Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Nuk e kuptoj pse e ngrini kaq shume nje figure te cilen nuk do ta kishte zili as nje popull. Pa mendoni nje moment se si Aliu bashkepunoi me perandorine aq fort dhe ngushte sa per sherbime te larta e bene pasha.

    Po sikur sot ne Kosove te dale nje musliman shqiptar dhe duke i sherbyer serbit te kthehet ne i krishtere (ortodoks) dhe te zere me thike e zjarr te gjithe vellezerit e tij myslimane dhe t'ju thote : Ose beni dhe ju si une ose ju thera dhe ju dogja. Aliu nuk beri asgje me shume se ky supozim qe po bej une. Jam kurjoz te di se si do ta shihni kete parashikim pak sci fi qe po bej une.


    Por c'ndodh...me kalimin e kohes katilit i hiqen thika dhe pishtari nga dora dhe sipas inrteresit i vihen lulet apo pambuku.
    Krimineli dhe tradhetari mbeten te tille gjer ne fund dhe Aliu ishte i tille, bashke me Qyprillinjte apo cdo pasha tjeter qe i sherbeu Portes.

    DP
    sereno

  2. #12
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Po këngën si do e këndojmë pastaj?

    Trupi ne Janinë, koka në Tepelenë, të vranë pasha të vranë...
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Patriot - Ali Pashë Tepelena? –Një Butafori Politike

    Nuk është për tu habitur aspak kur sheh që lumi i servilëve dhe militantëve miratojnë marrëzitë e politikanëve. Më e keqja në këtë shtet është se edhe historianët e miratojnë në heshtje. Kjo është e keqja e shtetit tonë anarkik, ku në mënyrë periodike gjatë periudhave kohore, të ndryshme të gjithë fusin hundët në punët e të gjithëve, është vëndi ku gjella që gatuajnë poltikanët duhet ta hanë me detyrim jo vetëm populli por duhet ta hanë dhe ta pranojnë si shumë të mirë gjellën e tyre edhe profesionistët dhe teknokratët- ndryshe ngelin pa punë.
    Kemi për fat të keq 100 vjet marrëzi politikanësh, dhe marrëzia e fundit ishte dëshira për të sjellë kokën e Ali Pashait në Shqipëri?
    Me sa duket po vërtetohet historia e fshatit të pasur që pinte ujë nga burimi i ujit që të bënte të cmëndur. Cdo njeri që vinte të punonte dhe të banonte në atë fshat, duhej ta mendonte se, donte s`donte do të cmëndej dhe budallallepsej si fshatarët e fshatit.
    Kjo është Shqipëria.
    Prandaj është e pamundur që Shqipëria të hyjë në Europë, sepse në momentin që bëhemi gati për tu integruar, politikanëve u vjen në mënd gjithmonë një ide idiote e cila e prish të gjithë punën. Kështu ka ndodhur këto 100 vjet pavarësi, kështu ka ndodhur edhe gjatë luftrave për pavarësi pas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Gjithmonë në krye të `trimave shqiptarë` - ishte nga një trim i marrë të cilët si i thonë fjalës nuk kanë frena. Dhe puna prishej nga mungesa e të urtëve dhe të mëncurve. Megjithatë, rasti më i mirë i erdhi Shqipërisë në 1912 kur u mblodhën më tepër të urtë -se `trima të cartun`, dhe u formua ajo copë Shqipëri që kemi sot: e cunguar dhe e vogël, pikërisht prej këtyre pashallarëve të cmëndur njërit nga të cilëve duan sot ti kthejnë kokën, në vendin që quhet Shqipëri, në një kohë që ai quhej pashai i Janinës. Pra, edhe një tjetër butafori politikanësh si ato të mëparshmet.
    Ali Pashë Tepelena mbetet një figurë historike por aspak e nderuar.
    Nga origjina sipas Robert Elsie ai ishte lindur ne Becisht nga një familje turke me titull `bej` prej Anadollit dhe i jati u martua me një shqiptare në Becisht..
    Vetë Lordi Byron kujtonte në memuarët e tij: `Madhëria e tij ishte një tiran i paparë, fajtor për gjithë ato mizori të tmerrshme, shumë trim, aq sa quhej dhe Bonaparti Muhamedan, po ishte aq barbar sa që i piqte ne hell rebelët...`.
    Nëse ndonjë shkrimtar apo politikan që thotë se Ali Tepelena ishte patriot që paska luftuar për Shqipërinë, kjo është me të vërtetë jo për tu shqyer gazit por për të shkulur flokët. Me sa duket kanë ardhur me të vërtetë kohërat e të paudhit. Kohërat e anarkisë kur i ligu nderohet si burrë i mirë, kur burracaku nderohet si trim, kur injoranti nderohet si i mëncur, dhe kur ciraku bëhet usta, dhe tr4adhëtari nderohet si hero. Kjo është koha e butaforisë politike.
    Historia e Ali Pashë Tepelenës është e mbushur me krime makabre ndaj shqiptarëve dhe grekëve. Një nga të vërtetat më të pamohueshme është se Ali Pashë Tepelenës nuk i ka vajtur mëndja në asnjë rast dhe në asnjë vend që të bënte një Shqipëri të pavarur nga Perandoria osmane. Ai ka kërkuar të bënte një pashallëk utopik larg Perandorisë Osmane. Historia e tij është historia e këtij hajduti nga Tepelena (Becishti) i cili masakroi fshatra të tërë të krishterë i cili zbrazi Toskërinë dhe Epirin nga shqiptarët, mori nizam dhe pengje plot njerëz të thjeshtë myslimanë, thjesht për të fituar gradat nga Sulltani, është historia e një beu i cili mashtronte fshatra dhe njerëz të tjerë duke u vjedhur dhe rrëmbyer pasurinë e pastaj i vriste për hobby, është historia e një Pashai i cili dërgonte ushtarë shqiptare për tu vrarë për Perandorinë Osmane në Jemen dhe Siri, është historia e një Pashai i cili me mizoritë e tij shkretoi Jugun e Shqipërisë, duke rrafshuar fshatara të tërë në Himarë, Toskëri, Epir, dhe në Sul, është historia e më të degjeneruarit nga Pashallarët e Perandorisë Osmane i cili kishte dy Hareme njëri me vajza e gra robinja, dhe tjetri me dylberë e djem të rrëmbyer.
    Historia e tij si një pseudo-trim ishte historia e një banditi që u bë Pasha duke i shërbyer Sulltanit nëpërmjet vrasjeve dhe përdhunimeve, nëpërmjet fshirjes nga faqja e dheut e fshatrave të tëra shqiptare, aq sa shkaku që jugu i Shqipërisë nuk quhet sot as Toskëri dhe as Epir është sepse ai cfarosi popullatën e shqiptare të jugut sidomos të krishterët, por edhe popullata myslimane e varfër u shkatërrua sepse atyre u mori bijte dhe i vrau nëpër luftra të kota shqiptarë kundër shqiptarëve, ose i dërgoi nizam (ushtar) për hesap të Sulltanit. Ishte Ali Pashë Tepelena i cili detyroi të vinin emisarë ortodoksë në Shqipëri sepse ky përbindësh farosi popullatën shqiptare ortodokse por dhe myslimane; një nga shembujt më të tmerrshme është libri i Papa Kristo Negovanit: `Prishja e Hormovës`. Lexojeni të nderuar dhe do të shihni realitetin makabër të asaj epoke.
    Bëmat e tmerrshme të tij në Shqipërinë e Jugut mund të lexohen lehtësisht nga të dhënat që jep Pukëvili, por dhe të tjerë. Haremet e tij me nam në Janinë shtuan kuriozitetin e `LGBT`-ve të Europës Perëndimore të atëhershme, njëri nga të cilët Byron-i, erdhi për ta parë dhe për të u kënaqur vetë. Edhe ai ka shkruar për Ali Pashanë për namin e tij me të keq, si më i degjeneruari i Perandorisë osmane, pasuria e të cilit e mbledhur nga rrëmbimet e cila arrinte në 400 ton ar(nuk dihet dhe sot e kësaj dite ku janë fshehur), masakrat dhe vrasjet e tmerrshme të popullatës shqiptare dhe greke të Sanxhakut të Janinës, por nuk ka shkruar asnjë rresht që të dëshmonte se Ali Pasha Tepelena të ishte ndonjë patriot i ndonjë kombi dhe aq më pak i shqiptarëve. Ai tallte lebërit, poshtëronte suliotët, vriste toskët, shante beratasit që nuk i pushtoi dot, digjte fshatrat e krishtera për qejf, luftonte kundër Pashait të Shkodrës dhe të Beratit, për të vrarë, për nam, tu rrëmbyer pasurinë dhe gratë, e jo për pavarësi sic na thonë politikanët e verbër të sotëm. Edhe Fermani i Sulltan Mahmuti-t II, flet për denimin e tij me prerje të kokës jo vetëm se kundërshtoi urdhrat e Portës së lartë por sepse ka turpëruar perandorinë osmanë me degjenerimin e tij?!
    Atëhere del pyetja e thjeshtë: përse duhet që një pasha i tillë i degjeneruar dhe mizor t`i vishet nga ana e politikës shqiptare rroba e patriotit? Sepse ishte shqiptar? Po c`na duhen shqiptarë të tillë vrasës dhe përdhunues, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë patur traditë këto makabritete pushtuesish.
    Është një rast i rrallë që një pasha të ketë dy varre dhe sigurisht pashallarë të tillë kanë qënë kryesisht me origjinë shqiptare- shembull i degjenerimit dhe i ekstremizmit të kësaj klase të pasurish me origjinë shqiptare të cilët i shërbyen me devocion pushtuesit duke u shkaktuar shumë vuajtje jo vetëm shqiparëve të varfër myslimanë dhe të krishterë, por kanë qënë shkaku kryesor i urrejtjes së padrejtë fqinjëve ndaj shqiptarëve në përgjithësi sepse këta pashallarë në krye të sanxhaqeve ushtruan dhunë edhe ndaj popullatave sllave , rumune dhe greke.
    Idiotllëku i disa shkrimtarucëve që kanë shkruar për Ali Pashain ka qënë më tepër kurioziteti për perversitetet e tij, por politikat e diktaturës komuniste bëri që shkrimtarë të ndryshëm për tu bërë të dëgjuar, shkruan për indivdë të tillë perversë duke u veshur atyre rolin imagjinar të patriotit apo të të ashtuquajturit në mënyrë absurde `plak i urtë`që mendonte për Shqipërinë, në një kohë kur atëhere askush nuk i quante tokat ku mbretëronte Pashai i Janinës me emrin Shqipëri, por Epir dhe Toskëri. Kështu lindi mit-i i rremë i `patriotit` Ali Pashë Tepelena. Ky është fakti i hidhur që në Shqipëri gjithmonë klasat drejtuese të cilat kanë pirë nga burimi me ujë i të marrëve – në momentet më decisive marrin gjithmonë, vendime të gabuara për të ardhmen; mesa duket faji është i shejtanit, i cili ka shkundur brekët këtu në Shqipëri...
    Sot kur historia e Ballkanit po sqarohet dhe shumë historianë po shohin gabimet e Europës së atëhershme ndaj shtetit të cunguar shqiptar, gjithashtu po del në dritë se klasa e pasur shqiptare e lidhur kokë e këmbë me Perandorinë osmane, është fajtore si për cungimin dhe urrejtjen ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. E parë në këtë prizëm nuk ishte e rastit që rilindasit shqiptarë, ortodoksë, myslimanë, dhe katolikë, këta intelektualë të përgjegjëshëm shqiptarë krijuan dhe përherë të parë arritën të formalizonin shtetin shqiptar. Në ditët e sotme kur integrimi është në plan të parë, sepse nëpërmjet tij shqiptarët do të bashkohen dhe integrohen pa qënë nevoja e e bërjes së një shteti etnik shqiptar por në rradhë të parë do të lëvizin lirisht dhe do të kenë për herë të parë liri dhe të drejtat njeriut të zbatuara si kurrë ndonjëherë.
    Atëhere po bëj edhe njëherë pyetjen: a është e nevojshme të sjellim kokën e Ali pashait këtu, dhe më saktë, a do të vazhdojë që uji i burimit të fshatit që përmënda më sipër(nga i cili kanë pirë klasat e pasura shqiptare), të bëjë efektet e tij negative tek politikanët tanë?
    Pirro Prifti
    priftipirro@hotmail.com

    Koka e Ali Pashë Tepelenës përpara Sulltan Mahmutit II

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Sipas konsullit francez ne janine francoi pokeville ali pashe tepelena ishte shqiptar nga tepelena. familja e tij ishte e pa fe, si shumica e shqiptareve. ai i ka mbrojtur shume ortodoksit e asaj zone.
    pas aleances me perendimin ai u vra nga myslimanet shqiptare qe punonin per turqine. ishte i pari shqiptar qe kerkoi te formulonte kushtetuten per shqiperine e madhe, perfshi edhe janinen.

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Patriot - Ali Pashë Tepelena? –Një Butafori Politike

    Kendveshtrim orthodhoks dhe asgje me teper ky...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 26-12-2012 më 10:08

  6. #16
    i/e larguar Maska e ionian
    Anëtarësuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200
    Ali Pash Tepelena nuk kishte as ndergjegje kombetare , as ndergjegje fetare dhe as dashuri per asnje vec pushtetit te tij mbi kedo. Sala perpiqet ketu qe te fitoje pike politike mgjths une besoj se ai e di shume mire se cfare perfaqeson figura e pashpirt e Aliut.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Pirro, ti ngaterron respektin ndaj historise dhe figurave qe e bene kete histori, dhe gjykimin e secilit prej nesh per keto figura. Dhe nuk eshte faji yt, eshte faji i epokes komuniste ne te cilen ti je rritur, qe e manifeston here pas here me shkrimet e tua ndaj figurave si Zogu, Ali Pasha Tepelena, e te tjere. Ne kohen e Enver Hoxhes historia gjykohej bardhe e zi: limin ne harrese totale te tille ato personazhe e ngjarje qe nuk i vinin per mbare propagandes se rregjimit te kohes, dhe lartesonim e shperfytyronim personazhet e tjera qe i perdornim per te avancuar propaganden komuniste.

    Historia e cdo populli nuk eshte bardhe e zi, drite e hije. Ajo eshte shumengjyreshe. Dhe eshte e rendesishme per nje popull qe perpara se te dali me "gjykime personale" mbi historine e personazhet historike, qe te njohi historine e vertete te tij, ashtu sic ka ndodhur, pa zbukurime apo revizionime. Problemi me shqiptaret eshte se shumica e shqiptareve nuk e njohin historine e tyre te vertete sic ka ndodhur. Per 50 vjet historia e Shqiperise u revizionua e shkrua nga dora e nje diktatori ne Veprat e tij famoze. Ajo ishte "Bibla" e "Kurani" i shqiptareve ku shqiptaret ishin te detyruar me hir apo pa hir qe te besonin si te verteta gjithcka qe diktatori shkruante ne ato libra, dhe gjithe te tjeret ishin ose te parendesishme ose manipulime te historise. E nese guxonte dikush te fliste apo mendonte ndryshe mbi historine, ai etiketoj "Armik i Popullit", tradhetar, i shitur, etj.

    A e ka fshire nga historia e saj Franca Napolon Bonapartin? Po Gjermania a e ka fshire nga historia e saj Adolf Hitlerin? Po Italia Musolinin? Jo nuk i kane fshire por gjithe gjerat e jetes se tyre si materiale si doreshkrime ruhen neper muzeume e jane dokumentuar ne libra historie. Edhe detaji me i vogel.

    Askush nuk po rehabiliton Ali Pashe Tepelenen ne histori. Une jam nje nder ata qe besoj se ai ka qene njeri gjakatar e i pameshirshem, me aq sa kam lexuar per te ne histori. Por kjo nuk duhet kuptuar qe Ali Pashe Tepelena nuk eshte pjese e historise sone si popull dhe per te nuk duhet te mesojne femijet ne bankat e shkolles. Duhet te mesojne gjithcka qe ai ka bere, qe nga mizorite e deri tek aspektet pozitive te sundimit te tij. Kthimi i kokes se tij ne Shqiperi nuk eshte gje tjeter vecse nje riatdhesim i nje objekti historik qe i perket historise shqiptare. As me pak e as me shume.

    Gjeja tjeter qe ti pirro ngaterron eshte se duke qene se qeveria e ka marre kete nisme, dhe kryeministri i vendit e ka bere publik kete lajm, kjo eshte detyrimisht nje "nisme politike". Ne fakt, kjo nuk eshte nje nisme politike, eshte nje nisme historike. Kryeministri i vendit po merr kete nisme qe nuk e kane marre historianet e akademiket e Shqiperise. Turpi qe nuk e kane bere kete gje nuk i ngelet kryeministrit qe nuk eshte historian, u ngelet akademikeve te Shqiperise. Keta jane disa prej te njejteve njerez qe shkruajten e revizionuan historine e Shqiperise ne ato Veprat e shokut Enver. Keta jane ata qe fshine emrin e Dom Nikolle Kacorrit dhe Lef Nosit nga dokumenti origjinal i shpalljes se pavaresise se Shqiperise. Keta jane ata qe deshen qe shqiptaret te harronin vepren e jashtezakonshem te Mbretit Zog ne hedhjen e themelit te shtetit modern shqiptar e demokracise parlamentare shqiptare. Keta jane ata qe lane ne erresire historike jeten e babait te pavaresise, Ismail Bej Vlores, qe edhe emrin ia shtremberuan nga Ismail Bej Vlora ne Ismail Qemali, per te fshehur faktin se ai vinte nga familja me e madhe e bejlereve te Vlores.

    Shqiptaret kane nevoje te shkundin mentalitetin e trasheguar komunist e mbi te gjitha te njihen me tablone historike te plote e te qarte me te gjithe ngjyrat e saj reale.

    Albo

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Ali Pashë Tepelena, Ka qen nje Daespot anti-Shqiptare qe nuk u ndale se preri koka Shqiptare sidomos Ortodokse ne ate zone ku sundoje si servile i Sulltanit, Ashtu si beri Zogu, Karagjorgjevicet,Zerva, dhe te gjithe tradhtaret Shqiptare te cilet ne periudha te ndryshme u ben me anti-Shqiptare se vet armiqte e kombit Shqiptare,

  9. #19
    Gjak Shqiptari Maska e Illyri
    Anëtarësuar
    05-05-2011
    Vendndodhja
    Në tokën shqiptare Dardani
    Postime
    145
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin
    Ali Pashë Tepelena, Ka qen nje Daespot anti-Shqiptare qe nuk u ndale se preri koka Shqiptare sidomos Ortodokse ne ate zone ku sundoje si servile i Sulltanit, Ashtu si beri Zogu, Karagjorgjevicet,Zerva, dhe te gjithe tradhtaret Shqiptare te cilet ne periudha te ndryshme u ben me anti-Shqiptare se vet armiqte e kombit Shqiptare,
    Po de po! jo skenderbeu ka pre shqiptar musliman, jo ali pasha ka pre shqiptar ortodokse! FAKTE se a kane qene apo jo shqiptare ato kokat e hequra?! edhe nese kane qene shqiptare, cilin komb perfaqesonin?! me FAKTE jo me trillime Turko-Greke!
    Gegërishtja! Dialekti i të parëve tanë ILIR!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    cdo mbret , vasal , despot , princ akoma edhe kryeministra dhe presidenta kane vrare e do vrasin kundershtaret e tyre qofte fizikisht qofte politikisht , per te siguruar pushtetin e tyre ;

    Skenderbeu ka vrare shqiptare qe nuk miratonin pushtetin e tij , po ashtu edhe Ali pasha , mbreti Zog , enver hoxha e deri te Nano dhe Berisha , pushteti kerkon ruatjen e ligjit dhe rendit dhe cdo kush qe nuk e respekton ligjin denohet ;

    eshte tjeter gje nese ne shqiperi ka pas ligj e maliq dhe pushteti konsiuderohet si trofe i me te fortit dhe jo si trofe i me te mirit .


    Ali pasha ka qene thjesht nje diktator i cili nuk kish ndergjegje kombetare dhe per te ruajtur pushtetin e tij sundoi tamam si nje diktator , gje shume zakonshme per ate kohe;

    me denimin dhe vdekjen e Ali pashes filloi revolucioni grek dhe fillimi i fundit te perandorise otomane dhe denimi i tij i sherbeu me teper ceshtjes greke sesa asaj arberore .

    Aliu eshte thjesht nje tjeter enver hoxha apo nje tjeter mbret Zog , akoma edhe nje tjeter berishe , pra thjesht nje figure historike pa vlera kombetare por thjesht vlera historike ,

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •