ha palla per 3 milione kavie,pa asnje peshe rajonale(jo globale),ku injoranca eshte ne skajet me te larta,ne Shqiptaret e kemi ne gen qe pirdhemi kot per,zgjuarsi,trima,etj.
    Ne Shqiptaret 70 vjetet e fundit jemi popull TTP
    Trim-se vritemi kot me kedo
    ****
    Parti Dashes.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Tani e vrane se bente detyren apo se abuzonte me detyren!?
    "Më e mira është armike e së mirës"

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Prudence Lexo Postimin
    Tani e vrane se bente detyren apo se abuzonte me detyren!?
    Dihet qe eshte vrare,e sigurte kjo !!!
    Neser behen te tretat.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2013
    Postime
    2

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Alti Elezi Lexo Postimin
    O Djale,ne ate Shtet me shume epitete,ku 60-70 % e popullsise eshte komplet jashte loje cdo gje eshte normale.
    Kush do beje Revolucion???Po a te lene MIQTE e Shqiperise Amerikane tu prishesh planet ti???
    JO,sepse atyre nuk u ha palla per 3 milione kavie,pa asnje peshe rajonale(jo globale),ku injoranca eshte ne skajet me te larta,ne Shqiptaret e kemi ne gen qe pirdhemi kot per,zgjuarsi,trima,etj.
    Ne Shqiptaret 70 vjetet e fundit jemi popull TTP
    Trim-se vritemi kot me kedo
    ****
    Parti Dashes.
    Ne fakt Alti me gjith respektin prap duhet te te them se edhe ti,edhe une dhe shume te tjere bejme pjes tek populli qaraman dhe vetem rime duke u ankuar.
    Ti sapo the qe amerikes nuk i haka palla per ne,po pse i haka palla qe te jemi ne anarki por jo ne nje rend demokratik te qendrueshem.mos te ishte amerika e mos ti hate palla per ne ,tani nuk existonim me si komb se na kish lene te na coptonin fqinjet qe te zhdukeshim njeher e mire.leni mer keto ankesa se sna ka faj kush.na pelqen ne te kemi ate qeveri qe te jemi pak outlaws.
    Mire e ke kur pyet:kush do bej revolucion?me njerez qe presin kur te vi amerika tiu nderoj qeverin dhe tiu jap te drejten te jetojne si njerez,asnjihere nuk do ngrihen ne kembet e veta.

  6. #66
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Ai vdiq dhe rahmet paste ... si ka qene pune dhe cilat kane qene shkaqet qe cuan deri aty ,asnjeri nga ne ketu nuk e di ...
    Ne Shqiperi vihet re nje fenomen shume i gabuar.Uniforma e policise keqperdoret ne maksimum.Policet [ jo te gjithe] kane nje arrogance te tepruar ne menyren e komunikimit me njerezit dhe ne kryerjen e detyres se tyre .Nuk ka vend per krahasime me shtetet e zhvilluara.Atje polici eshte ne mbrojtje te qytetarit dhe ne sherbim te tij,kurse ne Shqiperi polici mendon se uniforma i jep superioritet ndaj qytetareve.Te gjithe qe jetojne ne Shqiperi mund ta deshmojne kete. Une mendoj se ne nje shtet ku polici qe eshte mbrojtesi dhe zbatuesi i ligjit eshte i pari qe e shkel ligjin dhe ushtron dhunen ,qytetari duhet te kete shperblim kur ta thyeje dhe shkele po ate ligj apo te ushtroje dhune.
    Ne eshte apo jo ky i dyshuari trafikant apo ku e di une cfare,kjo nuk i jep te drejte asnje polici ta keqtrajtoje apo dhunoje.Polici mund te mbledhe fakte dhe ta fuse ne burg,si ndodh ne gjithe vendet e zhvilluara.Ne nje shtet ku ka police qe rrahin njerez,ne nje shtet ku nese denoncon nje rast dhune nga polici askush nuk te degjon ... Automatiku mbetet e vetmja zgjidhje !!!
    Shteti yne nese do te vendose rregull,ta nise nga vetja e vet zbatimin e ligjeve.Nese perfaqesuesit e shtetit do sillen si gangstera te dhunshem ... mendoni atehere cfare duhet te pritet nga ekstremi tjeter ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga KNFC : 28-02-2013 më 18:29
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

  7. #67
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Dritani e ka pasur fajin vete pasi e ka ditur.
    Fakt inkriminues i pare eshte kercenimi
    Kercenimi eshte i denushem me ligj
    dhe per kete rast ai duhet te fliste me prokurorin
    per te bere hetime dhe arrestuar Frokun dhe Vlashin.
    E dyta ato e kane ndjekur nga mbrapa dhe vezhguar
    qe eshte perseri veprim i kunderligjshem eshte stalking
    plus invazion ne privacine e jetes se personit.
    Perseri ai duhet te lajmeronte prokurorine.
    Kur dikush ben kercenime qe do vrase atehere ,kjo do te thote qe kercenusi mund te kete arme pa leje
    si automatik pistolete ne shtepi, dhe armet jane pa leje pasi po te kerkosh ne databazat e policise
    per emrat e ketyre kercenuesve nuk figuron qe ato kane blere arme me leje.. nuk kan dokument leje te leshuar nga policia per te mbajtur arme.Kjo te jep
    mundesine te shkosh ne gjykate/prokurori dhe marresh
    nje autorizim per te bere kerkim ne shtepite e ketyre qe te kane kercenuar dhe
    te nderhysh besh kontroll per droge,armesh pa leje etj
    Mund te gjesh arme pa leje dhe si fakt inkriminues te
    jep te drejten ta arrestosh dhe futesh ne paraburgim per te dale me vone ne gjyq dhe denuar.
    Fakti tjeter inkriminues eshte shperndarja e fletushkave nga kercenusit me te cilen ulet figura e dritanit
    dhe denigrohet si person publikisht,i ulet reputacioni si person qe eshte defamacion dhe eshte krim i denushem.
    Me nje fjale aktiviteti i kercenusave eshte i mbushur me akte te kunderligjshme qe justifikon arrestimin dhe burgosjen.
    Ai po te ishte treguar i shpejte dhe i shkathet,Frroku dhe Vlashi do ishin arrestuar,do ishin ne burg sot dhe Dritani do ishte i gjalle.
    Shame ,te kesh pushtetin dhe autoritetin e policise,te kesh njohje ne polici prokurori,gjykate dhe te lejosh ca plera te te bejne kercenime,thyejne ligje dhe i len te lire,nuk i arreston eshte turp dhe pa aftesi e Dritanit si polic,Shame.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 28-02-2013 më 22:49
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  8. #68
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Dritan Lamaj hetoi vëllezërit Frroku për vrasje në Belgjikë

    TIRANE- Ish-shefi i Komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj, i cili u ekzekutua pasditen e 24 shkurtit pranë banesës së tij, ka hetuar vëllezërit Mark dhe Arben Frroku për një vrasje të ndodhur në Belgjikë. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur rreth 17 vjet më parë, kur Arben Frroku, i dyshuar për ekzekutimin e Lamajt dhe i arrestuar në Selanik të Greqisë, ishte vetëm 27 vjeç. Për këtë vrasje, Lamaj kishte mbledhur informacion se ishte kryer për larje hesapesh në trafikun e drogës dhe të dyshuarit kryesorë ishin dy vëllezërit, biznesmenë të suksesshëm në Shqipëri.

    Duke mbuluar zonën e Kombinatit, mësohet se kryekomisar Dritan Lamajt i ishin servirur informacione të shumta për aktivitetin e dy vëllezërve, duke bërë që ai, si punonjës policie, i cili kishte drejtuar më parë edhe hetimin e krimeve, të hetonte edhe më tej, megjithëse detyra aktuale, ishte që të siguronte rendin dhe të parandalonte krimin në këtë zonë. Sipas të dhënave, i ndjeri mësohet se kishte mbledhur informacion se dy vëllezërit, Arben Preng Frroku, aktualisht 44 vjeç dhe Mark Preng Frroku, 41 vjeç, kishin emigruar jashtë vendit deri në vitet 2000. Në këtë vit, sipas informacioneve të mbledhura nga Lamaj, ata ishin kthyer në Shqipëri dhe i kishin hyrë biznesit. Gjatë kohës së qëndrimit jashtë vendit, nga informacionet e kryekomisarit të ndjerë dyshohet se në vitet 1995 dhe 1996, dy vëllezërit kanë jetuar në Belgjikë. “Por, ata u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas nga Kosova, ku Arben Frroku dyshohet se është prezantuar me emrin Liman Krasniqi, ndërkohë që vëllai i tij është prezantuar me emrin Azem Krasniqi. Në vitet e lartpërmendura, këta persona dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet e Belgjikës me emrat e shtetasve nga Kosova, përkatësisht Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi”, thuhet në materialin e mbledhur nga ish-shefi i Komisariatit Nr. 6.

    Madje, ai shton se vrasja e personit në këto vite, të cilit nuk i është përmendur emri, të ketë ndodhur për konflikte të krijuara në trafikun e drogës nga disa të afërm të Arben Frrokut. Informacionet e kryekomisarit flisnin se të afërmit e Arben Frrokut merreshin me trafikun e drogës në shtete të ndryshme, duke mos lënë jashtë territorit edhe Shqipërinë. Këto dyshime janë konfirmuar edhe nga burime të tjera të policisë, të cilat shprehen se janë marrë në rrugë të ndryshme, ndërkohë që ndaj Frrokut pritet që shumë shpejt të fillojë edhe zbatimi i ligjit antimafie, për pastrim parash. Ndërkohë, burimet zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për gazetën “Shqip” se “hetimi për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt do të kryhet i plotë, pasi informacionet flasin se është për shkak të detyrës”. Të pyetur nëse ka një informacion të tillë, burimet pohuan se “jemi në verifikim të këtij informacioni”. Ata kanë lënë të kuptohet se shumë shpejt, sektori “antimafia” në këtë prokurori, do të kryejë një hetim financiar të të dyshuarve për vrasjen e Lamajt, pasi indikacionet të çojnë se ata janë të përfshirë në një grup që trafikonte drogë. Nga burime të besueshme mësohet se ish-shefi i komisariatit i kishte mësuar këto informacione për dy vëllezërit që para nisjes së konflikteve mes dy palëve, ndërkohë që kishte vijuar hetimet deri në momentin, kur e kishin larguar nga Komisariati i Kombinatit.

    Shqip

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Mark Frroku jep shenjat e gishtave: Gati të hetohem

    Aurora Koromani

    Duan të gjejnë një autor për krimin, duan të përdorin vëllain tim si kokë turku”. Kështu shprehet vetëm pak minuta pasi policia i ka marrë shenjat e gishtërinjve, Mark Frrokut, vëllait të biznesmenit të arrestuar si një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj. Mark Frroku pranon që të komentojë edhe për fotografitë e shkrepura mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit dhe vëllait të tij, Arben Frrokut, duke i cilësuar “foto mes të njohurish”. Madje, ai pohon se para konflikteve, mes ish-shefit të Komisariatit Nr.6, Dritan Lamaj dhe vëllait të tij ka pasur njohje miqësore.

    Pse iu thirrën në polici?

    Më thirrën, sepse më morën shenjat e gishtërinjve. Mesa duket kanë ndonjë dyshim tjetër, por unë jam i gatshëm dhe i hapur që të hetohem. Familja ime është jashtë gjithë kësaj historie.
    Që nga dita e parë që kemi folur bashkë, ju keni thënë që familja juaj dhe vëllai juaj nuk ka lidhje me vrasjen e kryekomisarit, atëherë si e shpjegoni arrestimin e vëllait tuaj?
    Unë ua thashë edhe atë ditë, këtë gjë e di vetëm policia. Por, ne dyshojmë se këta duan të gjejnë patjetër një autor për ngjarjen dhe kam frikë se po e përdorin vëllain tim si “kokë turku”.

    Në media kanë qarkulluar disa foto të shkrepura mes vëllait tuaj dhe drejtuesve të lartë të policisë së shtetit. Cila është e vërteta e këtyre fotove?

    Vëllai im ka njohje miqësore me të gjithë ata personat që ka dalë në fotografi. Por, kjo nuk do të thotë se ai ka lidhje shumë të ngushta miqësie apo lidhje familjare me ata, sepse unë nuk i kam dëgjuar emrat e tyre të lakohen në familjen tonë apo nga vëllai im. Ne jemi biznesmenë dhe është normale që çdo ditë të kemi njohje të reja, qoftë kjo me policë, politikanë apo edhe persona të tjerë. Kjo është e vërteta e fotove. Unë di gjë vëllai im shkonte shpesh në lokalin në Dajt ku janë bërë fotografitë. Por, dua t‘u them atyre që kanë dalë në foto që janë nxituar, kur kanë arrestuar vëllain tim.

    Flitet se para konflikteve mes kryekomisarit, Dritan Lamaj dhe vëllait tuaj, mes tyre ka pasur një lidhje miqësie. A është e vërtetë kjo?

    Nuk mund të themi se kanë qenë miq apo se kanë pasur lidhje të ngushtë miqësie, por është e vërtetë se kanë pasur njohje dhe kanë pirë kafe disa herë me njëri-tjetrin.
    Kur lindi konflikti mes tyre?

    Konfliktet kanë lindur ditën e verës së vitit të kaluar, kur vëllai im bashkë me bashkëshorten është ndaluar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr.6 që i kanë thënë se “kishin urdhër nga shefi për ta ndaluar”. Pastaj, i kanë plotësuar dokumentet për “kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe puna mes tyre arriti deri aty sa vëllain tim në shtator e kanë dhunuar në komisariat, e ka rrahur Dritani. Por, unë di t`ju them që ne nuk e kemi në traditë që të vrasim një njeri, vetëm për një grusht apo për një gjë të tillë.

    Arben Frroku nga Greqia: Njohje me politikanë, në foto jam me miq

    Nuk kam lidhje me vrasjen e Dritan Lamajt”. Kështu ka deklaruar në një lidhje telefonike biznesmeni Arben Frroku, i arrestuar në Selanik. “Kam qenë në doganë duke dorëzuar pasaportat, kur më njoftoi vëllai se më kërkon policia shqiptare, pasi është bërë një vrasje në Tiranë”, ka qenë përgjigja e Frrokut. Veç kësaj, biznesmeni ka pranuar konfliktet me kryekomisarin e policisë, por jo se ka gisht në vrasjen e tij. Ai sqaron se ka kaluar kufirin grek sipas të gjitha rregullave. “Jam nisur në 4 nga Laçi në Tiranë, nga ora 5 jam nisur nga Tirana për në Kapshticë. Nuk kam kaluar nga rruga ‘Vasil Shanto’, por nga ‘Komuna e Parisit’. Itinerari im mund të gjendet përmes telefonit”, tha ai për “ABC News”.

    FOTOGRAFITE
    Frroku ka sqaruar edhe të vërtetën rreth fotove mes tij dhe drejtuesve të policisë. “Fotot nuk kanë qenë rastësi, i kam miq, i kam të gjithë të njohur. Më njeh e gjithë politika dhe biznesi shqiptar, nuk jam person i rastësishëm. Nuk e mbaj mend kohën kur është bërë kjo foto, ka ca kohë. Unë i njoh të gjithë, ata më njohin të gjithë shumë mirë. Për vdekjen e vëllait të Tonin Vocajt kam qenë në varrim dhe kam pirë kafe”, tha Frroku.
    Ndërkohë, “GSH” publikon sot fotografi të tjera ku biznesmeni shfaqet në krah të kryebashkiakut të Pukës, Beqir Arifaj në momentin e ceremonisë së festimit nga Tërbuni të titullit kampion i Kategorisë së Dytë, më 17 maj 2012.

    NGUSHELLIMI
    Ndërsa në fund të telefonatës, pasi ka ngushëlluar familjen e kryekomisarit për humbjen e njeriut të dashur, ka shtuar: “Jam duke e ndjekur me anë ligjore zotin Lamaj, i ndrittë shpirti aty ku është dhe kam gjithë dokumentacionin. Do vij në Shqipëri e do përballem me ligjin. Nuk iki nga pronat, tokat dhe njerëzit e mi. Pafajësinë time e kam të provuar, kam dëshmi më të forta se ata që më akuzojnë mua”.

    Balkanweb

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,397
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Dëshmia dhe “BMW”, provat për Frrokun. Në dosje, bisedat e përgjuara

    TIRANE-Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë tri prova të forta për të provuar se biznesmeni Arben Frroku është një prej të dyshuarve kryesorë për ekzekutimin mafioz të ish-shefit të komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj. Pamjet filmike të një kamere sigurie, ku është regjistruar e gjithë skena e krimit, ku viktimë mbeti kryekomisari, një dëshmi okulare e një personi, i cili pretendon se ka identifikuar Arben Frrokun, si personin që qëlloi ndaj Lamajt, si dhe prova të gjetura në makinën tip “BMW”, e vjedhur në Durrës, por që dyshohet se u përdor nga atentatorët janë disa nga provat që prokuroria duket se do t’i vërë përpara gjykatës në momentin kur Frroku do të mbërrijë në Shqipëri dhe do përballet me drejtësinë. Gjithashtu, prokuroria pretendon se ka në dorë edhe disa biseda telefonike të përgjuara pas krimit të rëndë si dhe mesazhet kërcënuese të dërguara në drejtim të një zyrtari të lartë të policisë, që do të përdoren si prova fajësie ndaj Frrokut.

    Detajet e arrestimit
    Zbardhen detaje rreth arrestimit në Selanik të biznesmenit Arben Frroku dhe të djalit të dajës së tij, Jak Jaku, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Frroku dhe Jaku u ndaluan pa kaluar as 24 orë nga ekzekutimi mafioz i kryekomisarit, në një hotel në qendër të Selanikut, por vetëm dje policia greke ka dalë me një komunikatë zyrtare, duke konfirmuar faktin se dy të dyshuarit janë vënë në pranga për llogari të drejtësisë shqiptare.

    Policia fqinje bëri të ditur se bashkë me Frrokun dhe Jakun është ndaluar dhe një shtetas shqiptar, i cili rezultoi se ishte dënuar për trafik droge, por kishte dalë nga burgu, pasi kishte përfituar një leje shpërblyese.
    “U arrestuan, pas bashkëpunimit me autoritetet shqiptare dhe një operacioni të organizuar nga drejtoria policore e Selanikut, dy shtetas të huaj me moshë 44 dhe 31 vjeç, ndaj të cilëve kishin dalë urdhëra arresti, me qëllim ekstradimin e tyre në Shqipëri, për vepra penale të kryera në territorin shqiptar. Të arrestuarit, në orët e mbrëmjes së 24 shkurtit u futën në territorin grek dhe në orët e para të 25 shkurtit u lokalizuan në një hotel në qendër të Selanikut, ku u arrestuan. 44- vjeçari u identifikua si autor i vrasjes së një oficeri të lartë të policisë shqiptare, që ndodhi më 24 shkurt 2013, ndërsa 31-vjeçari është në ndjekje për prodhim dhe posedim të paligjshëm armësh luftarake dhe municioni, si dhe për trafik të lëndëve narkotike në Shqipëri”, thuhet në komunikatën zyrtare të policisë greke. Më tej, policia greke informon zyrtarisht se bashkë me ta “u arrestua edhe një bashkatdhetar i tyre, 36 vjeç, që ndodhej në të njëjtin hotel, pasi në posedim të tyre u gjet një sasi kokaine me peshë 3,4 gr, ndërsa 36-vjeçari kishte dalë me leje nga burgu ku vuante dënim prej 8 vjetësh e 6 muajsh, për trafik droge”.

    Zyrtarisht autoritetet fqinje bënë të ditur se ndaj të arrestuarve do të kryhen procedurat përkatëse, ndërsa u informua edhe autoriteti konsullor i Shqipërisë. Në fakt, vetëm një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i përcolli Interpolit dosjen e Arben Frrokut, për të nisur procedurën e ekstradimit drejt Shqipërisë.

    PROVAT E PROKURORISE
    -Pamjet e një kamere filmike, që ka filmuar gjithë skemën e ekzekutimit mafioz.
    -Dëshmia e një personi që ka identifikuar autorët e krimit të rëndë.
    -Biseda telefonike të përgjuara fill pas krimit.
    -Shenjat e gjetura në makinën tip “BMW”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit, e cila u gjet në Domje të Tiranës.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •