Close
Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 162
  1. #41

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Sipas historise se juaj te rreme doni me nxjerr se shqiptaret para se te vjen turku,paskan qen ne ekspanzion dhe jo ne tkurrje,pra gati ka qen te bjen atina,sofija,beogradi bile kan dash tja mesyn azise se vogel...kurse sllavet na paskan qene ne tkurrje duke u kthy ne karpate,kurse historia po thote se sllavet qysh ne shekullin e fundit vl,vetem se e kan populluar tere ballkanin deri ne fund te greqise dhe kaluan bosforin,dhe te mos flasim per kohen e bizantit ..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    *

    Tipa interesante (lexo:idiota me licence) jeni ju.
    Gjithe ato komente qe s'mund te quhen komente por reaksione islamofobike. Pra, reaksionet i bejne njerezit reaksionare. Kurse nga reaksionaret dihet se cfare mund te pritet: asgje e mire.
    Kim Mehmeti e tha kete:
    “Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.
    Pra, matematikisht. Me matematike i dha shifrat e orthodhokseve shqiptare qe u asimiluan ne maqedone, shifrat e muslimaneve qe shkuan ne Turqi dhe u asimiluan ne turq dhe shifrat e katolikeve qe iken ne Kroaci e u asimiluan ne Kroate.
    Interesant kjo matematika, a?
    Ama askujt s'i rane ne sy shifrat tjera. As fjale tjera nuk kuptuan dot, pos fjales "islamizem" dhe, ja, u paraqiten banalistat e forumit si ne kor.
    E perse nuk i rane askujt ne sy shifrat tjera?
    Sepse, pos fjales 'islamizem' nuk kane lexuar asgje nga artikulli. E lere me ta kene degjuar prononcimin e Kim Mehmetit gjat nje ore se cfare ka thene (mes tjerash). Te mos e permendim fare ate se ndonjeri nga keta banalista e "filozofe" ta kete lexuar dhe librin "Shkupi".

    Jeni bere njerez per gjynah, me te vertete.

    Dhe me te vertete kishte pasur shume te drejte ai qe kishte thene (Fishta, nese nuk gaboj): "Armiku me i madh i shqiptarit eshte shqiptari" (toke me ket shipecin shemale te Kumnoves)

    *
    klipp&klar

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Dhe si pasoje e "privilegjeve" qe kishim nen P.O dhe marrjen e islamit ne ishim te fundit qe arritem te hapnin Universitetin ,edhe maqedonet sllave arriten 10 vite para nesh te hapnin UNiversitetin e Shkupi.Per me teper edhe sot ende vujame pasojat ,fakt ,sot jemi me te varferit e Ballkanit ,nuk arrijme te prodhojme gati se asgje dhe si pasoje Serbise i japim miliona duke blere prodhimet e tyre ,Maqedonise gjithashtu i japim miliona ne vit per sherbime shendetesore pasi ne ende nuk kemi arrit te kemi shendetesine e nivelit te saj,si pasoje e shkollimit te vonshem .Dhe krejt keto te "mira" i kemi nga "dashuria" e cuditshme e "vellezreve " tane musliman nga Turqia te cilet nuk lejonin qe te hapnim shkolla ,se pse e ben .. ne "nuk" e dime ,me "rendesi" eshte qe na dhane islamin ,kjo mjafton per disa shqiptare qe vetem shqiptare nuk meritojne te quhen.
    Ane moj e nderuar,kogja SHPAT ishe prej gjuhe,une nuk jam ne kompetenca te PERENDIS dhe te di si kishin me pasuare ngjarjet po qe se SULLTAN kishte dashtur PERENDIA ta emronte ate.
    Tregimet e mija nuk lidhen me SERIALIN por dikur moti kam lexuare nje historian emri i te cilit ishte HAMER me duket GJERMAN per nga kombesia,ku ka shkruajture vepren e famshme NGRITJA DHE RENJA E PERANDORIS OSMANE,me duket nese nuk gaboj krejte jeten e vet ja ka kushtuare kesaje vepre madheshtore,ku ai kur shkruan per PRINCIN me origjine SHQIPETARE ate e trajtone si PESONALITET I JASHTEZAKONSHEM I KOHES si per nga intelegjenca,dituria dhe DASHURIA ndaj NENEN se tije.
    Pra kjo eshte histori e gjate,por ne pika te shkurta sigurishte qe ishte ndryshuare HISTORIA E EVROPES,po te ishte ai PERANDOR,kurse interesi yne kombetare sigurishte qe kishte ndryshuare ,sepse SHQIPETRET dine te bejne mrekullina si dikur moti HEROI YNE KOMBETRE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU.
    TURQIT sigurishte e kan pasur gjelozine e tyre ndaj popullit SHQIPETARE,ndaj gjenit siq thot MARIN BARDHECI gjakut HEAKID,pasardhesit e EPIROTVE TE LASHTE pra nga PIRROJA dhe ALEKSANDRI I MADHE,pra ket gjen jane munduar ta pervetsojne per vehte,dhe neve te na detyrojne ta harrojme kete gjen dhe ta zavencojne me nje emer tjeter pra TURK,duke ja lene kohes dhe koha pastaj te bene te veten,qe te dyshojme per te kaluaren tone te moqme.
    Pra kemi mbeture te fundit,kurse ngjarjet e medhaja te vjetit 1878 e zgjojne POPULLIN SHQIPETARE nga gjumi i ARIUT,ne nje mjerim shume te madhe,gati 99% ANALFABETA te HUNIT dhe te KONOPIT,ata skan dite tjetre vetem te punojne ARAT dhe te shkojne ne Faltore te luten PERENDIS ARABISHT duke mos e diture kuptimin e lutjeve pasi ato lutje nuk kane qene ne gjuhen e tyre AMTARE,dhe detyrohen ta leshojne NISHIN dhe ket vilajet pasi nuk kane qene te pregaditur per lufte,Perandoria Osmane ka qen e detyruar ti mbroje,por ajo nuk i mbrojti por ju dha TOKAT TONA FQINJEVE TANE duke lene pasoja te paparashikueshme per te ardhmen e perbashket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 26-03-2013 më 05:39

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Ane moj e nderuar,kogja SHPAT ishe prej gjuhe,une nuk jam ne kompetenca te PERENDIS dhe te di si kishin me pasuare ngjarjet po qe se SULLTAN kishte dashtur PERENDIA ta emronte ate.
    Tregimet e mija nuk lidhen me SERIALIN por dikur moti kam lexuare nje historian emri i te cilit ishte HAMER me duket GJERMAN per nga kombesia,ku ka shkruajture vepren e famshme NGRITJA DHE RENJA E PERANDORIS OSMANE,me duket nese nuk gaboj krejte jeten e vet ja ka kushtuare kesaje vepre madheshtore,ku ai kur shkruan per PRINCIN me origjine SHQIPETARE ate e trajtone si PESONALITET I JASHTEZAKONSHEM I KOHES si per nga intelegjenca,dituria dhe DASHURIA ndaj NENEN se tije.
    Pra kjo eshte histori e gjate,por ne pika te shkurta sigurishte qe ishte ndryshuare HISTORIA E EVROPES,po te ishte ai PERANDOR,kurse interesi yne kombetare sigurishte qe kishte ndryshuare ,sepse SHQIPETRET dine te bejne mrekullina si dikur moti HEROI YNE KOMBETRE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU.
    TURQIT sigurishte e kan pasur gjelozine e tyre ndaj popullit SHQIPETARE,ndaj gjenit siq thot MARIN BARDHECI gjakut HEAKID,pasardhesit e EPIROTVE TE LASHTE pra nga PIRROJA dhe ALEKSANDRI I MADHE,pra ket gjen jane munduar ta pervetsojne per vehte,dhe neve te na detyrojne ta harrojme kete gjen dhe ta zavencojne me nje emer tjeter pra TURK,duke ja lene kohes dhe koha pastaj te bene te veten,qe te dyshojme per te kaluaren tone te moqme.
    Nuk besoj se veziret shqiptare qe i sherbyen P.O nuk donin nenat dhe baballaret e tyre ,ata sigurisht qe i donin ,ajo nuk diskutohet ,ketu diskutohet se cka ben ata per shqiptaret?
    Pse ata nuk ben asgje per popullin e tyre ?

  5. #45
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Duan ta "kryqëzojn" ekstremistët Kim Mehmetin !
    Budallain thon mos e pyet, se te tregon vet !

    Buzhalla dhe Kancelari Don Budalla !! /Kopja e Hitlerit ne versionin : Trullan !

  6. #46
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Askush nuk guxon ta paramendon Shqiperin me mazhoranc te krishtere !
    Askush nuk guxon ta paramendon Kosoven me mazhoranc te krishtere !

    Sepse pasojat do te ishin katastrofale per Kombin Shqiptar qe mbeshtetet mbi supet e muslimanëve shqiptar !

    Pra, mir qe i kemi minoritetet religjioze, por vetem si minoritete dhe asnjehere si mazhoranc ! Ky eshte pejzazhi religjioz me te cilin krenohemi.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anëtarësuar
    02-08-2008
    Postime
    251

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    LIDER I DASHUR KIM
    26 Mars 2013 12:04, Nga Berat Buzhala

    E kam një përshtypje se niveli me banal i cinizmit është kur ai sillet rreth keqshqiptimit të qëllimshëm të emrave dhe mbiemrave. Vazhdimisht qeshi me këtë formë të cinizmit, por jo për arsyet që mendon ai që i dallashit emrat apo mbiemrat. Qesha dje edhe me Kim Mehmetin, i cili në një prononcim për portalin Telegraf, ku kishte deklaruar se nuk dëshiron të merret me "buzhalla e budalla". Si pikë e parë mbiemri im i dashur Kim dhe ju të tjerët nuk është Buzhalla, por Buzhala.

    Përndryshe në Shqipëri edhe më tutje ekziston fshati Buzhalë, prej nga paraardhësit e mi ishin zhvendosur për në Kosovë këtu e 125 vjet. Kurse Buzhalë, thuhet se rrjedh nga lumi Shalë, që rrjedh afër fshatit. Pra fshati gjendet Buzë Shalës. Dhe rëndom, siç ndodh me shumë emërtime që ndryshojnë trajtë nëpër shekuj, kështu ka ndodhur edhe me Buzë Shalën dhe sot njihet si Buzhalë. E logjikshme apo jo Kim. Besoj shumë se ka më shumë logjikë, sidomos kur bëhet fjalë për fjalorin e gjuhës shqipe, se sa mbiemri yt? Apo jo? Edhe pse unë nuk tallem me mbiemrin tënd. Nëse dëshiron flasim dhe tallemi edhe për emrat që i mbajmë ne të dy? Po të ishte për ta zhvilluar cinizmin rreth emrit tënd, atëherë këtu ekziston një terren i gjerë për ta bërë këtë. Pikë.

    Tash rreth temës. I dashur Kim, e urrej të flas publikisht për Zotin dhe për Religjionin. E ti me gjasë, e paske për dëshirë të merresh me tema të tilla. Hera e fundit kur kam shkruar për këtë gjë, ka qenë një prononcim i bërë në një kishë të Kosovës, prej Kancelarit të Kishës Katolike, Don Shan Zefi, i cili kishte thënë diçka si "po të mos kishin qenë katolikët e Kosovës nuk do të kishte pavarësi të Kosovës". Atëkohë kam qenë Kryeredaktor i Gazetës Express dhe ia pata kushtuar, siç thoshim ne "një dysh" Don Shanit. Kjo "një dysh" kishte mbetur prej faqes dy të gazetës, ku i botonim komentet. Nëse je kurioz për përmbajtjen e komentit mund ta gjesh në faqen e Gazetës Express. Nëse dështon ta gjej të njëjtin, por prapë nëse je kurioz, atëherë më shkruaj në berat.buzhala@gmail.com.

    E, tash disa fjalë rreth teje Lider i Dashur Kim, e që tash pa dëshirën time - por kjo gjë nuk më pengon aspak - duke e pasur si aleat pikërisht Don Shanin:

    Të pashë përmes mediave, duke e promovuar librin, i shoqëruar edhe nga Sovjeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Diçka tregonit se si shqiptarinë në atë pjesë e ka ruajtur islamizimi i shqiptarëve. Nuk është që nuk të kam konsideruar kohë pas kohe si analist serioz - nuk e di a të bën kjo të ndihesh më mirë - por të them të drejtën vetë ideja e nxjerrjes së një libri të tillë - pra nga një analist serioz! – më bën të t'i heq ca prej gradave që t'i pata vënë, në nxitim e sipër. M’u rrëqeth trupi vetëm kur më shkoi mendja te familja e Nënë Terezës. Shqiptarët dhe bota do të kishin ngelur pa një Nobeliste sikur kombi shqiptar të ishte 'forcuar' edhe cazë, me konvertimin e familjes Bojaxhiu në fenë islame. M'u kujtua edhe Kongresi i Manastirit dhe lufta e civilizimeve që kishte ndodhur brenda atij kongresi. Një pyetje Lider i Dashur Kim: A do të ishte forcuar kombi shqiptar edhe më shumë sikur në atë Kongres të kishte fituar ideja që alfabeti aktual të kishte qenë arab, siç ka ekzistuar ideja? Jam i bindur, sipas standardeve tua, që po. Do të ishim të vetmit në këtë pjesë të rajonit që do ta përdornim atë alfabet. Madje, pak me vonë do të na fusnin një thikë pas shpine, duke e përvetësuar alfabetin latin. Kurse, ne, definitivisht do të dalloheshim prej të gjithë fqinjëve.

    Pra, Lider i Dashur Kim, unë nuk po them se ti parcialisht edhe mund të kesh ndonjë të drejtë. Ndoshta ndonjë familje ka shpëtuar pa u sllavizuar duke u konvertuar ne islamizëm. Mirëpo, fotografia që ke zgjedhur ta prezantosh në studimin tënd është shumë e ngushtë dhe tepër selektive sa për të arritur në këso përfundimesh provokative dhe përçarëse.

    Sipas kësaj logjike – përjashtuese për religjionet tjera – atëherë një studiues tjetër do të dalë e të thotë se sikur të mos kishte qenë kleri katolik në Kongresin e Manastirit, sot e kësaj dite ne do të ishim duke shkruar prej anës së djathtë drejt të majtës. Sipas kësaj logjike, Lider i Dashur Kim, atëherë kleri katolik do të duhej të mos pushonte së thururi lavde Ipeshkvit Pjetër Bogdani, Ate Shtjefen Gjeqovit, Atë Pjetër Budit dhe një armate të tërë etërish që me shekuj kishin luftuar për ta mbajtur të ndezur flaken e shqiptarisë, në një kohë kur Perandoria Otomane e kishte eklipsuar secilën qelizë Perëndimore në këto troje?

    Lider i dashur Kim, po vëllezërit ortodoksë shqiptarë çka do të duhej të thoshin? Të thotë gjë emri Naum Panajot Veqilharxhi? Babai i Rilindjes Kombëtare? Njeriu që e shkroi Abetaren e parë në gjuhen shqipe, Kim?

    Problemi yt Kim është se e ke logjiken e mbrapshtë. Ti flet për ruajtjen e disa qindra mijëra shqiptarëve nga feja Islame, e nuk na flet se sa mijëra të tjerë u asimiluan pikërisht nga ky religjion. U asimiluan edhe shumë të tjerë nga grekët, e pas nja 500 vjetësh jetë në një shtet të huaj po asimilohen edhe shumë të tjerë në Itali. Pra, nuk është punë religjioni, o Kim, është punë historie…

    Kurse, krejt në fund, unë asnjë problem nuk e kam me ty, i dashur Kim. Sepse ti tek e fundja je një individ krejtësisht periferik - mund të jesh diku edhe i paguar, që është e drejtë e jotja. Problemin e kam me përfaqësuesit e popullit që të qëndronin për karshi. Ata, me gjasë, duke filluar nga Shoku Glauk, dhe Lideri tjetër i Dashur Albin – që po të qëndronte në krahun tënd të djathtë - e kanë vendosur të fusin dorën në kashtë. Do të provojnë, ndoshta, ta nxjerrin vetëm një, por do të dalin pesë a gjashtë.

    Nuk ka qenë në traditën tonë politike kosovare – përjashto disa parti margjinale – që religjionin dhe efektet e tij t'i fusin në diskursin politik. Prej kësaj teme vetëm të mira nuk do të shohim. Kurse ti Kim - tash po e përdori logjiken tënde - je vetëm një qime në këtë problem. Kurse ti Kim – nëse ky është emri yt i vërtetë - je vetëm një karrem që po përdoret.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Nuk besoj se veziret shqiptare qe i sherbyen P.O nuk donin nenat dhe baballaret e tyre ,ata sigurisht qe i donin ,ajo nuk diskutohet ,ketu diskutohet se cka ben ata per shqiptaret?
    Pse ata nuk ben asgje per popullin e tyre ?
    Ane nuk mujna me thene krejtesisht se ata nuk bene asgje per popullin Shqipetare,ata kan pasur prona dhe tituje te ndryshem,ata ishine edhe te privilegjuar,pasi ndryshuane fene dikush nga deshira e dikush nga zullumi,ata e ruajten gjuhen SHQIPE ,te cilen e flasim ne sote ,ruane BASHKOMBASIT TJER,por edhe FQINJET TAN ,por fati historik nuk dashti te jet ne anen tone,gjithqka ndryshoj pas vitit 1553,rasti i dyte per shqipetret ishte edhe viti 1689 kure AUSTRIA ne kontra ofenzive depertoi deri ne SHKUP,dhe koha e PASHALLUQEVE te medha,mos uniteti dhe gjelozia ne mes te shqipetareve qe sot e kesaj dite ndihet ishte perzgjedhja e jone e MALLKUAR...,taman si EBRENJET,ne bote jane shume te zote,kurse nuk munden te rahatohen ne vendin e tyre...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 26-03-2013 më 09:40

  9. #49
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Berat buzhaLLa s'din as shqip te shkruan, dhe mundohet te ben "debat" me Kim Mehmetin !

    Budalla behet i mencur kur e pranon se eshte buzhalla !

  10. #50
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kim Mehmeti: Islami e ka shpëtuar shqiptarinë

    Po deshtet te lexoni pakez...
    http://www.gazetakritika.net/Forumi/?itemid=2836

    Sikur Turqia të na kishte dashtë më pak nuk do të kishim sot vetëm 10-15 milionë shqiptarë më pak, që sot ndodhen në Turqi, por nuk do të na mungonin as edhe ata shqiptarë që ikën në Perëndim, nuk do të kishte ikur inteligjenca dhe ajka e shoqërisë. Nuk do të ishte ndërprerë zhvillimi. Nuk ka rëndësi se çfarë feje do të predominonte. Edhe islamizmi do të ishte futur natyrshëm dhe jo me dhunë. Edhe nga kjo fe, përsëri shqiptarët do të përkrahnin bektashizmin si më tolerante. A do të vazhdonin përsëri konfliktet ndërmjet vetë të krishterëve katolikë dhe ortodoksë? Sigurisht që po, se vazhdon kokëfortësia e jugut shqiptar dhe krenaria e veriut shqiptar. Por nëse arvanitët nuk do të ishin larguar nga vendi i tyre mbase do të kishin ditur t’i tregonin edhe vendin kishës ortodokse të kapur nga predikues jo shqiptarë, sikurse ndodhi në Perëndim. Mbase shqiptarëve do t’u duheshin kaq shekuj, pushtim, privacione, humbjesh për të kuptuar se ishte përçarja e tyre që solli këtë katastrofë Ballkanike dhe shqiptare. Sigurisht nëse nuk do të kishte ndodhur kjo nuk do të kishim pasur edhe Greqi, Maqedoni, e shumë organizime të tjera të Ballkanit, sllavët dihet se ku do e kishin kufirin, mjafton të kujtosh peshën e shqiptarëve në histori për t’i dhënë shpjegim këtij fakti.
    Tekstin ne tersi tek linku ne krye.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 5 prej 17 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •