Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 151
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    E Hënë, 21.01.2013

    Kuvendorët mbarëshqiptarë do të financojnë ringritjen e Përmendores së Preshevës
    ...
    Si puna e sizifit...

  2. #42
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Herën tjetër, përmendorja të instalohet me një sistem minash, që në çastin që dikush do të tentojë ta shkulë, ta hedhë në erë.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Reagimi i veglave antikombetare te Kosoves...

    Jahjaga e Nikoliq takohen në shkurt
    Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,131702
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-01-2013 më 11:05

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Reagimi i veglave antikombetare te Kosoves...

    Jahjaga e Nikoliq takohen në shkurt
    Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,131702
    ngelet tu shajt udheheqsit e kosoves, shqipnise, presheves
    ata i ka zgjedh populli ne menyre demokratike, e dine ata si ta zgjidhin problemin, jo ne nga interneti

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    E dinte Edita?

    Beqë Cufaj

    Edita Tahiri, duke folur të shtunën për rezultatin e dialogut mes Thaçit dhe Daçiqit, desh na uli edhe neve në tryezën e darkës së rezultatit (festës?) të “njohjes” që Serbia, sipas saj, na e bëri. Dhe shyqyr që s’ia morëm për të qenë. Sepse ishte edhe një prej atyre tiradave të saj të cilat vazhdojnë të na e fyejnë inteligjencën sa herë që kjo grua del e flet. Për milet. Për veten e saj. Dhe për gjëra që s’kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

    Thënë edhe më ndryshe por për këtë krejtësisht në frymën e zonjushës Tahiri, të dielën në mëngjes kuptuam që ishte Daçiqi ai që shefit të saj Thaçit, ekipit të tij dhe me këtë edhe krejt shqiptarëve në Ballkan ua hodhi. Sepse nëse dikush ishte dehur në atë darkë të shtruar nga Baronesha Ashton atëherë ky dikush, Daçiqi me siguri nuk ishte.

    Për këtë flet fakti që shefi i qeverisë serbe ishte fare i kthjellët kur të dielën në mëngjes doli që qysh të shtunën gjatë natës kishte bërë dy tre punë të rëndësishme: një intervistë të rëndësishme për gazetën kryesore të Beogradit “Politika” në të cilën fliste që s’ka kthim prapa në dialog, një urdhër të vogël të hiqej lapidari i shqiptarëve në Preshevë, dhe pak para se të shkonte në pushimin e së dielës (këta në Prishtinë e Tiranë ende ishin në gjumin e bukur të fundjavës festive?) i dha edhe një deklaratë Tanjugut, në të cilën tha që puna e lapidarit ishte hesap i Ministrisë së Drejtësisë. Dhe u shtri për të fjetur.

    U zgjuam ne shqiptarë trimat dhe njëri s’e priti tjetrin me reagime.
    Nga rrjetet sociale deri te mejhanet më të thella, ku mrizojmë ne bijtë e shqipeve të malit. Me tendencën (sëmundjen?) e pashmangshme të (vetë)viktimizimit, (vetë)poshtërimit dhe (vetë)lavdërimit në stilin: “ishin, janë dhe do jenë të njëjtit (serbët)”; “çfarë na kanë bërë dhe po vazhdojnë të na e bëjnë”; dhe fare për fund, “e kam thënë dhe siç e thash edhe më doli, E... dita E...dita! ” por ne “nuk do dorëzohemi”.


    Pak prej nesh e vërejtën një detaj interesant mëngjesin e së dielës: kujdesin, gati të tepruar, me të cilin buldozeri i komunës i rrethuar nga snajperistët e forcave speciale serbe, e kapi lapidarin e mbështjellë dhe e vendosi në kamionin e shtetit pa tabela regjistrimi. Thuajse ishte ajo pllakë mermeri një trup njeriu e jo copë e ftohtë guri. Kjo lë hapësirë për spekulime. Dhe për pyetjen: ku vajti lapidari? Ku e vendosën/sollën? Kjo pyetje del gati se bizare kur dihet që kamioni është metafora e tmerrit të luftës së fundit në Kosovë: kamionë (por pa tabela regjistrimi!) bartnin trupa viktimash shqiptare dhe i fusnin o përfundi asfaltit o i hidhnin në lumin Sava përskaj Beogradit!...

    Dhe sërish është gati se naiviteti, ose edhe djallëzia - unë them të dyja, me të cilën sidomos politika e Prishtinës dhe tash së voni edhe Tiranës (para zgjedhjeve atje dhe për nevoja krejt perverse të politikës ditore), luajnë me fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Se me tonin po se po. Duke i lënë njerëzit zvarrë apo edhe prekur tehun e rrezikut të madh të trazirave, të cilat vetëm shqiptarët do t’i dëmtonin.

    Prandaj, është me rëndësi të jemi sa më realistë dhe të mos e pranojmë këtë karotë sherri që po na e ofrojnë. T’u besojmë miqve tanë ndërkombëtarë.

    T’i lexojmë reagimet e ambasadave mike në Beograd- nga SHBA e deri te vendet e BE-së dhe ta pranojmë ndërmjetësimin për problemin në fjalë. Prandaj, është me rëndësi që në vend se të këndojmë këngë suadash nëpër rrjete sociale apo eter mediesh, të kërkojmë konkretisht nga Thaçi në njërën anë dhe Berisha në anën tjetër, ta kapin telefonin dhe ta thërrasin Daçiqin (t’i kenë numrat e njëri-tjetrit?!) dhe t’i thonë: ti mirë që shtove 8 për qind të votave në zgjedhjet e fundit serbe duke arrestuar shqiptarë të Luginës apo shtegtarë diaspore.. po tash, ku e ke vendosur të dalësh me këtë lojën e re rreth Preshevës? Nëse e ke ta përgatisësh Serbinë për zgjedhjet e reja sepse ke konflikte me Nikoliqin e Vuçiqin, na e thua...Dhe nëse e ke ndërmend ta luash këtë lojë- nuk do ta lejojmë. Ne as miqtë tanë ndërkombëtarë. Apo përnjëmend do ta fusësh në lojë Luginën me Mitrovicën? Apo do të ecim të gjithë këtë pranverë në tehun e rreziqeve për hir të datës për BE-në?

    Mund të jetë që tërë këto tashmë edhe janë biseduar- por ne s’e dimë. Ashtu siç nuk e din(te) as ajo Edita! E lëre më shefi i saj Thaçi. Apo doktori shqiptar dhe kryeministri shqiptar i Facebook-ut po shqiptar, Berisha!

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...e-dinte-edita/

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Ska dyshim per pakenaqesite dhe rrevoltat,por duhet te kihet parasysh rrethanat politike ne kohen e sotit dhe realiteti se mjafton qe shqiptaret mbijetuan zhdukjen totale nga ballkani dhe sot per sot le te kenaqen me nji shqiperi,me nji kosove gjysem shteti dhe me nji proces pozitiv ne maqedoni.Pra kosova do te ket fat nese do te kontrollon kufijte e saj me serbine sepse sa per veriun e kosoves kjo po dihet se nuk do ta arrin.
    Zgjidhja perfundimtare e shqiptareve do te jete paraqitja e Halid Bin Velidit te dyte qe serbeve do tju jep ultimatum 24 oresh per ta leshuar Beogradin dhe tere serbine dhe te zdirgjen andej matan karpateve,dhe shtetet tjera te shpifura sllave dhe greke te zhduken njiher e pergjithmon.Dhe kjo do te arrihet vetem nen flamurin e kalifatit te premtuar dhe te profetuzuar islamik qe po pregaditet ne te ardhmen e afert.
    Botes krishtere po i perfundon mandati dhe tani po mbyten ne borxhe dhe veshtiresi te medha ekonomike,e te mos flasim per degjenerimin shoqeror qe po kalon cdo limit te se keqes.
    E gjith maqineria e tyre u tregua e paafte dhe deshtuesr kundra nji avganistani te varfer
    me mend nuk ka!!

  7. #47
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Mire eshte, qe Shqiperia te kerkoje mbledhje te NATOs dhe ta trajtoje kete problem si cenim te interesave te NATOs dhe stabilitetit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 21-01-2013 më 11:48

  8. #48

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    me mend nuk ka!!
    Islami gjithmon ka prodhuar Ushtarak te famshen sikur Halid Bin Velidi,dhe kete do ta bene edhe ne te ardhmen sepse kete na garanton Allahu dhe ne jemi te bindur ne kete sepse cdo profeci eshte realizuar me perpikeri.
    Edhe me profetin ton talleshin kur ai profetizonte fitoret e muslimaneve dhe renien e perandorive te atehershme,e kete e bente ne momente kur ai ishte rrethuar me armiq dhe muslimanet ishin te dobet ushtarakisht dhe te pavlere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga referi_1 : 21-01-2013 më 12:13

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Serbet e moren lapidarin per ta futur ne ****** e tyre e ju shqetesoheni????!!!!! Kosovaret e bejne gjumin rehat, ndersa serbet si ze gjumi nga frika e deshmoreve se mund te ringjallen prape. Dhe te vdekur e i tmerrojme. Heronj te vertete kane qene.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Serbia heq lapidarin e Shqiptarëve në Preshevë.

    Citim Postuar më parë nga referi_1 Lexo Postimin
    Islami gjithmon ka prodhuar Ushtarak te famshen sikur Halid Bin Velidi,dhe kete do ta bene edhe ne te ardhmen sepse kete na garanton Allahu dhe ne jemi te bindur ne kete sepse cdo profeci eshte realizuar me perpikeri.
    Po sikur te kishit personalitete ushtarakesh te famshem ai Aleksandri i Madh ,Gjingiz Kani ,Napoleon Bonaparta ,Ricard Zemerluani etj etj cka pasni me ba ju ?!!

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •