Qeveria do të paguajë sigurimet për çdo të punësuar në një biznes privat për tri vitet e para. Ky ishte premtimi që kreu i qeverisë bëri nga qyteti i Durrësit dy ditë më parë, ndërsa e ka përforcuar atë sot me anë të një postimi në profilin e tij në facebook.
“Për një nxitje të rëndësishme të punësimit të të rinjve, qeveria do vendosë javët që vijnë heqjen për tre vjet të çdo takse ( sigurimet shoqërore, shëndetësore, tatimin mbi të ardhurat personale ) si dhe shpenzimet për kualifikimin për çdo të ri qe do të punësohet në sektorin privat. Ne mbajmë premtimet tona! Sb”- shkruan Kryeministri Berisha.
Në takimet e tij me të rinjtë gjatë ditëve të fundit, kryeministri është shprehur se maxhoranca do të bëjë gjithçka për punësimin e të rinjve.
Burimi: Panorama
Krijoni Kontakt