Close
Faqja 32 prej 40 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 391
  1. #311
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Jane pikerisht interpretime te tilla si ato me lart qe me bejne mos i besoj asnjehere perkthimet e gazetareve shqiptare, sidomos kur nuk jane thjesht citime, por "analiza". Shpesh me duket e pamundur qe te arrish ta ndryshosh deklaraten dhe ti japesh ndonje kend tjeter, por ja qe ja arrijne cdo here ta gjejne nje menyre.
    Sot, Ambasadori e sqaroi me ze dhe me figure qe deklarata e djeshme ishte specifike vetem per nje pjese te hetimit te prokurorise dhe shtoi qe duhet te ishin hetuar dhe organizatoret ne menyre qe besimi te jete i plote . Madje ai tha qe : ne fillim duhen te ishin hetuar shkaktaret , protestuesit dhe ne fund gardistet. Nese nuk e ke para mos fol brockulla
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  2. #312
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    U habit bota me kete pis shtet shqiptar e pis drejtesi.
    Albania Uber Alles

  3. #313

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Sot, Ambasadori e sqaroi me ze dhe me figure qe deklarata e djeshme ishte specifike vetem per nje pjese te hetimit te prokurorise dhe shtoi qe duhet te ishin hetuar dhe organizatoret ne menyre qe besimi te jete i plote . Madje ai tha qe : ne fillim duhen te ishin hetuar shkaktaret , protestuesit dhe ne fund gardistet. Nese nuk e ke para mos fol brockulla
    Lexoj faqen zyrtare te amasades, jo interpretimet qe i ben secili sipas qefit. Per ty mund te jene brockulla.

    "Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner"

    Pra deklarata ishte vetem per vendimin e djeshem. Ambasada nxorri deklarate dhe tha qe ishte e zhgenjyer me vendimin. Eshte shume e qarte dhe nuk ka nevoje per asnje shpjegim te metejshem. Nese nuk do ta lexosh eshte tjeter pune. "Përsa i përket verdiktit të djeshëm dhe çështjes së 21 Janarit, sërish, do t’ju drejtoja të shihni deklaratën tonë" ka thene.

    Se ka ankesa dhe per prokurorine, nuk do te thote se hedh poshte deklaraten qe beri dje. Thjesht shton kritikat per sistemin gjyqesor shqiptar.

  4. #314
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    21 janari, Komiteti Helsinkit: “Kur flet gjykata, ju duhet të heshtni, koncept i gabuar”



    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, në lidhje me vendimin që mori, duke shpallur të pafajshëm të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar për vrasjet në demonstratën e 21 Janarit 2011. KSHH pasi ka marrë shkas nga një video ekskluzive e hedhur dje në faqen e “Shekulli-t Online”, në të cilën tregohet kryetarja e Kuvendit në një debat me deputetët socialistë, për çështjen e e 21 janarit, Topalli shprehte se “kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin”.

    KSHH, nënvizon se është koncepti i gabuar, se “kur flet gjykata të tjerët duhet të heshtin” nuk i shërben shprehjes së lirë të mendimit. “Diskutimet dhe kritikat, pasi vendimi është dhënë dhe kur nuk kanë për qëllim të denigrojnë gjyqtarët ose sistemin, jo vetëm nuk përbëjnë presion ndaj gjykatës, por në një shoqëri demokratike ato i shërben forcimit të shtetit të së drejtës, prandaj duhet të mirëpriten dhe të dëgjohen me vëmendje”, thuhet në deklaratë.

    Për Komitetin e Helsinkit, vendimi i gjykatës për 21c janarin është i dyshimtë dhe bie ndesh me Kushtetutën.

    “Vendimi nxit edhe më tepër dyshime në drejtësinë e tij edhe për faktin se në një çështje kaq të rëndësishme, vendimi u shpall i paarsyetuar, gjë që bie ndesh me pikën 1 të nenit 142 të Kushtetutës, ku sanksionohet se “vendimet gjyqësore duhet të jenë të arsyetuara”- nënvizon KSHH.

    Komiteti i Helsinkit konsideron se gjykata gabon kur i referohet vendimit të Strasburgut për një ngjarje të ngjashme në Itali, pasi sipas KSHH-së, në këtë mënyrë ka bërë interpretime subjektive dhe të kundërligjshme.

    “KSHH-së i tërheq vëmendjen fakti se në deklarimet e kryesuesit të seancës gjyqësore, veç të tjerave, si argument në dhënien e pafajësisë, u përmend edhe një vendim i Gjykatës së Strasburgut kundër Italisë, lidhur me vrasjen me armë zjarri të një demonstruesi nga një punonjës i policisë. KSHH mendon se, gjykata gabon që i referohet këtij vendimi, duke bërë kështu edhe interpretime subjektive dhe të kundërligjshme. Është e vërtetë që gjykatat tona u referohen vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, por këtë e bëjnë për të respektuar parimet bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat ajo i zbaton dhe interpreton. Në rastin konkret Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk ka pasur parasysh faktin se në nenin 1/c “Parime të Kodit Penal” përcaktohet se “zbatimi i ligjit penal me analogji nuk lejohet”,- përfundon deklarata.

    /Shekulli Online/ E.L/

  5. #315
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Lexoj faqen zyrtare te amasades, jo interpretimet qe i ben secili sipas qefit. Per ty mund te jene brockulla.

    "Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner"

    Pra deklarata ishte vetem per vendimin e djeshem. Ambasada nxorri deklarate dhe tha qe ishte e zhgenjyer me vendimin. Eshte shume e qarte dhe nuk ka nevoje per asnje shpjegim te metejshem. Nese nuk do ta lexosh eshte tjeter pune. "Përsa i përket verdiktit të djeshëm dhe çështjes së 21 Janarit, sërish, do t’ju drejtoja të shihni deklaratën tonë" ka thene.

    Se ka ankesa dhe per prokurorine, nuk do te thote se hedh poshte deklaraten qe beri dje. Thjesht shton kritikat per sistemin gjyqesor shqiptar.
    Une kur lexoj nuk marr vetem nje fraze. Te lutem lexoje me ze dhe figure dhe heren tjeter mos merr nje fraze..

    http://www.youtube.com/watch?feature...v=ojvdX4zehIE#!

    http://www.oranews.tv/vendi/ambasado...urorin-llalla/
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  6. #316
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pafajësi për 21 janarin, tre argumentet e Gjykatës për gardistët

    Leonard Bakillari

    Tiranë Salla e mbushur me efektivë të Gardës shpërtheu në duartrokitje, kur gjyqtari shpalli të pafajshëm ish-komandantin Ndrea Prendi dhe downloadmajorin Agim Llupo. Pas 9 muajsh proces gjyqësor për tre vrasjet e 21 janarit, trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha arriti në përfundimin se nuk provohet akuza e vrasjes me dashje, sikundër pretendonte Prokuroria. Për këtë arsye, dy zyrtarët e Gardës u shpallën të pafajshëm, duke u liruar nga çdo detyrim tjetër ligjor, sikundër ishin masat e sigurisë që gjykatat kishin caktuar më herët ndaj Prendit dhe Llupos. Tre gjykatësit u paraqitën me 30 minuta vonesë, në një nga sallat e Gjykatës së Tiranës, e tejmbushur nga gardistët dhe e braktisur nga familjarët e viktimave. Agim Llupo u shoqërua në kafazin e hekurt vetëm pak sekonda para se tre gjyqtarët: Besnik Hoxha, Ardiana Bere dhe Arjana Caco të futeshin në sallë. Pas urdhrit që të pranishmit të ngriheshin në këmbë, në sallën e gjyqit ra heshtja, ndërsa kryetari i trupit gjykues nisi të lexojë dispozitivin e vendimit, që pritet të zbardhet i plotë në ditët e ardhshme.

    Vendimi i gjykatës

    “Gjykata, gjatë hetimit gjyqësor dhe duke analizuar në mënyrë harmonike të gjitha provat dhe ligjin material dhe procedural, krijoi bindjen se akuza e prokurorisë ndaj të pandehurve për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, nuk qëndron, për arsye se nuk u arrit të provoheshin të gjithë elementët e veprës penale, objekt akuze”- tha gjykatësi Besnik Hoxha. Ai vazhdoi leximin e vendimit të shkurtuar, duke u ndalur tek analiza ligjore e akuzës së prokurorisë. “Prokuroria pretendoi se të pandehurit kanë konsumuar veprën penale me dashje. Vepra penale e parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, për të cilin janë akuzuar të pandehurit, kërkon domosdoshmërish elementin e dashjes direkte, pasi kjo vepër nuk mund të kryhet me dashje indirekte. Ky element i dashjes direkte, nga provat e paraqitura në gjykim, qartësisht nuk u provua se ekziston. Dhe në këto rrethana, nuk provohet akuza e prokurorisë në drejtim të të pandehurve për këtë vepër”-argumentoi më tej gjyqtari Hoxha. Më tej, ai iu referua disa vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara, pa cituar numrat apo datat, sipas të cilëve ky trup gjykues nuk mund të krijonte një akuzë të re ndaj të pandehurve, për sa kohë kjo akuzë e re nuk është hetuar nga prokuroria. “Në këto kushte, gjykata nëpërmjet këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet për fakte të pahetuara nga prokuroria ndaj këtyre dy të pandehurve”- tha gjykatësi Hoxha, duke e bërë tashmë gati të njohur atë që do të lexonte më pas. Në analizën e pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, gjykatësi tha se kishte marrë parasysh edhe vendimin e datës 28 gusht të vitit 2009 nga Gjykata e Strasburgut. “Gjykata sqaron se dhe jurisprundenca e Gjykatës së Strasburgut është bazë ligjore dhe e detyrueshme për gjykatat shqiptare në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”- tha kreu i trupit gjykues, duke vijuar më pas me elemente të tjera që pritet të jenë pjesë e vendimit të arsyetuar në momentin kur do të shpallet. “Akuza e ngritur nga prokuroria në ngarkim të dy të pandehurve nuk qëndron, duke patur parasysh dhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore të punonjësve të Gardës së Republikës për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje”- tha gjyqtari. Për këto arsye, sipas tij, gjykata vendosi: Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.

    Gjyqi i 21 janarit

    Vendimi i pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon u prit me ovacione në sallën e gjyqit, sidomos në momentin kur gjyqtari urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga qelia të majorit të akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Gjatë këtij momenti, Llupo është përqafuar me avokatin e tij mbrojtës, ndërsa trupi gjykues ka dalë nga salla, duke i lënë radhën zbardhjes së vendimit. Gjyqi për katër të vrarët e 21 janarit nisi 9 muaj më parë në Gjykatën e Tiranës, ku Prokuroria i qëndroi deri në fund akuzës për vrasje me dashje. Si prova u paraqitën pamjet filmike, ekspertiza e FBI-së dhe dëshmitë e personave të mbijetuar ndërsa në konkluzionet përfundimtare, prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet burg për Agim Llupon. Gjykata e Tiranës e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë tashmë çështjen e 21 janarit në dorë të Apelit.

    Argumentet

    1-Vepra penale, e parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, për të cilin janë akuzuar të pandehurit, kërkon domosdoshmërish elementin e dashjes direkte, pasi kjo vepër nuk mund të kryhet me dashje indirekte. Ky element i dashjes direkte, nga provat e paraqitura në gjykim, qartësisht nuk u provua se ekziston.

    2-Duke u bazuar në disa vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara, gjykata nëpërmjet këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet për fakte të pahetuara nga prokuroria ndaj këtyre dy të pandehurve.

    3-Gjykata ka marrë parasysh vendimin e datës 28 gusht të vitit 2009 të Gjykatës së Strasburgut dhe sqaron se jurisprundenca e Gjykatës së Strasburgut është bazë ligjore dhe e detyrueshme për gjykatat shqiptare.







    Neni 375 – Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës

    (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

    Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose i dëmtuari akuzues, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj.

    _______________________________________________
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.51, datë 30.7.1999

    Duke arsyetuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 375, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 51, datë 30.7.1999, ka vënë në dukje se e drejta që i njihet gjykatës për t’i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori nuk është veprim antikushtetues. “Në këtë rast, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjykata nuk merr kompetencat e prokurorit dhe as kthehet në organ akuzues, por vetëm zbaton ligjin, gjë që është detyrë funksionale e saj… gjykata nuk është organ akuzues, nuk formulon akuzë të re dhe as e ndryshon atë, por mbi bazën e faktit të paraqitur, bën cilësimin e duhur ligjor të veprës, duke i dhënë faktit një përcaktim tjetër.” Më tej, Gjykata Kushtetuese arsyeton: “Gjykata, duke i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai i prokurorit, mund të bëjë që cilësimi i ri të jetë një vepër penale më e lehtë ose më e rëndë. Në rastin e fundit nuk do të thotë se rëndohet pozita e të pandehurit. Rëndimi i pozitës trajtohet në raport me shkallën më të lartë të gjykimit.”
    Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës, gjykata mund ta bëjë vetëm në qoftë se vepra penale është në kompetencën e saj. Përndryshe ajo duhet t’ia dërgojë çështjen gjykatës kompetente.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përfundon: “Neni 375 i Kodit të Procedurës Penale jo vetëm që nuk vjen në kundërshtim me nenin 148 të Kushtetutës, por është në përputhje edhe me parimet e tjera kushtetuese të zhvillimit të një gjykimi të drejtë nga një gjykatë e paanshme.”


    Çështja në Strasburg dhe ngjashmëria me 21 janarin

    Gjatë gjykimit të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, dhe majorit Agim Llupo është përmendur shpesh një çështje e ngjashme në Itali, për të cilën ka edhe një vendim nga Gjykata e Strasburgut. Ky precedent është përmendur edhe nga gjyqtari Besnik Hoxha, gjatë leximit të vendimit. Por sa ngjashmëri ka mes çështjes “Giuliani Gaggio kundër Italisë” dhe 21 janarit? Në korrik të vitit 2001, në Genova të Italisë, një protestues u vra nga një karabinier gjatë protestave të dhunshme kundër takimit të G8. Tre karabinierë ishin bllokuar në një xhip, teksa po sulmoheshin me gurë, shkopinj dhe leva hekuri nga protestuesit. Një prej karabinierëve, sipas gjykatës i mbledhur kruspull në pjesën e pasme të xhipit, i plagosur, pre e panikut, duke u mbrojtur nga njëra anë me një mburojë dhe paralajmëronte protestuesit të largoheshin ose do t’i vriste. Karabinieri Mario Placanica nxori Berettën e tij 9mm, e drejtoi drejt xhamit të pasmë të mjetit dhe shtiu dy herë. Plumbi i parë kapi protestuesin Carlo Giuliani në fytyrë, poshtë syrit të majtë dhe e plagosi rëndë. Ai ra përtokë, ndërsa u shtyp më pas nga makina ku ndodheshin karabinierët. Sipas Gjykatës, karabinierët ishin efektivisht të ekspozuar ndaj një rreziku urgjent dhe serioz për humbjen e jetës, apo për marrjen e plagëve të rënda. Për këtë, Gjykata kujton se përdorimi i forcës nga ana e agjentëve të shtetit, për arritjen e njërit prej objektivave të shpallur në paragrafin 2 të nenit 2 të Konventës se te Drejtave të Njeriut , mund të justifikohet në raport me këtë dispozitë, nëse bazohet në një bindje të sinqertë, nisur nga motive të mira, e vlefshme në kohën e ngjarjes, por që më pas del e gabuar. “Të pohosh të kundërtën, do të thotë t’i ngarkosh shtetit dhe agjentëve të tij të ngarkuar me zbatimin e ligjit, një detyrë joreale, që do të rrezikonte të ushtrohej, duke i kushtuar jetën atyre dhe të tjerëve”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Gjykata pohon se nuk është vërtetuar, që autoritetet italiane nuk i janë përmbajtur detyrimit për mbrojtjen e jetës së Carlo Giuliani-t. Për këtë arsye, në lidhje me këtë, nuk ka patur shkelje të elementit material të nenit 2 të Konventës. Me datë 25 gusht 2009, gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të viktimës ndaj Italisë.

    MAPO
    kush na qenka ky injorant qe na e ben ngjarjen e genoves te ngjashme me vrasjet e 21 janarit, karabinieri ne genova rezikonte jeten e tij po te mos qellonte, ndersa ne 21 dhjetor gardistet nuk rezikonin jete e tyre dhe as jeten e sales
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  7. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    nuk duhet te diskutohet deklarata e arviziut, duhet te diskutohet vendimi i gjykates.
    gjykata nuk denoi shkaktaret e 21 janarit. ndaj procesi duhet te perfundoje qe askush te mos te guxoje nje here tjeter te sulmoje institucionin e kryeministrise me gure, makina, shashka

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    kush na qenka ky injorant qe na e ben ngjarjen e genoves te ngjashme me vrasjet e 21 janarit, karabinieri ne genova rezikonte jeten e tij po te mos qellonte, ndersa ne 21 dhjetor gardistet nuk rezikonin jete e tyre dhe as jeten e sales
    pse e rrezikon jeten e tij karabinieri dhe gardisti ne tirane e ka jeten te siguruar?
    ai xhovani nuk ishte i armatosur ndersa tom doshat kishin armatim te sofistikuar ndaj mbojtja e gardisteve ishte shume profesionalese perndryshe do kishim pase nje 97 te dyte.

  9. #319
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    pse e rrezikon jeten e tij karabinieri dhe gardisti ne tirane e ka jeten te siguruar?
    ai xhovani nuk ishte i armatosur ndersa tom doshat kishin armatim te sofistikuar ndaj mbojtja e gardisteve ishte shume profesionalese perndryshe do kishim pase nje 97 te dyte.
    shiko vidiot e te dy rasteve dhe pastaj shkruaj.
    ah se harrova do ishte bere si ne 98 ne shtator
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  10. #320
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Guxojne disa njerez te kritikojne vendimin e gjykates. Po kush jeni juve qe e kritikoni? Cfar ju duket vetja ? Per cfar e kemi gjykaten qe ta sulmojme kur s'na pelqen dhe ta pergezojme kur na pelqen ? Ju qe sulmoni gjykatat jeni ju qe doni te dhunoni institucionet nga deshira e cmendur per pushtet. Ketu ka ligje dhe institucionet duhen te respektohen. Asnje nga ne nuk eshte mbi shtetin
    Mua me dhimbset 4 viktimat e 21 janarit sic me dhimbsen lendimet e policeve te plagosur sepse dhe ata jane bij nenash qe kane shpirt dhe nuk meritonin ate lloj dhune. Fale tyre shteti ekziston i forte si shkemb per te ardhmen tone dhe per te dhene mesim atyre qe guxojne te vejne dore. E ardhma e secili prej nesh varet nga garantimi i rendit publik.Kete duhet ta kemi parasysh te gjithe.


    Ambasadori sot zbuti deklaraten dhe jam shume dakort per te gjitha cfar ka thene. Sic jam shprehur dje per punen e prokurorise edhe ai te njejten gje ka thene. Shpresoj qe nje dite te jem ambasador .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 08-02-2013 më 16:04
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

Faqja 32 prej 40 FillimFillim ... 223031323334 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •