Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Ateisti Dokle dhe Shėn Maria Ortodokse e Beratit

    Drama Shėn Maria e Beratit ka shkaktuar polemika nė shoqėrinė shqiptare sidomos nė pėrplasjen shumė konfliktuoze: Arti kunėr Fesė, dhe se a duhet arti tė shajė , tė kritikojė fenė, shenjtorėt e saj, tė blasfemojė apo tė qesėndisė dhe tė pėrqeshė sjellje tė disa klerikėve qė komuniteti pėrkatės i nderon dhe i respekton? Pa parė subjektin e dramės me tė cilėn mbrohet autori dhe aktorėt dalin disa probleme serioze nė shoqėrinė shqiptare.
    Del pyetje e mundimėshme: a duhet qė njė cfaqje teatrale tė dhunojė besimin e njė komuniteti aq mė tepėr kur ky komunitet paguan taksat pėr tė mbajtur teatrin?
    Nga pikpamja e kundėrt del pyetja tjetėr e mundimėshme:
    A quhet dhunim i lirisė sė artit kur njė komunitet nuk e pėlqėn dhe indinjohet kur i shahen dhe i pėrqeshen shėnjtorėt apo klerikėt e tij tė cilėt ai komunitet i nderon?
    Dhe sė fundmi a qėndron fraza e famėshme se: liria jote pėrfundon aty ku preket liria e tjetrit?
    Shumėdebatues nė Forumi shqiptar, apo nė gazeta tė ndryshme kanė shprehur mendime dhe opinione tė ndryshme pėr kėtė ngjarje dhe ata tė cilėt e heqin veten patriotė apo atdhetarė kanė pėrkrahur Doklen dhe kanė vazhduar avazet sharėse ndaj komuniteti ortodoks, siku tė mos mjaftonin problemet e dhunimit etik dhe ligjor nga censusi, dėmtimet dhe vjedhjet e kishave, sharjet ndaj klerikėve drejtues ortodoksė.
    Unė kėtyre individėve mund t`ju pėrgjigjem me faktet e dala nga shtypi i SHBA i cili dėnoi filmin dhe rregjizorin e kėtij filmi kur u prekėn ndjenjat fetare islame nėpėrmjet kėtij filmi dhe filmi nuk u dha. Atėhere del pyetja pėrse kur ngrihen besimtarėt ortodokse pėr tė kundėrshtuar cfaqjen e kėsaj drame e cila shan dhe keq pėrdor njė shėnjtor ortodoks si Shėn Kozmai apo bėn aluzione pėr piktorėt ortodoksė tė mesjetės tė cilėt kanė qėnė shumė tė pėrkushtuar ndaj fesė dhe Zotit?
    Pėrse kėta `atdhetarė tė flaktė` kėnaqen kur shahen apo dėmtohen klerikė dhe objektet religioze ortodokse duke bėrė aluzione absurde dhe pakuptim me tė kaluarėn dhe fqinjėt, por nuk bėjnė asnjė koment kur njė ish-kalemxhi i PPSH pėrdor figura tė religjionit ortodoks pėr tė bėrė njė dramė mediokre vetėm e vetėm pėr tė lėnė nam? Nuk i thonė kot: mė mirė syri se nami, por sot kuptimi I kundėrt ėshtė bėrė motua e Ateizmit dhe Amoralitetit botėror dhe aq mė shumė kėtu nė Shqipėri nė tė cilėn ateizmi e ka patur zanafillėn pikėrisht nga diktatura komunizte dhe pėrkrahėsit e tij disa nga tė cilėt enden edhe sot e kėsaj dotė nė drejtimet e shtetit shqiptar, duke I shkaktuar Shqipėrisė njė dėm tė pallogaritshėm moral dhe material.
    Pavarėsisht talentit Dokle si gazetar dhe shkrimtar nė tė kaluarėn sidomos nė tematikėn e letėrsisė tė realizmit socialist, idea e tij per tu marre me problematikėn fetare me qėllim qė tė nxjerrė gėshtenjat pseudo-moralizonjėse nga zjarri i amoralitetit atesit, apo nėpėrmjet nostalgjisė jo-reale ndaj piktorėve tė mesjetės, -mbetet njė utopi e rrezikėshme pėrsa I pėrket prekjes sė ndjenjave fetare dhe blasfemisė sė shėnjtorėve ortodoksė tė komunitetit ortodoks dhe vetė historisė sė Shqipėrisė sė mesjetės sė hershme e tė vonshme e cila ishte thellėsisht fetare si pėrpara pushtimit turk , ashtu dhe pas e deri nė pavarėsinė e Shqipėrisė.
    Kushdo mund tė bėjė pyetjen naļve se, pėrse autori ka zgjedhur (me insistim, me sa duket) njė subject nga historia e Ortodoksisė dhe nuk ka marrė p.sh, njė subjekt nga historia e kishės katolike, apo islame? Mos vallė shkaku qėndron tek pasuria historike dhe artistike e religjionit ortodoks tė Shqipėrisė, apo qėndron nė fakt se pot ė shahsh ortodoksėt nuk tė gjen gjė, por pot ė prekėsh dicka nga ndonjė nga tabu-tė tė kėtyre religjioneve tė nderuara (ose sic thuhet nė popull- kėta individė janė rrahur qė kėlyshė dhe e njohin tė zotnė..prandaj nuk e prekin) tė gjen belaja?
    Mesa duket, prekja e tabuve kristian-ortodokse nuk pėrbėka problem qė pas shėmbjes sė komunizmit qoftė pėr shkak tė tolerancės fetare por edhe pėr shkak tė indiferentizmit fetar tė disa intelektualėve ortodoksė tė joshur deri mė sot nga politika dhe tė kthyer nė ateistė sepse i shėrbyen mė sė mirė sistemit tė kaluar komunist.
    Turp pėr ta qė harrojnė nga e kanė origjinėn. Turp.
    Pa hyrė nė hollėsi dhe duke respektuar thellėsisht ndjenjat fetare tė Komuniteteve tė tjera simotra shqiptare, mund tė them me siguri se Drama `Shėn Maria e Beratit`pėrbėn jo vetėm para publikut shqiptar dhe aq mė tepėr atij korcar por, dhe nė vetė subkoshiencėn e tė nderuarit N.Dokle- njė hallkė tjetėr nė zinxhirin e ofendimeve ndaj komunitetit ortodoks tė Shqipėrisė.
    Kjo ndoshta edhe pėr shkakun se Komuniteti ortodoks shqiptar ka besimtarėt me tolerantė dhe nga mė me kulturė tė Shqipėrisė, tė cilėt janė tė vetėdijshėm pėrsa I pėrket respektit ndaj tė tjerėve dhe sidomos ndaj komuniteteve fetare, por dhe aspak armiqėsorė kur ka kritika ndaj tyre
    . Nė rastin nė fjalė, kjo dramė, ashtu sikurse dhe filmi i E. Budinės, kap pėr tė disatėn herė temėn e prifterinjve, shėnjtorėve ortodoksė, tė cilėt komentohen , ofendohen, tallen, shahen sidomos nga qarqe tė caktuara ekstremiste politike shqiptare, por edhe nga mos-njohja mirė e historisė sė Ortodoksisė dhe kontributit tė saj themelor si nė krijimin e shtetit shqiptar, ashtu dhe nė organizimin dhe forcimin e tij gjatė gjithė kėsaj periudhe.
    Le tė shpresojmė qė z. Namik tė jetė ndėr individėt e kėtij grupi, ose nė ata individė qė pėrdorin fjalėn e urtė shqiptare tė kthyer nė invers: `Mė mirė nami se syri`. Sepse si mund tė lesh nam ndryshe, nė kohėn e sotme?! ose duke shpikur apo duke bėrė vepra tė mira (gjė qė pėr politikanėt shqiptarė nuk bėn vaki), ose duke sharė dikė mė tė madh se vehten…(kjo duhet tė jetė arėsyea).
    Disa politikanėt shqiptarė, disa ekstremistė fetarė, disa shqiptarė tė shitur e tė blerė, e kanė mė pėr kollaj qė tė lėnė namin e tyre ose duke vjedhur ikona ortodokse, ose duke dėmtuar kishat, ose duke sharė hierarkėt ortodokse tė vdekur apo tė gjallė; e pėrse kjo? Po pra pėr tė lėnė nam. E c`rėndėsi ka se cfarė nami le nė kohėn e sotmė? Mund tė hysh nė histori edhe duke bėrė mirė –edhe duke bėrė keq….
    Sipas intervistės, vete Dokle eshte shprehur se: ~drama i kushtohet perpjekjeve shekullore te njerezve te shquar per te garantuar mbijetesen e identitetit tradites dhe shpirtit te kombit shqiptar Ne qender te vepres eshte jeta e nje piktori qe pikturon Shen Marine ne nje kishe te Beratit cka asocon personazhin me jeten e Onufrit``(http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...aria-e-Beratit).
    Sa e vėrtetė ėshtė kjo?
    Nėse mesazhi I kėsaj drame duhet tė ishte ashtu si thotė Dokle, pėrse e zgjodhi emra shėnjtorėsh si Shėn Maria, Shėn Kozmai, piktorėt si Onufri, dhe nuk zgjodhi luftėtarėt e asaj kohė tė cilėt gjithashtu kanė qėnė tė shumtė ( p.sh., Karl Topia, apo Ballaban Pashėn, ose Ali Pashė Tepelenėn, ose veprėn heroike tė grave qė me nė krye Argjiro Kastrėn u hodhėn nga shkėmbi pėr tė ruajtur nderin? Puna e tij, por duket qė shkrimtari Dokle e ka patur mė tė lehtė tė marrė nėpėr gojė ( dhe duke I shkruar) shėnjtorė tė cilėt nderohen nga kisha ortodokse dhe automatikisht nga komuniteti ortodoks dhe duke harruar se mund tė preken ndjenjat fetare tė kėtij komuniteti sesa tė mendohej mė shumė nėse duhet ti hynte kėsaj pune pėr tė pėrcjellur mesazhin qė ai pretendon se e ka publikuar nėpėrmjet dramės se tij tė pėrfolur tashmė si njė dramė medikcre dhe ofenduese. Ai mund tė habitet, sepse komunizmi na mėsoi se si tė ofendojmė ndjenjat e tė tjerėve dhe tė mos paguajmė asgje e tė mos kemi asnjė pėrgjegjėsi morale pėr ato qe nxjerrim nga goja apo me tė shkruar. Sot ėshtė ndryshe I nderuar Dokle. Cdo shkelje e lirisė sė tjetrit `paguhet`.
    Sipas spektatoreve ortodokse ne sallen e Teatrit A.Z.Cajupi: (sipas tyre, dramaturgu ka pėrqeshur e baltosur shėn Kozmain), dhe me rimarrjen e motivit tė ringritjes nga varri tė Konstantinit tė legjendės sė njohur, qė sipas besimtarėve, rivalizon me ngjarjen mė tė rėndėsishme biblike, atė tė ringjalljes sė Jezu Krishtit tri ditė pas vdekjes.( http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...-nje-autodafe/)
    Deklarata e Klerikėve Ortodoksė tė LKorces, pėrkrahja e saj nga Myftinia Islame e po kėtij qyteti ėshtė njė ogur I mirė se tashmė ka kaluar koha kur mund tė shkelen me kėmbė liritė e tė tjerėve.
    Mjaft mė me ofeza, shkelje tė dinjitetit dhe tė ndjenjave morale dhe fetare ndaj komunitetit. Ashtu sikundėr njė mjek gabon nė diagnozė apo nė mjekim dhe dėnohet pėr gabimin qė bėn qoftė dhe pa dashje, ashtu duhet tė dėnohe dhe ai qė prek ndjenjat fetare tė tjetrit.
    Shoqėria shqiptare tashmė po sensibilizohet dhe po shkon drejt njė shoqėrie tė emancipuar kur reagon ndaj keqbėrėsve, qofshin ata mjekė, qofshin ata politikanė, qofshin dhe artistė apo letrarė, ashtu sikundėr reagon edhe ndaj kriminelėve, hajdutėve, perversėve, tė shoqėrisė. Kjo shoqėri e dalė nga nga njė system shumė represiv, kjo shoqėri e arsimuar por jo e kulturuar, gradualisht po emancipohet dhe po afrohet dhe integrohet me BE dhe SHBA, pikėrisht edhe kur pjesė e kėsaj shoqėrie janė komunitetet fetare tė cilat ashtu si u duken ateistėve si anakronikė, ashtu kėto komunitete mbajnė fort traditėn , familjen, moralin, etikėn. Atėhere pėrse duhet ti ngacmojmė dhe ti ofendojmė? Komuniteti ortodoks ashtu sikundėr simotrat e saj Komunitetet islame dhe katolike janė ajka e njė qumėshti qė ushqen dhe ruan identitetin kombėtar.
    Sa pėr individėt qė mbrohen duke thėnė se pėrse nuk u dėnua Dan Braun me romanin e tij , unė po ju them kėtyre individėve se misteret e historisė nuk duhen ngatėrruar me besimin fetar.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Pėr: Ateisti Dokle dhe Shėn Maria Ortodokse e Beratit

    ky dokle duhet ruajtur me police si ai karikaturisti hollandez.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: Ateisti Dokle dhe Shėn Maria Ortodokse e Beratit

    "Komuniteti ortodoks ashtu sikundėr simotrat e saj Komunitetet islame dhe katolike janė ajka e njė qumėshti qė ushqen dhe ruan identitetin kombėtar.
    Sa pėr individėt qė mbrohen duke thėnė se pėrse nuk u dėnua Dan Braun me romanin e tij , unė po ju them kėtyre individėve se misteret e historisė nuk duhen ngatėrruar me besimin fetar."

    1. Dhe une mendoj se Dan Brown nuk eshte aq serioz po te sygjeroj "Emrin e trandafilit" Umberto Eco.
    2.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: Ateisti Dokle dhe Shėn Maria Ortodokse e Beratit

    Citim Postuar mė parė nga ana_gend Lexo Postimin
    "Komuniteti ortodoks ashtu sikundėr simotrat e saj Komunitetet islame dhe katolike janė ajka e njė qumėshti qė ushqen dhe ruan identitetin kombėtar.
    Sa pėr individėt qė mbrohen duke thėnė se pėrse nuk u dėnua Dan Braun me romanin e tij , unė po ju them kėtyre individėve se misteret e historisė nuk duhen ngatėrruar me besimin fetar."

    1. Dhe une mendoj se Dan Brown nuk eshte aq serioz po te sygjeroj "Emrin e trandafilit" Umberto Eco.
    2.
    (nje lapsus i vogel mengjesor)

    nje pasazh i vogel nga nje liber qe me ka pelqyer shume: Testamentet i vjetri dhe i riu nuk jane shkruajtur per tju vene ne gjume perkundrazi per tju zgjuar nga gjumi...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Pėr: Ateisti Dokle dhe Shėn Maria Ortodokse e Beratit

    Ne Testamentin e Ri thuhet: ..dhe e verteta do t`ju cliroje...

    Kjo vlen per te na mbajtur zgjuar

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •