Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-02-2013 më 19:44
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-02-2013 më 19:45
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-02-2013 më 19:46
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Gezuar 14 vjetorin e clirimit dhe 5 vjetorin e pavaresise popullit te Kosoves!
Ne dite te tilla, ne kremtojme lirine tone si popull. Po, eshte e vertete qe Kosova ka kaluar e po kalon shume sfida e problem. Po, eshte e vertete qe populli i Kosoves eshte zhgenjyer ndjeshem me klasen e vete politike dhe pushtetaret e vete ne keto 5 vjet. Por kjo nuk duhet te na shtyje te humbim besimin dhe shpresen tek nje e ardhme me e mire per Kosoven. Cdo popull ne fillimet e rruges se tij te shtetformimit asnjehere nuk e ka patur te lehte. Por kjo nuk duhet te na pezmatoje qe te humbasim shpresen tek nje Kosove shtet i pavarur, nje Kosove shtet demokratik, nje Kosove e respektuar e integruar si ne Ballkan edhe ne familjen evropiane.
Ne kete dite ne duhet te kujtojme brezat para nesh, sakrificat e tyre, vuajtjet e tyre, ne menyre qe te mund te mesojme te vleresojme sic duhet lirine dhe paqen qe ky brez shqiptaresh ne Kosove gezon prej 2 dekadash tashme. Brezat para nesh, e enderronin kete dite. Ne e jetojme kete dite. Mos e harroni kete gje pasi kjo do t'iu beje te kuptoni se sa te bekuar jeni si brez te jetoni ne kete epoke e ne kete Kosove te pavarur. Ne kete dite ne tregojme edhe mirenjohjen e popujve qe na erdhen ne ndihme ne oren me te veshtire te historise. Mirenjohje qe duhet ta tregojme ne nje respekt e bashkepunim ne rritje si me NATO, BE dhe SHBA. Prej 14 vjetesh NATO eshte duke siguruar paqen dhe sigurine e Kosoves, dhe per kete te gjithe duhet te jemi mirenjohes. Prej 14 vjetesh OKB, BE, SHBA jane impenjuar ne procesin shtetformues ne Kosove si ne asnje vend tjeter te botes. Ka plot provinca e krahina ne bote qe jane ne pozita te ngjashme me Kosoven, por qe nuk kane marre vemendjen dhe mbeshtetjen nderkombetare sic e mori Kosova. Mos e harroni kete gje pasi nuk do te kishim as nje Kosove te lire, as nje Kosove ne paqe, e as nje Kosove te pavarur pa ndihmen e mbeshtetjen konkrete te popujve partnere qe na kane ndihmuar ne cdo hap te ketij procesi.
Ne te njejten kohe, nuk duhet te tregohemi naive: Kosova perballet me sfida te medha. Dy sfidat me te medha te Kosoves jane sfida qe presin vete popullin e institucionet e Kosoves t'iu japin zgjidhje: korrupsioni dhe kriminaliteti ne Kosove eshte ne nivele shume te larta. Pushtetaret u pelqen ta luftojne kriminalitetin dhe korrupsionin me fjale, por nga ana tjeter ata vete direkt apo indirekt jane te inkriminuar ne keto afera kriminale e te jashteligjshme. Kjo eshte e papranueshme per popullin e Kosoves pasi po mban peng jo vetem procesin shtetformues ne Kosove, po mban peng edhe procesin e integrimit evropian te Kosoves: liberalizimin e vizave dhe pranimin me te drejta te plota ne BE. Sfida tjeter e madhe e Kosoves eshte nje sfide e jashtme, arritja e nje mareveshje miqesie me fqinjin verior qe garanton sigurine dhe paqen ne Kosove. Populli i Kosoves meriton jo vetem lirine por edhe paqen. Paqja dhe siguria e Kosoves nuk duhet te ndihet e kercenuar nga vala e rradhes se nacionalizmit serb. Ashtu si stabiliteti i Kosoves do te jete gjithmone i kercenuar nga ndikimi i Serbise mbi minoritetin serb ne Kosove qe deri me sot nuk eshte integruar sa duhet ne jeten e vendit por sfidon autoritetin e institucioneve te Kosoves. Dialogu i ndermjetesuar nga partneret tane (SHBA + BE) ka filluar, dhe le te shpresojme se do te arrihet nje mareveshje ku edhe Serbia e kupton qe mbajtja peng e te ardhmes se Kosoves, mban peng vete integrimin e Serbise ne BE.
Ata qe nuk njohin e respektojne pavaresine e Kosoves nuk jane vetem te huaj, jane edhe zera nacionalistesh shqiptare. Degjoj e lexoj shpesh ne faqet e gazetave, ne ekranet e televizioneve, ne faqet e ketij forumi qe flasin per "Shqiperine e Madhe" apo "Shqiperine e Bashkuar" apo "Shqiperine Natyrale". Fjale qe tingellojne bukur apo jo? Por ato fjale fshehin nje ogur te keq per popullin e Kosoves. Te gjithe ata qe shprehen ne kete menyre jo vetem qe kane humbur besimin ne nje Kosove te pavarur, por minojne ekzistences e nje Kosove te pavarur. Me pak fjale ata jane duke thene: "Nuk na duhet nje Kosove e pavarur e demokratike, na duhet nje Shqiperi e Bashkuar!" Mos bini pre e ketyre provokimeve te sponsorizuara nga interesa te huaja e te erreta qe nuk duan te shohin dy shtete shqiptare demokratike ne Ballkan, nuk duan te shohin shqiptaret te integruar ne Evrope. Keta zera jane ata qe duan ti mbajne peng te ardhmen e shqiptareve, keta jane ata qe nuk duan qe shqiptaret te ecin perpara por mbrapa. Keta jane ata qe perdorin thirrje nacionaliste te shekullit te kaluar si nje menyre per te shkaterruar te gjitha arritjet e shqiptareve si faktor ne Ballkan ne keto 100 vjetet e fundit.
Une nuk e kam humbur besimin tek Kosova dhe populli i Kosoves. Optimizmi dhe besimi im tek Kosova buron nga fakti se pasuria me e madhe e Kosoves jane rinia e Kosoves. Sot ne Kosove ka 14 vjecare qe nuk kane jetuar nje dite te vetme te jetes se tyre nen diktature apo ne lufte. Keta jane brezi i ri i lirise e paqes ne Kosove. Keta jane arsyeja perse gjithe keto sakrifica e pune behet ne Kosove. E gjitha behet per ta. Qe ata dhe femijet e tyre te mos digjen nga flaket e luftes; qe ata e femijet e tyre te arrijne potencialin e tyre te plote njerezor qe nuk e pengon e frenon asgje. Shpresh brezat e vjeter ne Shqiperi e ne Kosove nuk e kuptojne kete gje pasi ata nuk u linden e rriten ne kohe paqeje, u linden e rriten ne kohe lufte. Dhe kjo ka lene pasojat e veta ne mentalitetin e tyre. Keshilla ime per gjithe popullin e Kosoves eshte: kush shikoni politikane te korruptuar ne majat e pushtetit ne Kosove, mos pranoni status-quo por kandidoni ne zgjedhje. Kosova nuk duhet te mbahet peng nga politikane te korruptuar e inkriminuar e te paafte per te zgjidhur problemet e Kosoves. Kur shikoni korrupsion e akte kriminale ne shoqerine tuaj, mos heshtni por ngrini zerin tuaj ne media e ne shoqeri, pasi krimi e korrupsioni jane sfida e kohes sone. Keto te dyja mbajne peng nje jete me te mire per 2 milion shqiptare ne Kosove. Dhe mos lejoni sharlatanet e tellallet e paguar qe t'iu mashtrojne nen petkun e nacionalizmit te shekullit te kaluar. Bashkimi i shqiptareve nuk ka per te ardhur as me lufte e as me fjale, ka per te ardhur me pune. Dhe nje Kosove e pavarur me nje shtet demokratik te konsoliduar qe zgjidh hallet e popullit te Kosoves dhe integrohet ne familjen evropiane, eshte investimi me i madh kombetar per bashkimin e shqiptareve. Nga ana tjeter, deshtimi i pavaresise se Kosoves, do te ishte goditja me e madhe qe aspiratat tona kombetare si popull do te merrnin.
Po ju le me fjalet e nje prej rilindasve tane, Naim Frasherit, qe i shkruajti keto fjale me shume se 100 vjet me pare: "Pune pune nate e dite, qe te shohim pakez drite!" Le te punojme te gjithe se bashku qe Kosova te jete jo vetem e lire por edhe ne paqe, edhe e zhvilluar e integruar ne familjen evropiane.
Albo
"Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"
GËZUAR 5 VJETORIN E PAVARËSISË KOSOVË!
28 Nëntor 1912, Isa Boletini gjunjëzohet të puth flamurin në Vlorë. 17 Shkurt 2008, nipat dhe mbesat e Ismail Qemalit gjunjëzohen te puthin ëndrrën e Isës. BAC, U KRY!
Sa më shpejt të gjithë shqiptarët të bashkuar në një shtet!
***
Jeta JOVO ndryshoj dhe shekulli i tmerit u bitis
ska mo shajkaqe ne kry, tash ne kry ka vetem PLIS
ska mo shkije palidhje, ska mo dragana te zi
tash ka vetem "Kosove Jovadine", ska mo metohi
ska mo pare me njemije, zero ska dinare
ska mo shkina me mustaqe qe dilshin ne pazar
ska mo raci, ska tzi qe rrehshin cigarxhi
ska mo belaxhi qe ishin te lidht me polici.
Ti shpreson qe krejt shkijet prap kan mu kthy,
mundet mu kthy na njo qe eshte i q*m n'kry
JOVO t'kom thon nihere e pot thom prap
me bo mu kthy ne Kosove, kryte nbyth ta shti
ska mo bashkim vllaznim, ska mo jugosllavi
tash jeto si qen ne nji kamp diku nserbi
ha konzerva te qenve bashk me cetnikt e tu
qe ni here ne jete t'vet jon la e jon rru
jeta JOVO ndryshoi, ska mo jugopllastike
ska mo kthim per juve, mshoj vule edhe pike.
Ska mo me dal ne pazar mi mshef paret nbokserica
tash ka vetem Dardane, ska mo kamenica
ne emerrtime rrugore shkije mo nuk ka
tash eshte rruga e UÇK-ës, sosht mo Jna.
JOVO, Vuk Karagjiqin moti na e kena vjerr,
Rada Trajkoviqin secili ne Unmik e mjel.
F*CK YOU JOVO!
Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 17-02-2013 më 22:26
Ishte 24 mars 1999 ca minuta pas orës 20.00. "Do i biem" tha Solana....Xhimi Shia u duk më vonë...!
thote laguna..
un o lagun.. xhim shin degjova.. e u gëzova..
po ska rendsi.. se.. ata .. si solan si xhim shi..
bac klintoni u ka pri..
e u dha at mundesi..
me i than ato fjal me madheshti..
pra 24 mars 99 u kthy rrota historis..
per mbaresi te shqiptaris..
tash po e shenoj ne kalendar..
qe kte dit ta festoj si dit te par..
po e quaj dit e Natos..
dhe kombinon me fjalen ..lindje..
thx..
Albo,
1) Kosova ende nuk eshte cliruar e tera. Shqiptaret ne pjesen Veriore te Kosoves, e vecmas ne pjesen veriore te qytetit te ndare te Mitrovices, ende edhe sot e 14 vjet nuk e gezojne dhe nuk ndjejne lirine dhe clirimin e Kosoves. Ende edhe sot e 5 vjet te shpalljes se Pavaresise nuk e ndjejne Pavaresine dhe Shtetesine e Kosoves.
2) Ndonese pas perfundimit te luftes se fundit ne Kosoves ne Qershor te vitit 1999, Ushtria Clirimtare e Kosoves natyrisht me ndihmen edhe te miqeve tane nderkombetare ne rradhe te pare SHBA-ve, dhe vendeve tjera mike nga BE-ja, kemi shkeputur Kosoven nga Serbia, por per fat te keq ende nuk e kemi larguar Serbine nga Kosova. Serbine brenda Kosoves e kemi ne Veri ku atje i ka te instaluara strukturat e saja ilegale e kriminele. Ndersa ne enklavat tjera ku jane shumice serbe komuna e Parteshit (ish katund e komunes se Gjilanit), Gracanica (ish pjese e Prishtines), Shterpce, Brezovice, si dhe ne objektet fetare ortodokse, shteti serb i ka te instaluara strukturat e saja paralele. Pra Albo, edhe pse kemi shkeputur Kosoven nga Serbia - por ende nuk kemi arritur ta largojme Serbine nga Kosova.
3) Edhe pse Shqiptaret jane shumice absolute ne Kosove, ku e perbejne rreth 92% te popullates. Me Pakon e Ahtisarit me shume te drejta kane minoritetet, e sidomos minoriteti Serb. Me kete Pako te Ahtisarit minoritetit serb jane dhuruar (falur) 10 Ulse ne Parlamentin e Kosoves, plus te tjera ulse te cilat i marrin gjate zgjedhjeve, e ku me pastaj perafersisht do i ken afro 17-20 ulse. Keta deputet serb ne Parlamentin e Kosoves jane pikerisht nga strukturat paralele te shtetit serb ne Kosove. Ne Gracanice e cila ishte pjese e Prishtines gjer para vitit 2008, valvon Flamuri shteteror i Serbise, as ai i Kosoves e mos te flasim per Flamurin Kombetar te Shqiptareve, gjithashtu te njejten situate e kemi edhe neper komunat tjera me serbe e te cilat jane krijuar me Pakon e Ahtisarit. Me Pakon e Ahtisarit, asnje ligj qe do ishte ne Interes te Kosoves dhe qytetareve te saje, e sidomos shumices Shqiptare, nuk mund te kaloj pa mirtatimin e shumices se pakices serbe ne parlament. E vetmja gje pozitive nga Pakoja e Ahtisarit per Kosoven dhe Shqiptaret ishte termi REPUBLIK, por tani me nuk e kemi as kete, sepse me bisedime te vazhdueshme dhe pa kushte me Serbine, e kemi humbur edhe kete term - keshtu qe tani e kemi FUSNOTEN me YLL.
4) Kemi nje Qeveri, kemi nje Pushtet e pushtetar te cilet ne krye te vendit, te cilet timonin e Kosoves e kane marr me vjedhje masive fabrikante te votave te qytetareve. Kemi nej Qeveri ku ministrta e zyrtare te larte akuzohen per korrupcion, per skandale te shumta dhe krim te organizuar, dhe asnje nga zyrtare te larte jo vetem qe nuk japin pergjegjesi per keto skandale, por ende vazhdojne te qendrojne ne pushtet edhe ate me injorance karshi popullit. Pikerisht kjo Qeveri te Kosoves, e posaqerisht ky Kryeminister i Kosoves, ende qendrojne ne Pushtet - vetem permes rruges se Bisedimeve me Serbine dhe leshimeve pe ne den te interesave shteterore e Kombetare te Kosoves dhe Shqiptareve. E sa i perket zhvillimeve perbenda Kosoves, kjo Qeveri ka deshtuar qe te krijoj nje shtet normal e funksional ku te gjithe do ishin te barabarte para drejtesise dhe ligjit. Ne Kosove ne vend se te punesohen individ me merite dhe adekuat per poste te ndryshme, ne Kosove edhe pas 5 vjet te Pavaresise se saj, kemi punesim familjar e nepotizem. Vet Kryministri i Kosoves ne vende kyce ka te punesuar vllezerit e tije dhe familjaret e argate tjere. Me kete Qeveri, me kete Kryeminister, me kete politike te tanishme asnjehere nuk do mund te hecim para, por vetem prapa siq edhe ne fakt po behet.
Natyrisht se nuk duhet humbur besimi, dhe se gjithnje duhet te jemi optimist, por me kete Qeveri e cila dita - dites vetem skandale te shumta ka, ku tani edhe liberalizimi i vizave eshte shtyre per nje kohe te gjate e te pa caktuar, shume veshtir qe te behet dic ne drejtim te duhur.
Nje gje duhet te kuptuar mire, se Pavaresia dhe Sovraniteti i Plote i nje Shteti do thote edhe e drejta per REFERENDUM. Ne mund te flasim tere diten e tere naten, se Kosova eshte Shtet i Pavarur dhe Sovran. Por realiteti eshte krejtesisht i kunder me kete luzion tendin dhe te tjereve. Kosova ende nuk eshte e Pavarur dhe Sovrane, dhe asnjehere nuk do jete, gjer sa shumica absolute Shqiptare te kene te drejten per REFERENDUM dhe VETEVENDOSJE, te gjitha te tjerat jane vetem status quo dhe asgje tjeter.
Sa i perket Nacionalizmit te Shqiptareve, mendoj se per fat te keq Shqiptaret jane i vetmi popull qe nuk eshte nacionalist, dhe per kete arsye jemi ketu ku jemi, jemi te ndare keshtu siq jemi, si dhe fqinjte tane armike ende kane orekse per teritore tona keshtu siq kane.
Kosova per fate te keq nuk eshte e Shqiptareve te cilet jetojne aty, e asnjehere nuk do behet, gjer sa Kosova te behet edhe e Shqiptareve te Shqiperise.
Liri dhe Pavaresi te vertete asnjehere nuk do kete per Shqiptaret e Shqiperise, gjer sa kete liri dhe pavaresi te vertete nuk do e kene edhe Shqiptaret ne Kosove, Iliride, Lugine te Presheves, Malesi te Madhe e Cameri.
Kurse ti i nedruari Albo, mund te thuash cfardo qe mendon, por realiteti eshte i tille, se pa nacionalizem te mirefillte, pa bashkim kombetar, gjithnje e gjithmone do mbesim keshtu e ketu ku jemi!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ja edhe nje "a-rritje" kolosale ne "Republiken Autonome Katunare te Thaci&Bros."
Në Kosovë shtatëfishohen grupet kriminale që merren me drogë
Prishtinë, 18 shkurt – Grupet kriminale, të cilat merren me trafikim, kultivim e shitje të lëndëve narkotike janë shtatëfishuar në Kosovë. Të dhënat e Policisë së Kosovës (PK) bëjnë të ditur se gjatë vitit që shkoi janë identifikuar 58 grupe të tilla, përderisa në vitin paraprak ishin vetëm shtatë sosh.
...
http://www.koha.net/?page=1,13,135428![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-02-2013 më 06:11
Gezuar kosovaaaaaaaaaaa
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Me te vertet eshte per te ardhur keq gjendja e shqipetarve ne pjesen veriore te Mitrovices,kam pasut ne trajnim per specialista te daljeve(Grup i elektricistave qe duhet te aftesohen ne kyqje,qkyqje,kontrollimin e njehsorve elektik te konsumatorve te cilet bejne hargjime ne rrjeten komerciale),shpesh benin gabime ne lidhje te Njehsorve elektrik.dhe u shkaktojshin krizma per shkak te gabimeve ne lidhje te telave,aty e pajsha se qka do te thote te jetohet ne ankthe,dhe pasiguri,
Gjithashtu kam pasure edhe grupe te Serbeve nga ajo ane,me ka ba pershtypje interesimi i tyre per njohuri,ne lemejte e teknikes se re,si dhe manipulimi i tyre nga politikanet e tyre,dhe paknaqesia e jetes se tyre per shkak te varferis .
Si njera pale ashtu edhe tjetra me halle dhe me derte,me shpres se dote behet mire,por nje eshte e vertete,se hendeku i ndasise eshte i madhe,dhe sigurishte eshte nje gjendje e papranueshme per te gjithe,si do te zgjidhet situata nvaret nga politikanet,por mje eshte e sigurte ,sa kam mundur me vrejt te dyja palet kuptohet eshte per te ardhur keq.
Ndryshuar për herë të fundit nga Fehmikaciu : 18-02-2013 më 15:11
Krijoni Kontakt