Close
Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 391
  1. #291
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    AMBASADORI ARVIZU TAKON KRYEPROKURORIN LLALLA

    Pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla, Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu në një prononcim për gazetarët, tha se takimi me të u zhvillua pikërisht pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për ngjarjet e 21 janarit.

    “Mendoj se të gjithë ju e keni parë deklaratën tonë të djeshme. Ajo deklaratë thotë pak a shumë gjithçka që duam të themi, por do të përforcoj disa pika. Pikë së pari, unë e vlerësoj faktin që Prokurori i Përgjithshëm ra dakord të takohej me mua kaq herët sot në mëngjes. Patëm një diskutim mjaft të hollësishëm dhe substancial. Unë i shpjegova se ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me këtë Zyrë dhe iu zotova se ky bashkëpunim do të vazhdojë. Përsa i përket verdiktit të djeshëm dhe çështjes së 21 Janarit, sërish, do t’ju drejtoja të shihni deklaratën tonë, por, do të shtoja disa pika.”, tha ai.

    Arvizu u ndal të komentojë edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa nënvijëzoi se kjo nuk është një çështje amerikanë, por një çështje shqiptare dhe janë ata, sic tha ai që duhet ta cojnë deri në fund.

    “Pikë së pari, pas asaj dite të tmerrshme të 21 Janarit, Shtetet e Bashkuara e bënë shumë të qartë se mënyra më e mirë për t’u përballur me atë tragjedi të tmerrshme ishte një hetim mbi atë që e shkaktoi këtë ngjarje. Ne theksuam rëndësinë e të qënit një hetim i besueshëm. Besueshmëria është koncepti kyç për këtë dhe, në mënyrë që hetimi të ishte i besueshëm, duhet të adresonte disa elemente: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve, dhe sjellja e Gardës së Republikës. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi unë dhe nuk ka ndryshuar kurrë.
    ”, tha Arvizu.

    Ai tha më tej se, “Përsa i përket asistencës ose përfshirjes amerikane në këtë çështje, kjo çështje ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë një çështje shqiptare. Nuk është një çështje amerikane; nuk pati përfshirje të qytetarëve amerikanë. Përfshirja amerikane rrjedh nga një kërkesë specifike dhe e drejtpërdrejtë e Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë, një kërkesë e mbështetur dhe nga Qeveria e Shqipërisë do të shtoja, që Shtetet e Bashkuara të jepnin asistence teknike për të mundësuar hetimin, dhe kjo ishte ajo që ne bëmë”, shtoi ai.

    Ambasadori më tej, i cilësoi të pabaza akuzat e sotme të Gjykatës së Tiranës.

    “Përsa i përket deklaratës së Gjykatës së Rrethit Tiranë sot në mëngjes, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një proces gjyqësor, nuk jam dakord, me gjithë respektin që kam. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbërshtet nga qeveria e Shqipërisë. Pika e fundit që dua të vë në dukje është se gjatë takimit tim me Prokurorin e Përgjithshëm, falënderova Zyrën e tij dhe prokurorët e tij që kanë punuar fort për ta sjellë këtë çështje para drejtësisë. Disa njerëz do të pyesin për komponentët e tjerë të këtij hetimi – organizatorët, sjellja e demonstruesve – por kjo nuk është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara janë përfshirë ose mbi të cilën kanë kontroll, sepse, sërish, ky është një hetim shqiptar. Verdikti i djeshëm i përkiste një komponenti specifik të 21 Janarit dhe deklarata jonë dje i përkiste kësaj pjese specifike të çështjes”, shtoi ai më tej.

    AMBASADORI ARVIZU TAKON KRYEPROKURORIN LLALLA
    Ambasadori amerikan ne vendin tonë, Aleksander Arvizu ka nisur sot paradite një takim me kryeprokurorin e vendit, Adriatik Llalla.

    Takimi është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe vjen vetëm një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, e cila u dha pafajësi dy të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit gjatë demonstratës së PS-së.

    Takimi vjen një ditë pas reagimit të ashpër që bëri ambasada e SHBA mbi vendimin dhënë dje për 21 Janarin.

    BalkanWeb
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #292
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Nga deklarata e mesiperme duket qarte se kujt i adresohet reagimi i djeshem i ambasades se SHBA-ve. Pra, prokuroria eshte sjelle ne menyre arbitrare, jo gjithperfshirese dhe nuk ka kryer hetime te hollesishme per te zbardhur te gjithe te verteten per 21 Janarin. Dhe, pasojat e nje hetimi te deshtuar nga prokuroria ishte vendimi i djeshem i Gjykates se Tiranes. Çdo prokuror ne bote, perveç krimit, kerkon dhe shkaqet se perse ndodhi ky krim, ne menyre qe ne fund te hetimit te meret parasysh cdo shkak-pasoje per te denuar/mosdenuar, nje te pandehur. Ndersa prokuroria jone çfare beri? Mezi priti qe te ndodhte diçka dhe o burra hajde tani se kta jane vrasesit, s'na intereson fare se perse ndodhi vrasja. Ky ishte deshtimi me i madh i Prokurorise Shqiptare. Edhe ne kohen e diktatures, ta qepnin nje dosje te hajrit, pavaresisht se me gjithcka te pavertete, e benin dosjen te pakten tamam, ndersa kta shkarravina prokurore nuk bene asgje per te zbardhur te verteten, donin vetem te hidhnin balte e te politizonin çeshtjen ne fjale.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    sulo (faiku) ra nga muri ne tentative per tju
    shpetuer gardisteve, degjuam krisma! kush degjoi krisma? e pra e shikoni qe asnje nuk ka qelluar
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #294

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ambasadori amerikan nuk do te dali para kamerave te thote qe Prokuroria shqiptare deshtoi te verifikoje akuzat ne gjyq pasi nuk eshte vendi i tij. Vendimi i Gjykatesit ai eshte: Prokuroria deshtoi qe te provoje akuzat ndaj 3 te akuzuarve ne gjyq.

    Albo
    Nuk mund te thote qe Prokuroria shqiptare deshtoi te verifikoje akuzat ne gjyq, por ama mund te thote qe Gjykata ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar?

  5. #295

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Nga deklarata e mesiperme duket qarte se kujt i adresohet reagimi i djeshem i ambasades se SHBA-ve. Pra, prokuroria eshte sjelle ne menyre arbitrare, jo gjithperfshirese dhe nuk ka kryer hetime te hollesishme per te zbardhur te gjithe te verteten per 21 Janarin. Dhe, pasojat e nje hetimi te deshtuar nga prokuroria ishte vendimi i djeshem i Gjykates se Tiranes. Çdo prokuror ne bote, perveç krimit, kerkon dhe shkaqet se perse ndodhi ky krim, ne menyre qe ne fund te hetimit te meret parasysh cdo shkak-pasoje per te denuar/mosdenuar, nje te pandehur. Ndersa prokuroria jone çfare beri? Mezi priti qe te ndodhte diçka dhe o burra hajde tani se kta jane vrasesit, s'na intereson fare se perse ndodhi vrasja. Ky ishte deshtimi me i madh i Prokurorise Shqiptare. Edhe ne kohen e diktatures, ta qepnin nje dosje te hajrit, pavaresisht se me gjithcka te pavertete, e benin dosjen te pakten tamam, ndersa kta shkarravina prokurore nuk bene asgje per te zbardhur te verteten, donin vetem te hidhnin balte e te politizonin çeshtjen ne fjale.
    Reagimi i djeshem ishte shume i qarte. "verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar", nuk le aspak vend per interpretime. Ishte reagim per vendimin e gjykates dhe jo per ceshtjen ne pergjithesi apo per punen e prokurorise. Ambasadori mund te kete probleme dhe me punen e prokurorise, por ama deklarata e djeshme shprehu vetem shgenjimin me vendimin e gjykates.

    Per ata qe dine anglisht nuk ka asnje dyshim se kujt i drejtohet Ambasada se eshte ne faqen zyrtare shkrimi. "Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner". Ndersa per ata qe duhet te lexojne perkthimet mbase mund te kete ndonje dyshim se perkthimi eshte bere i njeanshem, por ne fakt kuptimi eshte fiks sic ishte perkthyer.

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Reagimi i djeshem ishte shume i qarte. "verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar", nuk le aspak vend per interpretime. Ishte reagim per vendimin e gjykates dhe jo per ceshtjen ne pergjithesi apo per punen e prokurorise. Ambasadori mund te kete probleme dhe me punen e prokurorise, por ama deklarata e djeshme shprehu vetem shgenjimin me vendimin e gjykates.

    Per ata qe dine anglisht nuk ka asnje dyshim se kujt i drejtohet Ambasada se eshte ne faqen zyrtare shkrimi. "Regrettably, today’s verdict has undermined confidence in the ability and willingness of the Albanian judicial system to deliver justice in an impartial, transparent manner". Ndersa per ata qe duhet te lexojne perkthimet mbase mund te kete ndonje dyshim se perkthimi eshte bere i njeanshem, por ne fakt kuptimi eshte fiks sic ishte perkthyer.
    Reagimi i Gjykates se Tiranes mjafton per te ta kuptuar se kujt i dedikohej deklarata e ambasades amerikane...

    Perndryshe, prokuroria eshte gjithashtu pjese e pandashme e te njejtit sistem te drejtesise. Nuk eshte pjese e nje sistemi tjeter shoqeror, juridik dhe politik. ne nje vend, ne te cilin nuk funksionon shteti ligjor natyrisht se nuk funksionojne as gjykatat, as prokuroria, as policia. Me fjale tjera: Nuk mund te kete vend, ku gjykatat funksionojne dhe prokuroria jo...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-02-2013 më 11:43

  7. #297

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Jane pikerisht interpretime te tilla si ato me lart qe me bejne mos i besoj asnjehere perkthimet e gazetareve shqiptare, sidomos kur nuk jane thjesht citime, por "analiza". Shpesh me duket e pamundur qe te arrish ta ndryshosh deklaraten dhe ti japesh ndonje kend tjeter, por ja qe ja arrijne cdo here ta gjejne nje menyre.

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    @albo, ti flet kaq lehtesisht per gardianet se jeton i strukur dhe mes te mirave mijra kilometra larg. Po a e ke menduar ndonje her po te ishte nje nga te vraret gjaku yt, si do reagoje ne kete rast? Te pakten hap temen dhe mos e djallos me kto komente alla grekshe, ose hajde jeto ketu ca kohe dhe te shohim se ca mendimi do kesh pastaj per shtetin, gardistet dhe te drejtat e tyre.

    Me pak fjal un nuk prisja fare asnje denim sepse menyra si kan rrjedhur ngjarjet qe pas 21 janarin ketu do conin. Shteti nuk ekziston me pak fjal!
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  9. #299
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    ...ose qe pushteti apo Sali Berisha e ka kapur drejtesine.
    Perkthimi yte i deklarates se ambasades amerikane eshte absolutisht jo objektiv dhe joreal.
    Ky perkthim yti baze kryesore e ka bindjen tende personale se SHBA-te dhe perfaqesuesit diplomatik te saj ne cfardo kushtesh dhe rrethanash, pavaresisht te drejtes dhe te vertetes, as deklarativisht nuk do te mbeshtesnin dicka qe (eventualisht) do te ishte ne favor te se majtes (shqipetare).
    Perndryshe, eshte mese e qarte se ne cdo vend ku nuk funksionon shteti i ligjit, nuk mund te funksionoje as prokuroria. Prandaj, "argumentet " tua, pavaresisht qe jane te pabaza, do te ishin edhe rabulistik plotesisht irrelevante...
    Qe sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte i korruptuar, kete nuk do shume mend ta shikosh e kuptosh. Por eshte si eshte, ky eshte sistemi i drejtesise qe ka Shqiperia dhe procesin e vendimet e tyre duam apo nuk duam, na duken te drejta apo te gabuara, duhet ti respektojme. Pasi ky respekt ndaj procesit ligjor dhe institucioneve, dallon njerezit e qyteteruar nga njerezit e pagdhendur. Arsyeja perse une kam bindjen e plote qe Prokuroria e Shqiperia ka qene institucioni me i korruptuar ne Shqiperi ka e beje me faktin se nuk eshte hera e pare qe Prokuroria e udhehequr nga Ina Rama deshton ne nje menyre spektakolare ne Gjykate. Hidhu nje sy se si Prokuroria deshtoi me Gerdecin. Hidhi nje sy se si deshtoi me hetimet e zyrtareve te korruptuar ne keto 8 vitet e fundit. Ka dhjetra dosje ne Prokurorine e Pergjithshme qe kane zene pluhur nje gisht e jane lene me dashje ne harrese. Eshte detyra e Prokurorise qe te padisi e vertetoje akuzat ne gjyq. Ashtu si qytetari nen akuze eshte i lire te mbrohet me avokatin e tij.

    Sic e thashe me lart, fakti qe asnje nga ata rrugacet qe thyen institucionet e plagosen gardistet nuk u hetua e gjykua, apo organizatoret e revoltes nuk u hetuan fare, por prokuroria u fokusua vetem tek gardistet, te vetmit qe kryenin detyren kushtetuese ate dite, eshte nje akt i turpshem dhe nuk eshte nje akt i turpshem vetem ne aspektin ligjor, eshte nje akt i turpshem ne aspektin historik. Historia do te shkruaje per kete akt. Dhe ajo qe i vuri kupen inkompetences se Prokurorise se Ina Rames, ishte fakti se ajo nuk ishte e zonja, ajo nuk gezonte as respektin e prokuroreve qe punonin per te, kur dosjet e hetimeve botoheshin ne faqet e gazetes Shekulli para se ti lexonte Kryeprokuroria e vendit! Si e ka emrin nje Kryeprokurore qe nuk eshte ne gjendje qe te beje ate me elementaren, te ruaje sekretin e informacionit te hetimeve te saj? E ka emrin inkompetente.

    Askush nuk e pengon prokurorine apo familjet e viktimave qe te apelojne vendimin e Gjykates se Tiranes. Ky eshte procesi ligjor dhe ky proces duhet respektuar. E pak rendesi ka se cfare thote apo ben ambasadori amerikan, se nuk do te zgjidhi ai problemet e inkompetences dhe korrupsionit ne sistemin e drejtesise shqiptar.

    Albo

  10. #300
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga KOKASHTA Lexo Postimin
    @albo, ti flet kaq lehtesisht per gardianet se jeton i strukur dhe mes te mirave mijra kilometra larg. Po a e ke menduar ndonje her po te ishte nje nga te vraret gjaku yt, si do reagoje ne kete rast? Te pakten hap temen dhe mos e djallos me kto komente alla grekshe, ose hajde jeto ketu ca kohe dhe te shohim se ca mendimi do kesh pastaj per shtetin, gardistet dhe te drejtat e tyre.

    Me pak fjal un nuk prisja fare asnje denim sepse menyra si kan rrjedhur ngjarjet qe pas 21 janarin ketu do conin. Shteti nuk ekziston me pak fjal!
    7 nga 11 njesite e Tiranes, votuan pak muaj me vone nga 21 janari 2011 ne zgjedhjet vendore, dhe ndeshkuan me vote Edi Ramen dhe Partine e tij qe humben jo vetem kreun e Bashkise Tirane, humben edhe kontrollin e mbare Tiranes. Qytetaret e Tiranes qe e perjetuan ate dite nga afer si askush tjeter, folen me voten e tyre, dhe midis ministrit te brendshem ne ate dite, Lulzim Bashes, dhe organizatorit te protestes e dhunes, Edi Rames, ata ndeshkuan kete te dytin.

    Ka vendime ligjore qe i jep gjykata, ka edhe vendime politike qe i japin qytetaret e atij vendi me vote, sa here qe i drejtohen kutise se votimit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-02-2013 më 12:49

Faqja 30 prej 40 FillimFillim ... 202829303132 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •