Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 88 prej 104 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 871 deri 880 prej 1037
  1. #871
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndryshimi i Historisë zbut Perandorinë Osmane

    Jeton Musliu

    Dy vjet pas vizitës së Kryeministrit të Turqisë në Kosovë, Recep Tayyip Erdogan, janë ndryshuar librat e ciklit parauniversitar në raport me kohën e Perandorisë Osmane. Në versionin ri të historisë Perandoria Osmane është një pushtues por jo një sundues i egër.

    Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai kosovar Hashim Thaçi e falën së bashku një namaz xhumaje në nëntor të vitit 2010.

    Shefi i qeverisë turke po e vizitonte për herë të parë Kosovën dhe kur pa objektet fetare në Prizren foli për relacionet Kosovë-Turqi.

    “..këto xhami simbolizojnë vëllazërinë mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Erdogan.

    Kosova ka lidhur deri më tash 13 marrëveshje me Turqinë që kanë të bëjnë me mjedis, shkencë, ekonomi e ndihmë ushtarake nga shteti euro-aziatik.

    Por, Turqia ka kërkuar bashkëpunim edhe në fushën e arsimit.

    Autoritetet turke kërkojnë pastrimin e librave të historisë.

    Gjashtë muaj pas vizitës së Kryeministrit Erdogan në Kosovë, më 5 prill 2011, ministri i Arsimit, Ramë Buja, krijoi komisionin pesë anëtarësh që do të merrej me këtë punë.

    Por, zyrtarët turk nuk reshtën së kërkuari ndryshimet e historisë sa herë që vizitonin Kosovën.

    Kjo ka ndodhur edhe gjatë vizitës në Kosovë të ministrit të Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, dhe atij të arsimit, Omer Dinçer.

    “Turqisë nuk i pëlqen që kosovarët të mësojnë historinë e interpretuar nga Josip Broz Tito apo Enver Hoxha”, kishte thënë Ahmet Davutoglu, ministër i Punëve të Jashtme të Turqisë, gjatë vizitës më 26 gusht 2011.

    Ndërkohë edhe Dinçer vitin e kaluar kur takoi ministrin e Arsimit Ramë Buja, kërkoi që të largohen paragrafët nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi.

    Tash, pasi që ndryshimet janë bërë, zyrtarët shtetërorë turk vlerësojnë se me këtë veprim do të fuqizojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërshtetërore.

    Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, i tha Gazetës Jeta në Kosovë se ndryshimet në librat e historisë do t’i kontribuojnë marrëdhënieve Kosovë-Turqi të cilat, sipas saj, janë të shkëlqyeshme.

    Ajo kujton se ngjashëm kanë vepruar edhe shtete tjera të cilat kanë jetuar në të kaluarën një histori të përbashkët.

    “Llojet e tilla të punimeve te cilat synojnë largimin e shprehjeve të pakëndshme në librat e historisë ekzistojnë jo vetëm ndërmjet Gjermanisë e Francës, por edhe shumë shteteve përfshirë edhe vendin tim, e posaçërsisht ndërmjet vendeve të cilat kanë raporte fqinjsore”, tha Ozan.

    “Redaktimi” i Historisë

    Komisioni i ngritur nga ministri Buja dorëzoi para më shumë se gjashtë muajsh rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen librat e historisë.

    Gazeta Jeta në Kosovë ka sigruruar rekomandimet që ka bërë komisioni.

    Nga korrigjimet e librave të historisë nga klasa e 5-të deri në të 13-të, del se Perandoria Osmane përgjatë shekujve të pushtimit të viseve të banuara me shqiptarë, nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo se ishte e ashpër.

    Në vend të këtyre shprehjeve, sipas korrigjimeve, sulltanët me ushtrinë e administratën e tyre, sunduan, burgosën dhe ushtruan ndërhyrje ushtarake.

    Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që nga viti i ri shkollor 2013-2014, që do të vendosen në librat e historisë së klasave fillore e të mesme.

    Gazeta Jeta në Kosovë ka gjetur gjithashtu disa prej ndryshimeve konkrete që kanë pësuar librat e historisë nga klasa e pestë deri në klasën e trembëdhjetë.

    Shembujt e paraqitur në këtë rast u takojnë librave të historisë së klasës së pestë, gjashtë dhe tetë.

    Në librin aktual të historisë së klasës së pestë, në faqen 62, fjalët “dhunë” dhe “vrasje” në raport me Perandorinë Osmane - janë fshirë. Në vend të tyre janë vendosur “pushtim” dhe “burgosje”.

    Në faqen 48 të librit aktual, në lidhje me marrjen e pronave dhe pasurisë së shqiptarëve, janë fshirë fjalët “...hakmarrje” dhe “...vrasje”.

    Në vend të tyre është vendosur fjalia “...marrja e pronave, vendosja e taksave si dhe depërtimi i një pjese të popullatës vendase...”

    Fjalia “...osmanët vranë shumë shqiptarë...”, është fshirë tërësisht kurse në faqen 69 të librit aktual, fjala “..ashpërsi” është shndërruar në “...ndërhyrje ushtarake”.

    Ndryshimet e tjera janë bërë në faqen 83 të librit të historisë së klasës së 6-të, ku fjalia “...sundimi i egër osman...”, është shndërruar në “...pushtimi osman”.

    Vijë i është rënë edhe pjesëve të librit të historisë së klasës së 8-të si në faqen 68, ku fjalia “...merreshin masa të rrepta ndaj atyre që nuk ishin të fesë islame...”, tash ka tjetër kuptim.

    “..Në praktikë të gjithë shtetasit në viset e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane, në jetën e përditshme ishin të barabartë para ligjit. Natyrisht ndonjëherë shfaqeshin keqpërdorimet e nënpunësve lokal osmanë në kuadrin e reformave të tanzimatit”.

    Ndryshimeve nuk u kanë shpëtuar as librat e kulturës muzikore.

    “Sa i përket muzikës, pala turke mund të ketë pasur vërejtje si për himnizim të figurës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”, ka thënë kryesuesi i komisionit.

    Ai thotë se nuk i kujtohet në detaje çfarë ndryshimesh janë bërë në këtë rast.

    Anëtarët e Komisionit dhe instruksionet turke

    Emri zyrtar i plotë i Komisionit është “Komisioni për Rishikimin e Prezantimit të Historisë, Gjeografisë dhe Kulturës Osmane e Turke”.

    Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar një raport të punës së këtij Komisioni sipas të cilit, kryetar i tij ishte prof.dr. Shkelzen Raça (historian), me anëtarë prof.dr. Ruzhdi Pllana (gjeograf), prof.dr Hysen Matoshi (kulturë osmane dhe turke-gjuhë e letërsi), Mr.sc. Astrit Mustafa (kulturë osmane e turke-muzikë) dhe sekretar i komisionit, Mr.sc. Avni Rexha.

    Ministri Buja, kur kishte emëruar anëtarët e komisionit më 5 prill të vitit të kaluar, nuk kishte pranuar të bënte publikë emrat e tyre.

    “...do ta mësoni kur ata të bëjnë raportin e plotësuar, të realizuar, se kush ishin ata që bënë këtë punë”, pati thënë Buja.

    Komisioni dorëzoi në MASHT para më shumë se gjashtë muajsh një raport me rekomandimet për ndryshimin e historisë.

    Por, anëtarët e komisionit nuk ishin të panjohur për Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Songul Ozan. Ajo i ka takuar anëtarët e komisionit gjatë punës së tyre.

    Historiani Shkelzen Raça, i cili ishte edhe kryetar i komisionit, ka konfirmuar takim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë.

    “Ambasadorja turke ka qenë vetëm një herë në bisedë dhe ka zhvilluar takim të përgjithshëm në kuadër të këtyre çështjeve”, thotë profesor Shkelzen Raça.

    Anëtarët e Komisionit kanë pasur vizitë edhe në Turqi.

    Ata kanë qenë në Ankara, në Institutin që merret me hartimin e teksteve shkollore dhe kurrikulave.

    “Kemi marrë vërejtjet që eventualisht konsiderohen si lëshime nga ana e autorëve tanë. I kemi biseduar të dy palët brenda dy a tre ditëve sa kemi qëndruar”, thotë profesor Raça.

    Historiani Shkelzen Raça thotë se komisioni ka bërë punë të mirë, asnjanëse dhe profesionale, në përputhje me metodologjinë dhe sajimin e teksteve shkollore për shkollat fillore e të mesme.

    “Mendojmë se kemi qenë mjaft konstruktivë e të matur. Synimi ka qenë të heqim aty-këtu gjuhë të urrejtjes, të një fjalori pak a shumë agresiv, ka thënë ai.

    Komisioni ka mbajtur shtatë apo tetë takime, ka konfirmuar sekretari i kësaj trupe Avni Rexha . Secili prej anëtarëve të komisionit ka dhënë idetë në mënyrë individuale dhe në fund Kryetari i Komisionit bashkë me sekretarin kanë dorëzuar në MASHT raportin e rekomandimeve.

    Në raportin prej tre faqesh tregohet puna e bërë nga anëtarët e komisionit.

    “Kujtojmë se në tekstet shkollore duhet zënë më tepër vend aspektet afruese ndërmjet Turqisë dhe Kosovës duke theksuar edhe aspektet pozitive nga marrëdhëniet shqiptaro-turke në të kaluarën”, shkruan në një konkluzion të raportit të siguruar nga Gazeta Jeta në Kosovë.

    Më tej thuhet se “prioritet mbi prioritetet në këto tekste ekzistuese si dhe në ato në të ardhmen, duhet të jetë gjuha e afrimit, bashkëpunimit dhe referimi i vlerave të tolerancës”.

    Rekomandimet e komisionit i ka pranuar MASHT’i.

    “Pikërisht, këto do të futen në tekstet e vitit të ardhshëm”, ka thënë Ramush Lekaj, udhëheqës i Divizionit të Plan-programeve në MASHT.

    “Rishikimet do të jenë të përfshira në libra nga viti i ardhshëm”, thotë Lekaj.

    Ai thotë se nuk mund të dihet se sa mund t’i kushtojë MASHT-it ribotimi i librave të rinj pasiqë nuk dihet se sa libra do të shtypën vitin e ardhshëm.

    Autorët e librave nuk i pyeti askush

    Asnjëri nga anëtarët e komisionit nuk është autor i ndonjërit prej librave shkollor të Historisë.

    Libri aktual i historisë i klasë së 5-të dhe 8-të, për autorë ka historianët Frashër Demaj e Fehmi Rexhepi, të cilët thonë se askush nuk i ka konsultuar për të bërë “korrigjimet”.

    Në deklarim të përbashkët për Gazetën Jeta në Kosovë, pasi tregojnë se nuk kanë ide se kush mund të ketë qenë në komision, thonë se nuk kanë pranuar asgjë zyrtare nga Ministria e Arsimit.

    “Është obligim institucional, pavarësisht preferencave të ndryshme, qysh në nisje të kësaj pune, që pjesë e këtij komisioni të jetë edhe ndonjë nga autorët e teksteve shkollore të historisë”, thonë Demaj e Rexhepi.

    Kështu nuk mendon profesori Shkelzen Raça, kryetar i komisionit.

    “Nuk e kemi pasur për obligim t’i konsultojmë autorët e teksteve”, thotë ai.

    Me këtë konstatim të profesor Raçës, nuk pajtohet historiani, profesor Isa Bicaj, i cili është edhe autor i librit aktual të historisë së klasës së shtatë.

    “Më duket pak e palogjikshme që vërejtjet janë bërë pa konsultim me autorët e teksteve”, thotë Bicaj për Gazetën Jeta në Kosovë.

    Ai është kundër rekomandimeve për ndryshimin e librave të historisë të cilat i ka bërë komisioni.

    “Ma këput dorën, e termin -ardhje- për osmanët nuk e përdor. Ata kanë qenë pushtues”, thotë Isa Bicaj, profesori i historisë.

    http://gazetajnk.com/?cid=1,964,4133
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #872
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1
    Siç shihet edhe nga artikulli, Kosova ka pranuar ta ndryshoje historine, ne favor te "pushtuesit"...Kjo do te thote se nuk e konsiderojne realisht si pushtues, por si mik. Ndoshta per ta eshte thene edhe fraza e filmit "500 vjet miqesi nuk behen hasha per nje dite"...Kjo do te thote bashkangjitje me armikun, tradheti kombetare,..dhe pak nga pak po zbardhet edhe "dashuria" e tyre per shtetin "ame"...eshte thjesht ceshtje interesi..ata duan ta shfrytezojne Shqiperine dhe shqiptaret...
    Keshtu qe te gjithe ata qe shprehen per bashkim me Kosoven, mund te konsiderohen (ne kuptimin folklorik) tradhetare te kombit.., pasi ne kete rast do te kishim bashkim me turqine..., ketu del bllof "nacionalizmi" i propaganduar fort prej tyre, si nje mjet thjesht per te shtene ne dore shqiptaret,...
    Per mua kosova eshte thjesht krahine turke qe flet shqip (edhe kjo 70% e pakuptueshme)
    Kete po perpiqet te beje turqia edhe me Shqiperine, prandaj u ulen 4 fish orthodhokset ne Census..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 19-12-2012 më 08:14
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #873
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Siç shihet edhe nga artikulli, Kosova ka pranuar ta ndryshoje historine, ne favor te "pushtuesit"...Kjo do te thote se nuk e konsiderojne realisht si pushtues, por si mik. Ndoshta per ta eshte thene edhe fraza e filmit "500 vjet miqesi nuk behen hasha per nje dite"...Kjo do te thote bashkangjitje me armikun, tradheti kombetare,..dhe pak nga pak po zbardhet edhe "dashuria" e tyre per shtetin "ame"...eshte thjesht ceshtje interesi..ata duan ta shfrytezojne Shqiperine dhe shqiptaret...
    Keshtu qe te gjithe ata qe shprehen per bashkim me Kosoven, mund te konsiderohen (ne kuptimin folklorik) tradhetare te kombit.., pasi ne kete rast do te kishim bashkim me turqine..., ketu del bllof "nacionalizmi" i propaganduar fort prej tyre, si nje mjet thjesht per te shtene ne dore shqiptaret,...
    Per mua kosova eshte thjesht krahine turke qe flet shqip (edhe kjo 70% e pakuptueshme)
    Kete po perpiqet te beje turqia edhe me Shqiperine, prandaj u ulen 4 fish orthodhokset ne Census..

    ilia spiro Bravo. Kesaj i thon gjen shesh ben pershesh, Pse jo kur ti je i plote fuqishem ketu,

    Por po te perkujtoje edhe njeher ate pergjigjen qe te dhashe dje dhe te cilen ma fshine,

    1) Turqia nuk mbane troje Shqiptare te okupuara por Greqia dhe Serbia

    2) Nuk munde te krahasoshe Pushtimin e Perandosris Osmane me Pushtimet Gjenocidale Monoetnike Serbe dhe Greke te Trojeve Shqiptare per faktin e thjeshte se Pernadoria Osmane ishte Pernadori qe kishte Pushtuar gjysmen e Botes dhe nuk kishte ndonje strategji specifike Lineare vetem kunder Kombit Shqiptare ashtu si e kishin dhe e kane dy Fqinjet tane Monoetnike Serbia dhe Greqia ne menyre Specifike Lineare vetem kunder Kombit Shqiptare,

    3) Pushtimi Osmane mund te Krahasohet me Pushtimet e Perandorive Bizantine dhe Romake por jo me pushtimet Gjenocidale te shteteve Monoetnike si Greqia dhe Serbia te cilat Pushtuan dhe pervetsuan Troje Shqiptare duke ushtruar gjenocide dhe pastrime etnike,

    Qeshtja esht shum e thjeshte Pernadoria Osmane Bizantine dhe Romake nuk mbajn ne kontrolle te tyre Troje Shqiptare ato nuk Pastruan etnikishte troje Shqiptare thjesht ato i sunduan per nje kohe dhe iken shkurt ishte koha e Perandorive,

    4)Sa i perket temes besoj se te gjithe e dine se ne Kosove te gjithe ishin kunder ndryshimit te Histrois, Politika Akademia Historianet Mediat Analistet Qytetaret e thjeshte me nje fjale te gjithe , Mirpo ndryshimi erdhi nga presioni nderkombetare Evropiane ne emer te Kosoves Multietnike dhe Tolerances se shoqeris moderne Evropiane,

  4. #874
    Citim Postuar më parë nga Leonide Lexo Postimin

    Shko meso historine ti ate bej. Mjaft na perralliset ketu me teorira injorantesh apo me keq, krahasime me serb e greke. Njeri me i keq se tjetri eshte, me turkun tend te dashur ne krye. Ne ka fatkeqesi me te madhe qe i ra ketij populli ne koke ishte 500 vjet Turqi. Lexo e meso historine, lere se cfare te perrallis hoxha ne xhami.

  5. #875
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Siç shihet edhe nga artikulli, Kosova ka pranuar ta ndryshoje historine, ne favor te "pushtuesit"...Kjo do te thote se nuk e konsiderojne realisht si pushtues, por si mik. Ndoshta per ta eshte thene edhe fraza e filmit "500 vjet miqesi nuk behen hasha per nje dite"...Kjo do te thote bashkangjitje me armikun, tradheti kombetare,..dhe pak nga pak po zbardhet edhe "dashuria" e tyre per shtetin "ame"...eshte thjesht ceshtje interesi..ata duan ta shfrytezojne Shqiperine dhe shqiptaret...
    Keshtu qe te gjithe ata qe shprehen per bashkim me Kosoven, mund te konsiderohen (ne kuptimin folklorik) tradhetare te kombit.., pasi ne kete rast do te kishim bashkim me turqine..., ketu del bllof "nacionalizmi" i propaganduar fort prej tyre, si nje mjet thjesht per te shtene ne dore shqiptaret,...
    Per mua kosova eshte thjesht krahine turke qe flet shqip (edhe kjo 70% e pakuptueshme)
    Kete po perpiqet te beje turqia edhe me Shqiperine, prandaj u ulen 4 fish orthodhokset ne Census..
    Kosoves i nevojitet unjisim i librave te historise me Shqiperine e jo ndryshim teksti sipas interesave momentale. Kjo eshte nje krim i madh qe iu eshte bere shqiptareve te Kosoves dhe kjo eshte nje perzierje ne punet e brendshme te nje shteti nga Turqia ne kete rast. Nje dite edhe nderhyrjen dhe masakren ndaj familjes Jasharajve do ta zevendesojne me 'nderhyrje ushtarake'. Si more 'nderhyrje ushtarake' me luftu me civile e me i masakru?! Po cuditemi per cdo dite e me shume me keta njerez.

  6. #876
    si more na qenka fyer turqia.po pse mor njerez harroni kaq shpejt.qe jemi ne kete gjendje dhe ne keto kufij une ja faturoj turqise.i harruat masakrat qe na ka bere turku na ropi 500 vjet ishim te paret qe luftuam kundra tyre dhe te fundit qe arritem te bejme kete shtet qe kemi.turqit na shkateruan identitetin na futen percarje midis shqipetareve,kurresesi nuk duhet ndryshuar historia madje duhen thene te gjitha ejo ti mbajme me hater semos na zemerohen.duhet tena kerkojne falje per masakrat dhe te keqijat qe na sollen.kush mendon se jam filogrek apo sllav gabohet.jam shqipetar patriot dhe dua vendin tim falje duhet te na kerkoj edhe greku edhe serbi por turku ka bere me shume te kqija se te dy gjitonet tane.

  7. #877
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    Per kujtese, kete vit festuam 100 vjetorin e pavaresise, sidomos dua t'jua kujtoj atyre qe bertasin "ujku ujku" dhe i hapin rruge "cakallit"

  8. #878
    qafir modern Maska e lato007
    Anëtarësuar
    14-12-2008
    Vendndodhja
    ke ura e limuthit
    Postime
    93
    Citim Postuar më parë nga ana_gend Lexo Postimin
    Per kujtese, kete vit festuam 100 vjetorin e pavaresise, sidomos dua t'jua kujtoj atyre qe bertasin "ujku ujku" dhe i hapin rruge "cakallit"
    kush eshte ujku dhe cakalli?

    .,se ne katunaret jemi pak te trashe

  9. #879
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193
    varet nga kendveshtrimi i gjithsecilit lato, ki parasysh kush kerkon akoma te te gllaberoje ndonje cop... ai eshte cakalli

  10. #880
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Siç shihet edhe nga artikulli, Kosova ka pranuar ta ndryshoje historine, ne favor te "pushtuesit"...Kjo do te thote se nuk e konsiderojne realisht si pushtues, por si mik. Ndoshta per ta eshte thene edhe fraza e filmit "500 vjet miqesi nuk behen hasha per nje dite"...Kjo do te thote bashkangjitje me armikun, tradheti kombetare,..dhe pak nga pak po zbardhet edhe "dashuria" e tyre per shtetin "ame"...eshte thjesht ceshtje interesi..ata duan ta shfrytezojne Shqiperine dhe shqiptaret...
    Keshtu qe te gjithe ata qe shprehen per bashkim me Kosoven, mund te konsiderohen (ne kuptimin folklorik) tradhetare te kombit.., pasi ne kete rast do te kishim bashkim me turqine..., ketu del bllof "nacionalizmi" i propaganduar fort prej tyre, si nje mjet thjesht per te shtene ne dore shqiptaret,...
    Per mua kosova eshte thjesht krahine turke qe flet shqip (edhe kjo 70% e pakuptueshme)
    Kete po perpiqet te beje turqia edhe me Shqiperine, prandaj u ulen 4 fish orthodhokset ne Census..
    Ore bota sot jeton me te sotmen jo me te djeshmen. Turqia ishte nga shtetet e para ne nderhyrjen kunder Serbise, ishte nga te parat shtete qe njohu Kosoven e pavarur, te cilen Greqia jote nuk e ka njohur akoma, ishte nga te parat shtete qe nisi investimet ne Kosove etj.
    Per te pushtuar nuk kane pushtuar vetem Shqiperine mor jo. Kane pushtuar me dhjetra vende. Problemi eshte se si duhet trajtuar historia.
    Sigurisht qe ndryshimet e teksteve te Kosoves jane te teperta, por edhe ekzagjerimi me frymen e urrejtjes neper tekste shkollore te historise eshte i tepert.
    Sa per tradhetare te kombit, ti e ke treguar dhe vazhdon ta tregosh me postimet e tua nga dita dites.
    Ti ke per qellim thjesht te percash shqiptaret se kshu te kane udhezuar. Per fat te mire bashkimi me Kosoven nuk eshte as ne doren tende dhe as te Janullatosit.
    Po te ishte per Janon me shoke as pavaresi nuk do te kishte Kosova.
    Habitem se si te lejojne akoma ne forum me postime anti-shqiptare. Per ironi, emri i forumit eshte Forumi Shqiptar...
    A ju lumte moderatoreve.
    Kesaj here tha Kosova eshte krahine Turke, neser do na thote Jugu eshte grek.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

Faqja 88 prej 104 FillimFillim ... 3878868788899098 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •