Herën tjetër, përmendorja të instalohet me një sistem minash, që në çastin që dikush do të tentojë ta shkulë, ta hedhë në erë.
Reagimi i veglave antikombetare te Kosoves...
Jahjaga e Nikoliq takohen në shkurt
Takimi në mes Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe homologut të saj serb, Tomislav Nikoliq pritet të ndodhë brenda muajit shkurt, ose në fillim të marsit. Këtë e ka konfirmuar këshilltari i presidentes Ramush Tahiri ...
http://www.koha.net/?page=1,13,131702
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-01-2013 më 11:05
E dinte Edita?
Beqë Cufaj
Edita Tahiri, duke folur të shtunën për rezultatin e dialogut mes Thaçit dhe Daçiqit, desh na uli edhe neve në tryezën e darkës së rezultatit (festës?) të “njohjes” që Serbia, sipas saj, na e bëri. Dhe shyqyr që s’ia morëm për të qenë. Sepse ishte edhe një prej atyre tiradave të saj të cilat vazhdojnë të na e fyejnë inteligjencën sa herë që kjo grua del e flet. Për milet. Për veten e saj. Dhe për gjëra që s’kanë të bëjnë asgjë me realitetin.
Thënë edhe më ndryshe por për këtë krejtësisht në frymën e zonjushës Tahiri, të dielën në mëngjes kuptuam që ishte Daçiqi ai që shefit të saj Thaçit, ekipit të tij dhe me këtë edhe krejt shqiptarëve në Ballkan ua hodhi. Sepse nëse dikush ishte dehur në atë darkë të shtruar nga Baronesha Ashton atëherë ky dikush, Daçiqi me siguri nuk ishte.
Për këtë flet fakti që shefi i qeverisë serbe ishte fare i kthjellët kur të dielën në mëngjes doli që qysh të shtunën gjatë natës kishte bërë dy tre punë të rëndësishme: një intervistë të rëndësishme për gazetën kryesore të Beogradit “Politika” në të cilën fliste që s’ka kthim prapa në dialog, një urdhër të vogël të hiqej lapidari i shqiptarëve në Preshevë, dhe pak para se të shkonte në pushimin e së dielës (këta në Prishtinë e Tiranë ende ishin në gjumin e bukur të fundjavës festive?) i dha edhe një deklaratë Tanjugut, në të cilën tha që puna e lapidarit ishte hesap i Ministrisë së Drejtësisë. Dhe u shtri për të fjetur.
U zgjuam ne shqiptarë trimat dhe njëri s’e priti tjetrin me reagime.
Nga rrjetet sociale deri te mejhanet më të thella, ku mrizojmë ne bijtë e shqipeve të malit. Me tendencën (sëmundjen?) e pashmangshme të (vetë)viktimizimit, (vetë)poshtërimit dhe (vetë)lavdërimit në stilin: “ishin, janë dhe do jenë të njëjtit (serbët)”; “çfarë na kanë bërë dhe po vazhdojnë të na e bëjnë”; dhe fare për fund, “e kam thënë dhe siç e thash edhe më doli, E... dita E...dita! ” por ne “nuk do dorëzohemi”.
Pak prej nesh e vërejtën një detaj interesant mëngjesin e së dielës: kujdesin, gati të tepruar, me të cilin buldozeri i komunës i rrethuar nga snajperistët e forcave speciale serbe, e kapi lapidarin e mbështjellë dhe e vendosi në kamionin e shtetit pa tabela regjistrimi. Thuajse ishte ajo pllakë mermeri një trup njeriu e jo copë e ftohtë guri. Kjo lë hapësirë për spekulime. Dhe për pyetjen: ku vajti lapidari? Ku e vendosën/sollën? Kjo pyetje del gati se bizare kur dihet që kamioni është metafora e tmerrit të luftës së fundit në Kosovë: kamionë (por pa tabela regjistrimi!) bartnin trupa viktimash shqiptare dhe i fusnin o përfundi asfaltit o i hidhnin në lumin Sava përskaj Beogradit!...
Dhe sërish është gati se naiviteti, ose edhe djallëzia - unë them të dyja, me të cilën sidomos politika e Prishtinës dhe tash së voni edhe Tiranës (para zgjedhjeve atje dhe për nevoja krejt perverse të politikës ditore), luajnë me fatin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Se me tonin po se po. Duke i lënë njerëzit zvarrë apo edhe prekur tehun e rrezikut të madh të trazirave, të cilat vetëm shqiptarët do t’i dëmtonin.
Prandaj, është me rëndësi të jemi sa më realistë dhe të mos e pranojmë këtë karotë sherri që po na e ofrojnë. T’u besojmë miqve tanë ndërkombëtarë.
T’i lexojmë reagimet e ambasadave mike në Beograd- nga SHBA e deri te vendet e BE-së dhe ta pranojmë ndërmjetësimin për problemin në fjalë. Prandaj, është me rëndësi që në vend se të këndojmë këngë suadash nëpër rrjete sociale apo eter mediesh, të kërkojmë konkretisht nga Thaçi në njërën anë dhe Berisha në anën tjetër, ta kapin telefonin dhe ta thërrasin Daçiqin (t’i kenë numrat e njëri-tjetrit?!) dhe t’i thonë: ti mirë që shtove 8 për qind të votave në zgjedhjet e fundit serbe duke arrestuar shqiptarë të Luginës apo shtegtarë diaspore.. po tash, ku e ke vendosur të dalësh me këtë lojën e re rreth Preshevës? Nëse e ke ta përgatisësh Serbinë për zgjedhjet e reja sepse ke konflikte me Nikoliqin e Vuçiqin, na e thua...Dhe nëse e ke ndërmend ta luash këtë lojë- nuk do ta lejojmë. Ne as miqtë tanë ndërkombëtarë. Apo përnjëmend do ta fusësh në lojë Luginën me Mitrovicën? Apo do të ecim të gjithë këtë pranverë në tehun e rreziqeve për hir të datës për BE-në?
Mund të jetë që tërë këto tashmë edhe janë biseduar- por ne s’e dimë. Ashtu siç nuk e din(te) as ajo Edita! E lëre më shefi i saj Thaçi. Apo doktori shqiptar dhe kryeministri shqiptar i Facebook-ut po shqiptar, Berisha!
http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...e-dinte-edita/
Mire eshte, qe Shqiperia te kerkoje mbledhje te NATOs dhe ta trajtoje kete problem si cenim te interesave te NATOs dhe stabilitetit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 21-01-2013 më 11:48
Islami gjithmon ka prodhuar Ushtarak te famshen sikur Halid Bin Velidi,dhe kete do ta bene edhe ne te ardhmen sepse kete na garanton Allahu dhe ne jemi te bindur ne kete sepse cdo profeci eshte realizuar me perpikeri.
Edhe me profetin ton talleshin kur ai profetizonte fitoret e muslimaneve dhe renien e perandorive te atehershme,e kete e bente ne momente kur ai ishte rrethuar me armiq dhe muslimanet ishin te dobet ushtarakisht dhe te pavlere.
Ndryshuar për herë të fundit nga referi_1 : 21-01-2013 më 12:13
Serbet e moren lapidarin per ta futur ne ****** e tyre e ju shqetesoheni????!!!!! Kosovaret e bejne gjumin rehat, ndersa serbet si ze gjumi nga frika e deshmoreve se mund te ringjallen prape. Dhe te vdekur e i tmerrojme. Heronj te vertete kane qene.
Krijoni Kontakt