Close
Faqja 31 prej 40 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 391
  1. #301

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    7 nga 11 njesite e Tiranes, votuan pak muaj me vone nga 21 janari 2011 ne zgjedhjet vendore, dhe ndeshkuan me vote Edi Ramen dhe Partine e tij qe humben jo vetem kreun e Bashkise Tirane, humben edhe kontrollin e mbare Tiranes. Qytetaret e Tiranes qe e perjetuan ate dite nga afer si askush tjeter, folen me voten e tyre, dhe midis ministrit te brendshem ne ate dite, Lulzim Bashes, dhe organizatorit te protestes e dhunes, Edi Rames, ata ndeshkuan kete te dytin.

    Ka vendime ligjore qe i jep gjykata, ka edhe vendime politike qe i japin qytetaret e atij vendi me vote, sa here qe i drejtohen kutise se votimit.

    Albo
    Me vjen keq por e ul shume veten sa here kerkon te justifikosh gjera te pamundura, ne vend qe thjesht ti pranosh. Votimet nuk ishin per 21 janarin dhe nuk mund ti marresh si vote per cdo gje specifike qe ka bere Berisha apo Rama. Jane nje vleresim i pergjithshem per punen apo premtimet e tyre.

    Mund te jete dhe qe Berisha do kishte fituar shume me thelle, nese nuk do ndodhte incidenti i 21 janarit. Analiza te tilla mudn te bejm kot pa fund, por fakti mbetet qe vota nuk jepet per asgje te vecante por per projektin e perjgithshem te nje partie apo kandidati.

  2. #302
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Prokuroria e Përgjithshme: Do apelojmë vendimin për '21 Janarin'

    TIRANE- Në Shqipëri burime të Prokurorisë së Përgjithshme i thanë sot Zërit të Amerikës se do të bëhEt ankim në gjykatën e Apelit ndaj vendimi të djeshëm të Gjykatës së Tiranës e cila shpalli dje të pafajshëm komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe përgjegjësin e njësisë speciale Agim Llupo të akuzuar për vrasjen e tre prej katër manifestuesve që u qëlluan me armë zjarri gjatë protestave të opozitës në 21 Janar të vitit 2011 të cilat cuan në përleshje të dhunshme me forcat e policisë që kisin rrethuar selinë e kryeministrisë në Tiranë. Gjykata vlerësoi se nuk kishte prova që të mbështesnin akuzën e prokurorisë për vrasje me dashje. Prokuroria kishte kërkuar 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon.

    Po sot Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pati një takim me ambasadorin amerikan Tiranë Aleksandër Arvizu. Dje ambasada amerikane u shpreh e tronditur nga vendimi i Gjykatës duke vlerësuar se ai “ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”.

    Nga ana e saj gjykata e Tiranës sot tha se deklarata e ambasadës amerikane është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor. Deklarata të tilla, vlerëson Gjykata, mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm.
    Por ambasadori amerikan tha se pretendimet e gjykatës nuk qëndrojnë sipas tij. “Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbërshtet nga qeveria e Shqipërisë”, deklaroi ambasadori Arvizu, duke ju referuar kështu asistencës amerikane të dhënë gjatë hetimeve dhe përfshirjen e laboratorit kriminalistik të FBI për kryerjen e ekspertizave të cilat vërtetuan se plumbat më të cilët u qëlluan tre manifestuesit e vrarë kishin dalë nga armët e komandantit Prendi dhe vartësit të tij Llupo.

    (m.a/VOA/BalkanWeb)

  3. #303
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Shoke socialiste, dhe zoterinj demokreter!!

    21 janari esht shum i thjesht, sepse e pam te gjith direkt ne tv.

    Mendoj se n'bankat e t'akuzumve duhet t'ishin edhe organizatoret e protestes, Rama me Ruçin & CO, sepse:

    Skenari ishte i mirorganizuar nga PS-ja, ishte kurth/puç i pergatitur ne tavoline, dhe duhet t'mbajne pergjegjesi.


    Nese PS-ja s'mban pergjegjesi, atehere edhe gardistet jane t'pafajshem!!!


    O drejtsi per t'gjithe, o asgje!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  4. #304
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Gjykata: Deklarata e SHBA për vendimin, ndërhyrje. Arvizu: Akuzë e pabazë

    TIRANË- Gjykata e Tiranës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përplasen për vendimin e dhënë dje nga kjo gjykatë, e cila shpalli të pafajshëm të pandehurit e ngjarjeve të 21 janarit.

    Ndërsa gjykata e cilëson ndërhyrje në një proces të ligjshëm, Ambasadori Arvizu reagon duke thënë se akuza e gjykatës është e pabazë.

    GJYKATA E TIRANES: SHBA NDERHYRJE
    Gjykata e Tiranës nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije se vendimin e plotë për të pandehurit e 21 janarit do ta zbardhë brenda afateve ligjore.
    Në këtë deklaratë gjyqtarët theksojnë se janë të vendosur për zbatimin e ligjit, ndërsa duke komentuar deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjyqtarët shprehen se ajo ishte një ndërhyrje në një proces të rregullt gjyqësor.

    “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe gjyqtarët e saj janë të vendosur për zbatimin e ligjit dhe të angazhuar për shtetin ligjor në Shqipëri. Në këtë kuadër është e qartë se i takon tashmë institucionit të Prokurorisë që pas zbardhjes së vendimit të vendosë se cfarë hapash ligjorë mund të ndërmarrë lidhur me këtë vendim. Në këtë kontekst deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt gjyqësor nëpërmjet komenteve mbi një cështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, përpara qëndrimit të prokurorisë mbi hapat e mundshëm dhe përpara mbylljes së procesit të rregullt ligjor me këtë cështje”, thuhet në deklaratë.

    Sipas gjyqtarëve deklarata të tilla janë shqetësuese dhe paragjykuese.

    "Deklarata të tilla mund të jenë paragjykuese ndaj këtij procesi të drejtë, ligjor dhe të paanshëm. Duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin tonë të plotë për sundimin e ligjit dhe një proces të rregullt, të paanshëm dhe të besueshëm ligjor, bëjmë thirrje për të shmangur cdo qëndrim paragjykues ndaj këtij procesi dhe punës e misionit të gjykatës në përgjithësi”, përfundon deklarata.

    ARVIZU: NDËRHYRJA PËR TË LEHTËSUAR HETIMI

    Pas takimit me kryeprokurorin Adriatik Llalla, Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu në një prononcim për gazetarët, tha se takimi me të u zhvillua pikërisht pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, për ngjarjet e 21 janarit.

    “Mendoj se të gjithë ju e keni parë deklaratën tonë të djeshme. Ajo deklaratë thotë pak a shumë gjithçka që duam të themi, por do të përforcoj disa pika. Pikë së pari, unë e vlerësoj faktin që Prokurori i Përgjithshëm ra dakord të takohej me mua kaq herët sot në mëngjes. Patëm një diskutim mjaft të hollësishëm dhe substancial. Unë i shpjegova se ne kemi një histori të gjatë bashkëpunimi me këtë Zyrë dhe iu zotova se ky bashkëpunim do të vazhdojë. Përsa i përket verdiktit të djeshëm dhe çështjes së 21 Janarit, sërish, do t’ju drejtoja të shihni deklaratën tonë, por, do të shtoja disa pika.”, tha ai.

    Arvizu u ndal të komentojë edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës, ndërsa nënvijëzoi se kjo nuk është një çështje amerikanë, por një çështje shqiptare dhe janë ata, sic tha ai që duhet ta cojnë deri në fund.

    “Pikë së pari, pas asaj dite të tmerrshme të 21 Janarit, Shtetet e Bashkuara e bënë shumë të qartë se mënyra më e mirë për t’u përballur me atë tragjedi të tmerrshme ishte një hetim mbi atë që e shkaktoi këtë ngjarje. Ne theksuam rëndësinë e të qënit një hetim i besueshëm. Besueshmëria është koncepti kyç për këtë dhe, në mënyrë që hetimi të ishte i besueshëm, duhet të adresonte disa elemente: kush e organizoi, sjellja e demonstruesve, dhe sjellja e Gardës së Republikës. Ky ka qenë gjithnjë qëndrimi unë dhe nuk ka ndryshuar kurrë.
    ”, tha Arvizu.

    Ai tha më tej se, “Përsa i përket asistencës ose përfshirjes amerikane në këtë çështje, kjo çështje ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë një çështje shqiptare. Nuk është një çështje amerikane; nuk pati përfshirje të qytetarëve amerikanë. Përfshirja amerikane rrjedh nga një kërkesë specifike dhe e drejtpërdrejtë e Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë, një kërkesë e mbështetur dhe nga Qeveria e Shqipërisë do të shtoja, që Shtetet e Bashkuara të jepnin asistence teknike për të mundësuar hetimin, dhe kjo ishte ajo që ne bëmë”, shtoi ai.

    Ambasadori më tej, i cilësoi të pabaza akuzat e sotme të Gjykatës së Tiranës.

    “Përsa i përket deklaratës së Gjykatës së Rrethit Tiranë sot në mëngjes, që sugjeronte se SHBA po ndërhyn në një proces gjyqësor, nuk jam dakord, me gjithë respektin që kam. Kjo akuzë nuk ka bazë. Përfshirja jonë rrjedh drejtpërdrejt nga një kërkesë specifike e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kjo kërkesë u mbërshtet nga qeveria e Shqipërisë. Pika e fundit që dua të vë në dukje është se gjatë takimit tim me Prokurorin e Përgjithshëm, falënderova Zyrën e tij dhe prokurorët e tij që kanë punuar fort për ta sjellë këtë çështje para drejtësisë. Disa njerëz do të pyesin për komponentët e tjerë të këtij hetimi – organizatorët, sjellja e demonstruesve – por kjo nuk është diçka në të cilën Shtetet e Bashkuara janë përfshirë ose mbi të cilën kanë kontroll, sepse, sërish, ky është një hetim shqiptar. Verdikti i djeshëm i përkiste një komponenti specifik të 21 Janarit dhe deklarata jonë dje i përkiste kësaj pjese specifike të çështjes”, shtoi ai më tej.

    AMBASADORI ARVIZU TAKON KRYEPROKURORIN LLALLA
    Ambasadori amerikan ne vendin tonë, Aleksander Arvizu ka nisur sot paradite një takim me kryeprokurorin e vendit, Adriatik Llalla.

    Takimi është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe vjen vetëm një ditë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, e cila u dha pafajësi dy të akuzuarve për vrasjet e 21 janarit gjatë demonstratës së PS-së.

    Takimi vjen një ditë pas reagimit të ashpër që bëri ambasada e SHBA mbi vendimin dhënë dje për 21 Janarin.

    DEKLARATA E SHBA, DJE
    Ambasada Amerikane nëpërmjet një reagimi e konsideroi tronditbs vendimin e Gjykatës së Tiranës për pafajësinë e të pandehurve të 21 janarit.
    “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 Janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve. Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë. Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente”,- përfundon deklarata.

    VENDIMI
    Gjykata e Tiranës shpalli dje të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi, shoferin e tij Margarit Kume si dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese. Teksa lexoi vendimin për të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e Gardës Ndrea Prendi.

    Prokuroria kërkoi kërkoi 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues. Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

    (d.b/ma.ar/BalkanWeb)

  5. #305
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    BE, Sequi: Procesi për 21 Janarin s'ka përfunduar, vendimi mund të apelohet

    TIRANE-Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi komentoi sot vendimin e Gjykatës së Tiranës lidhur me cështjen e “21 Janarit”. Sequi theksoi se BE dhe eurokomisioneri Stefan Fyle një ditë më parë u shprehën qartë mbi procesin procesi gjyqësor që shpalli të pafajshëm 3 të pandehurit e akuzuar për 4 vrasjet, 2 vjet më parë në 21 Janar.

    Sipas Fyle, procesi gjyqësor i djeshëm nuk është fundi i drejtësisë, pasi vendimi mund të apelohet.

    “Dje Bashkimi Europian bëri disa komente dhe Fyle shkruajti në Tëitter, ne na është kërkuar, dhe unë të them disa gjëra që janë thënë nga BE dhe nga komisionari Fyle. Komisioni ka bërë thirrje nëpërmjet një procesi gjyqësor të besueshëm, një sistem gjyqësor i papanshëm të sigurojë procese gjyqësore të drejta është një dëshirë e qytetarëve shqiptarë. Ky është një element thelbësor i shtetit të së drejtës në Shqipëri, si edhe një parakusht në rrugën drejt BE.
    Komisioneri Fyle ka bërë komente dhe në Tëitter dhe dëshiroj ta lexoj këtë: Ai thotë se, vendimi i gjykatës në Tiranë nuk është fundi. Procedurat duhet të përmbyllen me një proces gjyqësor të besueshëm, i cili do të duhet të tregojë paanshmëri, përgjegjësi.
    Bashkimi Evropian konstatoi përsëri se kjo cështje është e apelueshme, dhe së fundmi cdo polarizim me këtë cështje duhet shmangur”, tha Fyle në një deklaratë për mediat.

    (d.b/BalkanWeb)

  6. #306
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    21 Janari, Berisha: Nuk komentoj vendimet e gjykatave

    TIRANË-“Nuk komentoj vendimet e Gjykatave”, kështu u shpreh sot gjatë një konference për shtyp Kryeministri Sali Berisha i pyetur lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës ndaj të pandehurve të cështjes së ’21 janarit”.

    “Sot jam këtu për një tjetër çështje pasi nuk mund të komentoj kurrë vendimet e gjykatave. Ky është qëndrimi im i prerë, ka sistem drejtësie, sistem akuze dhe as edhe një koment nga ana ime”, u shpreh Berisha.

    Pas vendimit të gjykatës për lirimin nga akuzat të 3 të pandehurve që akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, 2 vite më parë në datën 21 Janar, të afërm të viktimave deklaruan se nuk do të reshtin kurrë së kërkuari drejtësi.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Procesi eshte i besueshem kur gjykata e nje vendi sovran sic eshte Shqiperia, jep nje vendim ne baze te PROVAVE qe disponon, e jo sipas oreksit te Fyles, Seqiut apo naj tjetri qe duan me cdo kusht Edverin ne pushtet, se ashtu osht "muhabeti"...... Se kush do te rrije apo do te vije ne pushtet, e vendosin zgjedhesit shqiptare e jo ato qe sapo mbyllen kutite e votimit, versulen me vrap ne KQZ per ........
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mike Oldfield : 08-02-2013 më 13:47
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #308
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,257
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Pafajësi për 21 janarin, tre argumentet e Gjykatës për gardistët

    Leonard Bakillari

    Tiranë Salla e mbushur me efektivë të Gardës shpërtheu në duartrokitje, kur gjyqtari shpalli të pafajshëm ish-komandantin Ndrea Prendi dhe downloadmajorin Agim Llupo. Pas 9 muajsh proces gjyqësor për tre vrasjet e 21 janarit, trupi gjykues i kryesuar nga Besnik Hoxha arriti në përfundimin se nuk provohet akuza e vrasjes me dashje, sikundër pretendonte Prokuroria. Për këtë arsye, dy zyrtarët e Gardës u shpallën të pafajshëm, duke u liruar nga çdo detyrim tjetër ligjor, sikundër ishin masat e sigurisë që gjykatat kishin caktuar më herët ndaj Prendit dhe Llupos. Tre gjykatësit u paraqitën me 30 minuta vonesë, në një nga sallat e Gjykatës së Tiranës, e tejmbushur nga gardistët dhe e braktisur nga familjarët e viktimave. Agim Llupo u shoqërua në kafazin e hekurt vetëm pak sekonda para se tre gjyqtarët: Besnik Hoxha, Ardiana Bere dhe Arjana Caco të futeshin në sallë. Pas urdhrit që të pranishmit të ngriheshin në këmbë, në sallën e gjyqit ra heshtja, ndërsa kryetari i trupit gjykues nisi të lexojë dispozitivin e vendimit, që pritet të zbardhet i plotë në ditët e ardhshme.

    Vendimi i gjykatës

    “Gjykata, gjatë hetimit gjyqësor dhe duke analizuar në mënyrë harmonike të gjitha provat dhe ligjin material dhe procedural, krijoi bindjen se akuza e prokurorisë ndaj të pandehurve për veprën penale të vrasjes me dashje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, nuk qëndron, për arsye se nuk u arrit të provoheshin të gjithë elementët e veprës penale, objekt akuze”- tha gjykatësi Besnik Hoxha. Ai vazhdoi leximin e vendimit të shkurtuar, duke u ndalur tek analiza ligjore e akuzës së prokurorisë. “Prokuroria pretendoi se të pandehurit kanë konsumuar veprën penale me dashje. Vepra penale e parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, për të cilin janë akuzuar të pandehurit, kërkon domosdoshmërish elementin e dashjes direkte, pasi kjo vepër nuk mund të kryhet me dashje indirekte. Ky element i dashjes direkte, nga provat e paraqitura në gjykim, qartësisht nuk u provua se ekziston. Dhe në këto rrethana, nuk provohet akuza e prokurorisë në drejtim të të pandehurve për këtë vepër”-argumentoi më tej gjyqtari Hoxha. Më tej, ai iu referua disa vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara, pa cituar numrat apo datat, sipas të cilëve ky trup gjykues nuk mund të krijonte një akuzë të re ndaj të pandehurve, për sa kohë kjo akuzë e re nuk është hetuar nga prokuroria. “Në këto kushte, gjykata nëpërmjet këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet për fakte të pahetuara nga prokuroria ndaj këtyre dy të pandehurve”- tha gjykatësi Hoxha, duke e bërë tashmë gati të njohur atë që do të lexonte më pas. Në analizën e pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, gjykatësi tha se kishte marrë parasysh edhe vendimin e datës 28 gusht të vitit 2009 nga Gjykata e Strasburgut. “Gjykata sqaron se dhe jurisprundenca e Gjykatës së Strasburgut është bazë ligjore dhe e detyrueshme për gjykatat shqiptare në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”- tha kreu i trupit gjykues, duke vijuar më pas me elemente të tjera që pritet të jenë pjesë e vendimit të arsyetuar në momentin kur do të shpallet. “Akuza e ngritur nga prokuroria në ngarkim të dy të pandehurve nuk qëndron, duke patur parasysh dhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore të punonjësve të Gardës së Republikës për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje”- tha gjyqtari. Për këto arsye, sipas tij, gjykata vendosi: Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Ndrea Prendi dhe Agim Llupo.

    Gjyqi i 21 janarit

    Vendimi i pafajësisë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon u prit me ovacione në sallën e gjyqit, sidomos në momentin kur gjyqtari urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga qelia të majorit të akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Gjatë këtij momenti, Llupo është përqafuar me avokatin e tij mbrojtës, ndërsa trupi gjykues ka dalë nga salla, duke i lënë radhën zbardhjes së vendimit. Gjyqi për katër të vrarët e 21 janarit nisi 9 muaj më parë në Gjykatën e Tiranës, ku Prokuroria i qëndroi deri në fund akuzës për vrasje me dashje. Si prova u paraqitën pamjet filmike, ekspertiza e FBI-së dhe dëshmitë e personave të mbijetuar ndërsa në konkluzionet përfundimtare, prokuroria kërkoi 23 vjet burg për Ndrea Prendin dhe 25 vjet burg për Agim Llupon. Gjykata e Tiranës e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë tashmë çështjen e 21 janarit në dorë të Apelit.

    Argumentet

    1-Vepra penale, e parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal, për të cilin janë akuzuar të pandehurit, kërkon domosdoshmërish elementin e dashjes direkte, pasi kjo vepër nuk mund të kryhet me dashje indirekte. Ky element i dashjes direkte, nga provat e paraqitura në gjykim, qartësisht nuk u provua se ekziston.

    2-Duke u bazuar në disa vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara, gjykata nëpërmjet këtij vendimi i përgjigjet akuzës së ngritur dhe faktit nëse provohet ose jo. Gjykata nuk mund të shprehet për fakte të pahetuara nga prokuroria ndaj këtyre dy të pandehurve.

    3-Gjykata ka marrë parasysh vendimin e datës 28 gusht të vitit 2009 të Gjykatës së Strasburgut dhe sqaron se jurisprundenca e Gjykatës së Strasburgut është bazë ligjore dhe e detyrueshme për gjykatat shqiptare.







    Neni 375 – Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës

    (Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)

    Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose i dëmtuari akuzues, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj.

    _______________________________________________
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr.51, datë 30.7.1999

    Duke arsyetuar pajtueshmërinë me Kushtetutën të nenit 375, Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 51, datë 30.7.1999, ka vënë në dukje se e drejta që i njihet gjykatës për t’i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori nuk është veprim antikushtetues. “Në këtë rast, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, gjykata nuk merr kompetencat e prokurorit dhe as kthehet në organ akuzues, por vetëm zbaton ligjin, gjë që është detyrë funksionale e saj… gjykata nuk është organ akuzues, nuk formulon akuzë të re dhe as e ndryshon atë, por mbi bazën e faktit të paraqitur, bën cilësimin e duhur ligjor të veprës, duke i dhënë faktit një përcaktim tjetër.” Më tej, Gjykata Kushtetuese arsyeton: “Gjykata, duke i dhënë faktit një përcaktim juridik të ndryshëm nga ai i prokurorit, mund të bëjë që cilësimi i ri të jetë një vepër penale më e lehtë ose më e rëndë. Në rastin e fundit nuk do të thotë se rëndohet pozita e të pandehurit. Rëndimi i pozitës trajtohet në raport me shkallën më të lartë të gjykimit.”
    Ndryshimin e cilësimit juridik të veprës, gjykata mund ta bëjë vetëm në qoftë se vepra penale është në kompetencën e saj. Përndryshe ajo duhet t’ia dërgojë çështjen gjykatës kompetente.
    Vendimi i Gjykatës Kushtetuese përfundon: “Neni 375 i Kodit të Procedurës Penale jo vetëm që nuk vjen në kundërshtim me nenin 148 të Kushtetutës, por është në përputhje edhe me parimet e tjera kushtetuese të zhvillimit të një gjykimi të drejtë nga një gjykatë e paanshme.”


    Çështja në Strasburg dhe ngjashmëria me 21 janarin

    Gjatë gjykimit të ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, dhe majorit Agim Llupo është përmendur shpesh një çështje e ngjashme në Itali, për të cilën ka edhe një vendim nga Gjykata e Strasburgut. Ky precedent është përmendur edhe nga gjyqtari Besnik Hoxha, gjatë leximit të vendimit. Por sa ngjashmëri ka mes çështjes “Giuliani Gaggio kundër Italisë” dhe 21 janarit? Në korrik të vitit 2001, në Genova të Italisë, një protestues u vra nga një karabinier gjatë protestave të dhunshme kundër takimit të G8. Tre karabinierë ishin bllokuar në një xhip, teksa po sulmoheshin me gurë, shkopinj dhe leva hekuri nga protestuesit. Një prej karabinierëve, sipas gjykatës i mbledhur kruspull në pjesën e pasme të xhipit, i plagosur, pre e panikut, duke u mbrojtur nga njëra anë me një mburojë dhe paralajmëronte protestuesit të largoheshin ose do t’i vriste. Karabinieri Mario Placanica nxori Berettën e tij 9mm, e drejtoi drejt xhamit të pasmë të mjetit dhe shtiu dy herë. Plumbi i parë kapi protestuesin Carlo Giuliani në fytyrë, poshtë syrit të majtë dhe e plagosi rëndë. Ai ra përtokë, ndërsa u shtyp më pas nga makina ku ndodheshin karabinierët. Sipas Gjykatës, karabinierët ishin efektivisht të ekspozuar ndaj një rreziku urgjent dhe serioz për humbjen e jetës, apo për marrjen e plagëve të rënda. Për këtë, Gjykata kujton se përdorimi i forcës nga ana e agjentëve të shtetit, për arritjen e njërit prej objektivave të shpallur në paragrafin 2 të nenit 2 të Konventës se te Drejtave të Njeriut , mund të justifikohet në raport me këtë dispozitë, nëse bazohet në një bindje të sinqertë, nisur nga motive të mira, e vlefshme në kohën e ngjarjes, por që më pas del e gabuar. “Të pohosh të kundërtën, do të thotë t’i ngarkosh shtetit dhe agjentëve të tij të ngarkuar me zbatimin e ligjit, një detyrë joreale, që do të rrezikonte të ushtrohej, duke i kushtuar jetën atyre dhe të tjerëve”,-thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut. Gjykata pohon se nuk është vërtetuar, që autoritetet italiane nuk i janë përmbajtur detyrimit për mbrojtjen e jetës së Carlo Giuliani-t. Për këtë arsye, në lidhje me këtë, nuk ka patur shkelje të elementit material të nenit 2 të Konventës. Me datë 25 gusht 2009, gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka rrëzuar kërkesën e familjarëve të viktimës ndaj Italisë.

    MAPO

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Procesi eshte i besueshem kur gjykata e nje vendi sovran sic eshte Shqiperia, jep nje vendim ne baze te PROVAVE qe disponon, e jo sipas oreksit te Fyles, Seqiut apo naj tjetri qe duan me cdo kusht Edverin ne pushtet, se ashtu osht "muhabeti"...... Se kush do te rrije apo do te vije ne pushtet, e vendosin zgjedhesit shqiptare e jo ato qe sapo mbyllen kutite e votimit, versulen me vrap ne KQZ per ........
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qe sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte i korruptuar, kete nuk do shume mend ta shikosh e kuptosh. Por eshte si eshte, ky eshte sistemi i drejtesise qe ka Shqiperia dhe procesin e vendimet e tyre duam apo nuk duam, na duken te drejta apo te gabuara, duhet ti respektojme. Pasi ky respekt ndaj procesit ligjor dhe institucioneve, dallon njerezit e qyteteruar nga njerezit e pagdhendur. Arsyeja perse une kam bindjen e plote qe Prokuroria e Shqiperia ka qene institucioni me i korruptuar ne Shqiperi ka e beje me faktin se nuk eshte hera e pare qe Prokuroria e udhehequr nga Ina Rama deshton ne nje menyre spektakolare ne Gjykate. Hidhu nje sy se si Prokuroria deshtoi me Gerdecin. Hidhi nje sy se si deshtoi me hetimet e zyrtareve te korruptuar ne keto 8 vitet e fundit. Ka dhjetra dosje ne Prokurorine e Pergjithshme qe kane zene pluhur nje gisht e jane lene me dashje ne harrese. Eshte detyra e Prokurorise qe te padisi e vertetoje akuzat ne gjyq. Ashtu si qytetari nen akuze eshte i lire te mbrohet me avokatin e tij.

    Sic e thashe me lart, fakti qe asnje nga ata rrugacet qe thyen institucionet e plagosen gardistet nuk u hetua e gjykua, apo organizatoret e revoltes nuk u hetuan fare, por prokuroria u fokusua vetem tek gardistet, te vetmit qe kryenin detyren kushtetuese ate dite, eshte nje akt i turpshem dhe nuk eshte nje akt i turpshem vetem ne aspektin ligjor, eshte nje akt i turpshem ne aspektin historik. Historia do te shkruaje per kete akt. Dhe ajo qe i vuri kupen inkompetences se Prokurorise se Ina Rames, ishte fakti se ajo nuk ishte e zonja, ajo nuk gezonte as respektin e prokuroreve qe punonin per te, kur dosjet e hetimeve botoheshin ne faqet e gazetes Shekulli para se ti lexonte Kryeprokuroria e vendit! Si e ka emrin nje Kryeprokurore qe nuk eshte ne gjendje qe te beje ate me elementaren, te ruaje sekretin e informacionit te hetimeve te saj? E ka emrin inkompetente.

    Askush nuk e pengon prokurorine apo familjet e viktimave qe te apelojne vendimin e Gjykates se Tiranes. Ky eshte procesi ligjor dhe ky proces duhet respektuar. E pak rendesi ka se cfare thote apo ben ambasadori amerikan, se nuk do te zgjidhi ai problemet e inkompetences dhe korrupsionit ne sistemin e drejtesise shqiptar.

    Albo
    Prokuroria ka provuar para gjykates se policia apo garda ka vrare 4 pjesemarres te protestes...
    Eshte gjykata ajo qe ka vendosur qe vrasjet ti shpalle te ligjshme, duke u thirrur ne ekspertiza, argumente dhe prova te caktuara etj.
    Provat, ekspertizat, faktet dhe argumentet e prokurorise jane hedhur poshte si te pamjaftueshme per ti denuar te akuzuarit.
    Argumentet e gjykates ende nuk jane publikuar. Prandaj, eshte e pamundur te thuhet perfundimisht se kush sa ka faj per shpalljen si te pafajshem te vrasesve te 4 protestuesve.

    Fakt eshte se jane vrare 4 protestues te pafajshem ne hapesire publike dhe nga nje distance e caktuar, dhe se vrasesit e tyre jane te njohur.
    Fakt eshte gjithashtu se per 4 protestuesit e e vrare nuk u denua askush, pavaresisht se vrasjet kane ndodhur dhe vrasesit jane te njohur.

    Ne keso rrethana, sipas te gjitha gjasave, dhe pavaresisht argumenteve te mundshme te gjykates, eshte pothuajse e pamundur te besohet se te gjitha vrasjet ishin incidente qe (teoretikisht) mund te ndodhin ne protesta te tilla. Kjo realisht mund te ndodhe vetem nese gjuajtjet pa kontroll ne drejtim te turmes shpallen si veprime legjitime. D.m.th. Hapja e zjarrit ne drejtim te turmes duhet te shpallet legjitime. Ne te kunderten do te ishte befasi e madhe nese 2,3, 4 apo me shume protestues ne vende te ndryshem dhe ne kohe relativisht te ndryshme te vriten nga "plumba rikoshete". Pra, pyetja kryesore, sipas mendimit tim, eshte se kush e ka dhene urdherin te hapet zjarri ne drejtime te turmes/turmave ne rruge dhe ne baze te cilave ligje dhe rregulla?
    Sepse, nese hapja e zjarrit ne drejtime te turmes apo turmave nuk legjitimohet, atehere eshte pothuajse e pamundur qe vrasesit te shpallen te pafajshem per te gjitha vrasjet...

    Kritikat tua (politike) ndaj prokurorise jane ceshtje tjeter...
    As policia, as prokuroria, as gjykata nuk mund te funksionojne nese njera nga ato eshte "institucioni me i korruptuar" , sic pohon ti.
    Nese njeri nga ato (p.sh. prokuroria) eshte e tille, nuk funksionon dhe nuk mund te reformohet per te funksionuar si duhet, atehere ai shtet eshte shtet i deshtuar. Fajesimi i pushteteve te caktuara dhe organeve kompetente te kontrollit dhe mbikqyrjes mbi baza ideologjike, partiake, klanore, private, personale... nuk ndryshon asgje, por vetem e verteton deshtimin e shtetit.
    Ne keso raste duhet te reformohet i gjithe sistem, duke filluar nga Kushtetuta. Ligje dhe rregulla qe jane te pazbatueshme ne shoqerine shqipetare, pervec te drejtave dhe obligimeve themelore, duhet te pershtaten, jo te shkruhen vetem sa per sy e faqe ose per ta lehtesuar dhe legjitimuar keqperdorimin e pushtetit dhe pozites etj.
    Ligjet dhe regullat liberale dhe demokratike ne nje shoqeri autoritare dhe pak demokratike jane te predestinuara per keperdorim te pushtetit dhe pozitave ne pothuajse te gjitha nivelet. Prandaj, eshte shume e rendesishme qe te mos kopjohen ligje zvicerane, finlandeze apo gjermane, por te shkruhen ligje, te cilat ne kushtet dhe rrethanat specifike te shoqerise shqipetare dhe rajonit ofrojne me se paku hapesire per keqperdorime...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-02-2013 më 14:38

Faqja 31 prej 40 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •