Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin
    Ali Pashë Tepelena, Ka qen nje Daespot anti-Shqiptare qe nuk u ndale se preri koka Shqiptare sidomos Ortodokse ne ate zone ku sundoje si servile i Sulltanit, Ashtu si beri Zogu, Karagjorgjevicet,Zerva, dhe te gjithe tradhtaret Shqiptare te cilet ne periudha te ndryshme u ben me anti-Shqiptare se vet armiqte e kombit Shqiptare,
    ali pashe tepelena nuk mund te bente si i donte qejfi. ai merte urdherat nga sulltani. pra respektonte ligjet otomane. viktor hygo e ka quajtur luanin e evropes. ai krahasohej me napoleon bonopartin. gabimi i tij ishte tradhetia qe ai i beri sulltanit. te njejtin gabim qe beri edhe skenderbeu. tradhetine cdo civilizim e denon. megjithate un mendoj se pa ali pashe tepelenen nuk do flitej sot shqip ne ballkan.

  2. #22
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Nuk është për tu habitur aspak kur sheh që lumi i servilëve dhe militantëve miratojnë marrëzitë e politikanëve. Më e keqja në këtë shtet është se edhe historianët e miratojnë në heshtje. Kjo është e keqja e shtetit tonë anarkik, ku në mënyrë periodike gjatë periudhave kohore, të ndryshme të gjithë fusin hundët në punët e të gjithëve, është vëndi ku gjella që gatuajnë poltikanët duhet ta hanë me detyrim jo vetëm populli por duhet ta hanë dhe ta pranojnë si shumë të mirë gjellën e tyre edhe profesionistët dhe teknokratët- ndryshe ngelin pa punë.
    Kemi për fat të keq 100 vjet marrëzi politikanësh, dhe marrëzia e fundit ishte dëshira për të sjellë kokën e Ali Pashait në Shqipëri?
    Me sa duket po vërtetohet historia e fshatit të pasur që pinte ujë nga burimi i ujit që të bënte të cmëndur. Cdo njeri që vinte të punonte dhe të banonte në atë fshat, duhej ta mendonte se, donte s`donte do të cmëndej dhe budallallepsej si fshatarët e fshatit.
    Kjo është Shqipëria.
    Prandaj është e pamundur që Shqipëria të hyjë në Europë, sepse në momentin që bëhemi gati për tu integruar, politikanëve u vjen në mënd gjithmonë një ide idiote e cila e prish të gjithë punën. Kështu ka ndodhur këto 100 vjet pavarësi, kështu ka ndodhur edhe gjatë luftrave për pavarësi pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Gjithmonë në krye të `trimave shqiptarë` - ishte nga një trim i marrë të cilët si i thonë fjalës nuk kanë frena. Dhe puna prishej nga mungesa e të urtëve dhe të mëncurve. Megjithatë, rasti më i mirë i erdhi Shqipërisë në 1912 kur u mblodhën më tepër të urtë -se `trima të cartun`, dhe u formua ajo copë Shqipëri që kemi sot: e cunguar dhe e vogël, pikërisht prej këtyre pashallarëve të cmëndur njërit nga të cilëve duan sot ti kthejnë kokën, në vendin që quhet Shqipëri, në një kohë që ai quhej pashai i Janinës. Pra, edhe një tjetër butafori politikanësh si ato të mëparshmet.
    Ali Pashë Tepelena mbetet një figurë historike por aspak e nderuar.
    Nga origjina sipas Robert Elsie ai ishte lindur ne Becisht nga një familje turke me titull `bej` prej Anadollit dhe i jati u martua me një shqiptare në Becisht..
    Vetë Lordi Byron kujtonte në memuarët e tij: `Madhëria e tij ishte një tiran i paparë, fajtor për gjithë ato mizori të tmerrshme, shumë trim, aq sa quhej dhe Bonaparti Muhamedan, po ishte aq barbar sa që i piqte ne hell rebelët...`.
    Nëse ndonjë shkrimtar apo politikan që thotë se Ali Tepelena ishte patriot që paska luftuar për Shqipërinë, kjo është me të vërtetë jo për tu shqyer gazit por për të shkulur flokët. Me sa duket kanë ardhur me të vërtetë kohërat e të paudhit. Kohërat e anarkisë kur i ligu nderohet si burrë i mirë, kur burracaku nderohet si trim, kur injoranti nderohet si i mëncur, dhe kur ciraku bëhet usta, dhe tr4adhëtari nderohet si hero. Kjo është koha e butaforisë politike.
    Historia e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me krime makabre ndaj shqiptarëve dhe grekëve. Një nga të vërtetat më të pamohueshme është se Ali Pashë Tepelenës nuk i ka vajtur mëndja në asnjë rast dhe në asnjë vend që të bënte një Shqipëri të pavarur nga Perandoria osmane. Ai ka kërkuar të bënte një pashallëk utopik larg Perandorisë Osmane. Historia e tij është historia e këtij hajduti nga Tepelena (Becishti) i cili masakroi fshatra të tërë të krishterë i cili zbrazi Toskërinë dhe Epirin nga shqiptarët, mori nizam dhe pengje plot njerëz të thjeshtë myslimanë, thjesht për të fituar gradat nga Sulltani, është historia e një beu i cili mashtronte fshatra dhe njerëz të tjerë duke u vjedhur dhe rrëmbyer pasurinë e pastaj i vriste për hobby, është historia e një Pashai i cili dërgonte ushtarë shqiptare për tu vrarë për Perandorinë Osmane në Jemen dhe Siri, është historia e një Pashai i cili me mizoritë e tij shkretoi Jugun e Shqipërisë, duke rrafshuar fshatara të tërë në Himarë, Toskëri, Epir, dhe në Sul, është historia e më të degjeneruarit nga Pashallarët e Perandorisë Osmane i cili kishte dy Hareme njëri me vajza e gra robinja, dhe tjetri me dylberë e djem të rrëmbyer.
    Historia e tij si një pseudo-trim ishte historia e një banditi që u bë Pasha duke i shërbyer Sulltanit nëpërmjet vrasjeve dhe përdhunimeve, nëpërmjet fshirjes nga faqja e dheut e fshatrave të tëra shqiptare, aq sa shkaku që jugu i Shqipërisë nuk quhet sot as Toskëri dhe as Epir është sepse ai cfarosi popullatën e shqiptare të jugut sidomos të krishterët, por edhe popullata myslimane e varfër u shkatërrua sepse atyre u mori bijte dhe i vrau nëpër luftra të kota shqiptarë kundër shqiptarëve, ose i dërgoi nizam (ushtar) për hesap të Sulltanit. Ishte Ali Pashë Tepelena i cili detyroi të vinin emisarë ortodoksë në Shqipëri sepse ky përbindësh farosi popullatën shqiptare ortodokse por dhe myslimane; një nga shembujt më të tmerrshme është libri i Papa Kristo Negovanit: `Prishja e Hormovës`. Lexojeni të nderuar dhe do të shihni realitetin makabër të asaj epoke.
    Bëmat e tmerrshme të tij në Shqipërinë e Jugut mund të lexohen lehtësisht nga të dhënat që jep Pukëvili, por dhe të tjerë. Haremet e tij me nam në Janinë shtuan kuriozitetin e `LGBT`-ve të Europës Perëndimore të atëhershme, njëri nga të cilët Byron-i, erdhi për ta parë dhe për të u kënaqur vetë. Edhe ai ka shkruar për Ali Pashanë për namin e tij me të keq, si më i degjeneruari i Perandorisë osmane, pasuria e të cilit e mbledhur nga rrëmbimet e cila arrinte në 400 ton ar(nuk dihet dhe sot e kësaj dite ku janë fshehur), masakrat dhe vrasjet e tmerrshme të popullatës shqiptare dhe greke të Sanxhakut të Janinës, por nuk ka shkruar asnjë rresht që të dëshmonte se Ali Pasha Tepelena të ishte ndonjë patriot i ndonjë kombi dhe aq më pak i shqiptarëve. Ai tallte lebërit, poshtëronte suliotët, vriste toskët, shante beratasit që nuk i pushtoi dot, digjte fshatrat e krishtera për qejf, luftonte kundër Pashait të Shkodrës dhe të Beratit, për të vrarë, për nam, tu rrëmbyer pasurinë dhe gratë, e jo për pavarësi sic na thonë politikanët e verbër të sotëm. Edhe Fermani i Sulltan Mahmuti-t II, flet për denimin e tij me prerje të kokës jo vetëm se kundërshtoi urdhrat e Portës së lartë por sepse ka turpëruar perandorinë osmanë me degjenerimin e tij?!
    Atëhere del pyetja e thjeshtë: përse duhet që një pasha i tillë i degjeneruar dhe mizor t`i vishet nga ana e politikës shqiptare rroba e patriotit? Sepse ishte shqiptar? Po c`na duhen shqiptarë të tillë vrasës dhe përdhunues, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë patur traditë këto makabritete pushtuesish.
    Është një rast i rrallë që një pasha të ketë dy varre dhe sigurisht pashallarë të tillë kanë qënë kryesisht me origjinë shqiptare- shembull i degjenerimit dhe i ekstremizmit të kësaj klase të pasurish me origjinë shqiptare të cilët i shërbyen me devocion pushtuesit duke u shkaktuar shumë vuajtje jo vetëm shqiparëve të varfër myslimanë dhe të krishterë, por kanë qënë shkaku kryesor i urrejtjes së padrejtë fqinjëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi sepse këta pashallarë në krye të sanxhaqeve ushtruan dhunë edhe ndaj popullatave sllave , rumune dhe greke.
    Idiotllëku i disa shkrimtarucëve që kanë shkruar për Ali Pashain ka qënë më tepër kurioziteti për perversitetet e tij, por politikat e diktaturës komuniste bëri që shkrimtarë të ndryshëm për tu bërë të dëgjuar, shkruan për indivdë të tillë perversë duke u veshur atyre rolin imagjinar të patriotit apo të të ashtuquajturit në mënyrë absurde `plak i urtë`që mendonte për Shqipërinë, në një kohë kur atëhere askush nuk i quante tokat ku mbretëronte Pashai i Janinës me emrin Shqipëri, por Epir dhe Toskëri. Kështu lindi mit-i i rremë i `patriotit` Ali Pashë Tepelena. Ky është fakti i hidhur që në Shqipëri gjithmonë klasat drejtuese të cilat kanë pirë nga burimi me ujë i të marrëve – në momentet më decisive marrin gjithmonë, vendime të gabuara për të ardhmen; mesa duket faji është i shejtanit, i cili ka shkundur brekët këtu në Shqipëri...
    Sot kur historia e Ballkanit po sqarohet dhe shumë historianë po shohin gabimet e Europës së atëhershme ndaj shtetit të cunguar shqiptar, gjithashtu po del në dritë se klasa e pasur shqiptare e lidhur kokë e këmbë me Perandorinë osmane, është fajtore si për cungimin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. E parë në këtë prizëm nuk ishte e rastit që rilindasit shqiptarë, ortodoksë, myslimanë, dhe katolikë, këta intelektualë të përgjegjëshëm shqiptarë krijuan dhe përherë të parë arritën të formalizonin shtetin shqiptar. Në ditët e sotme kur integrimi është në plan të parë, sepse nëpërmjet tij shqiptarët do të bashkohen dhe integrohen pa qënë nevoja e e bërjes së një shteti etnik shqiptar por në rradhë të parë do të lëvizin lirisht dhe do të kenë për herë të parë liri dhe të drejtat njeriut të zbatuara si kurrë ndonjëherë.
    Atëhere po bëj edhe njëherë pyetjen: a është e nevojshme të sjellim kokën e Ali pashait këtu, dhe më saktë, a do të vazhdojë që uji i burimit të fshatit që përmënda më sipër(nga i cili kanë pirë klasat e pasura shqiptare), të bëjë efektet e tij negative tek politikanët tanë?
    Pirro Prifti
    priftipirro@hotmail.com

    Koka e Ali Pashë Tepelenës përpara Sulltan Mahmutit II
    Naivitet i plote!

    Ali Pashe Tepelena ka qene shqiptar dhe bir shqiptari i lindur nga dy prinder shqiptare. Bir i Tepelenes dhe nip i Konices. Ka jetuar ne kohen e Perandorise Otmane dhe ka qeverisur nje pjese shume te madhe te etnise shqiptare, perfshire ne te dhe Thesaline greke.
    Nuk ben qe figura te tilla historike te vihen ne kandarin naiv te mendesise se sotme. Etaloni me te cilin mund te krahasohet Ali Pasha i Janines eshte vetem koha dhe mendesia ne te cilen ai ka jetuar.
    Te gjitha gazetat e kohes e kane paraqituar ate si nje pasha shqiptar, qe synoi te sundonte nje pashallek te pavarur nga sulltanati, ndoshta jo i shtyre nga ndonje ndjenje kombetare, por ndoshta i shtyre nga mbeshtetja e shume qeverive europiane te kohes, qe ishin te interesuara per largimin e pushtetit otoman nga Ballkani. I nxitur nga ta, Ali Pasha dha nje ndihmese te jashtezakonshme per çlirimin e asaj qe sot quhet Greqi, nga pushtuesi otoman.

    Megjithate ne mbeshtetje te atyre qe thashe, do te perpiqem qe te gjej pak kohe dhe te shqiperoj disa gazeta europiane te kohes, qe kane shkruar per Ali Pashen, per Toskerine dhe Epirin shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-12-2012 më 19:10

  3. #23

  4. #24
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ali P T-ja ashtu si Zogu jane pjese e historise,por nuk e meritojne respektin dhe nderimin
    nga populli shqiptar pasi jane turpi ne histori.
    Ali PT-ja ishte nje kriminel,hajdut dhe i degjeneruar.Vrau te pafajshem dhe vodhi 4oo ton flori.
    Politikane dhe gazetare qe publikisht perkrahin dhe respektojne figura si ali PT ja dhe Zogu
    kane axhendas(qellime te fshehta) per te perfituar.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ali P T-ja ashtu si Zogu jane pjese e historise,por nuk e meritojne respektin dhe nderimin
    nga populli shqiptar pasi jane turpi ne histori.
    Ali PT-ja ishte nje kriminel,hajdut dhe i degjeneruar.Vrau te pafajshem dhe vodhi 4oo ton flori.
    Politikane dhe gazetare qe publikisht perkrahin dhe respektojne figura si ali PT ja dhe Zogu
    kane axhendas(qellime te fshehta) per te perfituar.
    kujt ia vodhi floririn? dhe ku e coi
    sepse un kam vizituar nje keshtjelle te vogel ne perendim te frances. san malo (mbret i asaj zone) ne shekullin 18, edhe halen e kishte te shtruar me gjela floriri.

  6. #26
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Ali PT-ja ishte grabitqar,plackites,nje bandit dhe hajdut shtepiash,very low dhe nuk ka shume rendesi se kujt ekzakt i vodhi
    por fakti qe ai ka vjedhur flori neper popull.Aliu ishte me zero integritet dhe egoist.
    Populli per ate ishte nje mase sklleverish ne sherbim te interesave te tij egoiste.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kthimi i kokës së Ali Pashës në Shqipëri është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët e vërtetë (jo shqipfolësit).

    Për nga rëndësia, Ali Pashë Tepelena është figura e dytë kombëtare pas Gjergj Kastriot Skënderbeut. Flas në kohë, sepse vendi i dytë është i diskutueshëm mes tij dhe Ismail Bej Vlorës (Qemalit).

    U them të gjithë shqiptarëve të vërtetë, të kenë respektin maksimal për këtë figurë të madhe historike të kombit, e të mos bien pre e shpifjeve dhe gënjeshtrave në internet, sepse kundër Ali Pashës është bërë dhe bëhet një propagandë e madhe nga qarqe antishqiptare, dhe shumë njerëz gënjehen.

  8. #28
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Patriot - Ali Pashë Tepelena? –Një Butafori Politike

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ali PT-ja ishte grabitqar,plackites,nje bandit dhe hajdut shtepiash,very low dhe nuk ka shume rendesi se kujt ekzakt i vodhi
    por fakti qe ai ka vjedhur flori neper popull.Aliu ishte me zero integritet dhe egoist.
    Populli per ate ishte nje mase sklleverish ne sherbim te interesave te tij egoiste.
    Po mirë mor Ben se nuk e kuptoj, e di se për ç'periudhë bëhet fjalë apo jo??
    Po të ishte me ndonjë "shoqatë bamirëse" Aliu nuk do ishte Pasha.
    Dhe mirë, po bie dakort me Ty, më trego një Pasha që nuk ka marë por ka shpërndarë.
    Një njeri i asaj kohe me pozitën e Tijë nuk gjykohet ashtu por se sa kan qënë në të mirë të Shqipërisë veprimet apo mos veprimet e Tijë.

  9. #29
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Patriot - Ali Pashë Tepelena? –Një Butafori Politike

    Me e rendesishmja do ishte, sikur ta kishin zbuluar se ku i ka fshehur ato arkat me are, ajo do te ishte me e rendesishmja nga me te rendesishmet. Ka koka te gjalla sa te duash ketej, qe do benin shume zgjidhje nese do gjindeshin arkat me florinje edhe ate dukati

    Edhe Salen ta dergojne ne Stamboll po deshen, te bejne trampe me Aliun sepse ky e ka sosur te sjelle te gjitha kokat e kockat e atyre qe vetem ka vjelur nga pasurite e shqipetareve, e tani do ktheje eshtra e kocka, sikur te ishte Shqiperia krematorium!
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #30
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Patriot - Ali Pashë Tepelena? –Një Butafori Politike

    Citim Postuar më parë nga Station Lexo Postimin
    Po mirë mor Ben se nuk e kuptoj, e di se për ç'periudhë bëhet fjalë apo jo??
    Po të ishte me ndonjë "shoqatë bamirëse" Aliu nuk do ishte Pasha.
    Dhe mirë, po bie dakort me Ty, më trego një Pasha që nuk ka marë por ka shpërndarë.
    Një njeri i asaj kohe me pozitën e Tijë nuk gjykohet ashtu por se sa kan qënë në të mirë të Shqipërisë veprimet apo mos veprimet e Tijë.
    Bejleret dhe pashallaret nuk quhen patriote as heronj.Jo cdo figure historike qe ka bere emer ne histori
    meriton bustin/monumentin/respektin e masave.
    Bejleret kane shfrytezuar dhe trajtuar fshataret si skllever,nuk jane as patriote as heronj as te respektuar per kombin,por abuzues.
    Pashallaret kane qene akoma me keq jo vetem abuzues por edhe hajdute,plackites,vrases.
    Ateher perse duhen respektuar?Perse duhet tu ngrihet bust,tu behet ceremoni emrit dhe vepres se tyre?
    Bejlere pashallare kane qene te njohur,te famshem,por me fame te keqe dhe famekeqet jane turpi i historise.
    Kombit i kane dhene nje zero,gjithshka qe kane bere e kane bere per interesa personale,per egon e tyre.
    Disave u ka humbur llogjika ne Tirane.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •