Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1

    Smile Koka e Ali Pasha Tepelenës do të vijë në Shqipëri

    • Koka e prerë nuk falet, thotë një fjalë shqiptare. Por një shoqatë patriotike po përpiqet të provojë të kundërtën. Një grup intelektualësh me origjinë nga Tepelena kanë filluar përpjekjet, prej katër muajsh, për të sjellë në Shqipëri kokën e Ali Pashait.

    Intelektualë, të inkuadruar në Shoqatën “Ali Pashë Tepelena”, janë në fund të përpjekjeve të tyre për të nisur zyrtarisht kërkesën drejt autoriteteve shqiptare, për të negociuar me homologët turq. Vetë ata kanë vendosur dhe kontakte private në Turqi për realizimin e qëllimit. Në momentin më të afërt të përfundimit të të gjithë përpjekjeve, Shoqata “Ali Pasha”, do të bëjë të njohur detajet. Në grupin përbërës të shoqatës ka historianë, artistë dhe intelektualë nga fusha të ndryshme.

    Për Ali Pashën

    Deri më tani nga Ali Pasha dihet ekzistenca vetëm e një taçi, që është në Muzeun Kombëtar i paekspozuar, që ruhet në Fondin Special- dhe që mban numrin e matrikulimit 339 dhe një kallamar i shkruesit të tij. Në Beçisht, një fshat i vogël përballë Tepelenës, kujtesa popullore ka vendosur të parët e tij. Por sarajet e Aliut, që janë në dy vende në fshat, janë të nëpërkëmbura dhe për më tepër askurrë monument kulture. Aq më tepër janë aq të prishura sa është shumë e pamundur të vendoset koka e tij, nëse realizohet marrja. Në Beçisht kanë mbetur tashmë gurët e tyre dhe kujtesa e lbyrur e pak fshatarëve të vjetër për jetën e familjes së Ali Pashait. Si për ironi të kohës dhe kujtimit të tij të mëvonshëm, Pashai në të gjallë, u ngriti një urë që është edhe sot e kësaj dite funksionale dhe që i lidh ata me qytetin e Tepelenës. Vetë Kalaja e Ali Pashës në Tepelenë nuk mundi kurë të ngjitet në një objekt të vlerësuar sepse është zënë nga banorë. Një fjalim i Enver Hoxhës e ktheu kujdesin për Kalanë, por nuk mjaftoi. Pas vdekjes së Enverit gjërat shkuan në vend dhe kalaja u dëmtua përherë e më shumë. Interesi i shoqatës është i madh edhe për faktin se në Shqipëri ka pak njerëz që dinë origjinën dhe të dhënat e vërteta të Ali Pashë Tepelenës. Shumë syresh mjaftohen me pak pika: Romani i Sabri Godos me të njëjtin emër; kujtimet e Bajronit dhe Hobhauz dhe udhëtarëve të tjerë; dhe masakra e tij në Kardhiq.

    Përpjekja

    Deri më tash, burime të kësaj shoqate, shprehen se kanë biseduar fillimisht për përkrahjen e kësaj nisme. Ata kanë kërkuar një mbështetje dhe nga biznesmenë të ndryshëm të qytetit dhe jashtë tij, për të realizuar sjelljen e kokës së Ali Pashës në Shqipëri. Një nga planet e afërta është që t’i kërkohet negociimi Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Po ashtu, është duke u parë dhe procedura sesi është vepruar me ardhjen e eshtrave të figurave të tjera kombëtare nga Turqia. I fundit prej tyre ka qenë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Abdyl Frashëri. Ardhja e tij është mundësuar me rastin e 100- vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit më 1978. Në kohën e Mbretërisë, më 1937, kanë ardhur edhe eshtrat e Naim Frashërit. Shoqata është duke punuar dhe me intelektualë turq, për të parë një mundësi më shumë.

    Ku ndodhet trupi i tij

    Ali Pashë Tepelena, një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë së shekullit të XIX, ka referenca si pakkush figurë tjetër kombëtare. Më shkurt të vitit 1822, koka e tij u ekspozua në Stamboll, pasi u ekzekutua në Janinë. Gjithë jetën e ndoqën dy gjëra: mundësia për të qenë dikush dhe pamundësia për t’u bërë ai që do të donte. I dyzuar mes fuqive të mëdha. I dyzuar në luftën e tij. Dyzuar shkoi deri në fund, kur llogaria që bëri i doli gabim. Sërish u nda në dy pjesë. Më 5 shkurt 1822, Ali pashë Tepelena u vra me armë në dorë në manastirin e Shën Pandelemonit, në ishullin e liqenit të Janinës. Më 23 shkurt 1822 koka e tij u çua në Stamboll ku u ekspozua publikisht përpara publikut. Ditë më vonë u varros nga një dervish shqiptar, i cili vuri mbi kokën e varrit këtë mbishkrim: “Këtu është varrosur koka e të famshmit Ali Pashë Tepelenës, ish- qeveritar i Janinës, i cili më tepër se 30 vjet, qeverisi i pavarur në Shqipëri.” Kjo referencë merret nga Historia e Shqipërisë, Tiranë 1959, Vëllimi I, faqe 477-478. Koka e tij dhe varret e të bijve Veliut dhe Myftarit sot gjenden në Ejub të Stambollit. Kurse varri i trupit të Ali Pashait është në Janinë. Ka mbi vete një zgarë hekuri , e cila në Luftën e Dytë Botërore është hajnuar nga gjermanët, por autoritetet vendase e kanë rivendosur sërish pas luftës.

    Momentet e fundit të Aliut

    Më 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kështjellën e Janinës me përjashtim të një pjese të brendshme të saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikë dhe me gruan e tij, Vasiliqinë. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim të Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb të ngarkuarin e Hurshid Pashës, i cili, në vend të fjalës së premtuar, lexoi dënimin me vdekje, -shkruhet në Historinë e Shqipërisë.

    Retrospektivë

    Veziri ishte një burrë i shkurtër dhe mjaft i trashë. Kishte një fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Sytë i kishte të kaltër me lëvizje të shpejta që të bënin me kuptuar menjëherë se nuk gjendesh përpara një Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtëzakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për një njeri në atë pozitë. Në sa vise të Turqisë që vizituam nuk pashë një pasha tjetër të qeshte në atë mënyrë. Nuk kishte ndonjë roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshur me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe. Ky përshkrim i Lordit Hobhauzi, shoqëruesit të Lord Bajronit, është dhe më i afërti për të. Në atë kohë kishte një kokë të bukur. Pas kësaj, u kthye në mit. Trupin në Janinë dhe kokën në Stamboll. Një kujtim, që për shqiptarët ia vlen t’i rikthehen krenarisë së tyre, nëse turqit do të na rikthejnë me xhentilesë kokën që na e kanë këputur.
    Shkruan : Ben Andoni

    http://www.ina-online.net/index.php?id=5026


    P.S. Ne hapje te artikullit pretendohet si shprehje shqiptare "Koka e prere nuk falet" . Me duket se shprehja shqiptare e sakte eshte "Koka e falur nuk prehet". Ja paska futur kot gazetari me duket.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 09-03-2008 më 14:59
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  2. #2
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Po trupi akoma ne janine eshte apo dhe ate do e sjellin,se mos merzitet koka pa trupin
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Une mendoj se Koka duhet ti vehet trupit te tije te varrosur ne ishullin e liqenit te Janines, ne vendin e vrasjes se tij.
    Perse te dergohet ne Shqiperi koka e tij ?
    Si shifet nga logjika i bie qe koka dhe trupi te pushojne ne Janine sepse tere bota e njehe se Ali Pasha ishte i lidhur ngushte me janinen keshtjellen e tij e jo me Tepelenen...
    Te gjergj Kastrioti kemi simboliken ne Kruje se aty lindi por ne kete rast per Aliun me se miri do ishte ti ndertohej nje monument ne Janine nga banoret shqiptar te asaj ane bashke me banoret e tepelenes;

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Vdekja
    Anëtarësuar
    20-06-2007
    Postime
    268
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin

    Momentet e fundit të Aliut

    Më 23 janar 1822 trupat osmane e pushtuan kështjellën e Janinës me përjashtim të një pjese të brendshme të saj, ku mbeti i rrethuar Ali Pasha me rreth 50 veta besnikë dhe me gruan e tij, Vasiliqinë. Në këto kushte Ali Pasha nuk mundi të qëndronte gjatë. I mashtruar edhe nga njerëzit e vet, që ishin vënë në shërbim të Hurshid Pashës dhe që i premtuan se do të falej, Aliu ra në kurthin e kryekomandantit osman. Ky e siguroi se sulltani kishte nxjerrë fermanin e faljes, i cili nuk mund të zbatohej para se ai të tërhiqej në ishullin e liqenit dhe të dorëzonte fortesën e fundit, ku po vazhdonte qëndresën i vetmuar. Ali Pasha e priti me plumb të ngarkuarin e Hurshid Pashës, i cili, në vend të fjalës së premtuar, lexoi dënimin me vdekje, -shkruhet në Historinë e Shqipërisë.
    Nese ka ndonje dokument rreth ksaj qe po thuhet,qe qenka vrare tradhtisht ,a ka ndonje ligj (ekziston)qe mundemi me i ngrit padi rreth kesaj tradhtie ??Nese jo ,pse nuk propozojm diqka te tille dmth ,edhe pse ka qene "kohe lufte "duhet lufta me i pas disa rregulla¨....

    PS: ndoshta ja futa kot ,qka po thuani ??!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Per mendimin tim kurrrfare kuptimi nuke do te kete nese koka e Aliut gjvendoset nga vaarri perkujtimor i Stambollit aty ku turiste nga e mbar bota mund te lexojne se koka e ketije kryengritsi shqiptar eshte ketu e trupi ne Janine, do kete me shume vlere ti behej ndonje pllake perkujtimore ne gjuhen angleze dhe shqipe e te mbetet aty ku eshte se sa te bartet koka e tij ne Tepelen ku prap se prap do jet koka e ndare nga trupi qe per mua s'ka kurrfare rendesie kjo iniciative...me qka ndoshta vete turqeve iu pengon ky lloje publiciteti qe tregon se sa gjakatar ishin te paret e tyre ndaj popujve tjere ne kete menyre kjo shoqate i bene nderin turqeve qe ua hjeke nje barre te rende konsiances turke.
    Kjo i bie kthe ujin andej kah mullliri i huaj...

  6. #6
    DRAGUNOV Maska e SNIPER 79
    Anëtarësuar
    10-03-2008
    Vendndodhja
    TE CEPI I LAPRAKSAVE NE STADIUMIN QEMAL STAFA
    Postime
    252
    aliu meriton respekt se ja vuri kufirin te thana turkut
    SHKELMIN NE FYT GJITHMON minjve bardh e blu
    ULTRAS PARTIZONI

  7. #7
    SPORTIV GJITHE JETEN Maska e JARANI
    Anëtarësuar
    01-03-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU JETOJNE TE GJITHE
    Postime
    82
    mendoj se bashke me koken duhet te vije te varroset dhe trupi ne tepelene sepse keshtu do te merrte nje kuptim me fisnik kjo pune e nisur
    PARTIZONI@MILAN FOREVER

  8. #8
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Aliu u vra pabesisht, por pabesisht moren edhe Kalane ne Janine (Ic-Kale). Kur u takua me Hurshit Pashen kishte lene ne kala nje nga truprojat e tij me besnike, te temershmin Selim Camin, me porosi qe te hedhi ne ere fucite e barutit dhe bashke me to kalane nqs vritej Aliu. Selimi mbante gjysmen e taspies se Aliut, dhe do braktiste postin vetem po ti tregonin gjysmen tjeter qe e mbante Aliu. Kur ia treguan turqit atehere e la postin e tij por nuk e dinte se Aliu kishte vdekur. Keshtu u vra edhe Selim Cami.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga JARANI Lexo Postimin
    mendoj se bashke me koken duhet te vije te varroset dhe trupi ne tepelene sepse keshtu do te merrte nje kuptim me fisnik kjo pune e nisur
    Cili turiste i huaj do shkoje ne Tepelene per te pare koken e Aliut ?
    Se paku ne Stamboll ka shanca qe te dihet se paku se kush ishte ky trim po atje ne Tepelene kush do te shkoje ?

    Eh, do vorroset aty dhe mbaroi puna, keshtu edhe varroset pergjithmon edhe fama e tij.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Stendhal
    Anëtarësuar
    19-02-2008
    Postime
    52
    Pershendetje,

    Sinqerisht nuk e kuptoje shqetesimin e juaj Kreksi. Cfare te keqe ka qe te kthehet koka dhe trupi ne vendlindje ? Mire do ishte qe Aliu te qendronte ne Janine, por Janina nuk i perket me Shqiperise fatkeqsisht por Greqise dhe kete e them sepse shqiptaret nuk do kene mundesine qe ta vizitojne varrin e tij ndersa Grekeve do i hapet rruga drejt manipulimeve te metejshme. Jam dakort qe te ngrihet nje monument ne Janine nese nuk ka por trupi duhet te kthehet ne vendlindje tek banoret e Tepelenes. Se kush vjen dhe e viziton Tepelenen ajo varet se sa e afte do jete qeveria shqiptare qe te krijoj nje infrastukture te hajrit sepse Tepelena eshte nje vend i mrekullueshem per tu vizituar. Ka nje natyre dhe ambient qe do i mahniste te gjithe. Vetem te behet infrastruktura sepse Tepelenasit e bejne vete Tepelenen ashtu sic cdo banor i cdo krahine duhet te punoj per vendin e tij. Qeveria te krijoj infrastrukturen sepse cdo gje me vone do jete me e thjeshte per te gjithe.
    "It is difficult to escape from the prevailing disease of one’s generation."
    - Marie Henri Beyle

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •