Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 90
  1. #1

    Post Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Ismet Yilmaz, nisi të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Axhenda e vizitës së ministrit turk nisi me pritjen zyrtare në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes, nga ministri shqiptar i Mbrojtjes, Arben Imami, me të cilin më pas do të ketë dhe një takim dypalësh.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp ministri Imami vlerësoi mbështetjen e Turqisë në fushën ushtarake si edhe rolin konstruktiv që ky shtet ka luajtur në paqen dhe stabilitetin në rajon. Imami tha se Turqia mbetet partneri ynë strategjik edhe në fushën ushtarake.

    “Turqia ka luajtur një rol pozitiv në Ballkan, vlerësojmë rolin e rëndësishëm që ka Turqia për stabilitetin në rajon. E falënderova homologun për udhëzimet që ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e këtij shteti. Ne kemi një plan bashkëpunimi ushtarak me këtë vend, realizuar 100% që nga viti 2009”, tha Imami. Sipas tij me Turqinë do të bashkëpunohet edhe për ndërtimin e aeroportit të Kucovës.

    “Bashkëpunimi në fushën ushtarake është i suksesshëm. Turqia na ka mbështetur edhe për arsimimin e ushtarakëve”, shtoi Imami. Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz, duke e konsideruar Shqipërinë si një vend mik të Turqisë, u shpreh se në qendër të bisedës me homologun e tij ishin rritja e forcimi i bashkëpunimit në fushën ushtarake.

    Yilmaz theksoi se Turqia po tregon një kujdes të veçantë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. "Kushdo që kërkon një Ballkan të qetë dhe të sigurtë duhet të kërkojë një Shqipëri të fuqishme. Këtë do edhe Turqia", deklaroi Yilmaz. Po ashtu, ai vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë pro stabilitetit në Ballkan.

    Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Yilmaz, është pritur me truprojë nderi në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri Yilmaz shoqërohet në këtë vizitë nga një delegacion me ushtarakë të lartë të Forcave të Armatosura të Turqisë. Ai është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

    (d.b/m.a/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Shkrimi me te kuqe eshte nje shtyse negative qe po i imponohet qeverise tone. Turqia duhet te meret me problemet territoriale te saja dhe ti jape pavarsi kurdeve. Pastaj te zmadhoje apo zvogloje shtetet e tjera me politiken e saje

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    projekti neo-otoman po vazhdon te zbatohet. porti i durresit ju shit nje kompanie turke, portet jane sektoret me strategjik te cdo kombi.
    kjo deshmon se shqiptaret e kane orientimin e tyre akoma nga osmanet, duke mos dashur te thellojne marredhenie me shtetet perendimore.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Turku kaq qën edhe mbetet një krye pocaqi! Nuk e ndryshon ujk lëkur jooo!

    Shumë pak vite kanë kaluar nga ajo që bëri turku në 1974-ën në Qipro.. vërtet me grekun nuk e kemi mirë por nuk duhet të mos mësojmë nga ç'far ka heq dhe po heq greku nga turku, këto janë mësime të mëdha, e keqja është se opinioni Shqiptar nuk i njeh palaçollëqet e turkut të sotëm.

    Fakti se akoma na duhet turku për të ruajtur kokën nga greko-serbët tregon se jemi akoma në baltë. Turku e ka shfrytëzuar mangësinë tonë ndaj fqinjëve dhe do vazhdojë ta shfrytëzojë..

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Nuk e keni kapur thelbin e atyre fjaleve. Turqise i ka pelqyer dhe i pelqen te mendoje se i ushqen dhe i pret kokat e shqiptareve, sa here qe i do qejfi. Dhe kjo ishte e vertete deri para 1 dekade por nuk eshte me e vertete sot. Pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia nuk ia ka me nevojen Turqise: sigurine e Shqiperise e shqiptareve, si ne Shqiperi, si ne Kosove, si ne Maqedoni, e sigurojne forcat e NATO, jo forcat e ushtrise turke. Me kete zhvillim historik, pranimin e Shqiperise me te drejta te plota ne NATO si vete Turqia, Turqise i ka rene vlera ne syte e interesave shqiptare. Shqiptaret nuk ja kane me nevojen dhe nuk jane me te varur nga interesat turke. Kurse per Turqine kjo do te thote qe ajo nuk ka me mbi shqiptaret ate ndikim qe kish 1 dekade me pare. Dhe fjalet e ministrit te mbrojtjes se Turqise, deshmojne kete realitet te ri te sigurise ne rajon. Ai mundohet me fjale boshe ti beje qejfin shqiptareve me "nje Shqiperi te forte", duke dashur te largoje vemendjen nga fakti qe ushtria shqiptare sot eshte nen patronazhin e NATO. Dhe gjeja tjeter qe Turqia ka humbur tek shqiptaret eshte perdorimi i Shqiperise e shqiptareve si nje platforme ushtarake dhe politike per te sulmuar fqinjin tone jugor.

    Problemi behet akoma me i madh per turqit eshte kur BE i hap driten jeshile Shqiperise per tu pranuar me te drejta te plota ne BE. Qytetaret shqiptare fitojne liberalizimin e vizave me BE. Shqiperia eshte sot vetem nje hap larg pranimit ne BE, dhe Turqia kete e shikon si "turpin me te madh ne historine moderne te Turqise". Per 50 vjet Turqia pret anetaresimin ne BE dhe per 50 vjet kjo gje i eshte mohuar. Sot Bashkimi Evropian po u jep nje shans integrimi ne BE shqiptareve, maqedonasve e boshnjakeve, "muslimaneve te tjere te Evropes", si per ti deshmuar Turqise dhe botes se "vetoja kunder Turqise nuk eshte nje vote kunder muslimaneve". Ja shqiptaret jane muslimane si ju, por i pranuam ne BE. Dhe Turqia leshon zagaret e saj ne Shqiperi, si puna e Spahiut, Pashait, Idrizit, Tahirit qe te bejne gam gam e te largojne vemendjen e shqiptareve nga arritja me e madhe historike ne historine e tyre moderne: pranimi ne BE. Dhe e bejne kete gje duke ringjallur retoriken osmaniste te 100 vjeteve te kaluara nen petkun e "nacionalizmit" shqiptar. Pra Turqia po mundohet te injektoje ne mendjen e shqiptareve idene: "ju nuk ju duhet BE-ja, ju du het bashkimi kombetar", qe do te thote, nje Shqiperi jashte BE-se, qe do te thote nje Shqiperi e perjashtuar nga BE-ja, ne krah te Turqise. Ju na keni ne turqit, cfare ju duhet ju BE-ja?

    Nese shqiptaret pranohen me te drejta te plota ne BE, Shqiperia nuk eshte me "satelit i Turqise" dhe ndikimi osman mes shqiptareve do te bier ndjeshem. Dhe jo vetem kaq, por nje Shqiperi anetare e BE, do te jete nje shtet am i pushtetshem si brenda dhe jashte vendit, per ti dale zot interesave te shqiptareve ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi. Turqia ka perfituar nga kjo dobesi e shtetit am shqiptar dhe prej me shume se 1 dekade tashme ka ndjekur nje politike asimiluese e biresuese ne Kosove e Maqedoni mes faktorit shqiptar.

    Albo

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,976
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    projekti neo-otoman po vazhdon te zbatohet. porti i durresit ju shit nje kompanie turke, portet jane sektoret me strategjik te cdo kombi.
    kjo deshmon se shqiptaret e kane orientimin e tyre akoma nga osmanet, duke mos dashur te thellojne marredhenie me shtetet perendimore.
    Mos ngaterro nje biznes privat turk me qeverine e shtetin turk. Biznesi eshte biznes dhe mareveshjet behen me interes dypalesh. Shqiperia nuk e ka luksin qe te zgjedhi investimet e huaja, dhe duhet te pranoje e mbeshtesi cdo investitor te huaj qe vjen te investoje ne Shqiperi, qofte ky turk, grek, amerikan, serb, italian apo kinez e rus. Ngjyra dhe vlera e dollarit e euros nuk ndryshon si ne doren e biznesmenit turk edhe atij grek. Dhe nese fqinjet duan te vihen ne gare se cili biznes privat ka me shume ndikim ne Shqiperi, aq me mire per Shqiperine.

    Albo

  7. #7

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Turqit jane faktor paqe ne Ballkan. Dum baben...Dum baben....Dum baben.....Dum baben....Dum baben

    Emri:  182492418850af76b78ee78738230180_v4big.jpg

Shikime: 743

Madhësia:  44.8 KB

    http://www.b92.net/eng/news/politics...3&nav_id=83299
    Paqe!

  8. #8

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Pas anetaresimit ne NATO, Shqiperia nuk ia ka me nevojen Turqise: sigurine e Shqiperise e shqiptareve, si ne Shqiperi, si ne Kosove, si ne Maqedoni, e sigurojne forcat e NATO, jo forcat e ushtrise turke. Me kete zhvillim historik, pranimin e Shqiperise me te drejta te plota ne NATO si vete Turqia, Turqise i ka rene vlera ne syte e interesave shqiptare. Shqiptaret nuk ja kane me nevojen dhe nuk jane me te varur nga interesat turke.
    Albo
    A nuk ishte Turqia dhe Greqia ne NATO kur Turku hyri dhe pushtoi Qipron ?

    Cfar beri NATO per te ndaluar invazionin Turk ?

    NATO per mua eshte aleanca me e mire qe egziston per superfuqite, ndersa pjesa tjeter qe antarsohet ne NATO, si puna jone, jane thjesht per te na rrjepur parat deri ne momentin qe interesat tona nuk perplasen me ato te superfuqive...pastaj NATO shendrrohet ne nje makineri pushtuese.

    NATO-n ta gezosh ti bashke me Saliun, me Nanon dhe Meten, me Edin dhe Rucin dhe me injorantet qe besojne ne ato superfuqi qe ne na ndan dhe na pecan si dy gjermanite edhe pse ne nuk ishim pushtues, ne ato superfuqi qe ne na lan ne komunizem per 50 vjet, ne ato superfuqi qe akoma per 23 vjet na lane te na komandojne komunistet dhe te bijt e tyre, ato superfuqi qe na kan izoluar si ne kohe te komunizmit. Kjo eshte NATO dhe BE
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Shtet koti ky i yni,greku ka marre tere bankat dhe telefonine,turku te tere ushtrine dhe pastaj i themi vetes shtet sovran

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Bashkëpunim i ngushtë Shqipëri-Turqi në fushën ushtarake

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mos ngaterro nje biznes privat turk me qeverine e shtetin turk. Biznesi eshte biznes dhe mareveshjet behen me interes dypalesh. Shqiperia nuk e ka luksin qe te zgjedhi investimet e huaja, dhe duhet te pranoje e mbeshtesi cdo investitor te huaj qe vjen te investoje ne Shqiperi, qofte ky turk, grek, amerikan, serb, italian apo kinez e rus. Ngjyra dhe vlera e dollarit e euros nuk ndryshon si ne doren e biznesmenit turk edhe atij grek. Dhe nese fqinjet duan te vihen ne gare se cili biznes privat ka me shume ndikim ne Shqiperi, aq me mire per Shqiperine.

    Albo
    jam dakort me ty ne parim, por me portin e durresit nuk ndodhi keshtu.
    nuk u be tender nderkombetar i hapur, ku do te shihnim edhe interesin e shteteve te tjera europjane. ju dha kompanise turke ne konfidencialitet.

    ps. me sa di une, nje kompani britanike ka vite qe ka qene e interesuar per portin dhe as nuk e ftuan per negociata.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •