Close
Faqja 48 prej 88 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 874
  1. #471
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Postime
    4

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Per fat te keq Nga bisedimet e rregullta dhe mos pranimi i serbos Kosoven i ban kto bisedime te jen politike dhe gjdo her minus per Kosoven dhe ne kishim Minus Atisarin e tani fjolla ne ndryshme dhe gjdo her vetem e ma shjum lshime. Nese vazhdohet lshtu do e kthejm Kosoven ne Shtet te kufizuar Autonomi.

  2. #472
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Sot mbushen 14 vjet nga masakra e Reçakut

    Fshatarët e Reçakut sot kujton të afërmit e tyre të cilët para katërmbëdhjetë viteve u vranë e u masakruan barbarisht nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe.

    Në orët e hershme të mëngjesit të datës 15 janar 1999, ashtu siç ishte planifikuar në Beograd, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga formacionet e policisë speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara.

    Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar krimin, aty rreth orës 6.30 minuta forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të granatojnë fshatin.

    Në këto momente mjaftë të rënda, fshatarët janë përpjekur të largohen nga fshati apo të gjejnë një vendstrehim më të sigurt, por rrethimi i hekurt e ka bërë të pamundur një gjë të tillë dhe pikërisht në këtë ditë në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua.

    Të nesërmen, në Reçak do të shkojë ish-shefi i misionit të OSBE-së, William Walker, për të parë nga afër këtë ngjarje të tmerrshme kriminale.

    “T'i shohësh kufomat kështu me fytyra të shkatërruara, që si duket janë bërë nga armët që janë mbajtur afër kokave të tyre, t’i shohësh 15 në një gropë, dhe në një mënyrë të ekzekutuar, mendoj se më nevojiten disa minuta para se të përcaktohem se çka dua të them”, pohoi Walker.

    Dhe, menjëherë në konferencën me gazetarë pa ngurrim ai deklaroi se nga ajo që pa, ka ndodhur masakër dhe krim kundër njerëzimit. /express/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...kra-e-recakut/

  3. #473

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Sot me 15 Janar 2013 mbushen plot 14 vjet nga masakra e Recakut nga forcat paramilitare e kriminele te Serbise se Millosheviqit. Ndersa tani Hashim Broja me 17 Janar 2013 do shkoje e te bisedoje me zedhendesin e Millosheviqit - Ivica Dacic per ceshtjen e brendshme te Kosoves. Ky eshte nje absurditet shum i madh!!! Fajin e kemi NE vet Populli qe lejojme nje gje te tille duke qendruar neglezhent karshi ketyre padrejtesive qe po na servohen.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #474
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Platforma e Thaçit me disa opozitarë për kompromis me Serbinë e Daçiqit

    Albin Kurti

    Qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj aq shumë e aq shpesh kanë theksuar se s’kemi pse merremi me Rezolutën e Platformën e Serbisë saqë ajo mbase edhe nuk duhej lexuar fare sipas tyre. Njëkohësisht, vazhdonin ata, Kosova nuk ka pse harton Platformë të saj për dialogun politik meqenëse ne s’duhet ta imitojmë Serbinë dhe fryma, germa e vijat e kuqe për neve tashmë i ka shkruar ish Presidenti finalandez Marti Ahtisaari. Sidoqoftë, kryeministri Thaçi i mblodhi pardje krerët partiakë të koalicionit qeverisës dhe ata opozitarë që s’e kundërshtojnë dot, për të përpiluar një dokument i cili si në strukturë po ashtu edhe në përmbajtje i ngjan pikërisht një Platforme për dialogun politik me Serbinë.

    Shumëçka do të mund të thuhej për këtë Platformë dhe kontekstin e saj politik, mirëpo këtu po kufizohem në pesë elemente që m’u dukën më të rëndësishme.
    E para, kjo Platformë i referohet territorit gjeografik në veri të lumit Ibër në Kosovë si Veriu i Kosovës, pra me ‘V’ të madhe thua se bëhet fjalë për një entitet të veçantë, tërësisht në përputhje me aspiratat e Serbisë. Së dyti, problematizimi i strukturave shtetërore të Serbisë në Kosovë kufizohet vetëm te ato të MUP-it famëkeq duke mos i quajtur ato as armiqësore, as kriminale dhe, në fillim, as ilegale, por vetëm struktura të sigurisë.

    Më tej, kërkohet veçse largimi i këtyre strukturave, gjë që paraqet një lloj amnistie për krimet e tyre të panumërta në këto vitet e pasluftës.
    Së treti, është ofenduese që kjo Qeveri të zotohet që do të themelojë ‘Fondin Zhvillimor për Veriun’ në kohën kur edhe qasja e vizioni, edhe buxheti shtetëror, sipas kësaj Qeverie e vitet e saj të qeverisjes, mund të jenë gjithçka tjetër përveçse zhvillimore.
    Së katërti, asnjë fjalë nuk thuhet në këtë Platformë për Luginën e Preshevës, përkatësisht Kosovën Lindore, ashtu qysh e kishim parashikuar qysh moti.
    Dhe, së pesti, fjalia “Natyrisht, ne e kuptojmë që Serbia nuk do të mund ta njohë pavarësinë e Kosovën në fund të këtij procesi...” shfaq mirëkuptim sa të çuditshëm aq edhe të dëmshëm të Thaçit dhe të të tjerëve për Serbinë. Kjo do ta trimërojë Serbinë dhe do të ketë pasoja të mëtutjeshme në zbutjen e qëndrimit të faktorëve ndërkombëtarë karshi saj.

    Platforma e Qeverisë së Kosovës me të cilën u pajtuan edhe disa opozitarë po e përgatit terrenin për kompromisin e radhës për Kosovën. Ky kompromis nis me veriun por zgjatet edhe te njëfarë bashkësie e komunave me shumicë serbe si dhe sërish te trashëgimia kulturore ortodokse. Meqë ky dialog nuk bazohet në drejtësi ai s’mund të sjellë drejtësi. Nuk është i bazuar në drejtësi sepse nuk ka asnjë parakusht për Serbinë dhe aty dialogohet veçse për çështje të brendshme të Kosovës. Nuk do të sjellë drejtësi andaj më shumë koncesione drejt marrëveshjes së kompromisit do të kërkohen nga pala më e dobët e që në këtë rast është Kosova.

    Bashkimi Evropian dhe Serbia pajtohen që ndërmjet idesë së ndarjes së Kosovës dhe Planit të Ahtisaarit ekziston një hapësirë. Zyrtarë të shumtë të BE-së që janë preokupuar me rajonin e Ballkanit perëndimor, në kohëra dhe forma të ndryshme, e kanë pohuar këtë gjë. Këta zyrtarë evropianë dhe qeveritarët serbë mund të mos pajtohen për madhësinë e asaj hapësire por jo edhe për faktin nëse ajo ekziston. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës duket se pretendon të kundërtën, së paku deklarativisht e para publikut kosovar. Mirëpo, kjo Platformë tash porsi edhe vetë hyrja në dialog me Serbinë më herët, e demantojnë Qeverinë e Kosovës.

    BE-ja dhe Serbia po nxitohen për njëra-tjetrën, kurse Kosova po përfundon si dëm kolateral. Thaçi është këtu në Kosovë (dhe jo vetëm atëherë kur shkon atje në Bruksel) për ta riemëruar këtë dëm si ndonjëfarë fitore të Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është abnormalizim i veriut dhe i krejt Kosovës. E gjithë kjo për normalizim të marrëdhënieve të Thaçit me BE-në ku ky jep shtetësi e territor të Kosovës ndërkaq merr imunitet politik nga EULEX-i për korrupsionin e tij.

    Po ky kryeministër që para disa muajve thoshte që nuk do të ketë dialog politik me Serbinë, kurse para disa javëve që nuk do të dialogojë me Serbinë për veriun e Kosovës, tash na thotë që nuk do të lëshojë pe në këtë dialog politik i cili qartazi me 17 janar 2013 do të jetë (edhe) për veriun e Kosovës. Siç e tha vetë Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Baroneshës Ashton: “Raundi i ardhshëm i dialogut Prishtinë-Beograd do të jetë më i vështirë se takimet e tjera të mbajtura deri më tani dhe tema e veriut do të jetë temë kryesore”.

    Dihet që Serbia është faktor destabilizues dhe destruktiv në Kosovë. Nëpërmjet dialogut politik në Bruksel me Kosovën e për Kosovën, Serbia po legalizohet si faktor stabiliteti dhe faktor konstruktiv në sytë e BE-së. Kësisoj, ajo po ribëhet hisedare në stabilitetin dhe ndërtimin institucional në Kosovë. Nga këndvështrimi i BE-së, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë janë komplementare në Kosovë si faktor stabilizues e ndërtues. ‘Normalizimi i marrëdhënieve’ ndërmjet Kosovës e Serbisë është sajimi i kësaj marrëdhënie komplementare në Kosovë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë.
    http://www.zeri.info/artikulli/3/20/...ine-e-daciqit/

  5. #475
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Oferta e re e Daçiqit: Ju neve veriun, ne juve OKB-në?!

    Beograd, 16 janar - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, është i gatshëm për “kompromis”.

    Siç shkruan ditorja serbe “Blic”, Daçiqi është i gatshëm të pranojë që Kosova të ketë një ulëse në OKB, por vetëm me një kusht: që Prishtina zyrtare ta pranojë ndarjen e Kosovës.

    Sipas Daçiqit, Kosova mund ta shantazhojë Beogradin në rrugën drejtë BE-së, ndërsa Beogradi mund ta shtantazhojë Prishtinën në rrugën e anëtarësimit në OKB.

    Kështu mund të vazhdojmë për 30 vite rresht, por kjo nuk është në interesin e askujt”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.
    http://www.koha.net/?page=1,15,131179

  6. #476

    Thaçi: Në fund të bisedimeve, Kosova merr ulësen në OKB

    ...
    Ndërsa kryeministri serb Ivica Daçiq është cituar të ketë thënë se Qeveria e Serbisë mund të bisedojë me palën kosovare edhe në lidhje me ulësen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, por si kundërshpërblim kishte kërkuar që edhe Kosova të jepte diçka.

    Thaçi nuk ka komentuar këtë deklaratë, por ka shprehur bindjen e tij se në fund të procesit të bisedimeve palët do të nënshkruajnë një marrëveshje e cila do t’i siguronte Kosovës edhe ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

    “Kosova me të drejtë pret që kjo marrëveshje e cila mund të arrihet në fund të procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, duhet patjetër që t’i mundësojë Kosovës anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe të gjithë mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. Prandaj është e domosdoshme që Kosovës t’i sigurohet anëtarësimi në OKB, t’i hapet rrugë sa më e shpejtë për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian”, është shprehur Thaçi.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...ulesen-ne-okb/

  7. #477
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    s`ka ndarje te kosoves
    amerikanet nuk jane lepuj jane burra

  8. #478

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Qellimi kryesor i politikes shoveniste serbe qysh nga Vasa Qubriloviqi, duke vazhduar edhe ne ditet e sotshme me zedhendesat e Millosheviqit e Sheshelit Tomisllav Nikolic e Ivica Dacicit, ishte, eshte dhe gjithnje do jete Serbilizimi i Kosoves. Edhe pse Kosova nga viti 1913 e deri me 1999 kur edhe perfundoi lufta ende e paferunduar, ishte nen okupim te rrept nga forcat Serbo-Jugosllave e me pastaj vetem nga ato Serbe, Kosova ishte Shqiptare. Por realiteti I sotshem eshte krejtesisht tjeter. Edhe pse tani ne Kosove me nuk I kemi forcat ushtarako policore te Serbise, edhe pse tani qysh nga viti 1999 e larguam Serbine nga Kosova natyrisht me ndihmen e SHBAve ne rradhe te pare, e me pastaj edhe me Shtetet mike nga BEja, edhe pse tani jetojme gjysme te lire do thoja. Kjo Kosove e tanishme eshte e Nderkombetareve ne rradh te pare, sepse keta jane ata te cilet vendosin per te ardhmen e saj. Kjo Kosove e tanishme eshte Kosove e pakicave, e sidomos asaj serbe, sepse me Pakon e Ahtisarit jane me te priviligjuarit ne gjdo aspekt. Kjo Kosove e tanishme eshte edhe disa njerezeve te pandergjegjshme te cilet me ane votave te vjedhura Industrialisht e morren pushtetin, u pasuruan ne emer te luftes, dhe tani bisedojne me xhelatin e Shqiptareve ne emer te SHBAve dhe BEse vetem e vetem qe keta njerez te qendrojne ne Pushtetin e Shtetit te brisht pa termin REPUBLIK dhe me Autonomi dhe Legalizim te strukturave ilegale, okupuese e kriminele te Serbise. Ate gje qe Millosheviqi nuk mundi ta beje me ane te dhunes dhe me ndihmes e LDKse dhe Liderit te saj ne periudhen e paraluftes. Tani me plot sukses eshte duke e bere zedhendesi I tije Ivica Dacic me ane te dialogut me ndihmen e atyre qe vodhen votat ne menyre industrial. E qellimi eshte Kantonizimi I Kosoves dhe me pastaj ne nje kohe me te pershtatshme per Serbine edhe Serbizimin e Kosoves.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #479
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Takimi i sotëm legalizon strukturat ilegale serbe

    Prishtinë, 17 janar – Kryeministri Hashim Thaçi për herë të parë ka pranuar të mërkurën se do të legalizohen ato që deri tash i ka quajtur struktura ilegale, të cilat prej pasluftës kanë vepruar në veriun e Kosovës të banuar me serbë. Ka thënë se ato do të transformohen.
    ...
    http://www.koha.net/?page=1,13,131204

  10. #480

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Kjo proteste e VV ne Bruksel kunder takimit Thaci Dacic, eshte e drejte, e nevojshme dhe mese e domosdoshme per te shprehur pakenaqesite karshi ketyre bisedimeve politike e qe jane ne dem te Kosoves dhe Shqiptareve. Nese nuk do kishte asnje reagim te vetem ndaj kesaj padrejtesie qe po na servohet, ateherash NE Vet Shqiptaret jemi te pajtimit dhe e pranojme Platformen apo Rezoluten Serbe per Kosoves, e ku qellimi i kesaj rezolute Serbe eshte Kantonizimi Kroato - Boshnjake i Kosoves, qe eshte shume me keq se sa vet Boshnjezimi i Kosoves. Nese nuk do kishte asnje reagim te vetem nga ana e kujdoqofte, ateherash ne me plotevetedije po ja falim Serbise te gjitha ato vuajtje, masakra, vrasje, debime, shkaterrime qe i kemi perjetuar nga politika shoveniste serbe, e cila ende po vazhdon me avazin e vjeter karshi Shqiptareve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 48 prej 88 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •