Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Artikull i gazetarit, shkrimtarit dhe politikanit të njohur italian Enzo Bettiza publikuar në gazetën italane “La Stampa” në datën 25.04.1994, Nr. 111, f.5. Shkëputur prej arkivit të gazetes italiane “La Stampa”.

    Përktheu nga italishtja: Etnor Canaj
    Redaktoi: Brunilda Ternova

    SHKËNDIJA GREKE NË FUÇIN E BARUTIT BALLKANIK

    Kufijtë e Rinj të Krizës

    nga Enzo Betizza

    Çërçilli thoshte shpesh që popujt e Ballkanit janë të mbingarkuar nga një mbipeshë historike të cilën nuk munden ta mbajnë mbi shpatulla. Përveç serbëve, që përherë kanë ushqyer nacionalizmin e tyre me reminishenca dhe legjenda të cilat i kanë rrënjët në mesjetën ballkanike, tani edhe grekët po vihen në të njëjtën rrugë të krijimit të mitit duke zhvarrosur kujtime të largëta që e kanë zanafillën madje që në kohen e Aleksandrit të Madh. Lufta ekonomike e shpallur më 16 shkurt prej Greqisë së Papandreut kundër Maqedonisë (ndër më paqësoret dhe më tolerantet prej ish republikave shumë-etnike jugoslave), u ndërlikua edhe më tej në një tjetër aspekt: atë të agresionit të ushtruar nga një komando terroriste me veshje ushtarake greke kundër një reparti ushtarak (shqiptar, shënimi im) në Jug të Shqiperise. Ky sulm i paparë ndonjëherë – i cili provokoi vdekjen e dy ushtarëve shqiptar -, dhe bllokimi ekonomik antimaqedonas, rrezikojnë tashmë ta transformojnë vërtet Gadishullin Ballkanik në fuçinë e barutit të Europës për të cilën flitej që në fillim të shekullit.

    Sipas qeverisë greke republika e re ballkanike qe sot quhet Maqedoni, duhet të ndërrojë emrin e saj e madje duhet të heqi nga flamuri i saj edhe yllin e lashte të Verginës, trashëgimi e traditës helenistike. Për sa i përket Shqipërisë, irredentistët grek mbështesin tezën se Jugu shqiptar nuk na qënkësh gjë tjetër veçse Epiri i Veriut i banuar prej katërqindmijë grek (per Tiranen janë vetëm gjashtëdhjetmijë) duke pretenduar në këtë mënyrë hellenizimin. Athina, në formë gjysmëzyrtare, për të mos thënë në formë zyrtare, të le të kuptosh se aspiron në këtë mënyrë në zotërimin e pothuajse gjysmës së territorit të republikës fqinje. Shovinizmi i ri grek po përdor tashmë çdo mënyrë për të ndezur trazira në jugun shqiptar dhe njëkohësisht për të destabilizuar Maqedoninë me një embargo të pa precedent në marredhëniet midis Shteteve europiane fqinje dhe që nuk janë në luftë midis tyre. Këto ngjarje armiqësore krahinore shoqërohen me deklarata zjarrvënëse të prelatëve të klerit ortodoks grek, me transmetime radiofonike dhe televizive të karakterit irredentist, me mobilizim dhe tërbim të turrmave të njerzve të ekzaltuar nëpër rrugët e qyteteve kryesore duke nisur prej portit maqedon të Selanikut. Sikur të mos mjaftonte e gjith kjo, agresiviteti helmues grek ka goditur njëkohësisht edhe Italinë gjatë fushatës së fundit zgjedhore, me ndërhyrje të panevojshme përbrenda forcave partiake dhe konkurrimit politik italian. Nuk duhet harruar gjithashtu se Greqia që prej fillesave të shpërbërjes së Jugosllavise, gjithmon ka mbështetur energjikisht e në mënyrë të pa anshme çështjen e Serbisë dhe të “spastrimit etnik” serb në Bosnje dhe Kosovë. Embargoja ndërkombetare kundër Beogradit është shkelur në mënyrë të vazhdueshme dhe haptazi prej Athinës, e cila nuk e ka respektuar kurrë por ka dërguar përherë drejt aleatit të saj tradicional sllav ortodoks armë, naftë, ilaçe mjeksore dhe ushqime.

    Në këtë mënyrë u krijua në brendësi e në krye të institucionit më të lartë të Bashkimit Europian një situatë e paimagjinueshme paradoksale dhe e papërshtatshme. Presidenca e Bashkimit Europian ushtrohet përgjatë këtij semestri nga një Greqi që, duke shkelur të gjitha rregullat e bashkëjetesës europiane, polemizon me Italinë në vështirësi, ndihmon Serbinë e izoluar, tenton të mbysë Maqedoninë paqësore, u jep krahë ose të paktën tolleron haptazi sulmet terroriste në drejtim të Shqipërisë fqinje. Për këtë politikë të saj të jashtme kërcenuese dhe trazuese, sidomos për strategjinë e saj të shtetrrethimit përkundrejt Maqedonisë ish-jugosllave, Greqia e cila ka presidencën e turnit të Bashkimit Europian, u vu nën akuzë prej Komisionit të Brukselit (organ qeverisës i të njejtit instiutcion të B.E.) dhe për më tepër është hedhur në gjyq prej Gjykatës së Drejtësisë së Luksemburgut per shkelje të traktatit komunitar. Gjëja më e paktë që mund të thuhet është se nuk ishte parë ende në historine – edhe pse me peripeci -, të Bashkimit të Dymbëdhjetëve, presidenca e një Shteti anetar të impenjuar në mënyrë kaq të pa përgjegjshme në prishjen e rendit dhe rregullave te miresjelljes politike europjane, pikërisht në një krahinë që është sot më vullkanikja e kontinentit.

    Kumbojnë shqetësuese dhe tepër luftënxitëse diskurset e llojit serb nëpër gazeta, nëpër kanale televizive, nëpër sheshet e manipuluara dhe nëpër fjalimet kilometrike të parlamentarëve dhe qeveritarëve të Athinës. Ndërkohë që serbët kanë ndezur pastrimin e tyre racial duke ekzaltuar betejën legjendare të Fushë-Kosovës së vitit 1389, greket ndjellin figurën e Aleksandrit të Maqedonisë duke u fundosur nëpër shekujt përpara epokës së krishterë. Në këtë pikë, ndërsa flitet për lëvizje të dyshimta të trupave ushtarake greke në kufijtë me Maqedoninë dhe Shqipërinë është mëse e ligjshme të bëhet pyetja: po pregatitet një operacion i ri spastrimi etnik prej grekëve në vend të serbëve? Po pregatitet pushtimi i Epirit të Veriut? Po pregatitet ndoshta një ndarje e re e Maqedonisë midis serbëve dhe grekëve, sikurse ndodhi në vitin 1913 gjatë luftës së dytë ballkanike, kur Beogradi dhe Athina sulmuan së bashku dhe mposhtën aleatin bullgar?

    Janë pyetje jashtëzakonisht alarmuese. Nga një anë ato vënë në diskutim ekzistencën e Maqedonisë udhehequr prej politikanit Kiro Gligorov, njeri i ekuilibruar dhe me kompetenca të larta, një ndër ministrat më të mirë të ekonomisë së ish-jugosllavise titiste, që pata rastin ta takoj shpesh herë personalisht në Beograd duke nxjerrë përherë informacione dhe indikacione te dobishme. Nga ana tjetër, ato rrezikojnë të ndezin fitilin e reaksionit zinxhir ndërballkanik duke e zgjeruar konfliktin prej Bosnjës në Maqedoni, prej Shqipërisë në Kosovë e me pas deri në Turqi. Kjo fatkeqësisht, do i jepte luftës që po zhvillohet prej dy vitesh një karakter jo më krahinor por kontinental.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    nacionalist i rruges duhet te jete dhe ky Enzo Betizza.............

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin

    Sot eshte krejt ndryshe,sot ne te mire apo ne te keqe jemi nen mburojen e perandorise amerikane dhe gjerat kane ndryshuar shume.Greqia tashme nje foristrade tip Humer,por pa benzine.Serbia nje peshkaqen pa uje.Sot Shqiperia ne NATO ku te tere e dime moton e saje,te gjithe per nje e nje per te gjithe.

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Sado te pafuqishem qe jane fqinjet e shqiperise perseri ne na e bejne gjemen sepse ata kane nje qellim qe ta shkaterrojne Shqiperine. Shqiptaret jane teper te percare. Po te ishim te bashkuar do na e kishin friken jo t'ia kishim. Edhe sot qe greqia eshte e pafuqishme ne i japim detin paproblem. Per tokat shqiptare eshte derdhur gjake, si mund te dhurosh territor shqiptare?? Edhe me e bukura i gjithe populli hesht. Tani kane filluar edhe percarjen fetare. Per me shekuj Shqiperia ka qene shembull qe jetonin pak a shume ne harmoni fetare sot Greqia luan si i do qefi. Edhe kur del ndonje kunder Greqis ngrihen shqiptaret e shitur edhe mbajne anen e armikut. Sikur te kishim mendje edhe te ishim te bashkuar nuk do na interesonte cfare benin fqinjet por pikerisht pse eshte e kunderta me vjen frike ta pranoj por me duket sikur shqiptaret do te hasin vertet kohe shume te veshtira. Do zoti jam gabim!
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin

    Po jo me cupke.Ju thoni "greket" dhe une them se eshte gabim sepse edhe ata njerez jane dhe qellimit kryesor kane mireqenjen,me pak fjale ate qe duam te gjithe,mendoj se nuk ka popull te mire dhe te keqije,ka vetem qeveri te keqija .
    Shumica e grekeve as qe duan ta dine per shqiperine dhe bashke me vorio epirin,tashi pyll pa derra nuk ka,ka edhe ekstremiste si ne cdo vend tjeter ,por shumica jane njerez te mire.

  6. #6
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Po jo me cupke.Ju thoni "greket" dhe une them se eshte gabim sepse edhe ata njerez jane dhe qellimit kryesor kane mireqenjen,me pak fjale ate qe duam te gjithe,mendoj se nuk ka popull te mire dhe te keqije,ka vetem qeveri te keqija .
    Shumica e grekeve as qe duan ta dine per shqiperine dhe bashke me vorio epirin,tashi pyll pa derra nuk ka,ka edhe ekstremiste si ne cdo vend tjeter ,por shumica jane njerez te mire.

    O "djalke" masakrat ne cameri, edhe deri tani qe abuzojne me emigrantet kush i beri qeveria???? Policia, ushtria, rracistet qe vazhdojne te pine gjake emigranti, agimi i arte etc. nuk jane pjese e popullit greke????? Masakrat edhe luften ne kosove kush e beri mos valle qeveria edhe jo populli serb????? Te lutem mos me prediko per popujt ruse, serbe & greke. Sepse edhe qelizen e fundit shqiptare duan ta shkatrrojne. Kush do ti mbaj vellezerit serbe & greke ler te shkoj ne greqi e te shofim sa do i mbaje serbia/greqia ata.
    I LOVE GOD

    j&g

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Mua ma thote mendja se brenda nje dekade apo dy, shqiptaret edhe nje here do te sulmohen nga te gjithe fqinjet qe rrethohen me ta, por ne fund mendoj se do t'ia arrijne qellimit qe 75% te endrres se tyre te kahmotshme t'a bejne realitet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gon! : 05-02-2013 më 16:56

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    O "djalke" masakrat ne cameri, edhe deri tani qe abuzojne me emigrantet kush i beri qeveria???? Policia, ushtria, rracistet qe vazhdojne te pine gjake emigranti, agimi i arte etc. nuk jane pjese e popullit greke????? Masakrat edhe luften ne kosove kush e beri mos valle qeveria edhe jo populli serb????? Te lutem mos me prediko per popujt ruse, serbe & greke. Sepse edhe qelizen e fundit shqiptare duan ta shkatrrojne. Kush do ti mbaj vellezerit serbe & greke ler te shkoj ne greqi e te shofim sa do i mbaje serbia/greqia ata.
    Me fal qe shkrojta cupke se kujtova ce ishe vajze.
    Une thashe se nuk ka faj i gjithe populli,nuk mund te inkriminojme nje popull te tere.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Sot eshte krejt ndryshe,sot ne te mire apo ne te keqe jemi nen mburojen e perandorise amerikane dhe gjerat kane ndryshuar shume.Greqia tashme nje foristrade tip Humer,por pa benzine.Serbia nje peshkaqen pa uje.Sot Shqiperia ne NATO ku te tere e dime moton e saje,te gjithe per nje e nje per te gjithe.
    Bravo korqar2,shum eshte e vertet,tani ne jemi hyr ne loj,por nuk duhet nga kendi te japim gola,por ti befasojm ne zonen e reptesis,per te arritur kete,nevoitet koh,investim dhe pregaditje te medha nga portjeri deri te sulmuesi i fundit,vetem se trajneri duhet te ket strategji,duhet te shfrytezojm ate qe kemi brenda dhe jashte vendit dhe te dim se ne jemi te afte, per te gjitha skenaret qe munden te paraqiten,pra me nje fjal te jemi te gatshem kur te lyp koha ,ne te gjitha pozicionet e mundshem te spostuar,le te lehin qenet e lodhur,se shqiponja eshte me dinitet dhe qdoher e afte te mbroj folen......

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Shkëndija greke në fuçinë e barutit ballkanik – nga Enzo Betizza

    Citim Postuar më parë nga loneeagle Lexo Postimin
    O "djalke" masakrat ne cameri, edhe deri tani qe abuzojne me emigrantet kush i beri qeveria???? Policia, ushtria, rracistet qe vazhdojne te pine gjake emigranti, agimi i arte etc. nuk jane pjese e popullit greke????? Masakrat edhe luften ne kosove kush e beri mos valle qeveria edhe jo populli serb????? Te lutem mos me prediko per popujt ruse, serbe & greke. Sepse edhe qelizen e fundit shqiptare duan ta shkatrrojne. Kush do ti mbaj vellezerit serbe & greke ler te shkoj ne greqi e te shofim sa do i mbaje serbia/greqia ata.
    une e kisha fjalen se nuk ka popu fajtore,nk mund te kriminosh nje popull te tere.ketu ne greqi po jetoj dhe te them te drejten greket dhe shqiptaret ktu breke e kolo jane.
    ka qeveri te keqia ,ato zoterojne cdo gje,ato kane ne dore mediat,dizinformojne,politizojne historine dhe e bejne si te duan

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •