Vendimi për 21 janarin më 7 shkurt, avokatët mbrojtës kërkojnë pafajës
Pas konkluzioneve të prokurorisë Gjykata pritet të marë nesër vendimin përfundimtar për të pandehurit e 21 janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Avokati i Ndrea Prendit Genc Gjokutaj ka kërkuar pafajësi për ish-shefin e Gardës së Republikës, pasi sipas Prendi respektoi planin që ishte hartuar dhe rregulloren për mbrojtjen e objekteve me rëndësi. “Më 21 janar, nga ora 14:00, Garda është gjendur e sulmuar nga protestuesit. Protestuesit synonin të hynin në kryeministri dhe disa prej tyre kanë hyrë deri në perimetrin e institucionit të kryeministrisë. Sulmi ka qenë i mirorganizuar nga protestuesit më 21 janar 2011. Nuk është hetuar sulmi ndaj Gardës dhe kjo ka ndodhur për faj të Prokurorisë. Jemi të bindur që Garda më 21 janar ka mbrojtur rendin kushtetues, që u cënua nga protestuesit. Praktika të tilla njihen në eksperiencën botërore. Garda përdori çdo mënyrë për të qetësuar protestuesit, siç e njohin parimet e konventat ndërkombëtare. Kur garda filloi të qëllonte në ajër, Prendi urdhëroi të mos hapet zjarr”, theksoi avokati.
Gjokutaj. Sipas tij qëllimi i Gardës nuk ka qenë dëmtimi i protestuesve ,por mbrojtja e kryeministrisë. “Garda ka qëlluar vetëm në ajër, akuzat e prokurorisë të montuara keq. Më 21 janar 2011 për 5 orë u vu në rrezik jeta e kryeministrit. Demonstruesit u paralajmëruan në përputhje me rregullat që ka Garda. Hetimet e Prokurorisë ndaj Ndrea Prendit janë absurde, pasi akuza nuk evidenton sulmin që u bë ndaj Gardës dhe institucioneve. Prokuroria nuk vërteton dot se Ndrea Prendi ka qëlluar drejtpërdrejt mbi Faik Myrtajn” është shprehur avokati Gjonkutaj, i cili kërkoj dhe shpalljen të pafajshëm të klientit të tij.
Ndërsa avokati i të pandehurit tjetër, ish-gardistit Agim Llupo, Besnik Çereçja, theksoi se Llupo nuk qëlloi me armë drejt turmës, por në ajër, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. “Qëllimi i Llupos nuk ishte dëmtimi i protestuesve, por trembja e tyre. Më 21 janar ka patur sulm ndaj Gardës, gjë që nuk është marrë parasysh nga akuza, sulm ku vu në rrezik dhe jeta e gardistëve. Ligjërisht Garda kishte të drejtë të qëllonte atë ditë, por kjo nuk ka ndodhur, është qëlluar vetëm në ajër dhe në hetimin e Prokurorisë ngak kalkulohet drejtimi i qitjes dhe kjo është qesharake” tha avokati i Llupos.
Në seancën e kaluar, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.
Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Për gardistin Agim Llupo, prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.
MAPO
Krijoni Kontakt