
Postuar më parë nga
Anesti_55
Turqia: Ballkani i sigurt me nje Shqiperi te fuqishme
Eva Gjura
Kush deshiron qe Ballkani te jete i qete dhe i sigurte, duhet te deshiroje nje Shqiperi te fuqishme, prandaj edhe Turqia deshiron nje Shqiperi te fuqishme, qe te kete paqe dhe stabilitet ne Ballkan. Kjo ka qene deklarata qe ka bere dje ministri i Mbrojtjes se Turqise Ismet Yilmaz, ne takimin qe ka zhvilluar me homologun shqiptar, Arben Imami. Ndersa nga ana e tij, pasi e ka falenderuar homologun e tij per viziten ne Tirane, ministri Imami eshte shprehur se, vizita e ministrit te Mbrojtjes se Turqise, eshte nje tregues i qarte i rendesise qe Qeveria Turke, i jep bashkepunimit ne fushen e mbrojtjes me Shqiperine, si dhe vullnetit te forte per ta cuar kete bashkepunim edhe me tej ne fushat me interes te ndersjelle. “Kam kenaqesine te theksoj se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria Shqiptare, e konsiderojne Turqine nje nga partneret strategjike, si ne aspektin politik, ashtu dhe ne aspektin e mbrojtjes. Perfitoj nga rasti te shpreh falenderimin tim per ndihmen e vazhdueshme te Republikes se Turqise, ne procesin e reformimit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise, duke dhene nje ndihme te konsiderueshme ne transformimin e tyre me qellim arritjen e standardeve te NATO-s”, eshte shprehur ministri Imami. Ndersa ministri Yilmaz theksoi se, “midis Shqiperise dhe Turqise, ka lidhje te forta miqesore, te cilat i kane rrenjet e thella ne historine tone. Keto lidhje te vjetra, na shtojne detyrimet qe te kemi nje bashkepunim dhe solidaritet sa me te fuqishem midis dy vendeve tona. Mireqenia dhe zhvillimi i Shqiperise, eshte nje kusht i pazevendesueshem per stabilitetin e te gjithe rajonit. Per kete arsye, Turqia po vazhdon te ndjeke me interes reformat qe po kryhen ne Shqiperi dhe perpjekjet e saj per paqen ne te gjithe Ballkanin. Sukseset tuaja jane sukseset tona, lumturia juaj eshte lumturia jone. Shqiperia keto 20 vitet e fundit ka pesuar ndryshime rrenjesore. Shqiperia sot eshte ylli ne ngritje i Ballkanit dhe mendojme se bashkepunimi yne, do te na coje ne rezultate te reja”. Gjithashtu, gjate ketyre bisedimeve u theksua se bashkepunimi ne fushen e mbrojtjes ndermjet dy vendeve tona, ka qene i frytshem dhe mjaft i suksesshem. Ky bashkepunim ka konsistuar ne fusha te ndryshme dhe ka gjetur zbatim nepermjet marreveshjeve dhe protokolleve dypaleshe, si dhe planeve vjetore te bashkepunimit. “Bashkepunimi ndermjet dy vendeve tona i ka fillesat qe ne vitin 1992, menjehere pas renies se regjimit komunist. Turqia ishte nder vendet e para qe ofroi ndihmen dhe asistencen e saje per Forcat e Armatosura te Republikes se Shqiperise. Ne bashkepunimin ndermjet dy vendeve, mund te nenvizojme: dhurimin e shume pajisjeve dhe mjeteve te ndryshme te transportit; kontributin per arsimimin e studenteve ushtarake shqiptare, nenoficereve dhe oficereve; trajtimi mjekesor i personelit ushtarak te FA te Republikes se Shqiperise dhe familjareve te tyre ne GATA; mbeshtetja e dhene per trupat shqiptare pjesemarrese ne misionet paqeruajtese; asistence per rindertimin dhe modernizimin e Bazes Detare ne Pashaliman; asistence e vazhdueshme ne rindertimin dhe modernizimin e Aeroportit te Kucoves etj”, u shpreh Imami.
Arsimi
Mbeshtetja e FA te Turqise per FA Shqiptare ne fushen e arsimit, ka qene e jashtezakonshme, ka nenvizuar ne fjalen e tij ministri Imami. Jane rreth 2400 studente ushtarake, qe kane kaluar ne te gjitha nivelet e shkollave ushtarake te Turqise ne keto vite dhe kjo politike e mbeshtetjes arsimore, do te vijoje edhe ne te ardhmen. Edhe mbeshtetja shendetesore per personelin tone ushtarak, eshte nje tjeter fushe e rendesishme.
Mbeshtetja per Kosoven
Ministri Imami ka falenderuar homologun e tij turk per mbeshtetjen e vijueshme qe ka dhene Republika e Turqise, per pavaresine e Kosoves dhe me tej per njohjen e kesaj pavaresie nga sa me shume shtete qe ka qene e mundur. Marredheniet midis dy vendeve tona ne fushen ushtarake jane te shkelqyera, ka theksuar me tej ministri Imami. Padyshim qe ne kete reformim te vazhdueshem qe kane patur ne keto njezete vjet FA Shqiptare, qe ben te mundur ne fakt edhe anetaresimin e saj ne NATO, kontributi i Forcave te Armatosura dhe Ministrise se Mbrojtjes se Turqise, kane qene substanciale.
Shqiperi-Turqi, marredhenie te shkelqyera ekonomike
Kryeministri Berisha, priti dje ne nje takim ministrin e mbrojtjes se Turqise, zotin Ismet Yilmaz dhe delegacionin qe e shoqeronte. Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen, Kryeministri Berisha e vleresoi viziten e ministrit turk, si nje kontribut i ri, i jashtezakonshem, ne forcimin e metejshem te marredhenieve te shkelqyera e miqesore mes dy vendeve. Nga ana e tij, Ministri i Mbrojtjes turk e falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e ngrohte dhe miqesore dhe i percolli atij, pershendetjet me te perzemerta te Kryeministrit turk, Erdogan. Ne takim, u vleresua miqesia e ngushte tradicionale, lidhjet e panumerta midis dy kombeve dhe marredheniet e shkelqyera midis te dy vendeve e qeverive, te cilat reflektohen edhe ne bashkepunimin e suksesshem ne shume fusha midis te dy vendeve. Ne takim u vleresuan vecanerisht interesi i jashtezakonshem dhe gjithnje ne rritje i investitoreve turq per te investuar ne Shqiperi, si dhe suksesi i nje sere kompanish serioze turke, te cilat jane tashme te pranishme ne tregun shqiptar, sukses ky, si per vete keto firma, ashtu edhe per Shqiperine.
Krijoni Kontakt