Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Post Raporti i EMA: Papunesia ne Shqiperi, ja si eshte rritur

    Emri:  timthumb.jpg

Shikime: 2148

Madhėsia:  34.6 KB

    Forca e punės nė Shqipėri llogaritet nė 1,076,714 persona, nga tė cilėt 13.32 % janė punėkėrkues tė regjistruar. Sipas njė raporti tė publikuar tė martėn nga Lėvizja EMA, 62,2 % janė tė papunė afatgjatė. Nė moshat e reja evidentohet se papunėsia arrin shifrat 15,6 % nė grupmoshat deri nė 25 vjeē dhe 22,9% nė grupmoshat 25-34 vjeē.

    Sipas raportit tė lėvizjes EMA, papunėsia ėshtė relativisht e lartė dhe programet e nxitjes sė punėsimit kanė patur njė ndikim tė kufizuar pėr njė sėrė arsyesh. Ky raport i lėvizjes EMA, i mbėshtetur nga Balkan Trust for Demokraci dhe Friedrich Ebert Stiftung, sjell dhe disa rekomandime pėr politik bėrėsit dhe institucionet shqiptare. Ajo sygjeron qė politikat e nxitjes sė punėsimit duhet tė marrin mė shumė vėmendje dhe fonde nė planin afatgjatė. Gjithashtu duhet tė ushtrohen kontrolle mė tė rregullta me qėllim uljen e informalitetit nė punė.

    “Problemi kryesor nė statistikat e papunėsisė ėshtė konflikti i interesit nė Ministrinė e Punės dhe ēėshtjeve Sociale”, shpjegon njė ekspert. Ministria qė ka pėr detyrė tė nxisė punėsimin dhe tė hapė vende tė reja pune, ka gjithashtu detyrėn qė tė numėrojė tė papunėt. Pėr pasojė, ėshtė e qartė se pse nė Shqipėri numri i tė papunėve gjatė dhjetė viteve tė fundit janė ulur shumė mė tepėr sesa ėshtė rritur numri i tė punėsuarve qė paguajnė sigurime shoqėrore.

    Njė anketė e zhvilluar nga Instituti i Statistikave sė fundmi, nxori nė dukje faktin se papunėsia nė zonat urbane nė Shqipėri ėshtė 28%, por llogaritė pėrfundimtare, e konsiderojnė tė gjithė popullatėn maxhorene rurale “tė vetėpunėsuar nė bujqėsi”, gjė qė e pėrmirėson dukshėm bilancin. Anketa nxjerr nė pah se papunėsia nė zonat urbane pėr njerėzit me arsim tetėvjeēar ėshtė 34%, ndėrkohė qė mungojnė tė dhėnat mbi papunėsinė nė qytete tė ndryshme. Pėrkundrejt zonave urbane, papunėsia nė bujqėsi, me metodologjinė ekzistuese ėshtė vetėm 2 deri nė 3%, shifėr qė nė teorinė ekonomike tė botės sė sotme konsiderohet si e pakuptimtė.

    Por ekspertėt e bujqėsisė thonė se nuk ėshtė e mundur qė Shqipėria tė ketė 542 mijė tė vetėpunėsuar nė bujqėsi pėr shkak se ka vetėm 400 mijė hektarė tokė tė punueshme dhe se njė sipėrfaqe e tillė mund tė punohet me dhjetė herė mė pak krahė pune. Anketa klasifikon rreth 420 mijė shqiptarė si “maxhorenė inaktivė nė tregun e punės”. Nga kėto, 164 mijė, numėrohen se janė studentė, 67 mijė deklarojnė se nuk kėrkojnė punė ngaqė e dinė se nuk ka, 59 mijė janė shtėpiakė, ndėrsa po kaq tė tjerė janė nė pension tė parakohshėm.

    “Tė papunė tė dekurajuar janė persona nė moshė pune tė aftė pėr tė punuar, po qė nuk kanė kėrkuar punė nė katėr javėt para datės sė intervistės sepse “besojnė qė nuk ka punė tė disponueshme”. Ata pėrfshihen nė pjesėn inaktive tė popullsisė nė moshė pune. Nga anketa rezulton qė rreth 70% e tė papunėve tė dekurajuar janė femra”. Por ndėrkohė qė nė qytet, qeveria njeh se ka “tė papunė vullnetarė” qė nuk konsiderohen si “tė papunė punėkėrkues”, pėr popullatėn rurale nuk ka statistika tė tilla. Popullata rurale prej 1.5 milionė banorėsh vlerėsohet se ka 542 mijė tė vetėpunėsuar dhe pjesa tjetėr ėshtė popullatė inaktive, pra fėmijė dhe tė moshuar.
    Revolution 1848

  2. #2
    Varfėri ekstreme nė Shqipėri,statistika tė frikshme varfėrie! - Lexoni shifrat tronditėse


    Varfėria ka vėnė nėn kthetrat e saj familjet shqiptare dhe shumė njerėz po mbijetojnė... duke vjedhur hekur,ushqime,ndėrsa disa tė tjerė po vetėvriten.
    Sipas raportit tė Bankės Botėrore i cituar tek “Panorama” rreth 58% e e banorėve tė Shqipėrisė jetojnė me 5 dollarė pėr frymė. 11% e popullsisė jeton me 2.5 dollarė nė ditė, 4.3% jetojnė nė minimum jetik vetėm me 2 dollarė nė ditė, ndėrsa 0.6% e tyre jeton nė varfėri ekstreme. Ndėrkohė vlen tė theksohet se kėto tė dhėna janė matur pėrpara se kriza tė pėsonte thellim tė saj.

    Nė njė raport tė UNICEF publikuar pak muaj mė parė raportohet se 23% e familjeve jetojnė nėn nivelin e varfėrisė absolute, ndėrsa 10 % e tyre nė nivelin e varfėrisė ekstreme me vetėm 3.047 lekė pėr frymė nė muaj.

    Sido qė tė luhaten kėto shifra shqiptarėt janė tė kėrcėnuar nga varfėria dhe ėshtė e domosdoshme tė ndėrrmerren politika sociale. Papunėsia ėshtė njė prej faktorėve qė ndikon nė nivelin ekonomik dhe nė shifrat e publikuara nga INSTAT 13.3 % e shqiptarėve janė tė papunė. Numri mund tė jetė akoma mė i lartė sepse INSTAT i referohet tė regjistruarve nė zyrat e Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale.
    Revolution 1848

  3. #3
    33 lekė pėr frymė nė ditė

    Pak muaj mė parė Kuvendi votoi njė ligj qė ndryshon skemėn e mbrojtjes sė familjeve me tė ardhura tė ulėta. Qeveria thotė se ligji rrit mbėshtetjen financiare pėr tė varfėrit dhe pėrmirėson gjendjen e tyre.

    Por si jetojnė tė varfėrit nė Shqipėri? Tė dhėnat zyrtare tregojnė se nė Shqipėri ka rreth 370 mijė tė varfėr, ose 94 mijė familje jetojnė me ndihmė ekonomike. Nga ky total 60 mijė familje pėrfitojnė ndihmėn e pjesshme prej 3100 lekė nė muaj, pjesa e mbetur prej 34 mijė familjesh pėrfitojnė ndihmėn e plotė, pagesa e sė cilės ėshtė 3900 lekė nė muaj. Por a mjaftojnė 4 mije lekė nė muaj, qė nja familje prej 4 vetash tė pėrballojė qoftė edhe nevojat mė minimale?

    Kufiri zyrtar i varfėrisė sipas pėrcaktimeve tė Bankės Botėrore ėshtė 2 dollarė nė ditė pėr frymė. Por ndihma maksimale ekonomike qė qeveria jep pėr njė familje ėshtė 4 mijė lekė nė muaj. Kjo do tė thotė se pėr njė familje me katėr veta tė ardhurat nga ndihma ekonomike janė vetėm 33 cent tė dollarit ose 33 lekė nė ditė pėr frymė. Nėse nuk ka tė ardhura tė tjera, kjo familje ėshtė e destinuar tė luftojė pėr mbijetesėn.

    Luan Shahollari, dikur zv/ministėr i Financave dhe qė sė fundmi merret me studime mbi mbrojtjen sociale thotė se kjo ėshtė shkelje e tė drejtave tė njeriut.

    “Qeveria shqiptare ka nėnshkruar konventa ndėrkombėtare ku angazhohet tė mos lėrė asnjė familje nėn kufirin 2 dollarė. Ne po i shkelim”, thotė zoti Shahollari.

    4 mijė lekė nė muaj, qė shteti jep si ndihmė ekonomike do tė linin nėn kufirin e varfėrisė edhe njė familje me njė person, jo mė njė familje mė tė madhe. Por a mundet qeveria tė japė me shume para nga buxheti pėr tė varfėrit?

    “Njė qeveri pėrpara se tė bėjė rrugė deri nė 1 miliardė dollarė dhe godina parlamentesh me vlere 100 milionė dollarė, duhet tė garantojė tė drejtėn themelore tė njerėzve tė saj, atė tė jetės”

    Shqipėri jep 10 pėr qind tė produktit tė saj bruto pėr qėllime sociale. Nė Bashkimin Europian kjo shifėr ėshtė 2.7 herė mė e lartė.
    Revolution 1848

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Varferi, ka patur, ka dhe do te kete. Dhe ideja e "shuarjes se varferise" eshte ide utopike. Varferia nuk luftohet me "asistence nga shteti", varferia luftohet me zhvillimin e ekonomise se vendit, zgjerimin e saj, qe hap vende pune e puneson njerez. Dhe nuk jam dakord me personin me lart qe thote se investimet ne infrastrukture nuk duhet te behen por duhet te kalohen ato leke ne asistence sociale. Njerezit nuk kane nevoje per asistence, kane nevoje per vende pune. Dhe investimet ne infrastrukture rrisin aktivitetin tregtar dhe ekonomik te zonave ku keto rruge ndertohen, dhe u japin mundesi edhe te papunesuarve qe te vetepunesohen. Nje rruge e re qe ndertohet ne nje zone shkurton distancen e rruges se zones me nje qender te populluar, qe do te thote se ai fshatari tani ka nje mundesi me shume per te shitur produktet e tij blegtorale e bujqesore ne nje treg qe paguan me shume. Do te thote qe rruga e re do te sjelli me shume levizje njerezish ne ate zone, e detyrimisht me shume tregti. Do te thote qe ajo zone qe deri dje ishte e izoluar per vete shqiptaret e turistet qe vizitojne Shqiperine, tani do te shohi me shume vizitore shqiptare e turiste te huaj qe do te vijne ta vizitojne zonen duke futur kapital ne ekonomine lokale: ai vizitori qe vjen do te haje, te pije, te fleje, te bleje produktet e zones.

    Qeveria duhet te provoje disa politika te reja per te zgjidhur punen e papunesise. E ardhmja e ekonomise shqiptare eshte turizmi. Turizmi veror ne jug dhe ai malor ne veri. Kjo e kthen Shqiperine me nje vend qe ka potencial qe te kete turizem gjate gjithe vitit, si ndaj muajve te veres edhe gjate dimrit. Pengesa kryesore qe ka penguar turizmin ne Shqiperi e hyrjen e bizneseve te medha ne kete industri qe sjellin jo vetem kapital por edhe eksperience ne kete fushe, eshte problemi i prones. Cdo vit qe ceshtja e prones private nuk eshte zgjidhur ne Shqiperi, cdo vit Shqiperia humbet miliona dollare ne investime e mijera vende te reja pune ne turizem. Ajo qe qeveria duhet te beje eshte qe te identifikoje zona te caktuara ne vend me potencial turizmi veror e malor. Ne keto zona, qeveria duhet te zgjidhi problemine prones ne menyren me te thjeshte: blerjen e tokes nga pronari. Duke e blere token nga pronari dhe duke krijuar keto zona te lira ne vend, qeveria mund te ofroje biznesin e madh ne industrine e turizmit qe mund te vijne e investojne ne keto vende te krijojne rizorte te medha. Keto biznese kane vetem nevoje per toke dhe infrastrukturen minimale: uje, drita, rruge dhe aeroport. Te tjerat i bejne vete. Keto garantojne hapjen e vendeve pune dhe nje fluks te madh turistesh qe zgjedhin te shpenzojne ne ekonomine shqiptare leket e tyre te pushimeve. Potenciali i Shqiperise per turizem eshte i jashtezakonshem.

    Problemi tjeter ne Shqiperi eshte sistemi i arsimit. Ky sistem ka dy probleme qe bien ne sy: korrupsioni ne nje ane qe ka krijuar te shkolluar me leke e jo me dije; problemi tjeter eshte qe shumica e studenteve shqiptare po mbarojne per dege qe nuk kane pune te garantuar ne vend. Nuk ekziston nje partneritet midis biznesit privat - politikave te shtetit - universiteve te vendit, publike dhe private. Shteti duhet te promovoje dege te cilat jane me interes per politikat e tij dhe ekonomine shqiptare: nese energjitika dhe turizmi jane dy industrite ne te cilat shteti po investon, duhet te kete nje partneritet mes bizneseve private dhe universiteteve te vendit: Shqiperia sot nuk ka nevoje per ekonomiste e juriste qe i ka me shumice, ka nevoje per njerez te kualifikuar ne fushat profesionale, sic eshte nafta, gjeologjia, turizmi. Qeveria ka nje rol per te luajtur per te koordinuar nevojen e bizneseve ne vend per krah pune te kualifikuar ne keto fusha, dhe shkollat qe i prodhojne keta studente te arsimuar: duhet te reklamohen nevojat e biznesit ne publik, kushdo qe vazhdon nje dege X e ka punen te garantuar ne mbarimin e shkolles pasi vendi do te kete nevoje per te tille njerez te kualifikuar ne vitet ne vazhdim.

    Dhe politika e trete qe duhet te ndjeki shteti eshte mikro-kreditimi ne rradhet e te papunesuarve dhe moshave te reja. Nuk eshte ne interesin e shtetit qe te kete njerez ne asistence qe behen barre per shtetin e gjithe taksapaguesit e shtetit, ashtu sic nuk eshte ne interesin e njerezve ne asistence qe te ngelen ne asistence por te punesohen e kthehen ne taksapagues duke permiresuar keshtu mireqenien e familjeve te tyre. Mikrokreditimi eshte politike e ndjekur me sukses nga shteti dhe bankat private ne vende ku kane varferi ekstreme, sic eshte India per shembull. Ideja eshte qe keta njerez ne asistence, nese kane nje ide apo nje aftesi per tu vetefunesuar per te hapur nje biznes privat, por nuk kane mundesi financiare, mund te shkojne prane nje banke shteterore apo private per te marre nje kredi nga shteti. Kredite jane ne shuma te vogla sa per te filluar biznesin dhe mund te riaplikojne per kreditim me te madh nese biznesi i tyre tregon potencial per te qene i suksesshem. Kjo kategori njerezish, duke qene te papunesuar, e kane te pamundur per te marre nje kredi ne banka private, prandaj shteti duhet te japi ndihmen e pare ne kete drejtim. Nese ata ia dalin me suskes qe te shlyejne kredine qe moren ne shtet, bankat private do te jene me te interesuara per te kredituar biznesin e tyre ne te ardhmen.

    Te gjitha politikat e shtetit shqiptar nuk duhet te kene parim rritjen e shumes se asistences, por uljen e numrit te te papunesuarve ne vend. Po u ul numri i te papunesuarve dhe po u hapen vende pune ne vend, do te thote qe ata njerez qe do te ngelen ne asistence do te marrin me shume ndihme nga shteti, edhe pse ne buxhetin e shtetit shuma eshte e njejte.

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    225
    mė shumė se 50% e popullsisė janė tė papunė pėr shkak tė klasės sociale, arsimit, ekonomisė dhe fakti kryesor qė vendi ėshtė shumė i dobėt pėr tė arritur stabilitetin social dhe mirėqenien pėr familjet etc...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    *

    Nese mund (guxojme) t'iu besojme ketyre statistikave, atehere Shqiperia na qenka mesatarja e shteteve te BE-se, se paku nese i referohemi perqindjes se papunesise me 13,3 %.
    Kurse kjo, duke iu referuar gjithnje kesaj perqindjeje (13.3), tregon se Shqiperia i paska punet mjaft mire. Jo dhe ideale, ama megjithate...
    Edhe te ardhurat nuk qenkan aq te keqia: mbi 60% me te ardhura prej 5$ per fryme.

    *
    klipp&klar

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    *

    Nese mund (guxojme) t'iu besojme ketyre statistikave, atehere Shqiperia na qenka mesatarja e shteteve te BE-se, se paku nese i referohemi perqindjes se papunesise me 13,3 %.
    Kurse kjo, duke iu referuar gjithnje kesaj perqindjeje (13.3), tregon se Shqiperia i paska punet mjaft mire. Jo dhe ideale, ama megjithate...
    Edhe te ardhurat nuk qenkan aq te keqia: mbi 60% me te ardhura prej 5$ per fryme.

    *
    Po pra $5 per fryme.... d.m.th nje familje me 4-5-6 veta rron me 5 ose 10 $ nese punojne te dy prinderit...e kupton !? ( Apo i llogarisni edhe femijet ne pune ju ? ) Eshte nje MBIjetese me rreth 250 - 300 $ ne muaj, nderkohe qe 100 $ jane vetem taksat e shtetit ku perfshihen Uji, Korenti, Telekomi, pastrimi etj. Cfar do hash apo do veshesh me 150 $ te ngelura ne muaj, duke mos harruar spitale dhe Ilace, shkollen dhe librat.

    p.s

    Albo, me ty flet kot se ti je i mpire politikisht dhe fetarisht
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Po pra $5 per fryme.... d.m.th nje familje me 4-5-6 veta rron me 5 ose 10 $ nese punojne te dy prinderit...e kupton !? ( Apo i llogarisni edhe femijet ne pune ju ? ) Eshte nje MBIjetese me rreth 250 - 300 $ ne muaj, nderkohe qe 100 $ jane vetem taksat e shtetit ku perfshihen Uji, Korenti, Telekomi, pastrimi etj. Cfar do hash apo do veshesh me 150 $ te ngelura ne muaj, duke mos harruar spitale dhe Ilace, shkollen dhe librat.
    Euro,
    per fryme eshte per koke banori. Per koke banori perfshihen si ata qe punojne, njashtu edhe ata qe nuk punojne.
    Ne baze te kesaj fola une. Prandaj dhe u habita (irritova) pakez.

    Sipas kritereve qe qarkullojne, ata qe kane te ardhura prej 1$ per fryme (koke banori) klasifikohen si te varfer ekstrem.
    Deri ne 2$, konsiderohen si te varfer apo si te atille qe mezi ia dalin te jetojne.
    3$ e me shume...s'jane dhe aq fukara. Te mos flasim per 5$.
    Keshtuqe ose statistikat jane teper te zbukuruara ose dic tjeter nuk eshte ne rregull.

    *
    klipp&klar

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Norēa.li Lexo Postimin
    Euro,
    per fryme eshte per koke banori. Per koke banori perfshihen si ata qe punojne, njashtu edhe ata qe nuk punojne.
    Ne baze te kesaj fola une. Prandaj dhe u habita (irritova) pakez.

    Sipas kritereve qe qarkullojne, ata qe kane te ardhura prej 1$ per fryme (koke banori) klasifikohen si te varfer ekstrem.
    Deri ne 2$, konsiderohen si te varfer apo si te atille qe mezi ia dalin te jetojne.
    3$ e me shume...s'jane dhe aq fukara. Te mos flasim per 5$.
    Keshtuqe ose statistikat jane teper te zbukuruara ose dic tjeter nuk eshte ne rregull.

    *
    Une ta ndoqa edhe ne menyren qe ti parashtrove edhe pse nuk eshte ashtu, une bera nje supozim. Realiteti i 5 dollarve per fryme eshte ky

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3566250
    Revolution 1848

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Une ta ndoqa edhe ne menyren qe ti parashtrove edhe pse nuk eshte ashtu, une bera nje supozim. Realiteti i 5 dollarve per fryme eshte ky

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3566250
    Eh, po...
    ...une iu referova vetemse shkrimit te pare, raportit te EMA-s.
    Ky tjetri (qe e solle dhe eshte postimi nr. 2 me duket) e deshmon te kunderten, rrespektivisht te verteten me te perafert.

    P.S.
    Kete te dytin e kam lexuar dje, kurse te parin sot
    P.P.S.
    Me erdhi zor sepse nuk dita te llogaris ne lek

    *
    klipp&klar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •