Close
Faqja 50 prej 88 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 491 deri 500 prej 874
  1. #491

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Nuk eshte eshte me renedsi se kujt ti besohet ne kete rast ne lidhje me marrveshjen per doganat, Kryeministrit te Kosoves I cili e interpreton kete marreveshje si fitore dhe te mire per Kosoven, apo Kryeministrit te Serbise, I cili po ashtu thote se kjo marreveshje eshte ne favor te Interesave te Serbise, sepse gjithnje do jene dy versione ku dy Kryeministrat mund ti plasojne tek popullata e te dyjave vendeve per konsum te brendshem. Por me renedsi te vecant eshte te theksohet se keto bisedime apo negociata jane duke u zhvilluar vetem per ceshtje te brendshme te Kosoves, vetem per rregullim te brendshem te Kosoves. Duhet te behemi real me veten tone, duhet ti themi gjerat troq ashtu siq jane, duhet qe te mos vazhdojme te shohim enderra me sy hapur, siq jemi duke bere tani. Cdo marreveshje per dogana, per konfigurimin e strukturave ilegale, kriminele e okupuese te shtetit Serb, apo edhe cfardo lloj marreveshje tjeter me Serbine ne keto rrethana te tanishme, jane ne disfavor dhe dem te Interesave shteterore te Kosoves, dhe ne dem te interesave Kombetare te Shqiptareve. Ne keto bisedime nuk po negociohet as per Nishin, as per ndonje qytet tjeter ne Serbi, gjithashtu cka eshte edhe me tragjike, ne keto bisedime nuk ka asnje negociate te vetme per Luginen e Presheves dhe Shqiptaret atje. Por qysh nga fillimi e gjer me tani ne keto bisedime gjithnje e gjithmone Politike me Serbine, po bisedohet, e po negociohet per nje pjese te shtepise sone, po bisedohet, e po negociohet qe edhe Beogradi te kete hisen e saj ne kete pjese te shtepise sone. Nuk po bisedohet, e nuk po negociohet qe Prishtina te kete hise ne ndonje pjese te Serbise, e me se paku te ket hisen e saj ne Lugine te Presheves. Prandaj edhe njeher, nuk eshte me rendesi te vecant se kush qysh e interpreton kete marreveshje. Kryeministri I Kosoves edhe po te nxjere 80 perqind kete marreveshje ne favor te Kosoves, dhe 20 perqindshi tjeter te jete ne favor te Serbise, perseri kjo marreveshje eshte nje humbje, ne disfavor, e ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve. Ne ndonese pas perfundimit te luftes se fundit te Kosoves se vitit 1999 kemi larguar Kosoven nga Serbia, natyrisht me ndihmen e miqeve tane nderkombetare. Por si duket ende edhe per nje kohe goxha te gjate do e kemi Serbine brenda Kosoves, e kjo po behet me ane te ketyre bisedimeve!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #492
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbët e veriut me veto në fond

    Beograd, 19 janar – Drejtori i Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin ka deklaruar se institucionet e serbëve në Kosovë mbeten dhe se nuk duhet shkaktuar shqetësime te serbët në Kosovë.

    Vulin ka sqaruar se Beogradi në rundin e fundit ia ka dalë të sigurojë që paratë nga doganat të mos shkojnë në buxhetin e Kosovës por në një fond të posaçëm në të cilin, siç njofton Tanjug duke e cituar atë, do të jetë përfaqësuesi i serbëve të Kosovës dhe i institucioneve të Kosovës e vendimi do të merret me konsensus.

    "Paratë do të shkojnë në fondin ndërkombëtar, përkatësisht në fondin që do ta krijojë përfaqësuesi i lartë i BE në Kosovë. Në të do të jetë përfaqësuesi i serbëve nga veriu dhe përfaqësuesi i institucioneve të Kosovës e do të vendoset me konsensus. Pra serbët kanë të drejtën e vetos dhe këto para do të mund të përdoren ekskluzivisht në hapësirën e Kosovës", ka sqaruar Vulin.

    Ai ka shtuar se zbatimi i marrëveshjes do të kontrollohet nga komisioni trepalësh në të cilin gjendet edhe përfaqësuesi i serbëve të veriut ndaj ai mu aty mund të bindet e të thotë se çfarë është dhe çfarë nuk është shkelje e marrëveshjes.

    Vulin ka tërhequr vërejtjen se në ditët e ardhshme do të vazhdojë procesi i implementimit të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit.

    "Mos të shkaktojmë shqetësime te serbët në Kosovë, institucionet mbeten. Asnjë marrëveshje nuk është arritur. Nuk ka kurrfarë marrëveshjesh të reja, asgjë nuk do të ndodhë nesër, jeta do të vazhdojë sikur deri më tash", ka thënë Vulin.

    Sipas fjalëve të tij, "ndërmarrjet tona që kanë regjistrimet e tashme, të regjistruara qoftë nga UNMIK qoftë nga Agjencia për regjistra ekonomikë, nuk janë të detyruara të regjistrohen sërish, por do t’i shfrytëzojnë ato regjistrime dhe nuk do të futen në sistemin tatimor ".

    "Serbia nuk guxon t’i lejojë serbët në Kosovë të mbeten pa kujdes të shtetit të vet, të mbeten pa sistem të vet, që kushdo qoftë t’i shtyjë në sistemin e dikujt që po përpiqet ta bëjë shtetin e Kosovës”, ka thënë Vulin.
    http://www.koha.net/?page=1,13,131523

  3. #493
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - shihet ne shkrim se ose jan serb ose jan qobana,analfabet ,qe i paguan serbia.....
    Pjese e Vetevendosjes jane, nuk ka dyshime.
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #494
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Pjese e Vetevendosjes jane, nuk ka dyshime.
    e kam cek ma lart , njerz qe thirren ne emer te shqiptarve qe paguhen nga dora e serbis.
    - e kush tjeter paguhet nga dora e serbis perpos vetfundosjes !!!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #495
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    ...
    - e kush tjeter paguhet nga dora e serbis perpos vetfundosjes !!!
    Ti.

    ........

  6. #496
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kurti: Veriu tash po shkruhet me “V” të madhe

    Viti, 20 janar - Udhëheqësit e lëvizjes “Vetëvendosje” të shtunën në Viti kanë shprehur kundërshtimet e tyre rreth procesit të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe krijimin e fondit zhvillimor për veriun e Kosovës, duke potencuar se sa më shumë që të zgjasin bisedimet me Serbinë, aq më të mëdha do të jenë dëmet për Kosovën. Udhëheqësi i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel nuk janë bisedime mes Kosovës dhe Serbisë, por bisedime të kryeministrit të Kosovës me Serbinë, pasi po të pyetej populli nuk do të zhvilloheshin këto bisedime, pasi ato janë të dëmshme për Kosovën.

    Kurti ka thënë se për t’u zhvilluar këto bisedime Serbia është dashur të plotësonte pesë kushte, ku fillimisht, sipas tij, të ndryshojë kushtetutën e vet, në të cilën përmendet se Kosova është pjesë e pandashme e Serbisë, pastaj të ndërpresë financimin e strukturave paralele në Kosovë, të kërkojë falje për gjithë ato viktima dhe dëme që i ka shkaktuar Kosovës në luftë, të arrestojë kriminelët e luftës, si dhe të kompensojë dëmin që i ka shkaktuar popullit të Kosovës gjatë luftës.

    “SHBA-ja dhe Gjermania i kanë vendosur kushte Serbisë, kurse Kosova ka hyrë në këto bisedime pa asnjë kusht”, është shprehur ndër të tjera Kurti. “Në marrëveshjen e fundit në Bruksel, pos që nuk u përmend fare Lugina e Preshevës, është pranuar që veriu të shkruhet me “V” të madhe, që përcakton veriun jo më si pjesë gjeografike, por si etnitet më vete”.

    Kurti është shprehur se në këto bisedime palët janë dakorduar për fond zhvillimor për veriun, e jo për Drenicën apo Luginën e Preshevës, apo tërë Kosovën, dhe ky fond nuk i kontribuon integrimit të serbëve.

    Nëse ka fond për veriun, atëherë po ndahet veriu nga Kosova”, është shprehur Kurti.

    Ai ka thënë se mjetet nga ky fond do të shkojnë për zhvillimin e pjesës veriore të Mitrovicës ku, sipas studimeve të organizatave të ndryshme, të ardhurat për kokë banori në këtë pjesë janë 93 euro, derisa në pjesën jugore të këtij qyteti të ardhurat janë 37 euro. “Serbët mund të integrohen vetëm kur Kosovës t`ia heqim qafe Serbinë dhe kjo do të bëhet përmes punësimit, drejtësisë dhe eliminimit të strukturave paralele”, ka thënë Kurti.
    http://www.koha.net/?page=1,13,131607

  7. #497
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ti.

    ........
    - une Paguhem nga Shefi i Shtetit qe tani eshte edhe Kryeminister i Republikes se Kosoves Lartmadherija e Tij Zotri Hashim Thaqi.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #498
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - une Paguhem nga Shefi i Shtetit qe tani eshte edhe Kryeminister i Republikes se Kosoves Lartmadheriaj e Tij Zotri Hashim Thaqi.
    D.m.th. nga Serbia...

  9. #499
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    D.m.th. nga Serbia...
    - PO...

    p.s , tek ne thojn Budallles lshoja rrugen
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #500
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Si ju duke qe u rrezua lapidari ,gam gam gam ne mes vete e keni kur i shihn serbet o lelee ikni koken ulur

Faqja 50 prej 88 FillimFillim ... 40484950515260 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •