Close
Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 162
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    HAHAHH si ve faj te shkretit ,a mbahet ky emer i shemtuar arab hahah ,shihne cfare muslimani eshte ,ka PREFERUAR emrin KINEZ para emrit arabo-musliman te cilin ia vune prinderit e tij musliman per te cilin identitet eshte "krenar"
    te bej nje saktesim te vogel per epitetin KIM, nuk eshte Kinez por Koreano Verior.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #142
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    HAHAHH si ve faj te shkretit ,a mbahet ky emer i shemtuar arab hahah ,shihne cfare muslimani eshte ,ka PREFERUAR emrin KINEZ para emrit arabo-musliman te cilin ia vune prinderit e tij musliman per te cilin identitet eshte "krenar"
    Ajo qe duhet thene eshte e verteta !...askujt nuk i intereson akrobacirat dhe metamorfozat me emrin e tij.Pasi ka kryer shkollen e mesme te maqedonet (me lart nuk ka shkuar ne studime),me siguri ju ka dashur nje ndryshim qe te duket i pranueshem nga rrethi sllav.Pune kompleksesh,kaq !
    Kim Mehmeti ne fillim dhe deri vone ka shkruar vetem ne Maqedonishte,por me vendosmiren e disa intelektualeve shqiptar nga Maqedonija (ne rradhe te pare nga Dr.Ali Aliu) dhe disa te tjereve nga Kosova mezi e kane bindur qe te filloje te shkruaj ne shqip dhe te kthehet ne kulturen e kombit qe i takon.Per hire te vertetes eshte orator i mire dhe shkrimtar i talentuar,dhe kjo duhet respektuar.POR...

    Ai eshte nje koketues i madh,prej organizateve te huaja,politikes dhe forcave tjera religjioze ketu ne Maqedoni...Ja,ne keto kohera ka oferten e islamikeve religjioz te Shkupit dhe Maqedonise qe te luaj rolin e nje zedhenesi apo ti artikuloj me intelektualisht qendrimet e ketyre rretheve ! Keta deshtuan qe ti perfaqesoj ky personi ,qe mbanin shpresa - Ramadan Ramadani(poshte foto):

    ....Tani mbajne shpresa te ky >

    Per fillim ia botuan nje liber, "Shkupi" (Logos-A) ! Te shohim a do notoj ne ujera te tilla !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga pejani34 Lexo Postimin
    Normal Qe Islami e ka shpetu gjuhen, dhe traditat, mi pas ndigu krishter , sot i kishim pas varresat e perbashkata me grek e shkije, vllezer te fes., ku edhe skenderi e ka prej ardhjen
    Pejani 34,qenke i ri more djal(i ri ne intelekt,po peshojshe si ndonje kalli gruri qe mbahet i drejt e nuk ka asnje kolerr)...
    Fjaline e pare qe e gjeta per ty u bazova ne ate foton tende qe kishe Kosoven me nje xhamij ecila pushonte ne flamurin e"fenerbahqes"hhah...
    Edhe ne ate fjaline atje posht na kishe treguar se ishe antishkja,anti grek,anti rus etj,porse"kishe harruar"te shtosh fjalin anti turk(ndoshta do ta komletoje fjaline me mire,verejtja ime).Si do qe te jete,kam nje petje per tyo a nuk thote kurani_Bibla(qe perputhen shume),se asnje flete dushku nuk bije pa thene Zoti???!!!.E nga kjo fjali del te kuptohet se Zoti i ka krijuar edhe Greket,edhe Serbet,edhe Ruset etj.Dhe se Fundi i Perandorise osmane gjithashti erdhi nga vullneti i Zotit,ne rastese perqendrohemi tek shkrimet e librave fetare.Prandaj,me vetedije te plote them(bazuar ne fjaline tende se ti qenke kundrejt Zotit dhe vullnetit te ti....Mendjelehtesija jote,verehet qart(ndoshta edhe shpreheni ashtu vetem sa per te gjuajtur nje guri ne uje),qe pastaj te shohesh mentalitetet tjera,por sidoqoft jeni ne rruge te gabuar gjithesesi...

    E sa per ate fjaline se i kishim varrezat me grek e me shkije,duhet te mesosh se ishin osmanet qe e ndan e e perqan popullin tone deri ne masen qe varrezat tona sot te jene te ndara pothuajse ne t gjitha vendet ku ka Shqiptar.Ne varrezat tuaja sot gjene edhe goran,edhe ashkali,edhe musliman boshnjak,e nuk gjen Arberor Katolik ose Arberor Ortodoks me to.Mandej,tek fotoja e juaj pash Xhamine mbi themelet e Kosoves,me nje flamur te"fenerbahqes"gje qe jeni apsulut gabim,sepse perpa se te vijne osmanet(mandej fal qenreses Arberore edhe deri vone) ne token e pergjakur Dardane,kishim Kisha e Manastire te lashta,te cilat na identifikonin me Europen,gje qe nuk mund ta konssistoj asnjeri(perpoos jush)qe qenkeni asimiluar ne teresi,gje qe eshte pune per juve,porse nuk u lejon kush qe te neperkembeni TOKEN E SHENJT ARBERORE,perderisa te kete RBERORE....
    E sa per kimin,kam mendimin se eshte vegel e haxhi qumil've dhe se eshte munduar ti qet"helm"kohes sone,porse kete helm ka per ta pire vete,ngase nuk jane kohet osmanike kur jerezit nuk dinin shkrim lexim...

  4. #144
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Letër vllaut tim Kim Mehmetit

    Emri:  Capture4.png

Shikime: 419

Madhësia:  37.7 KB
    Visar K Berisha

    E di se keto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qendrime mbi ate që ti ke thënë apo ke dashur të thuash. Herë të vrullshme, herë rragatëse ishin, i pashë. Ke pezm, e marr me mend! Por, për fjalën e thënë ia vlen një liri, thot shkronjëtari. A ia vlejti për ty, Kim? Për fatin tënd e tonin, jo! Aq më pak do t`ia vlej nëse pranon viktimën brenda teje, njeriut të lirë kjo nuk i rri mbi n`ballë!

    Gjithsesi.

    Në fillimet e shekullit të kaluar, kur po bëhej garë mes idealistësh se kush e do vendin më shumë, Fishta i patë drejtuar Hil Mosit një letër, duke e nisur “Gabove Hilë…”, krejt kjo pse Hili kishte ra në kurthën e të bërit mirë duke vepruar shtrembër. Deshta ta huazoj këtë titull për këtë letër, por mbasi as unë e as tij s`jemi Fishtë e Hilë, refuzova të dehëm nga ajo kupë që ma ofroj yshtja!

    Pse duhet t`i them dy-tri fjalë edhe pse nuk njihemi? Se nuk më lë rehat ai mbiemri i përdorun (edhe nga ti në apologjinë tënde) për identitetin tonë të përbashkët; shqiptaria (shqiptarizma), e në të cilin si ti edhe unë jemi të dashuruar!

    Shikuar prej atij brumi që unë jam formuar, shqiptarinë (`izmen) e kam kapërthyer në mendjen time si konsensusin e arritur nga unë e ti për ato që i quajmë vlera identitare, tuat e t`mijat, prej të cilave ushqehemi, të cilat i ushqejmë e për të cilat jemi marr vesh e me vdekë, po t`jetë nevoja. Sepse pa to ti dhe unë ma nuk jemi as ti as unë e me to të dy jemi ma shumë se ti e unë! Krejt mendoj se kështu janë krijuar edhe kombe ma t`mëdha po edhe ma të vogla se ky i yni, mbi konsensusin (t`pa negociushëm) për të përfaqësuar të përbashktën.

    Pra, na jemi pajtuar me 1908 për gjuhen tonë, ballë-oxhakun e shqiptarisë (`izmës); Na po ashtu jemi pajtuar, fal Rilindjes, se Gjergj Kastrioti i quajtun Skënderbe, është diga që mban historinë tonë pa u shformësuar; Me gjasë, krejt e kemi pranuar se tradicioni jonë sekular, përbën themelet e kulturës sonë, këtë na e tregon eposi ynë, kanga jonë… e kështu me radhë jemi pajtuar për shumë gjëra tjera; Në fund jemi pajtuar edhe për rrugën se ka t`shkojmë tash e tutje. E kemi pranuar paqësisht se Europa është shtrati i kombit tonë.

    Pasi krejt këtyre ua kemi dhanë formën (duke quajtur shqiptarizëm), kemi vendosur ta dërgojmë në shkollat tona, atje ku fëmijët tanë do ushqehen me to, për unitetin e kombit. Dhe kemi bërë mirë, sepse, siç thotë mendimtari francez Xavier Darcos, kombi pa shkollën s`mund të jetojë, për shkak se e dyta është vendi ku mësohet unitetit i të parës: ajo çfarë kemi të përbashkët, ajo çka duam të bëjmë të përbashkët! Pra, me një fjalë, shqiptarinë (`izmen) sot duhet ta ruajë si orakull jetëdhënës, shkolla jonë.

    Por, ti, në apologjinë tënde, merreshe me atë se kush e ka ruajtur nukleusin e shqiptarizmës deri sa ai ishte nën shiun e heshtave anmike. M’u duk (e zemra më dhimti kur e pashë) se kishte një lajthitje logjike në trajtesën tënde sa i përket këtij argumenti. Pse? Praktikat historike kanë treguar, por edhe sociologjia e komunitetit dëshmon një gjë të tillë, se diferentja mbetet e tillë si vlerë identirare e komuniteti veç nëse arrin të ndërtojë një refuzim përmbajtësor ndaj supremacisë. Por kurrsesi, siç del nga konstatimi yt, se supremacia (asimiluese për nga natyra si çdo supremaci tjetër vlerash) ka mbajtur në gjirin e vet të pa prekur identitetin tonë. Aq më tepër nese kjo supremaci është integraliste, pra asimiluese, unipolare, antipluraliste, siç ishte në rastin tonë. Jo unë, por metodat shkencore na e zbulojnë këtë fakt.

    E ndryshmja jeton, zhvillohet dhe bërtet vetëm në përballje opozitare, ashtu siç edhe ka ndodhur zaten me ne si popull. Herë me gjysmë zëri, herë thekshëm, por asnjëherë pa dëshirën për t’u identifikuar. Shqiptaria (`izmi) nuk ka banuar diku, por ajo është zhvilluar te dikush! Historia e thotë, jo unë. Shqiptaria (`izmi) jeton sot falë amplifikimeve të herë pas hershme që figura të ndrituna a lëvizje të rëndësishme i kanë bërë. Netët historike nuk na kanë bërë nder, ato veç sa na kanë trullosur.

    Në anën tjeter shumica e elementeve integrale të shqiptarisë (`izmës) ishin atëherë e mbesin sot e gjithë ditën liridashëse, kulturalisht (shpirtnisht), politikisht… (Skënderbeu, flamuri, etja jonë europiane… deri edhe gjuha, Kim). E si do rrinte ky zjarr kaq i gjallë afër kënetës integraliste?!

    Ky zjarr, Kim, mbeti në zemrat e disa iluministëve të cilët iu bënë strehë e rujtën në gjirin e vet duke i dhënë jetë atij zjarri nga jeta e vet. Pak ishin ata, shumë pak, tjerët bënin veç numër. Dikush shkroi një formulë pagëzimi diku, dikush ndërtoi një Çetë… pat edhe bejte, dikur vonë erdh edhe Milosao, e kështu fija u ngjit.

    Në vazhdën e kësaj.

    Konstatimi juaj apologjik kishte një shembull, më sa unë pashë, mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetuar) afër teje, Kim; komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ishe përthelluar në faktin se ata nuk janë më!

    Pse u zhdukën? Për veç disa faktorëve tjerë jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kulturore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rriten brenda trupit shqiptar dhe shqiptarët e islamizuar krijuan një subpopullacion kulturor, ortodoksët të vetin, katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qëndroi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vetveten. Pse kështu, sepse kishin dy disfavore, e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prodhonin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, politikisht, fizikisht… Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëruan kurrë plotësisht nga hamendja; herë çon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna Perendimi), herë nostalgjia për Babën (kur duhmat e Lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët, tashmë kishin harruar të zgjoheshin.

    Njëjtë u ndodhi, ashtu si shqiptarëve ortodoksë e katolikë të tu Kim, edhe shqiptarve të islamizuar, në Pazar të Ri, Rashkë, Tutin, Tivar… Për fatin e tyre të keq nuk hëngrën të njëjtën manë shpirtërore çfarë hëngrën shqiptarët në Shkodër e Korçë. A ruajtën gjë nga shqiptarizma ata, asnjë gjë!



    Krejt këtë nuk e thash që t`i bijë vijë asaj që ti shpreh, por të nxisë ty e veten për të reflektuar mbi një goditje të re që shqiptarizma jote dhe imja po pëson sot nga nostalgjikë, mohues e lloj-lloj haxhiqamilësh me flamurin e Babës nxjerrun nga pluhuri i harresës, apo internacionalist shumëngjyrësh që prodhojnë e shuajnë kombe brenda ditës. A thua ku e ka fillin ky vet asimilim i ri, Kim i dashtun? Në mosngjitjen e shqiptarizmës në petkun e huazuar, veshur rishtazi, apo në entropinë shoqnore të trashëguar nga një strukturë mendimi (ndërgjegje) mohuese; mohues një herë mohues gjithëherë?!

    Për fund, por jo për të fundit herë! Kombin tonë e mbajtën gjallë vlerat e mbikohshme, të cilat u kultivuan tek-tuk, prej dikujt, por të cilat shërbyen si ilaç për të shëruar tërë kombin!



    U mundova mos ta shtoj dhimbjen e këtyre ditëve, vlla i dashur, por ta rikujtoj se më shumë se ti më dhimbset e vërteta.

    Të paça!

    http://www.mapo.al/2013/04/03/leter-...-kim-mehmetit/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #145
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    ------------------------
    ANTI : SHKA, RRUS, GREK DHE VLLEZERVE TE TYRE

  6. #146
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë


  7. #147
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    si e paska ndihmuar islami, kur shkupi u boshatis 60% nga shqiptaret, vetem se ishin muhamedane dhe i cuan ne turqi.
    si paska ndihmuar islami ne kombin shqiptare, kur ortodokset dhe katoliket e shkupit u asimiluan vetem prej prezences se islamit nder shqiptare.



    eeeeeeeeeeh, eshte MISTERIOZE kjo pune.....

    Orthodokset u ASSIMILUAN, ata pakez katolik kane ikur andej nga e kane pare me te gjajtmen, ashtu si iken muslimanet ne turqi....por goxha shume musliman ka patur dhe kane mbet aty, ose thjeshte nuk kane patur perspektive tjeter, materializem (ka edhe nje fetwa nga nje hoxhe me renome te asaj kohe qe i ka ndaluar te ikin per ne turqi) ???, ose me ndryshe, po mos te kishin qene shqiptaret "musliman" atehere ne njeren apo tjetren forme do te kisin qene me AFFINITETE me shkijet, dhe keshtu do te ishin DOMINUAR dhe me kete ASSIMILUAR, sic e ke rrastin tek shqiptaret e rekes mbi gostivar. Pra, islami ju ka ndihmuar INDIREKT, duke i shenjosur, ju ka lane SHENJE.

    SHKUPI, qyteti me i madh shqiptare gjate tere historise se re dhe te lashte, deri ne fillim te viteve te 1990-ta, ai qe na dha emrin shqipetare, SOT dominohet nga ish-sherbetoret tone.....cfare DENIMI....

    Bukur qe Samir Mane ka investuar aty (shopping mall), bukur kur dihet se Sarik Tara, multimilliarder nga turqia, eshte me rrenja shkupjane, bukur qe dy distrikte (Cair dhe Saraj) dominohen nga shqiptaret, dhe thuajse gjithekund ka shqiptare autoktone (perkunder te shkijeve qe i kane turmuar nga krejt maqedonia nga 1963 e kendej - nga modelimi i rri pas termetit), dhe bukur qe nje vip si Kim-i ngren ne opinione kete teme dhe fillon ta senzibilizojne popullin. Shkupi ka qene, eshte, dhe do te mbetet shqiptare.....kjo qe e shohim sot eshte thjeshte nje ironi e kohes.

    SHKUPI eshte trashigimi e mbare shqiptareve, populli yne e mban EMRIN e ketij qyteti !!!, pa SHKUP nuk ka shqiptari !!!, cdo shqiptare per shkupin !, per cerdhen e kultures shqiptare.


    tung
    albanish by nature

  8. #148
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Letër vllaut tim Kim Mehmetit

    Emri:  Capture4.png

Shikime: 419

Madhësia:  37.7 KB
    Visar K Berisha

    E di se keto ditë t`kanë ardhë e po të vijnë komente a qendrime mbi ate që ti ke thënë apo ke dashur të thuash. Herë të vrullshme, herë rragatëse ishin, i pashë. Ke pezm, e marr me mend! Por, për fjalën e thënë ia vlen një liri, thot shkronjëtari. A ia vlejti për ty, Kim? Për fatin tënd e tonin, jo! Aq më pak do t`ia vlej nëse pranon viktimën brenda teje, njeriut të lirë kjo nuk i rri mbi n`ballë!

    Gjithsesi.

    Në fillimet e shekullit të kaluar, kur po bëhej garë mes idealistësh se kush e do vendin më shumë, Fishta i patë drejtuar Hil Mosit një letër, duke e nisur “Gabove Hilë…”, krejt kjo pse Hili kishte ra në kurthën e të bërit mirë duke vepruar shtrembër. Deshta ta huazoj këtë titull për këtë letër, por mbasi as unë e as tij s`jemi Fishtë e Hilë, refuzova të dehëm nga ajo kupë që ma ofroj yshtja!

    Pse duhet t`i them dy-tri fjalë edhe pse nuk njihemi? Se nuk më lë rehat ai mbiemri i përdorun (edhe nga ti në apologjinë tënde) për identitetin tonë të përbashkët; shqiptaria (shqiptarizma), e në të cilin si ti edhe unë jemi të dashuruar!

    Shikuar prej atij brumi që unë jam formuar, shqiptarinë (`izmen) e kam kapërthyer në mendjen time si konsensusin e arritur nga unë e ti për ato që i quajmë vlera identitare, tuat e t`mijat, prej të cilave ushqehemi, të cilat i ushqejmë e për të cilat jemi marr vesh e me vdekë, po t`jetë nevoja. Sepse pa to ti dhe unë ma nuk jemi as ti as unë e me to të dy jemi ma shumë se ti e unë! Krejt mendoj se kështu janë krijuar edhe kombe ma t`mëdha po edhe ma të vogla se ky i yni, mbi konsensusin (t`pa negociushëm) për të përfaqësuar të përbashktën.

    Pra, na jemi pajtuar me 1908 për gjuhen tonë, ballë-oxhakun e shqiptarisë (`izmës); Na po ashtu jemi pajtuar, fal Rilindjes, se Gjergj Kastrioti i quajtun Skënderbe, është diga që mban historinë tonë pa u shformësuar; Me gjasë, krejt e kemi pranuar se tradicioni jonë sekular, përbën themelet e kulturës sonë, këtë na e tregon eposi ynë, kanga jonë… e kështu me radhë jemi pajtuar për shumë gjëra tjera; Në fund jemi pajtuar edhe për rrugën se ka t`shkojmë tash e tutje. E kemi pranuar paqësisht se Europa është shtrati i kombit tonë.

    Pasi krejt këtyre ua kemi dhanë formën (duke quajtur shqiptarizëm), kemi vendosur ta dërgojmë në shkollat tona, atje ku fëmijët tanë do ushqehen me to, për unitetin e kombit. Dhe kemi bërë mirë, sepse, siç thotë mendimtari francez Xavier Darcos, kombi pa shkollën s`mund të jetojë, për shkak se e dyta është vendi ku mësohet unitetit i të parës: ajo çfarë kemi të përbashkët, ajo çka duam të bëjmë të përbashkët! Pra, me një fjalë, shqiptarinë (`izmen) sot duhet ta ruajë si orakull jetëdhënës, shkolla jonë.

    Por, ti, në apologjinë tënde, merreshe me atë se kush e ka ruajtur nukleusin e shqiptarizmës deri sa ai ishte nën shiun e heshtave anmike. M’u duk (e zemra më dhimti kur e pashë) se kishte një lajthitje logjike në trajtesën tënde sa i përket këtij argumenti. Pse? Praktikat historike kanë treguar, por edhe sociologjia e komunitetit dëshmon një gjë të tillë, se diferentja mbetet e tillë si vlerë identirare e komuniteti veç nëse arrin të ndërtojë një refuzim përmbajtësor ndaj supremacisë. Por kurrsesi, siç del nga konstatimi yt, se supremacia (asimiluese për nga natyra si çdo supremaci tjetër vlerash) ka mbajtur në gjirin e vet të pa prekur identitetin tonë. Aq më tepër nese kjo supremaci është integraliste, pra asimiluese, unipolare, antipluraliste, siç ishte në rastin tonë. Jo unë, por metodat shkencore na e zbulojnë këtë fakt.

    E ndryshmja jeton, zhvillohet dhe bërtet vetëm në përballje opozitare, ashtu siç edhe ka ndodhur zaten me ne si popull. Herë me gjysmë zëri, herë thekshëm, por asnjëherë pa dëshirën për t’u identifikuar. Shqiptaria (`izmi) nuk ka banuar diku, por ajo është zhvilluar te dikush! Historia e thotë, jo unë. Shqiptaria (`izmi) jeton sot falë amplifikimeve të herë pas hershme që figura të ndrituna a lëvizje të rëndësishme i kanë bërë. Netët historike nuk na kanë bërë nder, ato veç sa na kanë trullosur.

    Në anën tjeter shumica e elementeve integrale të shqiptarisë (`izmës) ishin atëherë e mbesin sot e gjithë ditën liridashëse, kulturalisht (shpirtnisht), politikisht… (Skënderbeu, flamuri, etja jonë europiane… deri edhe gjuha, Kim). E si do rrinte ky zjarr kaq i gjallë afër kënetës integraliste?!

    Ky zjarr, Kim, mbeti në zemrat e disa iluministëve të cilët iu bënë strehë e rujtën në gjirin e vet duke i dhënë jetë atij zjarri nga jeta e vet. Pak ishin ata, shumë pak, tjerët bënin veç numër. Dikush shkroi një formulë pagëzimi diku, dikush ndërtoi një Çetë… pat edhe bejte, dikur vonë erdh edhe Milosao, e kështu fija u ngjit.

    Në vazhdën e kësaj.

    Konstatimi juaj apologjik kishte një shembull, më sa unë pashë, mbi dy (sub)komunitete që jetojnë (kanë jetuar) afër teje, Kim; komuniteti ortodoks dhe ai katolik shqiptar. Ishe përthelluar në faktin se ata nuk janë më!

    Pse u zhdukën? Për veç disa faktorëve tjerë jo pa relevancë, ata morën goditjen e fundit kur struktura kulturore shqiptare u ça në atë regjion. Kur diferencat identitare u rriten brenda trupit shqiptar dhe shqiptarët e islamizuar krijuan një subpopullacion kulturor, ortodoksët të vetin, katolikët po ashtu. Asnjëri prej tyre nuk i qëndroi supremacive kulturore (osmane a sllave) që rrinin si shtëllungë tymi mbi trojet e tyre: i pari i mohoi të dytët dhe të tretët, e këta të fundit mohuan vetveten. Pse kështu, sepse kishin dy disfavore, e para, ishin pak në numër dhe integralizmi nuk i kishte lënë të prodhonin elita vetjake, pra ushqim shpirtëror; dhe e dyta gjendeshin në periferi të kombit, kulturalisht, politikisht, fizikisht… Kur terri integralist shkoi në theqafje, të parët nuk u shëruan kurrë plotësisht nga hamendja; herë çon krye te ta shkaba dykrenshe (kur fryejnë erna Perendimi), herë nostalgjia për Babën (kur duhmat e Lindjes vijnë deri te ta). Të dytët dhe të tretët, tashmë kishin harruar të zgjoheshin.

    Njëjtë u ndodhi, ashtu si shqiptarëve ortodoksë e katolikë të tu Kim, edhe shqiptarve të islamizuar, në Pazar të Ri, Rashkë, Tutin, Tivar… Për fatin e tyre të keq nuk hëngrën të njëjtën manë shpirtërore çfarë hëngrën shqiptarët në Shkodër e Korçë. A ruajtën gjë nga shqiptarizma ata, asnjë gjë!



    Krejt këtë nuk e thash që t`i bijë vijë asaj që ti shpreh, por të nxisë ty e veten për të reflektuar mbi një goditje të re që shqiptarizma jote dhe imja po pëson sot nga nostalgjikë, mohues e lloj-lloj haxhiqamilësh me flamurin e Babës nxjerrun nga pluhuri i harresës, apo internacionalist shumëngjyrësh që prodhojnë e shuajnë kombe brenda ditës. A thua ku e ka fillin ky vet asimilim i ri, Kim i dashtun? Në mosngjitjen e shqiptarizmës në petkun e huazuar, veshur rishtazi, apo në entropinë shoqnore të trashëguar nga një strukturë mendimi (ndërgjegje) mohuese; mohues një herë mohues gjithëherë?!

    Për fund, por jo për të fundit herë! Kombin tonë e mbajtën gjallë vlerat e mbikohshme, të cilat u kultivuan tek-tuk, prej dikujt, por të cilat shërbyen si ilaç për të shëruar tërë kombin!



    U mundova mos ta shtoj dhimbjen e këtyre ditëve, vlla i dashur, por ta rikujtoj se më shumë se ti më dhimbset e vërteta.

    Të paça!

    http://www.mapo.al/2013/04/03/leter-...-kim-mehmetit/
    ........hajde dru me pre ©......

    E mrekullueshme te shihet, se si mundohet e perdhunuara ta argumentoje "virgjerine" e saje ......

    Oooooooooooooo milet, ISLAMI nuk eshte epitet etnie......nese Kim-i thot se "i ka mbrojt" shqiptaret, atehere kuptohet se duke ju lane SHENJEN dalluese nga shkijet, i ka lane natyrisht ne dore te dyte, nuk ka lane aman hapesire perputhjeje qe ta ushtroje populli shkavell DOMINIMIN dhe me kete ASSIMILIMIN.....shqiptaret me falimentimin e perandorise osmane kane qene thjeshte MASE FALIMENTIMI dhe ne "pazar".....gjithe rilindja jone eshte fokuzuar rreth ndertimit te umbrelles mbrojtese (si tek anijet kozmike te holivudit) ku e kane futur popullin tone shqiptare pa dallim feje, qe se paku mos te keqperdoren affinitetet me "popujt" kojshi tonet ne dem tonin. Nga copetimi i jashtem nuk na kane mbrojt sepse nuk ka patur asnje ARME dhe VEGEL (ashtu edhe na ndane ne pese shtete), aman nga i brendeshmi PO....dhe jane pikerisht kesisoj dilbera si ki VELLAU i Kim-it, qe nga dembelizmi intelektual lundrojne neper ujera qe nuk ja u njohin thellesine....ne fakt mbi keneta ku lahen bretkosat.....apo si ju thojn ne shkenishte, aty ku lahen "zhabat".....pffffffffffff mjer ki popull me kesisoj sharlatana.....kuptohet se aty ku ka qorra ai me nje sy e mban vehten per mbinatyrore....pa fije personaliteti, pa fije pergjegjesie, pa fije edukate, pa fije kulture......intelektuale te klases se trete, tamam ashtu si edhe pasqyrohena ne cfaredo rrangi nderkombetare, nder te FUNDIT......


    tung
    albanish by nature

  9. #149
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Nuh Musa Lexo Postimin
    ........hajde dru me pre ©......

    E mrekullueshme te shihet, se si mundohet e perdhunuara ta argumentoje "virgjerine" e saje ......

    Oooooooooooooo milet,
    Oooooooooooo Tunxh!!Fol shqip!!
    ISLAMI nuk eshte epitet etnie......nese Kim-i thot se "i ka mbrojt" shqiptaret, atehere kuptohet se duke ju lane SHENJEN dalluese nga shkijet, i ka lane natyrisht ne dore te dyte, nuk ka lane aman hapesire perputhjeje qe ta ushtroje populli shkavell DOMINIMIN dhe me kete ASSIMILIMIN.....
    Ooooooooooo Tunxh!! Po boshnjaket a nuk jane "shkije", mer turk delenxhi??!!Ne ç'menyre u la shenje Islami boshnjakeve??!!A nuk jane popull shkavell boshnjaket qe "ushtrojne" Islamin??!! Nese Qimi thote ate qe thote, e thote per krimbat !!
    shqiptaret me falimentimin e perandorise osmane kane qene thjeshte MASE FALIMENTIMI dhe ne "pazar".....
    Mos Tunxh!! Po a nuk kishin Islamin qe po i mbronte??!!Djalosh, a nuk je ne gjendje te mbrosh dy here te njejten gje??!!
    gjithe rilindja jone eshte fokuzuar rreth ndertimit te umbrelles mbrojtese (si tek anijet kozmike te holivudit) ku e kane futur popullin tone shqiptare pa dallim feje, qe se paku mos te keqperdoren affinitetet me "popujt" kojshi tonet ne dem tonin.
    Djalosh!! Perpara duhet te dish se ç'do te thote Rilindje!! A je ne gjendje te na shpjegosh se çfare do te rilindte ne gjirin e Kombit arberor??!
    Nga copetimi i jashtem nuk na kane mbrojt sepse nuk ka patur asnje ARME dhe VEGEL (ashtu edhe na ndane ne pese shtete), aman nga i brendeshmi PO
    Ore inxhenjeri i kuluvallahut!! Ishte pikerisht perandoria jote e dashur qe i ndau shqiptaret si zogjte e korbit, qe nga koha e Gjergjt e deri kur i doli shpirti; po te mos ishte per Italine dhe Austrohungarine, sot as Shqiperi s'do te kishim!! More vesh ti adhurues i sulltaneve, mora thuaj!!
    ....dhe jane pikerisht kesisoj dilbera si ki VELLAU i Kim-it, qe nga dembelizmi intelektual lundrojne neper ujera qe nuk ja u njohin thellesine....ne fakt mbi keneta ku lahen bretkosat.....apo si ju thojn ne shkenishte, aty ku lahen "zhabat".....
    Krimbat jane eksperte ne pune kenetash e bretkosash!! Ne fakt, duhet te fshihen prej bretkosave ne keneten shpirterore qe kane lene osmanet!!
    Po ti nga na dole kaq trim, Tunxh?!
    pffffffffffff mjer ki popull me kesisoj sharlatana.....
    Mos e ngri kaq shume veten, Tunxh; ti je shume me i poshter....
    kuptohet se aty ku ka qorra ai me nje sy e mban vehten per mbinatyrore....pa fije personaliteti, pa fije pergjegjesie, pa fije edukate, pa fije kulture......intelektuale te klases se trete, tamam ashtu si edhe pasqyrohena ne cfaredo rrangi nderkombetare, nder te FUNDIT......
    Nje pershkrim i perkryer vetes, Tunxh, me ndryshimin e vogel se eshte qorri qe po flet!!
    Jarigas

  10. #150

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Ne udhepershkrimin e resulullahut,midis tjerash thuhet se islami ngriti lart popullin arab,te cilet parsislamit ishin te percare dhe gati te asimiluar.Kur perqafuan islamin,menjiher u bene kom dominues nga oqeani indian e deri ne atlanti.
    I njejti proces ndodhi me turqit,ne moment kur pranuan islamin,bene nji imperi shum te madhe.
    Per fat te mir edhe shqiptaret per here te pare pasi pranuan islamin,u bene zoterues te tere ballkanit,prej Beogradi e deri ne Atine.Kjo ndodhi ne momente kritike kur ishte afer shfarosjes sllave,dhe fale islamit dhe natalitetit te madh,shqiptaret mbijetuan te gjitha gjenocidet sllave pas terheqjes se turqve,gjenocid te cilit nuk do tti rrezostonte asnji shtet i shpifur sllav.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

Faqja 15 prej 17 FillimFillim ... 51314151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •