Diaspora: Tirana, Prishtina dhe Shkupi të koordinohen për Preshevën
Këshilli Kombëtar Shqiptar për Beneluks me shqetësim të thellë po ndjek zhvillimet e fundit në Kosovën Lindore (Preshevë Bujanovc Medvegjë) pas heqjes lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së, që gjendej pranë Komunës së Preshevës, thuhet në komuniktaën e kësaj organizate pas mbledhjes së mbajtur për situatën aktuale në Kosovën Lindore :
Dëshmorët e kombit kërkojnë qetësinë e shpirtit, dhe i takojnë shpirtit të gjallë të popullit shqiptar, populli e di kontributin e secilit veç e veç, sikurse qëllimin e kontributit të të rënëve për liri. Mërgata shqiptare e Beneluksit është pjesë e pa ndashme e vëllezërve tonë të një gjuhe gjaku e historie të trevave të lashta Pellazgo Ilire të Kosovës lindore, dhe kjo është një plagë e madhe mbarëkombëtare, dhe do të jemi unik me të gjithë potencialin tonë, për mbrojtje kolektive kudo që rrezikohet identiteti ynë kombëtar.
Duke pasur parasysh gjendjen e tensionimit aktual në Kosovën lindore, dhe kërcënimet permanente, nga udhëheqës shtetëror, trashëgues mbeturinash të Millosheviçit, e të tjerë,... që ende vuajnë nga sëmundja e paranojës së tyre kolektive, ultra nacionaliste dhe shoveniste serbe, kundër popujve në Ish Jugosllavi, dhe kundër popullit autokton shqiptar në veçanti, duke filluar nga Sanxhaku i Nishit, në vitin 1877, që i dogjën shkrumb e hi mëse 720 fshatra kryesisht të banuara me shqiptarë, Toplicë, Anamorave, Kosovë e gjetkë, të djegies pëllëmbë për pëllëmbë të tokës shqiptare dhe spastrimit etnik qindra vjeçar, duke masakruar edhe fëmijë në djep dhe duke i nxjerr dhe fëmijë me bajoneta nga barku i nënave shtatzënë, dhe duke pasur parasysh të gjitha këto tmerre të dhimbshme historike, populli shqiptar në as një mënyrë nuk mund të merret si palë destabilizuese e Ballkanit dhe Europës, sepse në të gjitha kohërat e luftës ka pas trajtën e mbrojtjes kurse atë të sulmit agresori.
Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së ishte i vendosur në tokën shqiptare që ranë për liri, liri që është e çmuar për të gjithë popujt e Botës, ashtu si dhe populli serb e do lirinë e popullit të vet, liria duhet të respektohet edhe për popujt e tjerë që jetojnë në tokën e tyre të lashtë.
Dëshmorët dhe lapidari i tyre në Preshevë, nuk ishte as një lloj rreziku për popullin serb në Serbi, sepse ata ranë te pragu i shtëpisë së vet, dhe ishin mbrojtës të lirisë, tani pushojnë të qetë, dhe si të tillë askush nuk ka të drejtë njerzore të krijojë urretje dhe kërcënime kundër dëshmorëve të lirisë.
Në bazë të konventave ndërkombëtare të OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) për të drejtat e njeriut, janë të pa cenueshme shenjat monumentale, që identifikojnë të kaluarën e trashëgimisë historike të një komuniteti. Në këtë kontekst, autoritetet shtetërore serbe, në vend të kërcënimeve, duhet t'u afrojë siguri mirëqenie ekonomike, dhe mbrojtje institucionale, të vlerave kulturore, demokratike dhe njerëzore, që janë nënshkrues edhe të Marrëveshjes së Konçulit me praninë e faktorit ndërkombëtar që i dha fund luftës në Luginë.
Në Kosovë gjenden dhjetëra monumente të miteve të rrejshme serbe, dhe të ndonjë ushtari çetnik serb, që ranë jo për të mbrojtur serbët dhe Serbinë, por si agresor kriminel pushtues, të tokave shqiptare të Kosovës së Shqipërisë Etnike, dhe ishin viktima të politikës dirigjuese dhe manipuluese të nacionalizmit agresiv serb, dhe regjimeve të një pas njëshme hegjemoniste, deri te Millosheviçi që i mbeti në fyt Serbia e Madhe, dhe populli shqiptar nuk do të bie në grackat provokuese shoveniste serbe.
KKSHB u është mirënjohëse krerëve udhëheqës të Kosovës Lindore, për qëndrimin e tyre unik dhe vendimet unanime për mbrojtjen e Lapidarit të Dëshmorëve, kjo na jep kurajo, shembull për unitet mbarëkombëtar dhe shton krenarinë tonë kombëtare, njëkohësisht dënojmë ashpër aktet vandaliste të policisë serbe që hoqën lapidarin.
Nga kjo mbledhje të KKSHB sot nga Brukseli, i bëjmë thirrje Tiranës zyrtare, Prishtinës dhe Shkupit shqiptar, dhe mbar popullit në Atdhe dhe diasporë të qëndroj vigjilent, i bashkuar dhe të merret seriozisht situata e krijuar, populli shqiptar kërkon shpëtim, dhe zgjidhje të çështjes tonë nacionale, andaj kërkojmë: që përmes aktivizimit të mekanizmave koordinues dhe të institucionalizimit mbar kombëtar te krijohet një unitet për një strategji të qartë politiko-kombëtare të shpëtimit. Thuhet mes tjerash në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar Shqiptar bër Beneluks.
LAVDI DESHMORËVE TË KOMBIT !
Krijoni Kontakt