
Postuar më parë nga
Albo
Gezuar 14 vjetorin e clirimit dhe 5 vjetorin e pavaresise popullit te Kosoves!
Ne dite te tilla, ne kremtojme lirine tone si popull. Po, eshte e vertete qe Kosova ka kaluar e po kalon shume sfida e problem. Po, eshte e vertete qe populli i Kosoves eshte zhgenjyer ndjeshem me klasen e vete politike dhe pushtetaret e vete ne keto 5 vjet. Por kjo nuk duhet te na shtyje te humbim besimin dhe shpresen tek nje e ardhme me e mire per Kosoven. Cdo popull ne fillimet e rruges se tij te shtetformimit asnjehere nuk e ka patur te lehte. Por kjo nuk duhet te na pezmatoje qe te humbasim shpresen tek nje Kosove shtet i pavarur, nje Kosove shtet demokratik, nje Kosove e respektuar e integruar si ne Ballkan edhe ne familjen evropiane.
Ne kete dite ne duhet te kujtojme brezat para nesh, sakrificat e tyre, vuajtjet e tyre, ne menyre qe te mund te mesojme te vleresojme sic duhet lirine dhe paqen qe ky brez shqiptaresh ne Kosove gezon prej 2 dekadash tashme. Brezat para nesh, e enderronin kete dite. Ne e jetojme kete dite. Mos e harroni kete gje pasi kjo do t'iu beje te kuptoni se sa te bekuar jeni si brez te jetoni ne kete epoke e ne kete Kosove te pavarur. Ne kete dite ne tregojme edhe mirenjohjen e popujve qe na erdhen ne ndihme ne oren me te veshtire te historise. Mirenjohje qe duhet ta tregojme ne nje respekt e bashkepunim ne rritje si me NATO, BE dhe SHBA. Prej 14 vjetesh NATO eshte duke siguruar paqen dhe sigurine e Kosoves, dhe per kete te gjithe duhet te jemi mirenjohes. Prej 14 vjetesh OKB, BE, SHBA jane impenjuar ne procesin shtetformues ne Kosove si ne asnje vend tjeter te botes. Ka plot provinca e krahina ne bote qe jane ne pozita te ngjashme me Kosoven, por qe nuk kane marre vemendjen dhe mbeshtetjen nderkombetare sic e mori Kosova. Mos e harroni kete gje pasi nuk do te kishim as nje Kosove te lire, as nje Kosove ne paqe, e as nje Kosove te pavarur pa ndihmen e mbeshtetjen konkrete te popujve partnere qe na kane ndihmuar ne cdo hap te ketij procesi.
Ne te njejten kohe, nuk duhet te tregohemi naive: Kosova perballet me sfida te medha. Dy sfidat me te medha te Kosoves jane sfida qe presin vete popullin e institucionet e Kosoves t'iu japin zgjidhje: korrupsioni dhe kriminaliteti ne Kosove eshte ne nivele shume te larta. Pushtetaret u pelqen ta luftojne kriminalitetin dhe korrupsionin me fjale, por nga ana tjeter ata vete direkt apo indirekt jane te inkriminuar ne keto afera kriminale e te jashteligjshme. Kjo eshte e papranueshme per popullin e Kosoves pasi po mban peng jo vetem procesin shtetformues ne Kosove, po mban peng edhe procesin e integrimit evropian te Kosoves: liberalizimin e vizave dhe pranimin me te drejta te plota ne BE. Sfida tjeter e madhe e Kosoves eshte nje sfide e jashtme, arritja e nje mareveshje miqesie me fqinjin verior qe garanton sigurine dhe paqen ne Kosove. Populli i Kosoves meriton jo vetem lirine por edhe paqen. Paqja dhe siguria e Kosoves nuk duhet te ndihet e kercenuar nga vala e rradhes se nacionalizmit serb. Ashtu si stabiliteti i Kosoves do te jete gjithmone i kercenuar nga ndikimi i Serbise mbi minoritetin serb ne Kosove qe deri me sot nuk eshte integruar sa duhet ne jeten e vendit por sfidon autoritetin e institucioneve te Kosoves. Dialogu i ndermjetesuar nga partneret tane (SHBA + BE) ka filluar, dhe le te shpresojme se do te arrihet nje mareveshje ku edhe Serbia e kupton qe mbajtja peng e te ardhmes se Kosoves, mban peng vete integrimin e Serbise ne BE.
Ata qe nuk njohin e respektojne pavaresine e Kosoves nuk jane vetem te huaj, jane edhe zera nacionalistesh shqiptare. Degjoj e lexoj shpesh ne faqet e gazetave, ne ekranet e televizioneve, ne faqet e ketij forumi qe flasin per "Shqiperine e Madhe" apo "Shqiperine e Bashkuar" apo "Shqiperine Natyrale". Fjale qe tingellojne bukur apo jo? Por ato fjale fshehin nje ogur te keq per popullin e Kosoves. Te gjithe ata qe shprehen ne kete menyre jo vetem qe kane humbur besimin ne nje Kosove te pavarur, por minojne ekzistences e nje Kosove te pavarur. Me pak fjale ata jane duke thene: "Nuk na duhet nje Kosove e pavarur e demokratike, na duhet nje Shqiperi e Bashkuar!" Mos bini pre e ketyre provokimeve te sponsorizuara nga interesa te huaja e te erreta qe nuk duan te shohin dy shtete shqiptare demokratike ne Ballkan, nuk duan te shohin shqiptaret te integruar ne Evrope. Keta zera jane ata qe duan ti mbajne peng te ardhmen e shqiptareve, keta jane ata qe nuk duan qe shqiptaret te ecin perpara por mbrapa. Keta jane ata qe perdorin thirrje nacionaliste te shekullit te kaluar si nje menyre per te shkaterruar te gjitha arritjet e shqiptareve si faktor ne Ballkan ne keto 100 vjetet e fundit.
Une nuk e kam humbur besimin tek Kosova dhe populli i Kosoves. Optimizmi dhe besimi im tek Kosova buron nga fakti se pasuria me e madhe e Kosoves jane rinia e Kosoves. Sot ne Kosove ka 14 vjecare qe nuk kane jetuar nje dite te vetme te jetes se tyre nen diktature apo ne lufte. Keta jane brezi i ri i lirise e paqes ne Kosove. Keta jane arsyeja perse gjithe keto sakrifica e pune behet ne Kosove. E gjitha behet per ta. Qe ata dhe femijet e tyre te mos digjen nga flaket e luftes; qe ata e femijet e tyre te arrijne potencialin e tyre te plote njerezor qe nuk e pengon e frenon asgje. Shpresh brezat e vjeter ne Shqiperi e ne Kosove nuk e kuptojne kete gje pasi ata nuk u linden e rriten ne kohe paqeje, u linden e rriten ne kohe lufte. Dhe kjo ka lene pasojat e veta ne mentalitetin e tyre. Keshilla ime per gjithe popullin e Kosoves eshte: kush shikoni politikane te korruptuar ne majat e pushtetit ne Kosove, mos pranoni status-quo por kandidoni ne zgjedhje. Kosova nuk duhet te mbahet peng nga politikane te korruptuar e inkriminuar e te paafte per te zgjidhur problemet e Kosoves. Kur shikoni korrupsion e akte kriminale ne shoqerine tuaj, mos heshtni por ngrini zerin tuaj ne media e ne shoqeri, pasi krimi e korrupsioni jane sfida e kohes sone. Keto te dyja mbajne peng nje jete me te mire per 2 milion shqiptare ne Kosove. Dhe mos lejoni sharlatanet e tellallet e paguar qe t'iu mashtrojne nen petkun e nacionalizmit te shekullit te kaluar. Bashkimi i shqiptareve nuk ka per te ardhur as me lufte e as me fjale, ka per te ardhur me pune. Dhe nje Kosove e pavarur me nje shtet demokratik te konsoliduar qe zgjidh hallet e popullit te Kosoves dhe integrohet ne familjen evropiane, eshte investimi me i madh kombetar per bashkimin e shqiptareve. Nga ana tjeter, deshtimi i pavaresise se Kosoves, do te ishte goditja me e madhe qe aspiratat tona kombetare si popull do te merrnin.
Po ju le me fjalet e nje prej rilindasve tane, Naim Frasherit, qe i shkruajti keto fjale me shume se 100 vjet me pare: "Pune pune nate e dite, qe te shohim pakez drite!" Le te punojme te gjithe se bashku qe Kosova te jete jo vetem e lire por edhe ne paqe, edhe e zhvilluar e integruar ne familjen evropiane.
Albo
Krijoni Kontakt