Close
Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 391
  1. #231
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,247
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 Janari", nis hetimi për organizatorë dhe planifikim dhune

    Vendimi për 21 janarin më 7 shkurt, avokatët mbrojtës kërkojnë pafajës

    Pas konkluzioneve të prokurorisë Gjykata pritet të marë nesër vendimin përfundimtar për të pandehurit e 21 janarit, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo. Avokati i Ndrea Prendit Genc Gjokutaj ka kërkuar pafajësi për ish-shefin e Gardës së Republikës, pasi sipas Prendi respektoi planin që ishte hartuar dhe rregulloren për mbrojtjen e objekteve me rëndësi. “Më 21 janar, nga ora 14:00, Garda është gjendur e sulmuar nga protestuesit. Protestuesit synonin të hynin në kryeministri dhe disa prej tyre kanë hyrë deri në perimetrin e institucionit të kryeministrisë. Sulmi ka qenë i mirorganizuar nga protestuesit më 21 janar 2011. Nuk është hetuar sulmi ndaj Gardës dhe kjo ka ndodhur për faj të Prokurorisë. Jemi të bindur që Garda më 21 janar ka mbrojtur rendin kushtetues, që u cënua nga protestuesit. Praktika të tilla njihen në eksperiencën botërore. Garda përdori çdo mënyrë për të qetësuar protestuesit, siç e njohin parimet e konventat ndërkombëtare. Kur garda filloi të qëllonte në ajër, Prendi urdhëroi të mos hapet zjarr”, theksoi avokati.
    Gjokutaj. Sipas tij qëllimi i Gardës nuk ka qenë dëmtimi i protestuesve ,por mbrojtja e kryeministrisë. “Garda ka qëlluar vetëm në ajër, akuzat e prokurorisë të montuara keq. Më 21 janar 2011 për 5 orë u vu në rrezik jeta e kryeministrit. Demonstruesit u paralajmëruan në përputhje me rregullat që ka Garda. Hetimet e Prokurorisë ndaj Ndrea Prendit janë absurde, pasi akuza nuk evidenton sulmin që u bë ndaj Gardës dhe institucioneve. Prokuroria nuk vërteton dot se Ndrea Prendi ka qëlluar drejtpërdrejt mbi Faik Myrtajn” është shprehur avokati Gjonkutaj, i cili kërkoj dhe shpalljen të pafajshëm të klientit të tij.

    Ndërsa avokati i të pandehurit tjetër, ish-gardistit Agim Llupo, Besnik Çereçja, theksoi se Llupo nuk qëlloi me armë drejt turmës, por në ajër, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. “Qëllimi i Llupos nuk ishte dëmtimi i protestuesve, por trembja e tyre. Më 21 janar ka patur sulm ndaj Gardës, gjë që nuk është marrë parasysh nga akuza, sulm ku vu në rrezik dhe jeta e gardistëve. Ligjërisht Garda kishte të drejtë të qëllonte atë ditë, por kjo nuk ka ndodhur, është qëlluar vetëm në ajër dhe në hetimin e Prokurorisë ngak kalkulohet drejtimi i qitjes dhe kjo është qesharake” tha avokati i Llupos.
    Në seancën e kaluar, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

    Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj. Për gardistin Agim Llupo, prokuroria kërkoi dënimin me 25 vjet burg, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

    MAPO

  2. #232
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,247
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari, Apeli liron 3 gardistët: S'ka prova të mjaftueshme

    Prokuroria 48 vjet burg Prendit e Llupos, ish-kreu i Gardës: Ja shantazhi i akuzës

    Tiranë Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe vartësi i tij, major Agim Llupo rrezikojnë 48 vjet burg, nëse shpallen fajtorë për tri nga katër vrasjet e ndodhura në demonstratën e 21 janarit. Pas 40 seancash gjyqësore, dy prokurorët e çështjes kërkuan dënimin e dy ish-zyrtarëve të lartë të Gardës nën akuzën e vrasjes së shtetasve Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe plagosjen me armë zjarri të tre personave të tjerë. Ish-kreu i Gardës akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë të tjerëve dhe me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Për këto akuza, dy prokurorët kërkuan dënimin e Ndrea Prendit me 23 vjet burg. Ndërsa për majorin Agim Llupo, prokuroria tha se akuzohet për vrasjen e shtetasve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, si dhe tri plagosje me armë zjarri, duke kërkuar dënimin e tij me 25 vjet burg. Dy prokurorët thanë në seancën e djeshme se tërheqin akuzën për shoferin e Prendit, Margarit Kumen, i cili nuk ka kryer vepër penale.

    Në pretencën e prokurorisë përshkruhet gjithë dinamika e ngjarjeve të 21 janarit, ku në bulevardin kryesor të Tiranës, pranë Kryeministrisë u vranë katër persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Duke iu referuar provave, dëshmive, pamjeve filmike dhe akt-ekspertimit të FBI-së, prokuroria tha se dy të pandehurit kanë qëlluar njëkohësisht në drejtim të turmës, duke sjellë si pasojë vrasjen e tre qytetarëve dhe plagosjen e tre të tjerëve. “Rreth orës 16:00-16:10, rezulton se nga ana e të pandehurit Ndrea Prendi dhe të pandehurit Agim Llupo, është qëlluar në mënyrë të njëkohshme në drejtim të protestuesve, veprim ky i cili është pasuar dhe nga qitje të tjera të realizuara nga efektivat e “Grupit të Zjarrit” si Gazmend Ahmetaj, Mark Nikolli, Sadik Çela, si dhe shtetasit Ilir Duraku e Renis Tahiri”, – thanë prokurorët.

    Në materialin prej 50 faqesh, dy prokurorët thonë se referuar pamjeve filmike rezulton se vrasjet janë kryer brenda një kohe të shkurtër dhe në një moment kur intensiteti i turmës kishte rënë. “Referuar pamjeve filmike duket qartë se ‘porta nr.1’ ka qenë e hapur, ka patur gjuajtje të herëpashershme drejt efektivave të Gardës, por tashmë me intensitet të zvogëluar të paktën në këtë drejtim. Pikërisht në këtë moment vritet shtetasi Hekuran Deda, i cili ka qenë i hipur në një platformë, së bashku me gazetarin Fatos Mahmutaj, ku ky i fundit plagoset. Po kështu në një interval kohor fare të shkurtër, në mënyrë paradoksale, qëllohet drejtpërdrejt dhe vritet viktima Ziver Veizi, i cili ndodhej afër ‘portës nr.1’ me fytyrë nga godina e Kryeministrisë, pa kryer asnjë veprim dhune, i pagjendur në asnjë plan televiziv me sende të forta në duar, apo së paku dhe verbalisht agresiv. Po në rrethana tërësisht të pakuptimta dhe krejtësisht të panevojshme qëllohen Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, të pozicionuar larg asaj çfarë po ndodhte pranë dyerve të hapura”, – thanë prokurorët. Më tej prokurorët sqaruan rolin e dy të pandehurve dhe veprimeve që ata kanë kryer gjatë demonstratës, duke thënë se Prendi e Llupo kanë drejtuar armët e zjarrit drejt grupit të njerëzve që ndodheshin në anën veriore dhe perëndimore të Bulevardit. “I pandehuri Agim në ndryshim nga i pandehuri Ndrea i ka përzgjedhur objektivat dhe shenjestruar ato, ndërsa i pandehuri Ndrea, në shkelje të plotë të detyrës si komandant i Gardës së Republikës, duke mënjanuar drejtimin e tyre, i ka orientuar me sjelljet e veprimet e tij konkrete, drejt situatave të pakontrolluara efektivat e tjerë”- tha prokuroria. Duke iu referuar rolit të Ndrea Prendit në vrasje, prokuroria tha se Komandanti i Gardës, ditën e ngjarjes ka qenë i armatosur me dy pistoleta, me uniformë dhe skafandër në kokë dhe ka qenë prezent pothuaj gjatë gjithë kohës së zhvillimit të ngjarjeve. “Në intervalin kohor 16:00-16:10, Ndrea Prendi ka qitur 11 fishekë luftarakë të kal.9 mm në momentin kur brenda rrethimit të ndërtesës së kryeministrisë, nuk ka patur asnjë person nga radhët e protestuesve. I gjithë sektori i zjarrit të qitur nga pistoleta e tij ka qenë i drejtuar në vendin ku qëndronin paqësisht viktimat Faik Myrtaj e Aleks Nika, si dhe personi i plagosur, Artes Dybeli duke shkaktuar pasojat tashmë të njohura”, – thanë prokurorët. Në mbështetje të kësaj akuze, dy prokurorët sollën akt-ekspertimin e FBI-së, ku thuhet se predha e gjetur në trupin e kufomës së të ndjerit Faik Myrtaj, e numërtuar Q3, si dhe predhat e gjetur tek U.N.H.C.R u identifikuan të qitura nga tyta e ndodhur në pistoletën e shtetasit Margarit Kume. Por lidhur me mekanizmin mbushës të armës, FBI arriti në përfundimin se ajo i përket një tjetër arme, që sipas prokurorisë është pistoleta e shërbimit që mbante i pandehuri Ndrea Prendi. “Gjurmët e mekanizmit mbushës të ndodhura në predhat Q3 (Faik Myrtaj) dhe Q7,(U.N.C.H.R) u identifikuan si të shkaktuara nga mekanizmi mbushës në skeletin e pistoletës K1-pistoleta e te pandehurit Ndrea Prendit”,- thuhet në dosjen e prokurorisë. Vetë Prendi, i pyetur për këtë ngjarje ka deklaruar se nuk ka qëlluar fare me armë zjarri dhe nuk ka dhënë asnjë urdhër për të qëlluar. Por sipas prokurorisë, aktet e ekspertimit tekniko-balistik provojnë plotësisht se ky i pandehur dhe personat e “grupit të zjarrit”, kanë qëlluar në drejtim të protestuesve. Lidhur me akuzën e vrasjes së dyfishtë ndaj majorit Agim Llupo, prokurorët thanë se i pandehuri, ditën e ngjarjes ka qenë i armatosur me një automatik MP5 me nr. Shuli “244”, 90 fishekë dhe një pistoletë “Bereta”. “Nga rezultatet e ekzaminimeve balistike për të gjitha armët MP5 A2 dhe gëzhojat e gjetura në vendngjarje, u provua se…vetëm një nga pesë armët A2 dhe pikërisht arma me Nr.shuli “244”, kishte qitur 13 gëzhoja ditën e ngjarjes, kurse armët e tjera nuk kishin qitur asnjë gëzhojë. Predha që u gjet në trupin e viktimës Ziver Veizi, ishte qitur nga automatiku MP5 A2, me numër shuli “244”- tha prokuroria. Edhe pse Llupo kishte si detyrë të siguronte komunikimin ndërmjet grupeve të gardistëve dhe snajperave, ai ka lënë detyrën dhe është pozicionuar në sektorin ku sipas prokurorisë duhet të ishte grupi i zjarrit. Prokuroria sqaroi se ditën e ngjarjes, i pandehuri Agim Llupo, i pozicionuar në dritaren e dytë ana veriore, në pjesën e poshtme të bordurës së ndërtesës së Kryeministrisë, ka qëlluar me automatik në ajër në drejtimin veri-perëndimor, e mandej ka ulur automatikun duke e drejtuar tek vendi ku qëndronin viktima Hekuran Deda, së bashku me deklaruesit Fatos Mahmutaj, Hysni Peposhi, Erald Bisha, Sokrat Gode, e persona të tjerë dhe ka filluar të qëllojë tek e tek ndaj grupit të personave. “Pasi gjuan në drejtim të këtij grupi personash, i pandehuri Agim Llupo ka ndryshuar vijën e shënjimit dhe pasi e drejton armën drejt ‘portës nr.1’, ka qitur përsëri ndaj protestuesve, në drejtim të vendit ku qëndronte viktima Ziver Veizi dhe persona të tjerë”, – thanë prokurorët.

    Organi i akuzës e cilëson të stisur debatin për plumbin rikoshet, duke hedhur dyshime se njëri prej ekspertëve ka kryer manipulim të provave.

    MAPO

  3. #233
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: 21 janari: Prokuroria: 48 vjet dënim për dy gardistët, gjykata vendos në 7 shkur

    ‘21 Janari’, Gjykata: Pa faj 3 të pandehurit. Familjarët e viktimave: Gjaku lahet me gjak



    TIRANË-Gjykata e Tiranës, seksioni i krimeve të rënda shpalli sot të pafajshëm ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi, Margarit Kume si dhe gardistin Agim Llupo, të cilët akuzoheshin për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.

    Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrëzuar akuzën e Prokurorisë për vrasje me dashje në rrethana cilësuese.
    Teksa lexoi vendimin për të akuzuarit, gjyqtari Hoxha kërkoi lirimin e menjëhershëm të ish-gardistit Agim Llupo si dhe heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-komandatin e gardës Ndrea Prendi.
    "Gjatë hetimeve nuk është provuar që dy të pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje, por kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë", theksoi Hoxha.

    Po ashtu, Hoxha në vendimin e marrë ishte bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në Itali.

    Avokati i Ndrea Prendit komentoi për mediat se vendimi nuk lë vend për asnjë koment. Ai shtoi se klienti i tij do të kërkojë dëmshpërblim për kohën e kaluar në paraburgim. Në prononcimin për mediat, avokati Genc Gjokataj e cilësoi vendimin e gjykatës si të drejtë, pasi sipas tij, komandanti i gardës Ndrea Prendi ashtu edhe gardisti Agim Llupo ishin në mbrojtje të institucioneve.

    Të pandehurit kryesore te kësaj çështje ishin ish komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, të akuzuar për vrasjen e 4 demonstruesve, gjatë protestës së 21 Janarit 2011.

    Në seancën e djeshme, avokatët mbrojtës kërkuan që klientët e tyre të shpallen të pafajshëm për akuzat e vrasjeve të 4 protestueve të 21 janarit. Avokatët e Ndrea Prendit dhe të Agim Llupos kërkuan dje rrëzimin e akuzave të Prokurorisë pasi ato nuk vërtetohen.

    Prokuroria kerkoi kërkoi 48 vjet burg për dy prej të akuzuarve kryesorë për ngjarjet e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 demonstrues.

    Organi i akuzës pretendon se gardistët kanë qëlluar drejtpërdrejt mbi demonstruesit dhe për këtë arsye ka kërkuar 23 vjet burg për ish-shefin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i akuzuar për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo, duke e cilësuar fajtor për vrasjen e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

    Ky proçes gjyqësor i nisur dy vjet më parë shkoi sot drejt mbylljes së tij në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndersa mbeten me ende pa autor vrasjet e ka demonstruesve, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda e Aleks Nikaj.

    Vendimi për 21 janarin, djali i Faik Myrtaj: Gjaku lahet me gjak
    Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të shpallur të pafajshëm të pandehurit për ngjarjet e 21 janarit, vjen edhe reagimi i djalit të njërit prej 4 viktimave.

    Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj deklaron për Neës 24 se me këtë vendim babai i tij u vra për të dytën herë.

    “Vendimi ishte dicka që e prisja, se përderisa kryeministri dha urdhër të vriteshin katër vetë, normalisht që më vonë do t’i mbulonte. Por zoti kryeministër nuk ka marrë një gjë parasysh, ndoshta cdo gjë i mbulon mirë me gjykatën dhe me njerëzit e tij por nuk ka mbuluar një dicka akoma. Me fiset e këtyre personave cdo bëjë? Do t’i zhduki të tërë? Mirë mua mund të më zhdukë se unë një jam, po fisit tim cdo i bëjë? Se tradita e vjetër thotë që gjaku lahet me gjak dhe jo me lek sic është mësuar zoti kryeministër. C’lidhje kemi ne më drejtësinë, Me kërtë kryeministër qëe kemi ne s’mund të ketë drejtësi”, tha djali.

    Ai tha më tej se me këtë vendim, “Ne ndjehemi si të varrosur për së gjalli.

    Prokuroria: Hapa të mëtejshme pas zbardhjes së vendimit
    Pas interesimit të News 24, se cili do të jetë reagimi Prokurorisë së Përgjithshme për vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi të shpallë të pafajshëm dy të pandehurit e ngjarjeve të 21 Janarit, Agim Llupon dhe Ndrea Prendin, Prokuroria deklaron se pret të zbardhet vendimi i plotë, pastaj të merren hapa të tjerë.
    “Do presim vendimin e zbardhur. Do ndërmarrim hapa të mëtejshëm pas zbardhjes së vendimit”.
    (d.b/m.a/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #234
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    ‘21 Janari’, Gjykata: Pa faj 3 të pandehurit. Familjarët e viktimave: Gjaku lahet me gjak

    ...
    "Gjatë hetimeve nuk është provuar që dy të pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje, por kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë", theksoi Hoxha.
    ...
    Kishte dhjetra persona tjere te cilet kane hyre dhe dale disa here brenda oborrit te objektit dhe kane sulmuar objektin, por qe nuk jane vrare...

    Vrasja e personave tjere apo edhe te njejte, jasht objektit apo ne rruge, nuk eshte e ligjshme, pasi qe personat e vrare nuk jane qelluar ne vetembrojtje apo ne mbrojtje te drejtperdrejte te objektit por sipas gjitha gjasave jane zgjedhur ne menyre paushale nga vrasesit, me urdher te komandanteve te tyre.
    Nese ekziston nje ligj, i cili legjitimon urdherin per hapjen e zjarrit pa kontroll apo arbitrarisht ndaj turmes se protestuesve apo sulmuesve te objektit gjate nje proteste, atehere do te mjaftonte sulmi i 2, 10 apo 50 provokatoreve apo autonomeve per te justifikuar vrasjen arbitrare te secilit nga pjesemarresit ne proteste, pavaresisht veprimeve te tyre individuale dhe vendndodhjes ne proteste. Edhe vrasja e kalimtarit te rastit apo vezhguesve te protestes do te mund te justifikohej.

    Ky rast eshte edhe nje shembull qe tregon se pse ne Shqiperi kishte, ka dhe do te kete hakmarrje.
    Sepse ligji dhe drejtesi nuk funksionojne dhe jane absolutisht te ndikuara nga politika, klanet dhe grupet e ndryshme te interesit.

    Perndryshe, pothuajse askush nuk e ka pritur denimin e vrasesve, pasi qe nje gje e tille do te ishte fajesim direkt i Qeverise dhe vete Sali Berishes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-02-2013 më 11:51

  5. #235
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    cfar TURPI,ketu ska drejtesi,ore lesha te ''drejtesise'',po ne vendet e tjera qe behen demostrata gati per dite.ne spanje ne greqi etj,keni pare njeri te nxjerre arme dhe te qelloj ne popull??

  6. #236

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Shume i cudithsem me duket vendimi. Mbase shpjegimi nuk eshte i plote ne artikull ose eshte i pasakte, por me ai rresht qe eshte cituar nga arsyetimi i gjykates me duket pa kuptim. Per tu denuar nuk ka nevoje qe te provohet qe "te pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje" por vetem qe kane bere vrasje. Gjithashtu ajo qe "kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë" me duket absurde perderisa jane vrare jashte territorit te ketyre objekteve ku eshte nej vend publik dhe cdokush mund te kaloje.

  7. #237
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shume i cudithsem me duket vendimi. Mbase shpjegimi nuk eshte i plote ne artikull ose eshte i pasakte, por me ai rresht qe eshte cituar nga arsyetimi i gjykates me duket pa kuptim. Per tu denuar nuk ka nevoje qe te provohet qe "te pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje" por vetem qe kane bere vrasje. Gjithashtu ajo qe "kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë" me duket absurde perderisa jane vrare jashte territorit te ketyre objekteve ku eshte nej vend publik dhe cdokush mund te kaloje.
    edhe brenda territorit prap nuk justifikohet te qellosh ne njerez qe kane duar ne xhepa apo mbajne cadra,keta nuk ndodhin gjekundi vetem ne Shqiperi,po e perseris ne spaje ,greqi etj sidomos pas krizes demostrata te fuqishme ka gjithnje bile ne oborr te parlamentit,por asnje here nuk ka dal kush te qelloje

  8. #238
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Antimafia Lexo Postimin
    Tani u mor vesh se çfar iduhet ti kete thene zv. sekretari i shtetit Steinberg, Edvin Ramës, kur e thërriti per takim ne ambasaden amerikane.

    Steinberg:

    - Z. Rama, te thirra ne ambasade per te biseduar, ngaqë ketu jam i sigurte se nuk mund te përgjohem, gjë qe nuk mund ta them per seline e çimkave.
    Më fal, per seline e PS-së.

    Z. Rama, ekspertet tane te FBI-se qe po punojne me prokurorine shqiptare, kanë zbuluar se vetem 1 nga viktimat e 21 Janarit eshte vrare nga nje plumb rikoshet, që ka dale nga armet e gardes.
    Pra një vrasje pa dashje.
    3 viktimat e tjera jane vrare me plumba pistolete nga demostruesit. Pra vrasje te planifikuara

    Ne qofte se ti nderpret bojkotin dhe futesh ne zgjedhjet e 8 Majit, ateher ne nuk te fusim ne burg per vrasjen e 3 demostruesve.
    Perndryshe, vetëm po u fute në atë të Anetës, mund të shpëtosh.


    Sa e forte kjo

  9. #239
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,247
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shume i cudithsem me duket vendimi. Mbase shpjegimi nuk eshte i plote ne artikull ose eshte i pasakte, por me ai rresht qe eshte cituar nga arsyetimi i gjykates me duket pa kuptim. Per tu denuar nuk ka nevoje qe te provohet qe "te pandehurit kanë realizuar këtë vepër penale me dashje" por vetem qe kane bere vrasje. Gjithashtu ajo qe "kanë qenë në zbatim të ligjit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë" me duket absurde perderisa jane vrare jashte territorit te ketyre objekteve ku eshte nej vend publik dhe cdokush mund te kaloje.
    Arsyetimi yt nuk eshte i sakte. Gardisti gjykohet e denohet vetem nese:

    1. Ka shkelur rregulloren e Gardes se Republikes me veprimet e veta.
    2. Nuk ka respektuar urdhrin e komandes.

    Gardisti nuk gjykohet nese e ka kryer nje veper me dashje apo pa dashje, pasi derisa detyra i cakton nje arme ne dore, i kerkon edhe qe ta perdori kur eshte nevoja. Detyra e prokurorise ishte qe te provonte se cilin ligj/regullore te Gardes se Republikes u shkel ne kryerjen e detyres ate dite? Ose me konkretisht, te provonin qe gardistet: a) qelluan mbi turmen direkt ne kundershtim me rregulloren b) qelluan mbi turmen pa respektuar zinxhirin e komandes dhe urdhrat e komandes se Gardes.

    Gjykatesi po thote qe prokuroria deshtoi qe te provoje qe gardistet i drejtuan armet nga turma dhe qe viktimat u vune ne shenjester per tu vrare nga Garda. Vrasja e viktimave me plumba rikoshete te leshuar nga Garda e Republikes nuk perben krim sipas ligjeve te shtetit shqiptar, sidomos kur ke te besh me nje organ kushtetues si Garda e Republikes qe ka per detyre te vete te mbroje institucionet kur keto sulmohen.

    Albo

  10. #240
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: 21 janari: Gjykata: Gardistët të pafajshëm, akuzat e prokurorisë nuk u vërtetuan

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    prokuroria deshtoi qe te provoje qe gardistet i drejtuan armet nga turma dhe qe viktimat u vune ne shenjester per tu vrare nga Garda. Vrasja e viktimave me plumba rikoshete te leshuar nga Garda e Republikes nuk perben krim sipas ligjeve te shtetit shqiptar, sidomos kur ke te besh me nje organ kushtetues si Garda e Republikes qe ka per detyre te vete te mbroje institucionet kur keto sulmohen.Albo
    Ekspertiza e FBI-së për 21 janarin, letër higjienike si NYT
    Nga Eduard Zaloshnja

    Në ditët e tensionuara pas 21 janarit 2011, ambasadori Arvizu u investua fuqimisht për të shmangur një përplasje të dytë (ndoshta të përgjakshme) mes forcave qeveritare dhe opozitës së revoltuar nga vrasja e 4 protestuesve të saj në bulevardin kryesor të Tiranës. Ai premtoi një ndihmë të laboratorit kriminalistik të FBI-së për zbardhjen e atyre 4 vrasjeve dhe premtimin e mbajti.

    FBI-ja, pasi i analizoi provat që iu dërguan, i dha prokurorisë shqiptare një raport, ku ekspertët e saj konkluduan se, përtej çdo dyshimi, 3 nga viktimat ishin vrarë nga qitje të drejtpërdrejta nga armët e gardistëve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo (njëri komandant i Gardës së Republikës dhe tjetri oficer i saj).

    Por sot, Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm të dy gardistët, pavarësisht ekspertizës së FBI-së dhe pavarësisht faktit që viktimat ishin me duar në xhepa në bulevard kur u qëlluan për vdekje. Ky vendim i gjykatës të kujton batutën famëkeqe të Berishës në Kuvend, kur Erion Braçe tregoi artikullin e gazetës New York Times rreth aferës së Shkëlzen Berishës me trafikantin e armëve Efraim Diverolin. “Ajo letër vlen vetëm për letër higjienike,” tha Berisha.

    http://respublica.al/artikuj/2013/02...gjenike-si-nyt

    Ambasada e SHBA: Jemi të tronditur nga vendimi për 21 janarin
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pas vendimit për të shpallur të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit. Ata e quajnë tronditës vendimin dhe thonë se ai minon besimin tek sistemi gjyqësor.

    “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011. Menjëherë pas 21 janarit 2011, Shtetet e Bashkuara, si një mike dhe mbështetëse e popullit shqiptar, iu përgjigjën një kërkese urgjente të Qeverisë së Shqipërisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për asistencë në hetimin e vrasjeve.

    Shtetet e Bashkuara dhanë ndihmë të shumëanshme, përfshirë ekspertizë nga Laboratori Kriminalistik i Byrosë Federale të Investigimit, një nga më të mirët në botë.

    Përgjatë gjykimit të çështjes, Shtetet e Bashkuara kanë bërë vazhdimisht dhe në mënyrë konsekuente thirrje për një hetim dhe proces gjyqësor tërësor, gjithëpërfshirës dhe objektiv. Fatkeqësisht, verdikti i sotëm ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Faqja 24 prej 40 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •