Albo, dua te kapem shkurtimisht ne nje pike qe e kam vene re shpesh te shkruar dhe pretenduar nga ti; luften italo-greko dhe rolin e Shqiperise ne kete mes. Kjo teza e pjesemarrjes se Shqiperise ne lufte si agresore eshte deklasuar nga cdo historian modern dhe mund te hidhet poshte nga cdo kush qe merr pak ere nga e Drejta Nderkombetare. Bashkimi mbreterise shqiptare me ate italiane nuk ishte personal, pavaresisht disa ceremonive protokollare te shtrenguara, sic pretendonin greket ne fund te luftes dhe nje pjese e akademikve pretendojne edhe sot, por ishte nje agresion i paster dhe pushtim qe gjeti vec sy te verber e veshe te shurdher ne ate kohe, sic u tolerua pushtimi Etiopise dhe nje pjese e mire e Cekosllovakise. Cdo qeveri koolaboriste kukull shqiptare pro fashiste nuk perfaqesonte vullnetin e sovranit, pra popullit, ndaj Shqiperia lirohet nga pergjegjesia per veprimet e qeverive gjate kohes se pushtimit, edhe ne kohen e pushtimit gjerman. Shqiperia ishte e pushtuar ushtarakisht de facto e de juro; jo me kot u njoh nga Fuqite e medha si nje nga vendet qe u clirua me forcat e veta. Njohja nga Fuqite e medha te clirimit, vulos edhe statusin juridik te Shqiperise gjate luftes, i cili e klasifikonte ate si nje vend te pushtuar.
Krijoni Kontakt