Close

Rezultati i Sondazhit: A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?

Votues
291. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • PO

    55 18.90%
  • JO

    236 81.10%
Faqja 90 prej 104 FillimFillim ... 40808889909192100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 891 deri 900 prej 1037
  1. #891
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Ore zoteri prape po ta them. Ne nuk kemi asnje problem ne marrdheniet e sotme me Turqine. Eshte kjo e fundit qe po ben kerkesa absurde duke na kerkuar te ndryshojme historine dhe zbutur tonet ndaj Perandorise Osmane. Kemi marrdhenie shume te mira diplomatike por kjo sdo te thote se duhet te ndryshojme 500 vjet pushtim, masakra, shperfytyrim, tjetersim, shtypje e dhune te pashembellt sepse sot nuk na i pelqeka Erdoganit te lexoje se dikur Perandoria Osmane e ka shtruar shqiptarin me zjarr e hekur.

    Mir pajtohem plotesisht Historia nuk duhet ndryshuar pamvarsishte asaj qfare thot Erdogani, dhe ket po e parafrazoje me nje shkrime te nje analisti nga Kosova (Nuk zhbehet Historia pa u Zhbe Turqia) Mirpo mardhenjet me Turqin nuk duhet te prishen se kemi nevoje per mbeshtetje dhe sidomos nga ata 5-6 Milion Shqiptare qe jetojn atje dhe te cilet ne gjdo rast munde ta Infuencojn Turqin te jet ne krahun ton,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leonide : 20-12-2012 më 16:41

  2. #892
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Per ket arsye po Insistoje te mos Humbim shum kohe e Energji me Turqin, se Turqia sote nuk ka asnje lidhje me Perandorin Osmane pamvarsishte qfare llapton Erdogani dhe ket e dine edhe aje, Ndersa ne Shqiptaret duhet te perqendrohmi ne ate se si Komuniteti yne atje te dominoje mbi Komunitetet tjera atje dhe ta Kontrolloje ket shtet te madhe Multi etnike, Ne aspektin Politike Ekonomik dhe Ushtarak ne menyre qe ky shtet i madhe dhe i Fuqishem te jet ne gjdo moment ne dispozicion te Kombit Shqiptare,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leonide : 20-12-2012 më 16:56

  3. #893
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?JO dhe vetem JO

  4. #894
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-12-2012
    Postime
    53
    Edhe disa fakte me Interes rrethe Turqis per ti plotsuar ato qe potencova me larte,

    Turqia qe nga Ata Turku i cili me gjase ishte Shqiptare ose Hebre Sephardi , e deri me 2003 para se te vije ne pushtet Erdogane esht Dominuar dhe Qeverisur ne aspektin Politike Ekonomike dhe Ushtarake nga Komuniteti Shqiptare dhe Hebre, Por qe nga 2003 Turqia ne aspektin politike dominohet nga Komuniteti, Sllave,Boshnjake,Armen,Greke,Rumun,etj ne krye me Nipin dhe dhendrrin e Sllaveve Erdogan, pra Shqiptaret dhe Hebrenjt qe nga 2003 nuk e kontrollojn Politiken Turke per ket arsye ka nje gjah te Erdoganit ndaj Kosoves Izraelit dhe Shqiperis, Gjithashtu qe nga ardhja ne pushtet e Erdogan dhe Davutoglu i cili esht me Prejardhje Bullgare kan ndodh shum persekutime kunder Komunitet Shqiptare dhe atije Hebre ne Turqi sidomos ne Hierarkin Ushtarake e cila ne menyre apsolute ka qen e dominuar nga Shqiptaret dhe Hebrejt ku vetem keto dy tre vitet e fundit jan Burgosur dhe shkarkuar disa dhjetra Gjeneral shum te rendesishem perfshire edhe Gjeneralin Shqiptare te shtatmadhoris Turke,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leonide : 21-12-2012 më 17:03

  5. #895
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2012
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    86
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    A duhet të korrigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?
    Eshte njelloj si te thuash,,,,,,,,,, te gjithe shqiptatet qe kaluam kufirin dhe kur u futem ne tokat greke, ushtaret grek na priten me lule.
    Kush do ta besoje?

    Ne asnje menyre nuk duhet te ndryshoje historia jone.

    Eshte njelloj si te thuash, qe Hitleri nuk ishte pushtues.
    Kush do ta besoj?
    Turqit e sotem une them se nuk kane asnje faj per ate cka bene para-ardhesit e tyre, prandaj le te ngelet historia ashtu sic eshte.
    Kemi qene gjithmone komb i shtypur dhe me koken poshte, le te ngreme koken lart si na takon.

    Por me udheheqesit tone te dashur qe kemi ne,,,,,,,,,,,,,,,,, lere fare

  6. #896
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    http://www.youtube.com/watch?v=gZ9D7...ature=youtu.be

    Pjella pro turke po shumohet ne tokat Shqiptare, Shefqet Krasniqi, Osmanlia,dhe delet e tij
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  7. #897
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    ne asnje menyre JO,po harruam te kaluaren,skemi te ardhme,popull qe harron historine e tiij eshte i denuar te deshtoje,historia eshte ajo qe eshte dhe i perket nje momenti te caktuar,turqia e atehereshme ishte pushtuese,kjo eshte gje tjeter,dhe gje tjeter marredheniet e mira midis dy shteteve vitet e fundit,,por historia nuk fshihet e as korigjohet.

  8. #898
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    E vrejta tek tabela e sondazhit se, 46 anëtar janë për PO ndrrimit te historisê sipas interesave turke qê janê te damshme per interesat tona, pra, nêse pushtuesi qênka aqê i drejtê, pse e quajmi pushtues ? Sipas tyre duhet te quhet mik apo çfare emri ti vejmi kësaj fushates osmane qe sundoi vendet tona plote 5 shekuj ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #899
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Komisioni, i gatshëm të rekomandojë ‘ndryshimet’ në histori

    Komisioni i ngritur nga ministri i Arsimit, Ramë Buja, për rishikimin e teksteve të Historisë dhe Gjeografisë, ka përfunduar punën e tij. Burime të Radio Kosovës thonë se ky Komision ka përgatitur edhe raportin në të cilin përfshihen rekomandimet se në cilat pjesë duhet të korrigjohen tekstet e historisë.

    Por, ministri Buja, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se ende nuk e ka marrë raportin e Komisionit.

    Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet e Ballkanit që të korrigjojnë tekstet shkollore të Historisë dhe Gjeografisë, ku ka gjuhë të urrejtjes. Për këtë, ministri i Arsimit, Ramë Buja, pati krijuar një Komision më 5 prill të vitit të kaluar, për të korrigjuar këto tekste.

    Komisioni, tashmë, ka përfunduar punën e tij dhe pritet që vitin e ardhshëm shkollor tekstet të jenë me korrigjimet e bëra. Ministri i Arsimit, Ramë Buja, në një intervistë për Radio Kosovën, thotë se çështja e Komisionit Evropian është keqkuptuar dhe keqinterpretuar që nga takimi me Ministrin e Arsimit të Turqisë.

    “Edhe pse ne të dy sqaruam në konferencën për media se Ministri i Arsimit të Turqisë nuk kërkoi ndërrimin e historisë, sepse ajo nuk mund të bëhet nga asnjë ministër i çfarëdo përmase, sepse historia është ajo që është. Por, konform kërkesave të KE-së të bëjmë ndryshimin e gjuhës së urrejtjes dhe ne menjëherë kemi ndërmarrë hapat obligues, kemi formuar komisionin e përbashkët që të shohim se çfarë duhet bërë dhe tani unë po pres një raport përfundimtar se çfarë ka bërë”, shpjegon Buja.

    Ai tha se nuk e ka parë ende raportin përfundimtar të Komisionit për korrigjimin e teksteve, por nga ajo që është informuar, thotë se është bërë punë këmbëngulëse për të korrigjuar nëse ka pasur ndonjë intonim të tillë: “Unë besoj që ka përfunduar dhe së shpejti më kanë thënë se do ta sjellin në tavolinën time dhe unë do ta bëjë publike atë raport dhe të them se ku është intervenuar. Por, historia as nuk ka insistuar kush për ta ndryshuar dhe as nuk do ta ndryshojnë. Historia nuk do të jetë e rishikuar, do të jetë ndonjë shprehje eventuale e korrigjuar”.

    Kërkesa e Komisionit Evropian për largimin e gjuhës së urrejtjes në tekstet shkollore vlen për të gjitha vendet e Ballkanit. Por, në shkollat serbe në Kosovë, tekstet bien ndesh jo vetëm me realitetin historik, por edhe me Kushtetutën e Kosovës.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #900
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Rexhepi: Ndryshimet historike nën presion politik

    Njëri prej autorëve të librave të historisë, Fehmi Rexhepi ka komentuar me skepticizëm angazhimin e Komisionit për rishikimin e teksteve të historisë dhe gjeografisë, i cili pothuajse i ka përfunduar punët dhe pritet që të publikojë rezultatet.

    Rexhepi në një prononcim për Telegrafin theksoi se përfundimet të cilat do t’i nxjerrë Komisioni, sigurisht se bartin peshën e faktit se kjo iniciativë është e shtyrë politikisht nga ministri i arsimit i Kosovës, Ramë Buja, pas një presioni të supozuar nga ministri turk i arsimit, Omer Dincer.

    Rexhepi ka theksuar edhe një herë se disa prej propozimeve për ndryshime nuk janë korrekte në aspektin e së vërtetës historike.

    “Njëri prej propozimeve për t’u ndryshuar është pjesa ku thuhet se të gjithë qytetarët e Perandorisë Osmane kanë qenë të barabartë. Kjo nuk është e vërtetë, sepse të krishterët kanë paguar taksat e xhizjes, haraçi, e të ngjashme”, ka thënë Rexhepi.

    Ai ka deklaruar se do t’i shqyrtojë përfundimet që do të nxjerrë Komisioni, e të cilat do të futen në librat shkollorë, e pastaj do të japë qëndrimin përfundimtar për këtë çështje. “Deri tash me neve autorët e librave nuk janë konsultuar për ndryshimet e propozuara, edhe pse ka qenë e ndershme të na pyesin”, ka thënë Rexhepi për portalin Telegrafi.

    Komisioni Evropian ka kërkuar nga vendet e Ballkanit që të korrigjojnë tekstet shkollore të historisë dhe gjeografisë, ku ka gjuhë të urrejtjes. Për këtë, ministri i Arsimit, Ramë Buja, pati krijuar një Komision më 5 prill të vitit të kaluar, për të korrigjuar këto tekste.

    Profesor Rexhepi vlerëson se ky komision ‘ad-hoc’ u bë për t’iu nënshtruar presionit të Turqisë, e cila sipas tij, është e interesuar që të shtrijë ndikimin në vendet e Ballkanit. Ndërsa, ministri Buja pati deklaruar se ministri turk Dincer nuk kërkoi ndërrimin e historisë, sepse historia është ajo që është.

    “Historia nuk do të rishikohet, do të ketë ndonjë shprehje eventuale të korrigjuar”, pati deklaruar Buja.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •