Close
Faqja 36 prej 40 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 351 deri 360 prej 391
  1. #351
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ne kohen kur ka qene zef brozi gjykates, i lironin kriminelet me 50 dollare.
    ky ish kryetar i gjykates ka vjedhe dhe qenka larguar nga shqiperia
    do kete blere ndonje shtepi ketej nga amerika dhe duhet te kete kapur ndonje pune si pastrus xhamash
    sot me 50 dollar nuk i afrohesh dot as shoferit te gjykatesit thjesht per ti thene mirmengjes
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  2. #352
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    interesant..te gjithe pasi jan ngopur ne grazhdin qe jua servirte sali berisha na dalin te kercenuar per vdekje..edhe zefin paska qene duke e vrare sali berisha..cudi qe vetem pasi ikin nga grazhdi apo me sakte pasi jua heqin grazhdin keto trimat tregojne se cfare rreziku kan pase mbi koke..si nuk u kujtuar nje bre po nje i vetem qe te flase per keto komplote kur e kishte koken te rrasur ne grazhd e mbi kete koke sopaten e sali berishes gati per tja prere...asnje..ky trimi nuk eshte i fundit qe paska qene ne rrezik..edhe nje kreshik malesh kishte qene i kercenuar me vdekje por vetem kur saliu ja hoqi grazhdin u kujtua kreshniku tja beje te ditur opinionit publik se paska qene i kercenuar..bamke topi akoma nuk ka folur per kercenimet me jete te tjij nga sali berisha edhe pse saliu i dha grazhdin me te rendesishem per te ngrene..priteni kur te filloje edhe bamka te tregoje historite e tij te planeve per eleminimin fizik te tij..se nuk ka mbete njeri ne shqiperi qe nuk eshte kercenuar nga sali berisha..

    sa pa shtylle kurrizore jane disa njerez..sinqerisht nuk arrij te kuptoj se si grazhdi i transformon njerezit ne krimba amorf pa forme te caktuar dhe qe i perdhtaten cdo mjedisi ku jetojne..nuk e di por ne shqiptaret dikur mburreshim per karakterin e forte burreror qe kishim..tani burrerine e kan marre ne dore grate..
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 10-02-2013 më 13:11
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  3. #353
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Citim Postuar më parë nga Mike Oldfield Lexo Postimin
    Pyetja eshte, perse Zefi u strehua ne amerike pasi liroi kriminelet greke qe vrane ushtaret shqiptare brenda teritorit te shtetit shqiptar? Apo ata qe e strehuan i kishin lone naj porosi.....?
    une do ti shtoja pitjes tende ore Maik nje dicka tjater .... perse ki Zefua i brozeve nuk thote se perse liroi ata terroristat greke te cilet lane familje shqiptare pa djemte e tyre .....??? po t'ja kishte bere kete JuEsEj-ve keta te fundit ja kishin prere k*qet dhe ja kishin lene ne diell qe grenxat te benin folene te ato ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #354
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Shume e kerkojne gjyqesorin te pavarur por fatkeqesisht po nderhyjne gati te gjithe!
    Nuk jane njerzit kurre dakort me vrasjet por ne raste te gabuara sic pretendojne per 21 janarin,te kete mekanizma te tjera qe te vene drejtesine ne vend nese mendojne se nuk ka drejtesi por jo te thone se po erdhem ne,kur te vime ne,...d.m.th.,gjyqesori duhet te varet diku!!!

  5. #355
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Hijena ja se cfare jane,pythni kolon amerikes se ajo e shpetoi shqiptaret nga 21 janari.Ishte tentative per grusht shteti dhe kete e dine te gjithe.keqardhje per viktimat le ti kete edi rama ne ndergjegje.

  6. #356
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Vendimi i 21 janarit, zbardhet dosja e Prokurorisë për Apelin

    Tiranë Tri ditë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, që shpalli të pafajshëm ishkomandantin e Gardës, Ndrea Prendi, dhe majorin Agim download (4)Llupo, prokuroria thotë se do t’i qëndrojë akuzës së vrasjes me dashje, në materialin që po përgatit për Gjykatën e Apelit. Edhe pse pa një vendim të zbardhur në dorë, dy prokurorët e çështjes mësohet se po përgatisin mbrojtjen e akuzës në shkallën e dytë, me ato pak argumente që gjykatësi Besnik Hoxha lexoi në sallën e gjyqit më 7 shkurt. Rrëzimi i akuzës së vrasjes me dashje, refuzimi i gjykatës për rikualifikim të veprës penale dhe vendimi i Gjykatës së Strasburgut, i cituar në vendimin e pafajësisë për gardistët Ndrea Prendi dhe Agim Llupo pritet të jenë tri shtyllat kryesore të apelimit të Prokurorisë. Burimet i thanë MAPO-s se gjatë javës në vazhdim prokurorët do të dorëzojnë në Apel kërkesën për shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë dhe lënien në fuqi të kërkesës së tyre për dënimin e dy të pandehurve me 25 dhe 23 vjet burg, për akuzat që u gjykuan. Tre argumentet e akuzës Kërkesa e Prokurorisë për 21 janarin pritet të përqendrohet te kundërshtimi ligjor i argumenteve të paraqitura nga gjykata e Tiranës, gjatë shpalljes së vendimit për dy ish-zyrtarët e lartë të Gardës së Republikës. Së pari, apelimi i prokurorisë pritet të analizojë në mënyrë të hollësishme pse nga provat e mbledhura gjatë hetimit provohet akuza e vrasjes me dashje në rrethana cilësuese, që është ngritur ndaj Llupos dhe Prendit. Në nenin 15 të Kodit Penal përcaktohet se vepra penale kryhet me dashje, kur personi i parashikon pasojat e veprës penale dhe dëshiron ardhjen e tyre ose, megjithëse i parashikon dhe nuk i dëshiron ato, me ndërgjegje lejon ardhjen e tyre. Një provë e fortë për të bindur Gjykatën e Apelit se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen me dashje, padyshim është ekspertiza e Byrosë Federale të Hetimit (FBI), e cila përcakton qartë armët me të cilat janë qëlluar dy nga katër viktimat më 21 janar 2011. Kjo pjesë pritet të zërë vendin kryesor në ankimin e prokurorisë, e cila synon të bindë Gjykatën e Apelit për zbatim dhe interpretim të gabuar të ligjit nga Gjykata e shkallës së parë. Një tjetër çështje, ku prokurorët janë ndalur në ankimin e tyre ka të bëjë me rikualifikimin e akuzës nga ana e gjykatës dhe pjesën e mbrojtjes së nevojshme, që gjykatësi Besnik Hoxha citoi në vendimin e shkurtuar. Ai tha se Gjykata nuk mund të shprehet për fakte të pahetuara nga prokuroria ndaj dy të pandehurve, pasi kjo gjë ndalohet nga disa vendime të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, pa përmendur se cilat janë këto vendime. Referencat e sakta pritet të jenë pjesë e vendimit të arsyetuar, që është në proces zbardhjeje nga trupi gjykues. Por prokurorët pretendojnë se edhe kjo pikë e vendimit është e pasaktë. Në seksionin “Akuzat e Reja” të Kodit të Procedurës Penale, neni 375 përcakton se “Me vendimin përfundimtar, gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose i dëmtuari akuzues, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj”. Në këto kushte, sipas ankimit, argumentet e gjykatës bien në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, dhe aq më tepër, kur në vendimin e shkurtuar, gjyqtari përmendi institutin e mbrojtjes së nevojshme, çka lë të kuptohet se vrasjet mund të jenë kryer në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Por edhe kjo pjesë do të sqarohet në vendimin e zbardhur që gjykata do të vërë në dispozicion të palëve brenda afatit që përcakton Kodi i Procedurës Penale. Analogjia me Strasburgun Çështja e tretë, që u theksua në vendimin e trupit gjykues të kryesuar nga Besnik Hoxha është vendimi i Gjykatës Europiane të Strasburgut, i datës 28 gusht 2009. Ky vendim i referohet çështjes “Giuliani dhe Gaggio kundër Italisë” dhe ka të bëjë me vrasjen e një protestuesi nga një karabinier në vitin 2001 në Genova. Ky rast, sipas ankimit të prokurorisë, nuk mund të merret si referencë nga Gjykata e Tiranës, pasi kushtet dhe rrethanat e dy ngjarjeve janë krejtësisht të ndryshme. Gjykata u referohet vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për respektimin e parimeve bazë të Konventës për të Drejtat e Njeriut, por në rastin konkret, ligji shqiptar ndalon zbatimin e ligjit penal me analogji. Burimet thanë se ky ankim do të bëhet brenda afatit ligjor prej 10 ditësh dhe me zbardhjen e vendimit të shkallës së parë, do të përpilohet një tjetër material shtesë, në varësi kjo të argumenteve të gjykatës.

    MAPO

  7. #357
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Gardistet asnjehere nuk duhet te ishin vene nen akuze e ky gjyq nuk duhej bere. Nuk duhet te jesh "ekspert" e as "gjykates" e "prokuror" qe te kuptosh qe nese Garda do ti kish kthyer tyta e kallashnikoveve nga turma, nese do te kish marre nje urdher per te qelluar mbi turmen, ne shesh ate dite nuk do te binin te vrare 4 veta, por 40 veta. Ajo qe e ben kete akoma me te veshtire per tu mbrojtur ne gjyq "akuzen" e prokurorise per vrarje me paramendim nga ana e Gardes, eshte vendodhja e personave te vrare: ata jane vrare ne vende te ndryshme ne shesh, ku disa prej tyre ishin disa dhjetra metra larg godines se Kryeministrise. Instistimi i "provave" qe plumbat dolen nga armet e Gardes nuk provojne asgje, pasi nuk provojne qe vrasja u be me paramendim nga ata qe kishin armen ne dore, por minimumi provojne qe plumbat rikoshete te leshuar nga armet e Gardes kur kane qelluar ne ajer, kane rene mbi viktimat dhe i kane vrare.

    Insistimi i prokurorise se Ina Rames per tu fokusuar vetem ne hetimin e gardisteve dhe jo te organizatoreve dhe njerezve me precedente penale qe po ushtronin dhune per ore te tera ndaj policeve dhe nje institucioni demokratik ne vend, deshmon se vete Prokuroria ishte nen kontrollin dhe komanden e njerezve te opozites. Kjo nderhyrje e Prokurorise se Ina Rames kish per qellim qe te largonte pergjegjesine e vemendjen e publikut nga organizatoret e dhunes, duke perdorur alibine e "viktimave" dhe "gardisteve gjakatare".

    Kryeprokurori i ri i vendit e gjen veten ne nje pozitive te veshtire. Ai e ka te qarte qe akuzat ndaj gardisteve ishin pa merita e nuk duheshin shpene ne gjyq. Por ambasadori amerikan dhe presidenti i vendit i kerkojne atij qe te apeloje ceshtjen me tej, thjeshte per te "paqetuar gjakrat" e per te treguar qe ceshtja nuk ka mbaruar me kaq. Ajo qe prokuroria duhet te beje eshte hetimi i plote i kesaj ngjarje dhe venia nen akuzen e ligjit te gjithe atyre personave te filmuar duke dhunuar police e institucione ate dite. Prokuroria duhet te hetoje e arrestoje te gjithe organizatoret politike te asaj dite. Dhe ata duhet te perballen me ligjin sic jane perballur 3 gardistet e pafajshem per me shume se 2 vjetesh.

    Dy fjale edhe per vendimin e gjykates:

    Vendimi i gjykates eshte i drejte por arsyetimi eshte i gabuar. Prokuroria nuk arriti qe te faktoje akuzat e veta qe vrasjet u bere me paramendim nga gardistet dhe viktimat u vune ne shenjester te tyre. Kaq. Eshte bere e modes tashme, ne gjykatat e shume niveleve ne Shqiperi, qe kur shqyrtohen ceshtje gjyqesore te merren si shembuj "precedente te huaja" apo ligjet e konventat ligjore te Stazburgut e Bashkimit Evropian. Kjo eshte nje praktike qesharake ne fakt e anti-kushtetuese: Shqiperia eshte nje vend sovran dhe Kushtetuta e vendit duhej te jete pika e referimit te gjitha gjykimeve qe gjyqtaret japin. Asnje precedent i huaj, jashte territorit dhe historikut gjyqesor te vendit nuk duhet te citohet ne keto vendime e asnje vendim gjyqesor nuk duhet te ngrihet mbi to. Dhe nuk eshte hera e pare qe gjyqtaret shqiptare bejne nje gje te tille. Ne vendimin per rrezimin e mareveshjes detare mes Shqiperise e Greqise, kreret e Gjykates Kushtetuese merrnin persiper te benin "ekspertin e konventave nderkombetare", kur ata nuk jane te tille e as nuk e kane per detyre qe te bejne nje gje te tille. Ajo qe i shtyn gjyqtaret shqiptaret te bejne nje gje te tille eshte mungesa e precedenteve vendore ne jurisprudencen shqiptare qe eshte ende me nje historik te brishte, dhe keqkuptimi se "meqenese Kushtetuta e Shqiperise eshte ndertuar mbi bazat e konventave nderkombetare, kjo mjafton qe ne t'iu referohemi atyre."

    Sa per korrin e qyqeve qe akuzojne Berishen se ai "kontrollon gjykatat", bejne mire t'i hedhin nje sy se sa ligje te perpiluara nga qeveria Berisha e miratuar nga Kuvendi, jane rrezuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit ne keto 8 vjetet e fundit. Lista eshte shume e gjate dhe kjo deshmon qe gjykatat nuk jane nen kontrollin e Berishes por jane organe te pavarura. Kuptohet qe sistemi i drejtesise ne vend vazhdon te jete pushteti me i korruptuar ne Shqiperi, por kjo nuk duhet te na shtyje qe te mos respektojme vendimet e gjykatave, kur keto vendime nuk u vine per shtat gjykimeve tona personale.

    Dhe se fundmi, Edi Rama vazhdon te politizoje 21 janarin pasi ai kujton se mund ta ktheje ate ne nje top futbolli politik. Sa here qe ai hap gojen per 21 janarin, ai u kujton gjithe qytetareve te Tiranes, gjithe nenave e baballareve te Tiranes, mankthin e asaj dite, ku te gjithe u alarmuan per femijet e tyre. Keta qytetare te Tiranes e ndeshkuan me vote ne zgjedhjet vendore, e nese Edi Rama nuk nxjerr leksionet e duhura qe te mos luaje me jetet e njerezve, ai do te ndeshkohet akoma me keq ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo

  8. #358
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Gjykata i referohet nje shembulli te gjykimit te superior nderkombetare , pasi ishe gjykata e Strasburgut.Por ti referohesh nuk dote thote se ndikohesh, por thjeshte e ben te ditur nje gjykim te ngjashem per te mos patur reaksion.Ne rastin e gjykates nderkombetare thjeshte u pa qe ekspertiza cilesoi predhen si nje rigoshet dhe u hamendesua se predha mund te kete devijuar nga ndonje objekt i hedhur ne ate moment nga demostruesit.Ne rastin e Tiranes , u pa qarte se keputeshin deget e pemeve dhe se ne plagen e viktimes ,kishte grimca druri,pra goditja nuk ishte e qellimshme.Nga BE dhe nga ambasada e SHBA eshte kerkuar gjykim i gjere , ku te dalin dhe organizatoret.Pra me vendimin e shpejtuar , kuptojme se organizatoret, te cilet realishte kane ne dore gjykatat, afruan nje marrveshje me Berishen, per te dale te gjithe pa lag.Nese do te kete drejtesi , ate do ta vendose gjykata nderkombetare e Strasbugut, por per te arritur deri atje duhet te kete mbaruar gjykimi i gjykates shqipatre.Nga eksperienca kjo do te haje nja tre vjet kohe.
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  9. #359
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Gardistet asnjehere nuk duhet te ishin vene nen akuze e ky gjyq nuk duhej bere. Nuk duhet te jesh "ekspert" e as "gjykates" e "prokuror" qe te kuptosh qe nese Garda do ti kish kthyer tyta e kallashnikoveve nga turma, nese do te kish marre nje urdher per te qelluar mbi turmen, ne shesh ate dite nuk do te binin te vrare 4 veta, por 40 veta. Ajo qe e ben kete akoma me te veshtire per tu mbrojtur ne gjyq "akuzen" e prokurorise per vrarje me paramendim nga ana e Gardes, eshte vendodhja e personave te vrare: ata jane vrare ne vende te ndryshme ne shesh, ku disa prej tyre ishin disa dhjetra metra larg godines se Kryeministrise. Instistimi i "provave" qe plumbat dolen nga armet e Gardes nuk provojne asgje, pasi nuk provojne qe vrasja u be me paramendim nga ata qe kishin armen ne dore, por minimumi provojne qe plumbat rikoshete te leshuar nga armet e Gardes kur kane qelluar ne ajer, kane rene mbi viktimat dhe i kane vrare.

    Insistimi i prokurorise se Ina Rames per tu fokusuar vetem ne hetimin e gardisteve dhe jo te organizatoreve dhe njerezve me precedente penale qe po ushtronin dhune per ore te tera ndaj policeve dhe nje institucioni demokratik ne vend, deshmon se vete Prokuroria ishte nen kontrollin dhe komanden e njerezve te opozites. Kjo nderhyrje e Prokurorise se Ina Rames kish per qellim qe te largonte pergjegjesine e vemendjen e publikut nga organizatoret e dhunes, duke perdorur alibine e "viktimave" dhe "gardisteve gjakatare".

    Kryeprokurori i ri i vendit e gjen veten ne nje pozitive te veshtire. Ai e ka te qarte qe akuzat ndaj gardisteve ishin pa merita e nuk duheshin shpene ne gjyq. Por ambasadori amerikan dhe presidenti i vendit i kerkojne atij qe te apeloje ceshtjen me tej, thjeshte per te "paqetuar gjakrat" e per te treguar qe ceshtja nuk ka mbaruar me kaq. Ajo qe prokuroria duhet te beje eshte hetimi i plote i kesaj ngjarje dhe venia nen akuzen e ligjit te gjithe atyre personave te filmuar duke dhunuar police e institucione ate dite. Prokuroria duhet te hetoje e arrestoje te gjithe organizatoret politike te asaj dite. Dhe ata duhet te perballen me ligjin sic jane perballur 3 gardistet e pafajshem per me shume se 2 vjetesh.

    Dy fjale edhe per vendimin e gjykates:

    Vendimi i gjykates eshte i drejte por arsyetimi eshte i gabuar. Prokuroria nuk arriti qe te faktoje akuzat e veta qe vrasjet u bere me paramendim nga gardistet dhe viktimat u vune ne shenjester te tyre. Kaq. Eshte bere e modes tashme, ne gjykatat e shume niveleve ne Shqiperi, qe kur shqyrtohen ceshtje gjyqesore te merren si shembuj "precedente te huaja" apo ligjet e konventat ligjore te Stazburgut e Bashkimit Evropian. Kjo eshte nje praktike qesharake ne fakt e anti-kushtetuese: Shqiperia eshte nje vend sovran dhe Kushtetuta e vendit duhej te jete pika e referimit te gjitha gjykimeve qe gjyqtaret japin. Asnje precedent i huaj, jashte territorit dhe historikut gjyqesor te vendit nuk duhet te citohet ne keto vendime e asnje vendim gjyqesor nuk duhet te ngrihet mbi to. Dhe nuk eshte hera e pare qe gjyqtaret shqiptare bejne nje gje te tille. Ne vendimin per rrezimin e mareveshjes detare mes Shqiperise e Greqise, kreret e Gjykates Kushtetuese merrnin persiper te benin "ekspertin e konventave nderkombetare", kur ata nuk jane te tille e as nuk e kane per detyre qe te bejne nje gje te tille. Ajo qe i shtyn gjyqtaret shqiptaret te bejne nje gje te tille eshte mungesa e precedenteve vendore ne jurisprudencen shqiptare qe eshte ende me nje historik te brishte, dhe keqkuptimi se "meqenese Kushtetuta e Shqiperise eshte ndertuar mbi bazat e konventave nderkombetare, kjo mjafton qe ne t'iu referohemi atyre."

    Sa per korrin e qyqeve qe akuzojne Berishen se ai "kontrollon gjykatat", bejne mire t'i hedhin nje sy se sa ligje te perpiluara nga qeveria Berisha e miratuar nga Kuvendi, jane rrezuar nga Gjykata Kushtetuese e vendit ne keto 8 vjetet e fundit. Lista eshte shume e gjate dhe kjo deshmon qe gjykatat nuk jane nen kontrollin e Berishes por jane organe te pavarura. Kuptohet qe sistemi i drejtesise ne vend vazhdon te jete pushteti me i korruptuar ne Shqiperi, por kjo nuk duhet te na shtyje qe te mos respektojme vendimet e gjykatave, kur keto vendime nuk u vine per shtat gjykimeve tona personale.

    Dhe se fundmi, Edi Rama vazhdon te politizoje 21 janarin pasi ai kujton se mund ta ktheje ate ne nje top futbolli politik. Sa here qe ai hap gojen per 21 janarin, ai u kujton gjithe qytetareve te Tiranes, gjithe nenave e baballareve te Tiranes, mankthin e asaj dite, ku te gjithe u alarmuan per femijet e tyre. Keta qytetare te Tiranes e ndeshkuan me vote ne zgjedhjet vendore, e nese Edi Rama nuk nxjerr leksionet e duhura qe te mos luaje me jetet e njerezve, ai do te ndeshkohet akoma me keq ne zgjedhjet e ardhshme.

    Albo
    Po te jene gjykatat e pamvaruna, pse nuk u denua Ilir Meta, kur provat ishin shum te forta?. Sa politikan u denuan ne kto 20 vjet??, a thua se politikanet tane jan ma te ndershmit ne bote!

  10. #360
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: INTERVISTA/ Zef Brozi: Berisha desh të më vriste, me të s’ka gjyqësor. Nëse do k

    Citim Postuar më parë nga detiad Lexo Postimin
    Po te jene gjykatat e pamvaruna, pse nuk u denua Ilir Meta, kur provat ishin shum te forta?. Sa politikan u denuan ne kto 20 vjet??, a thua se politikanet tane jan ma te ndershmit ne bote!
    sepse nuk gjeten prova
    nuk mund ta denosh dike pa prova shkecore, vetem me llafe njerezish, me montime gazetaresh

Faqja 36 prej 40 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •