Forca e punės nė Shqipėri llogaritet nė 1,076,714 persona, nga tė cilėt 13.32 % janė punėkėrkues tė regjistruar. Sipas njė raporti tė publikuar tė martėn nga Lėvizja EMA, 62,2 % janė tė papunė afatgjatė. Nė moshat e reja evidentohet se papunėsia arrin shifrat 15,6 % nė grupmoshat deri nė 25 vjeē dhe 22,9% nė grupmoshat 25-34 vjeē.
Sipas raportit tė lėvizjes EMA, papunėsia ėshtė relativisht e lartė dhe programet e nxitjes sė punėsimit kanė patur njė ndikim tė kufizuar pėr njė sėrė arsyesh. Ky raport i lėvizjes EMA, i mbėshtetur nga Balkan Trust for Demokraci dhe Friedrich Ebert Stiftung, sjell dhe disa rekomandime pėr politik bėrėsit dhe institucionet shqiptare. Ajo sygjeron qė politikat e nxitjes sė punėsimit duhet tė marrin mė shumė vėmendje dhe fonde nė planin afatgjatė. Gjithashtu duhet tė ushtrohen kontrolle mė tė rregullta me qėllim uljen e informalitetit nė punė.
“Problemi kryesor nė statistikat e papunėsisė ėshtė konflikti i interesit nė Ministrinė e Punės dhe ēėshtjeve Sociale”, shpjegon njė ekspert. Ministria qė ka pėr detyrė tė nxisė punėsimin dhe tė hapė vende tė reja pune, ka gjithashtu detyrėn qė tė numėrojė tė papunėt. Pėr pasojė, ėshtė e qartė se pse nė Shqipėri numri i tė papunėve gjatė dhjetė viteve tė fundit janė ulur shumė mė tepėr sesa ėshtė rritur numri i tė punėsuarve qė paguajnė sigurime shoqėrore.
Njė anketė e zhvilluar nga Instituti i Statistikave sė fundmi, nxori nė dukje faktin se papunėsia nė zonat urbane nė Shqipėri ėshtė 28%, por llogaritė pėrfundimtare, e konsiderojnė tė gjithė popullatėn maxhorene rurale “tė vetėpunėsuar nė bujqėsi”, gjė qė e pėrmirėson dukshėm bilancin. Anketa nxjerr nė pah se papunėsia nė zonat urbane pėr njerėzit me arsim tetėvjeēar ėshtė 34%, ndėrkohė qė mungojnė tė dhėnat mbi papunėsinė nė qytete tė ndryshme. Pėrkundrejt zonave urbane, papunėsia nė bujqėsi, me metodologjinė ekzistuese ėshtė vetėm 2 deri nė 3%, shifėr qė nė teorinė ekonomike tė botės sė sotme konsiderohet si e pakuptimtė.
Por ekspertėt e bujqėsisė thonė se nuk ėshtė e mundur qė Shqipėria tė ketė 542 mijė tė vetėpunėsuar nė bujqėsi pėr shkak se ka vetėm 400 mijė hektarė tokė tė punueshme dhe se njė sipėrfaqe e tillė mund tė punohet me dhjetė herė mė pak krahė pune. Anketa klasifikon rreth 420 mijė shqiptarė si “maxhorenė inaktivė nė tregun e punės”. Nga kėto, 164 mijė, numėrohen se janė studentė, 67 mijė deklarojnė se nuk kėrkojnė punė ngaqė e dinė se nuk ka, 59 mijė janė shtėpiakė, ndėrsa po kaq tė tjerė janė nė pension tė parakohshėm.
“Tė papunė tė dekurajuar janė persona nė moshė pune tė aftė pėr tė punuar, po qė nuk kanė kėrkuar punė nė katėr javėt para datės sė intervistės sepse “besojnė qė nuk ka punė tė disponueshme”. Ata pėrfshihen nė pjesėn inaktive tė popullsisė nė moshė pune. Nga anketa rezulton qė rreth 70% e tė papunėve tė dekurajuar janė femra”. Por ndėrkohė qė nė qytet, qeveria njeh se ka “tė papunė vullnetarė” qė nuk konsiderohen si “tė papunė punėkėrkues”, pėr popullatėn rurale nuk ka statistika tė tilla. Popullata rurale prej 1.5 milionė banorėsh vlerėsohet se ka 542 mijė tė vetėpunėsuar dhe pjesa tjetėr ėshtė popullatė inaktive, pra fėmijė dhe tė moshuar.
Krijoni Kontakt