"Argument" i paqendrueshem...
Nuk ishte i domosdoshem paramendimi per ta denuar pjesetarin e policise, te gardes apo ndonje organi tjeter per vrasje.
Mjafton moskujdesi i duhur dhe mosperfillja e urdherave dhe rregullave gjate perdorimit te armes. Madje edhe perfillja ekzakte e urdherave dhe rregullave qe jane rezultat i ligjeve dhe rregullave te pavlefshme apo interpretimeve perkatese, gje qe zakonsisht ndodhe ne sisteme diktatoriale, autoritare, jo demokratike..., nuk te liron plotesisht dhe pergjithmone nga pergjegjesi juridike per vrasjen e njerezve te pafajshem etj.
Pavaresisht shpekulimeve tua lidhur me arsyet e Prokurorise apo Ina Rama, e zgjedhur edhe nga Sali Berisha ne krye te Prokurorise, hetim i vrasjeve domosdoshmerisht do te duhej te kishte prioritet absolut dhe te ishte i ndare nga hetimi eventual kunder organizatoreve te protestes per dhunen e ushtruar nga nje pjese e protestuesve.Insistimi i prokurorise se Ina Rames per tu fokusuar vetem ne hetimin e gardisteve dhe jo te organizatoreve dhe njerezve me precedente penale qe po ushtronin dhune per ore te tera ndaj policeve dhe nje institucioni demokratik ne vend, deshmon se vete Prokuroria ishte nen kontrollin dhe komanden e njerezve te opozites. Kjo nderhyrje e Prokurorise se Ina Rames kish per qellim qe te largonte pergjegjesine e vemendjen e publikut nga organizatoret e dhunes, duke perdorur alibine e "viktimave" dhe "gardisteve gjakatare".
Ketu nuk kishte dhe nuk ka vend per shpagim te nje te padrejte apo te nje krimi me nje krim tjeter edhe me te madh. Dhuna e protestuesve dhe sulmi kunder institucioneve dhe organeve nuk mund te shpaguhet me vrasjen e padrejte te protestuesve te pafajshem.
Prandaj, arsyea kryesore per hetimin e organizatoreve do te ishte ruajtja dhe rritja e besueshmerise se pergjithshme tek organet kompetente te drejtesise (Prokurorise) dhe jo barazimi i veprimeve te dhunshme te protestuesve apo organizatoreve ne prapavi dhe vrasjeve te kunderligjshme te njerezve te pafajshem nga shteti.
Mendimi yte per prokurorin aktual duket se eshte vetem si rezultat i faktit se eshte perzgjedhur nga Berisha apo krahu politik i Berishes, dhe se ende e ka perkrahjen e tyre. Ne momentin qe Berisha do ta trajtonte si kundershtar, edhe mendimi yte me gjase do te ndryshonte. Ngjashem si ne rastin e Ina Rama...Kryeprokurori i ri i vendit e gjen veten ne nje pozitive te veshtire. Ai e ka te qarte qe akuzat ndaj gardisteve ishin pa merita e nuk duheshin shpene ne gjyq. Por ambasadori amerikan dhe presidenti i vendit i kerkojne atij qe te apeloje ceshtjen me tej, thjeshte per te "paqetuar gjakrat" e per te treguar qe ceshtja nuk ka mbaruar me kaq. Ajo qe prokuroria duhet te beje eshte hetimi i plote i kesaj ngjarje dhe venia nen akuzen e ligjit te gjithe atyre personave te filmuar duke dhunuar police e institucione ate dite. Prokuroria duhet te hetoje e arrestoje te gjithe organizatoret politike te asaj dite. Dhe ata duhet te perballen me ligjin sic jane perballur 3 gardistet e pafajshem per me shume se 2 vjetesh.
Perseri, hetimi i vrasjeve nga organet e shtetit dhe hetimi dhunes se protestuesve jane ceshtje te ndara.
Arsyet pse nje Prokurori (Kryeprokurore/ Kryeprokuror) heton me prioritet ceshtjen e vrasjes se protestuesve te pafajshem jane te vetekuptueshme.
Jeta dhe liria e njeriut jane me te rendesishme se demtimet e ndertesave zyrtare nga protestues te dhunshem. Vrasja e njerezve te pafajshem nuk mund te arsyetohet me demtimin e ndertesave te shtetit nga protestues te dhunshem, perderisa rrethanat nuk e justifikojne perdorimin ( "pa kontroll") te armeve kunder te gjithe protestuesve. Cestja e "plumbave rikoshete" eshte dicka tjeter, qe teoretikisht mund te arsyetoje edhe vrasjen e 1, 2 apo 100 protestuesve. Por ne realitet eshte pothuajse e pamundur qe 3, 4 ose te gjithe te vraret e nje proteste te pesojne nga "plumbat rikoshete"...
Krijoni Kontakt