Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 96
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Gjthsesi fajin e ka shteti qe besh me rrobe policie kriminelet.
    Ai qe u vra ka qene nje peshkaqen i Ilir Metes qe u vinte gjoba bizneseve dhe u kerkonte leke me dhune duke perdorur rroben e policise dhe mjetet e saj.
    Bente leke er Ilir Mutes po po punove per mhin ne tum do vesh sic shkoi.
    Albania Uber Alles

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    I akuzuari për vrasjen e komisarit, zbulohen fotot e Frrokut në shoqërinë e kryepolicëve

    TIRANË-I akuzuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frroku duket se ka pasur një njohje të hershme me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Në disa foto të publikuara në profilin në Facebook të Drejtorit të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

    Tonin Vocaj shfaqet me Frrokun në një darke miqësore me krerë të Policisë së Shtetit. Në shoqërinë e Frrokut janë zv/ Drejtori i Përgjithshëm, Agron Kulicaj, Tonin Vocaj, Drejtori i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Muhamet Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurise Publike dhe Nikolin Bala, drejtor i Njësive operacione Speciale.

    Bëhet fjalë për një drekë miqësore të dy viteve me parë, konkretisht në 25 prill te 2011 në ate që njihet si lokali i Jak Memës, rrugës për në Dajt. Fotot janë marrë nga rrjeti social, Facebook i Tonin Vocaj.

    (News24/BalkanWeb)

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Vrasja e komisarit, Interpoli procedura për ekstradimin e biznesmenit


    TIRANË-Pasi gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë me burg për Arben Frrokun, të dyshuarin kryesor për vrasjen e Kryekomisarit, Dritan Lamaj, mësohet se Interpoli është urdheruar të nisë procedurat për ekstradimin e tij nga Greqia.

    Masa e sigurisë është dhënë dje në mungesë, nje dite pas arrestimit te tij në Selanik të Greqisë.

    Ndalimi i biznesmenit, Arben Frroku dhe shtetasit, Jak Jaku u bë nga pala greke në territorin e shtetit fqinj në një hotel në Selanik, ditën e hënë ora 14:30. Pas konfirmimit të identitetit, u mor dhe masa e arrestit.

    Kryekomisari Dritan Lamaj u ekzekutua me 11 plumba mbrëmjen e së dielës në Tiranë në një pritë të mirëorganizuar.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam


    Vrasja e Lamajt, Mark Frroku: Ka filmime, vëllai im nuk është autori


    Nga: Aurora Koromani


    TIRANE- "Vëllai im nuk është i përfshirë në vrasjen e shefit të policisë”. Ky ka qenë reagimi i vëllait të biznesmenit Arben Frroku, autorit të arrestuar në Greqi si personi i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj. Mark Frroku, ka pohuar për “Gazetën Shqiptare” se të gjitha lëvizjet e vëllait të tij janë të regjistruara dhe policia mund t’i verifikojë të gjitha.
    Z.Frroku, policia ka arrestuar vëllain tuaj si i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. A mund të na thoni versionin tuaj? Unë e hedh poshtë versionin e policisë me neveri të madhe, sepse unë e di ku ka qenë vëllai im atë ditë, me kë ka qenë dhe është çdo gjë e regjistruar, është çdo gjë me pamje filmike e regjistruar atë ditë.
    A ka qenë policia tek ju për sekuestrimin e pamjeve?
    Policia ka qenë tek zyrat tona dhe ka sekuestruar të gjitha pamjet dhe e ka marrë kompjuterin në laborator.
    Ku ka qenë vëllai juaj atë ditë?
    Vëllai im ka qenë duke parë ndeshje në Laç, mes Kamzës dhe Tërbunit, dhe më pas ka qenë në kompleksin tonë, - është çdo gjë e regjistruar, - dhe më pas është nisur në Selanik.
    Kur ka dalë nga zyra vëllai juaj?
    Nga zyra ka dalë në orën 5:30. Më saktësisht, vëllai im është futur në zyrë në 16:56 minuta dhe është i filmuar duke dalë nga kompleksi në orën 17:27 minuta.
    Sipas policisë, vrasja e komisarit të policisë është bërë në orën 18:18 minuta, vëllai juaj ka dalë në orën 17:27 minuta; nuk lë vend për dyshime kjo?
    Nuk lë aspak vend për dyshime, sepse pasi vëllai im ka dalë nga zyra, ka ndjekur itinerarin për të vazhduar rrugën drejt Selanikut. Nuk e di se kur e ka kaluar doganën, por aty është sistemi TIMS. Ai ka kaluar me të gjitha rregullat, me makinë, me pasaportë. Nëse bën llogaritë, që nga momenti i daljes së vëllait tim nga zyra deri sa ka mbërritur në doganë, del qartë që vëllai im ka ndjekur vetëm itinerarin drejt rrugës së Selanikut.
    Ka dyshime se një telefonatë që ka bërë vëllai juaj nga Greqia e ka tradhtuar atë. Pse ishte nisur drejt Selanikut vëllai tuaj? Absolutisht, policia ka ndjekur valët e telefonit, por vëllai im nuk ka ikur në Greqi për këtë punë, ka ikur për punët e tij personale, por policia, siç ka ndjekur valët e celularit, mund të ndjekë, që nga dalja nga kompleksi deri në destinacionin e fundit, sepse falë teknologjisë çdo gjë është lehtësisht e verifikueshme.
    A ka pasur konflikte vëllai juaj me kryekomisarin Lamaj?
    Ka pasur konflikte si gjithë të tjerët. Ai ka pasur konflikte me 120 qytetarë dhe nuk është vetëm vëllai im.
    Juve thoni që vëllai juaj nuk është i përfshirë në këtë ngjarje; atëherë, pse e ka arrestuar policia?
    Këtë e dinë ata.
    A i ka dërguar vëllai juaj kërcënime familjes së policit?
    Absolutisht nuk është e vërtetë kjo. Nuk i ka dërguar asnjë kërcënim. Është lehtësisht e verifikueshme; e verifikon kompania celulare me tabulate dhe as vëllai im dhe as familja ime nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e zotërisë.
    Si i përgjigjeni versionit për kryerjen e vrasjes me pagesë?
    Përgjigjja ime është që, as unë, as vëllai im, as familja ime, nuk jemi të përfshirë në këtë histori në mënyrë absolute.

    (m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam



    Policia e Shtetit , Kulishi me shoke dhe kriminelet e droges apo vrasesit , Pronaret e Unversiteteve , duke pire dhe duke kenduar me cifteli

    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-02-2013 më 13:03

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    nuk eshte nej gje per tu cudit kjo foto
    keshtu behen punet e pista apo kishte dyshime njeri?
    JO SEKS PARA MARTESE

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Populli shqipetare,si ne Shqiperi ashtu edhe ne Dardani po perjeton drama me epizode te ndryshme dramatike,kudo korrupsion,dredhina ,mos vullnet per pune,dhe qerim hesapesh ne mes banditve ne njeren ane kurse ne anen tjeter bandit me organet e rendit dhe te drjtesis.
    Nuk arihet pasuria dhe lumturia shpirterore ne populle duke lulzuar Krimi i organizuar,dhe korrupsioni,keto gjera jane te mallkuara dhe si te tilla jane te denueshme,une personalishte nuk i kuptoje keto qeveri te tona qe jane aq te buta ndaj ketyre grupeve ordinere.
    Paramendo si reflektohen ne rinin tone keto veprime shkatrimtare me pasoja te paparashikueshme,duke krijuare mendime irracionale per menyren e jeteses sone.
    Dikure ELIOT NESI nje POLCE AMERIKAN ju ka thene STOP,ketyre veprimeve ,andaj edhe POPULLI yne duhet te krijojne persona te tipit te ELIOTIT qe te pengojne eskalimin e metutjeshem.
    Dikur ka qene KANUNI i MALEVE,athere njerzit jane mature ne veprimet e tyre,por tani eshte shekulli 21 duhet te gjinden metoda te ngjajshme EKUIVALENTE,te pranueshme per te gjithe ne,

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga violativo Lexo Postimin


    Policia e Shtetit , Kulishi me shoke dhe kriminelet e droges apo vrasesit , Pronaret e Unversiteteve , duke pire dhe duke kenduar me cifteli

    Shteti VUCIDOLIT hahahaahahaha,
    Sali Serb Berisha nuk zbret nga kali,pa i mesuar dhe Labit te fundit Cifteline

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Të dyshuarit për vrasjen e Lamajt, nën hetim për trafik droge e pastrim parash

    Pasuritë - Policia e Shtetit pohon se kanë hetuar ngritjen e pasurive dhe administrimin e tyre nga familjarët e Arben Frrokut

    Paratë - Filluan verifikimet për pastrim parash dhe trafik droge për Frrokun e Jakun, ndërsa nën hetim janë edhe familjarë të tyre

    Informacioni - Kryekomisar Dritan Lamaj ka pasur informacion të plotë për këtë aktivitet, madje i ka referuar në Policinë e Shtetit

    Trafiku - Informacionet e kryekomisarit flisnin se të afërmit e Arben Frrokut merreshin me trafikun e drogës, kryesisht me shtetin grek

    Grupi - Dyshohet se këta persona merrnin drogën nga Turqia, duke e kaluar transit në Shqipëri dhe më pas e trafikonin në Itali



    Informacionet e kryekomisarit filluan procedimin penal

    Dy personat e arrestuar në Greqi, si të dyshuarit kryesorë të vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt, hetohen në Shqipëri për pastrim parash dhe trafik droge. Arben Frroku dhe Jakë Jaku, sipas burimeve nga Policia e Shtetit, krahas implikimit në vrasjen e 24 shkurtit, dyshohet se kanë pastruar paratë që vinin nga trafiku i drogës, duke financuar universitete, biznese dhe shoqata të ndryshme. Këto informacione i ka pasur edhe Lamaj, gjatë kohës që drejtonte Komisariatin e policisë nr.6, ndërsa disa dokumente u janë servirur edhe eprorëve të tij në Policinë e Shtetit.


    Pastrimi i parave

    Konflikti publik mes ish-shefit të komisariatit, Dritan Lamaj, dhe biznesmenit Arben Frroku ka filluar në verën e vitit 2012, ndërsa palët kanë pasur mosmarrëveshje edhe në të kaluarën. Në këtë zonë, biznesmeni Frroku dyshohet se ka pasur selinë qendrore të aktivitetit në fushën e lotarive sportive, megjithëse nuk ishte në emrin e tij. Madje, ai bashkëpunonte edhe me pronarin e një universiteti privat, ku dyshohet se është aksioner. Madje, në periferi të Tiranës, familja e tij zotëron disa aktivitete si hotele dhe lokale. Burimet nga Policia e Shtetit pohojnë se kanë hetuar ngritjen e këtyre pasurive dhe administrimin e tyre, megjithëse disa prej tyre nuk ishin në emrin e Arben Frrokut. Pas disa vëzhgimeve dhe hetimeve në terren, Policia e Shtetit filloi verifikimet për pastrim parash dhe trafik droge për Frrokun e Jakun, ndërsa nën hetim janë edhe familjarë të tyre. Duke mbuluar zonën e Kombinatit, kryekomisar Dritan Lamaj ka pasur informacion të plotë për këtë aktivitet, megjithëse detyra e tij ishte që të siguronte rendin dhe të parandalonte krimin në këtë zonë. Pas referimit të disa materialeve në Policinë e Shtetit, mes Frrokut dhe Lamajt filloi përplasja, e cila nisi për një sherr banal, ku disa efektivë të Komisariatit nr.6 u dhunuan në ambientet e një universiteti privat. Më vonë, kryekomisari shoqëroi në polici Frrokun dhe disa persona të tjerë, të cilët i kundërshtuan me forcë dhe pas përleshjes, të dyja palët, si biznesmenët dhe oficeri i policisë, mbetën të lënduar. Konflikti ishte zgjeruar dhe në “lojë” u futën edhe mbështetësit e Frrokut, duke shpërndarë në Tiranë fletushka kundër kryekomisar Dritan Lamajt. Madje, ata kërkonin largimin e këtij personi nga policia. Fushata denigruese ndikoi në largimin nga ky post i Lamajt, i cili u transferua në Policinë e Shtetit, në një pozicion që preferohet nga oficerët që janë në prag të pensionit. Megjithatë, duke qenë oficer policie, Lamaj mësohet se ka informuar sektorin kundër pastrimit të parave dhe të trafiqeve për aktivitetin e dyshimtë të Arben Frrokut.


    Trafiku i drogës

    Informacionet e kryekomisarit flisnin se të afërmit e Arben Frrokut merreshin me trafikun e drogës, kryesisht me shtetin grek. Madje, mësohet se një nga vëllezërit e tij është i arrestuar në Greqi për këtë akuzë, ndërsa “grupi” i tyre, funksiononte edhe në disa shtete të tjera, duke marrë drogën nga Turqia, duke e kaluar transit në Shqipëri dhe më pas e trafikonin në Itali. Burimet nga Policia e Shtetit thanë se kanë një informacion të tillë për këta shtetas, ndërsa mësohet se shumë shpejt do të fillojë edhe zbatimi i ligjit antimafie. Ndërkohë, burimet zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pohuan për gazetën “Shqip” se “hetimi për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt do të kryhet i plotë, pasi informacionet flasin se është për shkak të detyrës”. Të pyetur nëse ka një informacion të tillë, burimet pohuan se “jemi në verifikim të këtij informacioni”. Ata kanë lënë të kuptohet se shumë shpejt, sektori “antimafia” në këtë prokurori, do të kryejë një hetim financiar të të dyshuarve për vrasjen e Lamajt, pasi indikacionet të çojnë se ata janë të përfshirë në një grup që trafikonte drogë. Pas ngjarjes së rëndë, duket se drejtësia ka filluar të veprojë, megjithëse me shumë vonesë. Kryekomisari ka denoncuar dhjetëra herë se është kërcënuar seriozisht me jetë, ndërsa eprorët e tij nuk i kanë marrë në konsideratë.



    Prokuroria: Pyetëm edhe pronarin e universitetit privat

    Prokuroria ka pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajn, edhe Edmond Vlashajn, pronarin e një universiteti privat, selia e të cilit është në zonën që mbulonte i ndjeri deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Burimet nga Krimet e Rënda thanë se Vlashaj ka dëshmuar në lidhje me konfliktin që ka pasur me Lamajn, në muajin shtator 2012. Madje, ky dëshmitar ka organizuar edhe disa protesta për largimin e 41-vjeçarit nga drejtimi i këtij komisariati, pasi ka pasur informacione se dhunonte njerëz. Dëshmia e Vlashajt është fokusuar kryesisht te këto të dhëna, ndërsa hetuesit e prokurorisë kanë ngulmuar më tepër te lidhjet që ka pasur ky dëshmitar me një nga të dyshuarit e vrasjes, Arben Frroku.

    Krahas dyshimeve tek Jaku dhe Frroku, për vrasjen e Lamajt, burimet nga akuza pohojnë se nuk përjashtohen pistat e hetimit ndaj personave të tjerë, pasi nga informacionet e siguruara nga policia, ka rezultuar se kryekomisar Lamaj, për shkak të detyrës, kishte krijuar konflikte me individë dhe biznese të ndryshme në zonën e Kombinatit, Vorës dhe Unazës së Re. Këta persona janë marrë në pyetje.

    Shqip

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Autorët kërcënuan kryekomisarin: Do të vrasim vajzën dhe motrën

    Hetimet

    Frroku - Dy të dyshuarit e vrasjes, e kanë kërcënuar Dritan Lamajn kohë më parë, duke i thënë se “do të vrasim vajzën e vogël dhe motrën”

    Lamaj - “Nëse doni që të hakmerreni, shumë mirë mund të më vrisni mua. Lërini të qetë ato”, mësohet se u ka thënë kryekomisari të shoqëruarve

    Denoncimi - 41-vjeçari e ka ngritur problemin tek eprorët e tij, por më pas mori si “shpërblim” largimin nga Komisariati nr.6



    Emri:  Dritan-Sheme-Lamaj-Kryekomisar-DPQ-Tirane-ok-240x320.jpg

Shikime: 772

Madhësia:  15.6 KB

    Konflikti

    Prokuroria: Faktuam kërcënimin. Lamaj u tha “më vrisni mua”


    Autorët, përveç kërcënimeve me jetë të familjarëve të Dritan Lamajt, kanë vijuar me presionet e tyre

    Në mënyrë të pandërprerë kanë zhvilluar protesta, pranë Komisariatit nr.6, duke kërkuar largimin e tij

    Fletushkat - Autorët dyshohet se kanë financuar një fushatë denigruese ndaj Lamajt, duke shpërndarë disa fletushka në Tiranë

    Vajza - Një fletushkë e tillë, ku denoncohej dhuna e komisariatit nr.6, i është dhënë edhe vajzës së Lamajt, në shkollën ku ajo mësonte


    Zbardhet motivi i vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, pasditen e 24 shkurtit në zonën “Vasil Shanto” në Tiranë. Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se dy të dyshuarit kryesorë të kësaj vrasjeje, të cilët qëlluan me breshëri automatiku, e kanë kërcënuar 41-vjeçarin kohë më parë, duke i thënë se “do të vrasim vajzën e vogël dhe motrën”.

    Gjithçka ka ndodhur në ambientet e Komisariatit nr. 6, ku Lamaj kishte bërë shoqërimin e tyre, në sajë të disa konflikteve që kishin lindur në muajin shtator të vitit të kaluar. Një deklaratë e tillë mjaft e guximshme, e bërë nga Arben Frroku dhe i afërmi i tij, Vlash Gjoni, e ka tensionuar Lamajn, i cili u ka thënë se nuk kanë asnjë punë me njerëzit e familjes së tij, pasi ata nuk kishin përse të përfshiheshin në konfliktet e tyre. “Nëse doni që të hakmerreni, shumë mirë mund të më vrisni mua. Lërini të qetë ato” mësohet se u ka thënë kryekomisari të arrestuarve.

    Por, pavarësisht se vrasja ka qenë e paralajmëruar kohë më parë, nuk është bërë asgjë për parandalimin e saj. Të njëjtat burime konfirmojnë se i ndjeri e ka ngritur problemin tek eprorët e tij, por këta të fundit janë mjaftuar duke bërë largimin e tij nga drejtimi i Komisariatit të Kombinatit dhe punësimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Por, as pas kësaj, familja Lamaj nuk ka qenë e qetë dhe gjatë gjithë kohës ndihej e rrezikuar.

    Ndërkohë, sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, atentatorët kanë qenë të vendosur për qëllimin e tyre. Ata kanë ndjekur të gjitha lëvizjet e 41-vjeçarit dhe kanë pritur momentin e duhur, për të bërë atentatin. Para vrasjes, autorët dyshohet se kanë financuar një fushatë denigruese ndaj Lamajt, duke shpërndarë disa fletushka në Tiranë. Madje ata kanë takuar vajzën e 41-vjeçarit, në shkollën ku ajo studionte në Tiranë, për t’i dorëzuar fletushkat, të cilat flisnin ashpër për babanë e saj.

    Pas këtij incidenti, Lamaj vendosi që të largonte vajzën nga shtëpia. Prej disa muajsh e mbante të strehuar tek të afërmit. Gjithashtu, fletushkat kanë shkuar edhe tek nëna e të ndjerit, e cila, sapo i ka lexuar, ka ndier shqetësime. Si pasojë e kësaj ka shkuar në spital në gjendje të rëndë. Që prej muajit tetor 2012, e deri më 24 shkurt të këtij viti, atentatorët kishin thurur një plan të detajuar, duke vëzhguar të gjitha lëvizjet e 41-vjeçarit. Ata kanë qenë të vendosur në objektivin e tyre, për të ekzekutuar Lamajn, një “premtim” që ia kishin bërë muaj më parë. Mbrëmjen e së dielës, 41-vjeçari ka qenë i shoqëruar për disa momente me persona të ndryshëm. Sapo ka zbritur nga banesa, është ndarë me të motrën. Vrasësit e kanë pritur. Më pas, ai ka shkuar tek lokali, ku ka biseduar me kamerierin e lokalit, pasi një makinë e zezë i kishte bllokuar mjetin e tij personal. Ka qenë kamerieri ai që i liroi rrugën dhe pasi u përshëndetën me njëri-tjetrin, i riu është futur në lokal. Edhe në këtë moment, ekzekutorët nuk kanë vepruar, por kanë pritur largimin e tij. Pas një minute, Dritan Lamaj ka qëndruar i vetëm në mjetin e tij, duke folur në telefon. Në këtë moment, ekzekutorët i janë vërsulur, duke qëlluar me breshëri kallashnikovi.

    Mësohet se autorët, përveç kërcënimeve me jetë të familjarëve të Dritan Lamjat, kanë vijuar me presionet e tyre. Në mënyrë të pandërprerë kanë zhvilluar protesta, pranë Komisariatit nr.6, duke kërkuar largimin e tij, për dhunën që kishte ushtruar ndaj sipërmarrësve të universitetit privat. Njëkohësisht, 41-vjeçari ka pasur konflikte politike në zgjedhjet lokale të vitit 2011.

    S.Muça

    Shqip

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •