Close
Faqja 23 prej 40 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 391
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Berisha si Ahmet Zogu

    1 Shkurt, 2012 | Kategoria: Opinion | U postua nga: T.O

    Nga Aleksandër Ndoja

    (Llesh Topollaj dhe Ndrea Prendi, besnikë dhe viktima)

    Kohë më parë, teksa rendisja fakte të rënda të sjelljes së pushtetit të sotëm me trevën e mirënjohur të Mirditës, përveç të tjerash spikaste edhe fakti se me të ardhur në pushtet në vitin 2005, demokratët u kujdesën që në të gjitha zyrat e pushtetit, sidomos atij qendrorë, mirditasit të ishin fshirë si me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom. Nikoll Kaçorri ishte nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, gjatë gjithë viteve pas 2005, nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv/ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie. Edhe në nivele të tjera më të ulta, në drejtori të ndryshme nëpër ministri, të gjithë mirditasit u përcollën në shtëpitë e tyre. Madje edhe në Mirditë u reduktua në maksimum mundësia e emrave në administratë, teksa institucione të rëndësishme si komisariati, prokuroria dhe gjykata, por edhe të gjitha drejtoritë e tjera i larguan prej këtu, duke lënë pas vetëm zyra boshe teksa rrënohen.
    Dikush nga lexuesit e atij shkrimi si për të dashur të më kundërshtonte, më thotë se nuk është plotësisht ashtu. Ja- tha bashkëbiseduesi, Berisha ka zgjedhur si më të besuarin një mirditas, Ndrea Prendi i cili kryeson drejtimin e gardës së Republikës, pra ka në dorë ruajtjen e personaliteteve, madje të vetë Berishës, por edhe të rendit kushtetues.
    Edhe pse nuk ishte kohë tensionesh e nuk kishte plasur 21 janari i parë, e për pasojë edhe ky i dyti, ndjeva një keqardhje, pse jo edhe një parandjenjë të keqe, teksa mendja më shkoi te mbreti Ahmet Zogu, dhe sjellja e tij me mirditasit.
    Edhe Mbreti çuditërisht kishte prezantuar të njëjtën sjellje ndaj mirditasve, teksa gjithë pushtetin e tij ja kishte deleguar një farë Lal Krosi, dhe në axhendën e tij qeverisëse nuk kishte as edhe një mirditas, madje më të shquarit e tyre i pat përndjekur tej kufijve të vendit, pse jo edhe ekzekutuar. A nuk i ndodhi kështu dyshes së mirënjohur Marka Gjoni – Zef Ndoci që pas vitit 1922 e për tre vite me radhë, u detyruan të qëndrojnë të arratisur në ish-Jugosllavi. Por edhe pse me një dekret të tij, Zogu i fali të dy, Zef Ndoci e pagoi me jetën e tij mospranimin e propozimit të Mbretit, për tu shkëputur nga miqësia me Marka Gjonin.
    Por edhe pse mbreti Zog prezantonte një vijë të tillë sjellje me mirditasit, një tjetër mirditas, Llesh Topollaj ishte kryegardisti i tij, madje besnik deri në vetëmohim për ruajtjen fizike të mbretit. Tashmë të gjithë e dinë se falë këtij vetmohimi dhe besës së dhënë, kryegardisti Llesh Topollaj nuk e vuri në diskutim hilenë e mbretit, teksa i propozoi që kryegardisti Topollaj të vishej me kostumin e mbretit, dhe mbreti të vishej me rrobat e kryegardistit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fillimin e vitit 1931 në Vjenë të Austrisë, teksa mbreti ndodhej për kurim mjekësor në këtë vend. Po edhe pse Llesh Topollaj dha jetën, duke ja dalë mbanë të shpëtonte mbretin nga një vrasje e sigurtë e ideuar nga Hasan Prishtina, vija e sjelljes mbeti si ndaj çdo mirditasi tjetër, ku servilët e mbretit e përjetësuan në këngë këtë ngjarje, duke ironizuar indirekt me vargjet: “bajm shyqyr që na shpëtoi mbreti, se majora ka sa deti”.
    Ja pse shume kohë më parë, kur mësova se pas spastrimit kudo të mirditasve nga nivelet e qeverisjes, një tjetër gjendej në krye të gardës pata një parandjenjë jo të mirë. Është e vërtetë se në ndryshim me mbretin, Berisha nuk e veshi me kostumin e tij Prendin, por siç po dalin fakte të cilët ende askush nuk i ka përgënjeshtruar, kanë qenë bodygardë që e kanë detyruar deri edhe me dhune fizike (atë shenjën në sy askush nuk e ka sqaruar) të dalë jashtë natyrës së ligjit, jashtë natyrës së tij dhe të vetë origjinës.
    Pra, as më pak e as më shumë janë dy mirditas në kohë të ndryshme që janë viktima të sjelljes së pushtetit, pushtet i cili i ka përdorur sa dhe si ka dashur, dhe më pas..

    gazeta tirana observer

  2. #222
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    Nuk ka dhene askush urdher per te qelluar, ne te kundert, lumi i lanes akoma sot do te ishte i mbushur me gjak, mos u beni kaq mendje lehte, edhe ato qe u vrane u vrane nga plumba "qorr", edhe keta plumba "qorr" nuk dihen nga kane ardhe pasi ka shume versione.
    Sekush po behet mendje lehte ketu.. e ditke ti qe askush nuk ka dhene urdher? Keto qe thote prokuroria jane mashtrime ? lol Gardistet kane qelluar ne koken e tyre, njecik veshtire per tu mesuar se ishin nen detyre. Lodra femijesh e te paditurish do bejme gjithmone . Nuk dime kush qelloi, po se ato plumba kane kaliber(keshtu quhet?) postimi i dyte i danielit flet me prova konkrete, por keto prap nga mendjelehtet quhen "plumba qorr" Mjere ata qe humben jeten,e familjet e tyre qe nuk do te gjejne kurre drejtesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [Perla] : 07-06-2012 më 11:04
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Daniel000 ti po akuzon pa lidhje dhe pa prova dhe cilin o krymb? Ishkomandantin e gardes se Republikes. Po pse ta merr mendja se Ndre Prendi eshte polic qe punon me antidrogen dhe ka karriere shume te rendomte dhe kujton se eshte drogaxhi dhe ti mendon se eshte nga ata me te korruptuarit? Edhe polici i korruptuar nuk vret por kur te hedhesh akuza dhe te vendosesh si kryeteme se gjoja ishkomandanti i gardes ka vrare nje protestues, ti je me plehre se ata qe e quajne veten socialiste shqiptare. Teseren e PS mbaje por mos u hidh si gjel maje mullarit duke transmetuar nje artikull terrorist sa nga njeri forum ne nje forum tjeter.

    Lexo me poshte dy artikuj qe do i ve me nenvizime qe te kuptosh se komandanti i gardes se republikes nuk ruan personalitete te krimit te organizuar dhe mafias shqiptare, por Ndre Prendi ruajti kryeministrin shqiptar qe ty te krijoi kushtet qe te bredhesh i lire ne bashkimin Evropian dhe po ben aq pune ne Shqiperine ku nuk ka opozite dhe ku lideri i PS-se socialiste bredh me makine te blinduar Linkoln dhe ne nje nga pikat e programit te PS-se shqiptare eshte se Partia Socialiste shqiptare eshte se opozita sot neser pozite nuk perdor mjete me kosto te larte, shkurton buxhete dhe degezime te punesuarish dhe rrit mirqenien e njerezve. Ne Rreshen ne Mirdite kryetari socialist i bashkise qe beri nje vit si kryetar bashkie ne Rreshen pushoi nga puna shume te punesuar ne bashki dhe shkurtoi ne menyre drastike degezime qe perdoren per mirfunksionim te bashkise ne dobi te popullates kurse kryetari i tij Edi Rama me seli ne Tirane bredh me makine te blinduar Linkoln dhe merr droga 3000 mije dollareshe sic opinioni deklaronte ne media.

    Tani lexo me nenvizime te dy artikujve te meposhtem edhe misterin e shenjes ne sy te ishkomandantit te gardes se republikes dhe nese ai ka dhene urdher

    Berisha si Ahmet Zogu

    1 Shkurt, 2012 | Kategoria: Opinion | U postua nga: T.O

    Nga Aleksandër Ndoja

    (Llesh Topollaj dhe Ndrea Prendi, besnikë dhe viktima)
    Kohë më parë, teksa rendisja fakte të rënda të sjelljes së pushtetit të sotëm me trevën e mirënjohur të Mirditës, përveç të tjerash spikaste edhe fakti se me të ardhur në pushtet në vitin 2005, demokratët u kujdesën që në të gjitha zyrat e pushtetit, sidomos atij qendrorë, mirditasit të ishin fshirë si me fshesë. Si rrallë herë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha kur dom. Nikoll Kaçorri ishte nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemalit, gjatë gjithë viteve pas 2005, nuk ka asnjë ministër mirditas, as zv/ministër, as drejtor drejtorie e as drejtor policie. Edhe në nivele të tjera më të ulta, në drejtori të ndryshme nëpër ministri, të gjithë mirditasit u përcollën në shtëpitë e tyre. Madje edhe në Mirditë u reduktua në maksimum mundësia e emrave në administratë, teksa institucione të rëndësishme si komisariati, prokuroria dhe gjykata, por edhe të gjitha drejtoritë e tjera i larguan prej këtu, duke lënë pas vetëm zyra boshe teksa rrënohen.
    Dikush nga lexuesit e atij shkrimi si për të dashur të më kundërshtonte, më thotë se nuk është plotësisht ashtu. Ja- tha bashkëbiseduesi, Berisha ka zgjedhur si më të besuarin një mirditas, Ndrea Prendi i cili kryeson drejtimin e gardës së Republikës, pra ka në dorë ruajtjen e personaliteteve, madje të vetë Berishës, por edhe të rendit kushtetues.
    Edhe pse nuk ishte kohë tensionesh e nuk kishte plasur 21 janari i parë, e për pasojë edhe ky i dyti, ndjeva një keqardhje, pse jo edhe një parandjenjë të keqe, teksa mendja më shkoi te mbreti Ahmet Zogu, dhe sjellja e tij me mirditasit.
    Edhe Mbreti çuditërisht kishte prezantuar të njëjtën sjellje ndaj mirditasve, teksa gjithë pushtetin e tij ja kishte deleguar një farë Lal Krosi, dhe në axhendën e tij qeverisëse nuk kishte as edhe një mirditas, madje më të shquarit e tyre i pat përndjekur tej kufijve të vendit, pse jo edhe ekzekutuar. A nuk i ndodhi kështu dyshes së mirënjohur Marka Gjoni – Zef Ndoci që pas vitit 1922 e për tre vite me radhë, u detyruan të qëndrojnë të arratisur në ish-Jugosllavi. Por edhe pse me një dekret të tij, Zogu i fali të dy, Zef Ndoci e pagoi me jetën e tij mospranimin e propozimit të Mbretit, për tu shkëputur nga miqësia me Marka Gjonin.
    Por edhe pse mbreti Zog prezantonte një vijë të tillë sjellje me mirditasit, një tjetër mirditas, Llesh Topollaj ishte kryegardisti i tij, madje besnik deri në vetëmohim për ruajtjen fizike të mbretit. Tashmë të gjithë e dinë se falë këtij vetmohimi dhe besës së dhënë, kryegardisti Llesh Topollaj nuk e vuri në diskutim hilenë e mbretit, teksa i propozoi që kryegardisti Topollaj të vishej me kostumin e mbretit, dhe mbreti të vishej me rrobat e kryegardistit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fillimin e vitit 1931 në Vjenë të Austrisë, teksa mbreti ndodhej për kurim mjekësor në këtë vend. Po edhe pse Llesh Topollaj dha jetën, duke ja dalë mbanë të shpëtonte mbretin nga një vrasje e sigurtë e ideuar nga Hasan Prishtina, vija e sjelljes mbeti si ndaj çdo mirditasi tjetër, ku servilët e mbretit e përjetësuan në këngë këtë ngjarje, duke ironizuar indirekt me vargjet: “bajm shyqyr që na shpëtoi mbreti, se majora ka sa deti”.
    Ja pse shume kohë më parë, kur mësova se pas spastrimit kudo të mirditasve nga nivelet e qeverisjes, një tjetër gjendej në krye të gardës pata një parandjenjë jo të mirë. Është e vërtetë se në ndryshim me mbretin, Berisha nuk e veshi me kostumin e tij Prendin, por siç po dalin fakte të cilët ende askush nuk i ka përgënjeshtruar, kanë qenë bodygardë që e kanë detyruar deri edhe me dhune fizike (atë shenjën në sy askush nuk e ka sqaruar) të dalë jashtë natyrës së ligjit, jashtë natyrës së tij dhe të vetë origjinës.
    Pra, as më pak e as më shumë janë dy mirditas në kohë të ndryshme që janë viktima të sjelljes së pushtetit, pushtet i cili i ka përdorur sa dhe si ka dashur, dhe më pas..


    Artikulli dyte

    Ndrea Prendi: Bëra detyrën më 21 janar



    Share


    Kronikee Martë, Qershor 5th, 2012




    Ndrea Prendi dje gjatë seancës gjyqësore

    “Nëse ura penguese nuk ndalonte makinën që çau portën e Kryeministrisë, ngjarja kthehej në tragjedi”


    Ish-kreu i Gardës në gjyq: Prokuroria më shantazhoi, na pyetën natën.

    Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, mohoi dje akuzën për vrasjen e Faik Myrtajt dhe plagosjen e personave të tjerë në ngjarjen e 21 janarit.
    Nga banka e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës, Prendi tha se në 21 janar 2011 Garda kishte kryer vetëm detyrën që i takon me ligj. Ai nuk e pranoi akuzën e ngritur nga Prokuroria për “vrasje me dashje, e kryer ne mënyrë të rrezikshme për jetën e shume personave”. Njëkohësisht Prendi u shpreh se më 21 janar “gjatë gjithë situatës në mbrojtjen e Objektit të Rëndësisë së Veçantë (Kryeministrisë) prej 5 orësh sulmesh fizike e psikologjike, nuk kam marrë dhe nuk kam dhëne asnjë urdhër për përdorimin e armatimit luftarak”. Deklaratat e ish-kreut të Gardës u dëgjuan në seancën e djeshme në ngarkim të tij dhe dy ish-gardistëve, Agim Llupos dhe Margarit Kumes në Gjykatën e Tiranës. Fill pasi trupa gjykuese çeli procesin dhe Prokuroria lexuan kërkesën për gjykim, i pandehuri Prendi kërkoi të drejtën e një deklarimi të lirë. Duke lexuar një material prej 25 faqesh, Prendi sulmoi ashpër Prokurorinë, që sipas tij nuk ka bërë hetim, ka kërcënuar dhe shantazhuar gardistët gjatë marrjes së deklarimeve, ka fabrikuar prova, si edhe ka gabuar në formulimin e akuzës.
    DEKLARIMI
    Për 50 minuta rresht, me një ton zëri tipik prej ushtaraku, i pandehuri Ndrea Prendi deklaroi para trupit gjykues se përse nuk e pranonte akuzën. Në një material prej 25 faqesh, duke iu referuar dispozitave ligjore, ai shfaqi pretendimet e tij mbi hetimin e ngjarjes për të cilën akuzohet. Sipas Prendit, “mëkatet” e Prokurorisë nisnin që pak orë pas ngjarjes, kur ndaj tij dhe 5 efektivave të tjerë të Gardës u lëshuan urdhra ndalimi si të dyshuar për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në bashkëpunim. Prendi tha se organi i akuzës kërkoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest ne burg”, madje gjashte herë në të gjitha nivelet e gjykimit, si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Sikur unë me efektivin që kam drejtuar, të ishim në krye të një bande për kryerje krimesh të organizuara”, tha Prendi. Sipas tij, në kërkesën për gjykim Prokuroria është treguar e njëanshme, duke vënë në dukje vetëm disa nga veprimet e dhunshme kundër Gardës më 21 janar dhe duke mos përmendur disa të tjera. “Organi i akuzës, në kronologjinë e zhvillimit të demonstratës, ndoshta jo pa qëllim nuk evidenton sulmin vdekjeprurës me automjet ndaj forcave te Gardës, ndërkohë që, nëse automjeti nuk do të ndalej nga mekanizmi antiterror, pasojat do të ishin fatale”, u shpreh Prendi.
    PRESIONI
    Ish-kreu i Gardës u shpreh se ndaj tij dhe gardistëve të tjerë ishte ushtruar presion psikologjik, kur kishin dhënë deklarime në Prokurori për llogari të hetimeve. Pasditen e 21 janarit ai dhe gardistë të tjerë janë thirrur në Prokurori, ku sipas tij janë lënë 6 orë në pritje e më pas janë pyetur për gjithë natën deri në 5:00 të mëngjesit. “Gjatë kohës së marrjes në pyetje, komunikimi i prokurorëve ishte provokues, me presione për të deklaruar atë që diktonin ata. Me shantazhe për të deklaruar me çdo kusht se efektivave të Gardës i është dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit, kundrejt premtimeve se do të ishin në mbrojtje nga prokurorët, ose e kundërta, mospranimi do të ndëshkohej rëndë”, pohoi Prendi.
    ARMËT E ZJARRIT
    Sipas Prendit, më 21 janar Garda e Republikës ka ushtruar detyrën e saj në zbatim të ligjit. “Me datë 21 janar 2011, efektivat e Gardës kanë përdorur armët e zjarrit vetëm në ajër, pasi kanë paralajmëruar më parë dhe të shoqëruar me zë me altoparlant, duke respektuar gjatë gjithë harkut kohor të zhvillimit të demonstratës rregullat e përcaktuara ne nenin 7 te Ligjit. Gjithashtu, zjarri me fishekë luftarak ne ajër ka filluar vetëm pasi përdorimi i të gjitha mjeteve pasive nuk dha rezultat për tërheqje të grupeve sulmuese dhe në fillim ka qenë me fishekë manovër. Me mbarimin e fishekëve manovër, është përdorur zjarri luftarak vetëm në ajër, duke paralajmëruar më parë dhe i shoqëruar me thirrje me zë me altoparlant”, tha Prendi. Po aty, Prendi shprehu rezerva për mënyrën si janë bërë akt-ekspertimet e armëve të Gardës, si edhe faktin se emri i laboratorit të FBI-së është përdorur nga Prokuroria si garant në procedurën e ndërtimit të akuzës.
    “CIVILET”
    Ndrea Prendi shprehu habi dje se si Arben Çuko dhe Zydi Dajti etiketohen si “civilë” në kërkesën për gjykim. “Shtetasi Arben Çuko është deputet i subjektit politik organizator dhe pjesëmarrës në demonstratë. Shtetasi Zydi Dajti, më datë 21 janar 2011 ishte me detyrë drejtor i Policisë Bashkiake, të Bashkisë Tiranë, me kryetar Bashkie kryetarin e subjektit politik, që organizoi demonstratën, ishte drejtues i një strukture ligjërisht të armatosur”, tha Prendi.
    MOSPRANIMI
    Gjatë deklarimit të tij, Prendi tha se Prokuroria nuk kishte asnjë element hetimi apo prove kundër tij. “Nga organi i akuzës, më datë 21 janar 2011 jam etiketuar si fajtor, pa asnjë element hetimi e prove në flagrancë për vepër penale. Gjatë një viti janë fabrikuar prova nga më të ndryshmet, dhe në një mënyre të tillë, që të japë siguri, për të arritur qëllimin e sulmit dhe të denigrimit të institucionit të Gardës, kur më datë 21 janar 2011 Garda ishte vetëm në detyrën funksionale, në mbrojtje të institucioneve kushtetuese dhe të sigurisë së personaliteteve të larta shtetërore, në përputhje me përcaktimet ligjore e nënligjore në fuqi për këtë qëllim”, u shpreh Prendi. Në vijim, ai tha “Jo vetëm që nuk e pranoj akuzën e lidhur me emrin tim, por vlerësoj se është e padrejtë dhe e papranueshme, por mbi gjithçka është shkelje ligjore për Prokurorinë dhe shtetin që mbrojtësit e ligjit ndodhen të arrestuar e të sulmuar ashpër nga Prokuroria e Shtetit dhe se është shkelje ligjore që, për organizatorët dhe sulmuesit, për ata që organizuan e zhvilluan për 5 orë dhunë, sulme fizike dhe psikologjike, duke përfshirë dhe sulmin me automjetin vdekjeprurës, është realizuar mbrojtja nga Prokuroria e Shtetit”.

    Gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve, autopsia e viktimave është e rregullt



    Nga gjyqi i djeshëm

    TIRANE – Një treshe gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha çeli dje shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të Ndrea Prendit, Agim Llupos dhe Margarit Kumes, të akuzuar në lidhje me vrasjet në demonstratën e 21 janarit 2011. Më herët, gjykata rrëzoi kërkesën e bërë nga mbrojtësit një seancë më parë për pavlefshmërinë e dy ekspertizave mjekoligjore, të Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës. Sipas trupit gjykues, kërkesa ishte e pabazuar në ligj dhe në prova. Në kërkesën për gjykim, përfaqësuesit e Prokurorisë paraqitën para gjykatës të gjithë hetimet e kryera për llogari të ngjarjes së 21 janarit dhe akuzat e ngritura ndaj Ndrea Prendit, Agim Llupos dhe Margarit Kumes. Prokurorët cituan rezultatet e akteve të ekspertimit të armëve dhe plumbave, të kryer në laboratorët shqiptarë, por edhe në ato amerikanë të FBI-së. Bashkëngjitur kërkesës për gjykim, përfaqësuesit e akuzës lexuan edhe listën me emrat e dëshmitarëve, që do të pyeten ne proces. Në nisje të seancës së djeshme, e dyta në radhë e këtij procesi, kryesuesi i trupës gjykuese bëri me dije dy padi civile të familjarëve të Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës për dëmshpërblim. Për shkak se ishin të paplota, gjykata u dha edhe një javë kohë avokatëve për plotësimin e tyre. ar.ba

    Predha e Veizit, Llupo kërkon të rieksportohet



    Agim Llupo

    TIRANE – Mangësi dhe parregullsi në hetimin e ngjarjes së 21 janarit u pretenduan dje edhe nga avokatët e të pandehurve. Mbrojtësi ligjor i të pandehurit Ndrea Prendi, avokati Genci Gjokutaj, tha dje para trupit gjykues se klienti i tij kishte zbatuar detyrën e tij kushtetuese më 21 janar 2011. Në parashtrimet e tij hyrëse, avokati Gjokutaj u shpreh se në asnjë rast Prokuroria nuk është marrë me personat që sulmuan Kryeministrinë. “Prokuroria nuk u mor me sulmuesit”, tha Gjokutaj. Nga ana e tij, avokati Besnik Çerepi, mbrojtës i të pandehurit Agim Llupo kërkoi kryerjen e të tjera veprimeve hetimore për llogari të klientit të tij. Avokati i kërkoi gjykatës kryerjen e një akt ekspertimi kimik të predhës që ka vrarë Ziver Veizin. Avokati kërkoi të thirren në gjykim dy ekspertët që kanë realizuar ekspertimin e parë, për të hedhur dritë mbi deformimin e predhës. Ndër të tjera, mbrojtësi i Llupos kërkoi kryerjen e eksperimentit hetimor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Ziver Veizit. Avokati Çerepi tha se për 15 muaj me radhë ndaj klientit të tij nuk ishte realizuar asnjë veprim hetimor. Ky fakt u pretendua edhe nga vetë i pandehuri Llupo nga kafazi i sallës së gjyqit. “Nuk ka ardhur njeri për 15 muaj. Më kanë komunikuar vetëm shtyrjen e hetimeve dy oficerë të Policisë Gjyqësore. Nuk më tregonin as emrin e prokurorit që po merrej me dosjen. I kanë bërë veprimet në zyrë”, u shpreh Llupo. Ndërsa mbrojtësi i të pandehurit Margarit Kume, avokati Qazim Gjoni, në parashtrimet hyrëse ritheksoi se klienti i tij është i pafajshëm. I mbrojturi prej meje, Margarit Kume, nuk ka kryer veprime apo mosveprime për fshehjen e së vërtetës”, tha avokati. ar.ba

    ARMAND BAJRAMI
    Ndryshuar për herë të fundit nga Reschen : 07-06-2012 më 11:45

  4. #224
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ndre Prendi ruajti kryeministrin shqiptar qe ty te krijoi kushtet qe te bredhesh i lire ne bashkimin Evropian


    Ish-kreu i Gardës u shpreh se ndaj tij dhe gardistëve të tjerë ishte ushtruar presion psikologjik, kur kishin dhënë deklarime në Prokurori për llogari të hetimeve. Pasditen e 21 janarit ai dhe gardistë të tjerë janë thirrur në Prokurori, ku sipas tij janë lënë 6 orë në pritje e më pas janë pyetur për gjithë natën deri në 5:00 të mëngjesit. “Gjatë kohës së marrjes në pyetje, komunikimi i prokurorëve ishte provokues, me presione për të deklaruar atë që diktonin ata. Me shantazhe për të deklaruar me çdo kusht se efektivave të Gardës i është dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit, kundrejt premtimeve se do të ishin në mbrojtje nga prokurorët, ose e kundërta, mospranimi do të ndëshkohej rëndë”, pohoi Prendi.
    Te poshtrit, nuk e dinin ato qe prokuroria eshte hotel pushimesh e relaxi, i paskan rene ne qaf kot te shkretit
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anëtarësuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin




    Te poshtrit, nuk e dinin ato qe prokuroria eshte hotel pushimesh e relaxi, i paskan rene ne qaf kot te shkretit


    Qe te kuptosh nga politika dhe krimi separi mos lexo vetem artikuj forumesh. Ishkryetari i partise socialiste Fatos Nano mbasi doli prej burgu dhe u be kryeminister e harxhoi gjithe buxhetin e shtetit duke luajtur kazinove te Evropes dhe Amerikes dhe i beri pasanike te gjithe socialistat ne kundershtim me cdo vlere qe kane partite socialiste europiane. Ne Mirdite u akordua nje fond prej 3 milione dollaresh per ujsjellsin qe do sillej ne ne qytetin e krahines dhe nuk dihen ku kane shkuar keto 3 milione dollare. Fatos Nano kerkoi te nise projektin e lene pa bere realitet nga Sali Berisha ne kohen qe ky i fundit ishte president dhe e nisi rrugen Durres-Kukes me forcat e veta dhe te gjithe emigrantet perfshi edhe mua na vodhen cdohere qe udhtonim ne Shqiperi 12000 leke ne aeroporte dhe dogana gjoja per te mbledhur para per rrugen Durres-Kukes. Artikujt i gjen ne forum neqoftese shfleton disa vite pas dhe do shohesh edhe frymen percarese veri jug qe individe te caktuar perdorin per te krijuar urrejtje se te gjithe shqiptaret po paguajne per ndertimin e nje rruge qe qan mes per mes veriun e Shqiperise per tu lidhe me Kosoven. Artikujt edhe per kete histori kriminale i gjen ne forumin shqiptar po te shfletosh dhe bindu sa here Edi Rama ka vizituar rrugen Durres-Kukes per inagurime hapje tunelesh, zgjatime etj etj deri ne perfundim te saj. Sot eshte ky maloku ne pushtet qe po nderton Elbasan-Tirane e tutje per tu lidhe me Maqedonine
    Kryetari i sotshem i partise socialiste Edi Rama bredh me makine te blinduar Linkoln dhe i mbush hundet per me kuptu nga politika dhe neqoftese lexon edhe nje artikull analize se sa i afte eshte te menagjoje situatat njerezore neqoftese Edi Rama do te zgjidhje kryeminister i Shqiperise per gjendjen ne Shqiperi, Kosove, artikullin per kete te fundit e gjen ne shqiptarja. com
    Kjo eshte partia socialiste qe sot me keto lloj akuzash me protesten e 21 janarit 2011kerkon jo te vere Berishen ne faj sepse kane cfare ndajne ne mnyre te perbashket nga e kaluara me opoziten edhe pse Sali Berisha sot ka bere tjeter histori per Shqiperine dhe shqiptaret por cdohere kerkon te dhunoje ata qe kryejne detyren ne perputhje me ligjet e kushtetutes dhe me lajme sensasionale kerkojne te terrorizojne ate qe kryu detyren ne perputhje me kushtetuten shqiptare, duke i vene familjaret e nje viktime te 21 janarit 2011 ne aktin per hakmarrje te drejteperdrejte ndaj nje individi te cilin edhe prokuroria e Ina Rames dhe levat qe drejtojne ne kete prokurori e akuzon Ndre Prendin si person me rrezikshmeri shoqerore.

    Le te shohe me pare Ina Rama drogmenin Edi Rama, qe po ta lene pa para eshte gati te vjedhe, vrase dhe te beje xheste shume te uleta per te thithur disa grame droge ne jave.

    Pallavrat e kopillliqet le ti mbajne per vete keta te degraduar se te gjithe ne emigrantet ne Evrope kemi hapur syte dhe shohim boten ndryshe nga ata shqiptare ne Shqiperi qe vuajn per buke, per shtepi, per pune etj etj

  6. #226
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Bla bla bla bla bla

    Protesta ka ne gjithe boten, jo vetem ne Shqiperi, mirepo vetem ne Shqiperi vriten njeres e nuk denohet askush. Krahasimet nuk kane vend ketu, sepse eshte nje turp qe te flisni budalliqe te tilla, jane jete njerezish qe u shuan pa pasur asnje faj, e ti na flet per drogmena, thirri mendjes.
    Ligji parashikon ndeshkimin e kujt ka kryer nje krim, e kjo per asnje arsye nuk duhet perfshire me politiken,as Rama e as Berisha, sepse si pasoje eshte idjotesi. Jane njeres qe iken e kthehen me, jane familje qe ngelen pa shtyllen e shtepise, jane gra qe vuajne te rrisin femijet e tyre jetim ne realitetin e hidhur te Shqiperise se sotme, ku njerezit vuajne per buken e gojes, nderkohe qe vriten si qen, na rrofshin vizat. Kalofshi mire.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #227
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974
    Citim Postuar më parë nga [Perla] Lexo Postimin
    Sekush po behet mendje lehte ketu.. e ditke ti qe askush nuk ka dhene urdher? Keto qe thote prokuroria jane mashtrime ? lol Gardistet kane qelluar ne koken e tyre, njecik veshtire per tu mesuar se ishin nen detyre. Lodra femijesh e te paditurish do bejme gjithmone . Nuk dime kush qelloi, po se ato plumba kane kaliber(keshtu quhet?) postimi i dyte i danielit flet me prova konkrete, por keto prap nga mendjelehtet quhen "plumba qorr" Mjere ata qe humben jeten,e familjet e tyre qe nuk do te gjejne kurre drejtesi.
    Llogjika te çon qe nuk eshte dhene urdher, sepse nje urdher i tille do shkaktonte shume e shume viktima.

    Mos harro qe Ngjela, zedhensi i Rames kerkoi 13mij te vrare, ndersa Gardistet jane heronj qe mbrojten istitucionet e shtetit dhe kursyen jeten e dymbedhjete mije e nenteqind e gjashte socialsiteve.

    Ne 1997 kur u sulmuan depot e armeve u tha ne kuvend ndaj Ministrit te Mbrojtjes qe perse nuk e perdoren armet ne mbrojtje te depove?
    Zhulali tha qe ne fillim te turmave kishte gra dhe femije, dhe ndodhi ajo qe per 3 ose 4 veta u vrane 3.000 shqipetar, tani qe u mbrojte institucioni nga floke palaret e dhunshem qe kerkonin qe vendi te binte serisht ne anarshi e te vriteshin edhe nja 3.000 te tjere behet pergjegjese Garda.
    Per mua Garda vendosi nje standart qe do tu vleje te dyja paleve kushdo qofte ne pushtet, Istitucinet mbrohen e nuk mund tu dorezohen bandave te cfaredo lloji. Pergjegjesin ta mbaje ajo force politike qe i organizon, pagon e nxite, pastaj eshte populli qe me vote ben diferencen.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ben .. nuk ka si te jet Prendi nip i Arbnorit..
    Ku e gjete kte llaf..


    user..

    cdo pjestar i falanges 21 janarshe.. ishte i paligjshem ne bulevard..
    cdo gardist e polic ne 21 janar u vu qellimisht egersisht djallezisht nga shtabi i falanges kriminele para nji dileme..

    o te kapitulloje e tja mbathe e te lejoj vershimin ne zyr te kryeministrit te qindra krimineleve te perzgjedhur qe do masakronin kryeministrin e zyrtaret brenda ne zyrat.. ose do mbronin.. me te gjitha mjetet postin e tyre ku i kish caktuar shteti ligji e atdheu..

    kjo eshte ceshtja..

    kuptoje drejt gjendjen e Prendit e te bashk shokve te tij police e gardiste..

    e ne se nisesh nga nje humanizem siperfaqsor athere shko e thuaja edvinave.. pse e sajuat kte maskarallik..

    per te ta plotsuar.. pikpamjen time..lexo cka then malsori per ngjarjen e cerrikut..

    user..

    ti thua aty se..ndodhesh ne athine..

    te sugjeroj qe..dil nga omonia..eshte nje kioske aty ku shiten gazetat.. shqiptare..
    rri nje dit aty nja 1 ore e hiqu si patozarak apo urvajguroras.. apo si zadrimoro bulqizako zalldardhas paskaloisto-tomdoshoist e paulino sterkist.. e me marifet pyeti se.. e mo jeshet ne 21 janar ne tiran mo..se dhe unë jesh atje thuaj.. e prit pastaj te degjoc ata te tregojne se si.. shum koh para 21 janarit aty kishin ardhur te derguarit e ed ruc gjolekes nga tirana fieri berati e tepelena.. e zadrim Koplik zalldardha e shupenza e bathore kamza.. e si i kan perpunuar paguar nxitur e transportuar ata bashibozuke sejcili prej tyre te vetet me liste ne dore per te bere gurgulene e 21 janarit..

    e do thuac.. c'i rash ne qaf brarit..

    ..

    kryeje kte pune e eja.. pastaj e flasim..

    pikerisht ky muhabet qe po bejme ne tani.. eshte dhe kryeproblemi i gurgulese per te gjetur nje president.. pamvaresisht se ed rucet e ambalazhojne .. me tjera gjoja arsye..

    megjithate e respektoj ndjeshmerin tuaj humaniste..

    .


    Ku je more brar që me këto fjalët më kujton vëndin, Gjirokastrën. Nejse faleminderit një herë për kohën për tu përgjigjur, i lexova ato që shkruajte.

    Un nuk jetojë në Shqipëri por ka edhe këtu demonstrata dhe ato palaçollëqe në lidhje me demonstrimet që Shqiptari i mëson tani këtu janë si filmat bardh e zi... pra i kemi parë nga 500 herë dhe tani po shikojmë filma të rinj me high definition. P.sh shikojmë këtu si demonstrimet e qeta sabotohen dhe televizori gjithmonë i kthen kurrizin demonstruesve dhe kthen kujdesin tek disa sabotues profesionist që thyejnë edhe djegin! Kemi parë këtu se se rregullohen posaçërisht rrethanat për të marrë jetën e disa të pafajshmëve. Thjesht këtu nuk bëhet me mënyre aq banale sa në Shqipëri por me metoda të tjera. Pastaj un nuk kam nevojë të shkojë në omonia të mësojë brumin e Shqiptarit.. shiko rreth e rrotull në Shqipëri dhe kupton cila është cilësia e veprave tona.

    Jam i besimit se nuk ishte c'do demonstrues kriminel apo i pa ligjshëm.. besoj qeveria kishte rrugë tjetër për të vendosur qetësinë.. është mendimi im se qeveria donte të bënte popullin të heshte, dhe kjo u duk nga deklaratat edhe veprat e qeveritarëve më pas. Nga ana tjetër të thuash se në një demonstratë nuk ka lloj lloj dhe nga më të këqijtë është fare naive, nuk bëhet llaf. Dhe fundja fundit ligji nuk është mbi jetën e njeriut! me atë këndvështrim edhe kryengritja franceze me Voltero dhe të tjerët e pa ligjshme ishte si pas mbretit.. edhe po mos ti jepje gruan natën e parë të martesës mbretit ishte e paligjshme dikur në disa vënde! Pra ndaj ngul këmbë që duhet të ekzaminojmë gjërat.

    Sa për prendin dhe policët e tjerë.. po të merremi me ta është sikur të shikojmë pemën dhe të humbin pyllin! Pra nuk është polici thelbi i muhabetit..

    Thelbi i muhabetit është kur shtetasi Shqiptar përqafon metodën e buldozes, që o burra të gjithë janë një soj! Mua ajo më dhëmb! Duhet të kuptojmë se një nga gjërat qe e vecanson njeriun nga kafsha është mundësia e njeriut të ndajë të mirën nga e keqja akoma dhe në çaste krize.

    I kam parë edhe unë këto video.. por po të ri të merrem me veprat idiote të njërit dhe të tjetrit nuk do dalim në dritë... është më mirë te flasim për gjëra që do na sjellin afër.

    Një gjë që mund të na sjelli afër është mendimi kritik, shmangja e fanatizmit politik, dhe mundësia të dallojmë të mirën nga e keqja! Bashkë me kritikën për ata që vepruan si kriminel (për ekonomin e bisedës nuk po e kundërshtoj termën kriminel) duhet të vendoset edhe kritika e ashpër për ata që u vranë pa patur të drejtën të mbrohin veten në gjyq| C'do prind do dëshironte tja çonin fëminë në gjyq se sa tja vrasin si qeni! Dua të shikoj nesër ata që thonë mir ju a bërën kur do gjenden ata apo fëmite e tyre nesër përpara dhunës të sistemit!

    Kaq nuk dua të them dicka tjetër, thjesht të kujtojmë dhe një herë vlerën e jetës të njeriut dhe faktin se nuk është puna tonë të vendosim kush do ekzekutohet dhe kush jo!

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ---

    Jam i besimit se nuk ishte c'do demonstrues kriminel apo i pa ligjshëm..
    ---

    thua ti user djali..



    ...

    degjo djale.. meqe thua se je gjirokastrit..
    kur duallen gjimnazistet e ish gjimnazit te gjirokastres partizane.. asnjeri gjer ahere nuku e dinte se.. ne kte lufte qe po vete.. me kembet e veta... do beje gjera te felliqura..
    te gjith pa perjashtim me haki toske e sinoymer bajrama e shemsira totozana kujtonin se.. do leftojne armikun e jashtem.. italan..
    mirpo nuku kaluan shume dhe.. ububuja..
    lufta dolli jo me italane.. por me komshijte.. me bashk fshataret e qytetaret.. pra lufte kunder ballit.. kurse italan e jermanë ngacmoheshin sa per ti then misionit ingliz.. ja dhe ne po lëftojme o ingliz.. prandaj thuajini cercillit te na coj flori cokollata e kepuce..dhe..mbi te gjitha.. te na quaj ne si aleate e te na ndihe te marrëm pushtetne..pasandaj e dim vete se cbejme..

    dhe partizanet gjirokastrite kur hyn nje dite ne qitet.. bene reprezalje mbi bashkqytetar te vet..

    shemsiu psh maman u a kiu.. vrau e griu.. dhjetra gjirokastriter te mire.. bile bab e bire.. te ngratin Sheh.. etje..

    70 vjet pas kesaje.. e 12 vjet mbas 97-te.. nuku e dikan keta "protestonjesit.. paqosoro naivo-lepurusha dele te buta" se kur te therret ajo parti.. te thirrka vec per butesi..njerzillek demokraci..
    hmmm..

    jo mo usero joo..
    ti mir e di / e ziveret me mir se ti) se kur vinte edvini ne omoniiii.. me ruc tahir e pocaqi.. nuku vinte per tralala e hihi..te praktikonje gjuhen elladi..
    jo shoku jo..
    ai vinte te psoniste kanibalet shkipotare qe livadhisin gërqise.. e ti kish gati per 21 janare.. se otopuza e buletat ja siguronte kokodhim fideli me fatmir botues bedelin..

    pra cdo ziver i ardhur ne bulevard.. e dinte se ish i thirrur per te bere SHIK-VLORE 97-te..

    pik..
    lerini por.dho-hipokrizirat..
    se po te ish ndryshe kish ndejtur edvini me fidelne te kangjellat e krieministrise..
    po jo..
    ata ishin neper bunker bordelat e katit te 13-te.. duke drejtuar operacionin "na duhen ca te vrare qe berishen ta cojme me an te ines ne litare"..

    ki ishte pllani e ki pllan vazhdon..
    e per kte pllan e ne funksion te ketij pllani benet dhe gurguleja per president..




    --

  10. #230
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Sakte

    [
    Per mua Garda vendosi nje standart qe do tu vleje te dyja paleve kushdo qofte ne pushtet, Istitucinet mbrohen e nuk mund tu dorezohen bandave te cfaredo lloji. Pergjegjesin ta mbaje ajo force politike qe i organizon, pagon e nxite, pastaj eshte populli qe me vote ben diferencen.[/QUOTE]

    Drejt ajo qe thoni.
    Me vote populli do bej zgjedhjen e tij.

Faqja 23 prej 40 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •