PS tėrhiqet nga rezoluta ēame
Nano: Miratojeni po tė doni dhe pastaj shkoni prisni emigrantėt nė kufi
Darina Tanushi
TIRANĖ Socialistėt tėrheqin rezolutėn pėr ēėshtjen ēame. Burime nga grupi parlamentar socialist kanė bėrė tė ditur, se nė mbledhjen e djeshme, ku merrte pjesė edhe kryeministri Nano, ka qenė pikėrisht ai qė ėshtė shprehur para deputetėve se rezoluta nuk duhet tė kalojė nė Parlament. Po sipas tė njėjtave burime, rezoluta, e cila ėshtė shtyrė dhe ėshtė lėnė pėr tu diskutuar sėrish nesėr, pritet tė mos cilėsohet mė rezolutė dhe tė mos miratohet. Sipas Nanos, ambasadori grek nė Tiranė Pantelis Carcabassis ka shkuar nė Greqi pėr tė iniciuar ngritjen e dy grupeve tė punės nga Shqipėria dhe Greqia, tė cilėt do tė punojnė pėr tė hedhur mė shumė dritė mbi ēėshtjen e pronave tė popullsisė ēame. Nė kėtė mbledhje tė grupit parlamentar, kryeministri Nano ka dhėnė edhe arsyet se pėrse kjo rezolutė nuk duhet tė kalojė. Sipas tij, ajo ėshtė njė ēėshtje shumė e ndjeshme pėr marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Greqisė dhe pėr mė tepėr kjo mund tė ndikojė tek emigrantėt shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė vendin fqinj. Miratojeni kėtė rezolutė dhe pastaj shkoni dhe pritini ju refugjatėt nė kufi, -mėsohet tė jetė shprehur Nano para deputetėve. Madje ky ka qenė edhe kėrcėnimi qė i ėshtė bėrė palės shqiptare, sipas vetė kryeministrit Nano, thanė burime nga mbledhja e grupit parlamentar socialist. Nė fakt, burimet zyrtare bėnė fjalė se tėrheqja e rezolutės ėshtė e ndikuar nga pala greke, e cila e konsideron miratimin e kėsaj rezolute njė akt jo miqėsor nga ana e vendit tonė. Prandaj edhe shtyrja e miratimit tė rezolutės nė seancėn e javės sė kaluar u shpjegua, sipas burimeve zyrtare diplomatike me njė takim tė ambasadorit grek nė Tiranė, Pantelis Carcacassis me sekretarin e pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme Roland Bimo, nė fillim tė javės sė kaluar, pak ditė para dėrgimit tė projektrezolutės nė seancėn parlamentare. Pėr tė kaluar kėtė rezolutė ka qenė tepėr e vėshtirė tė arrihet konsensusi edhe nė seancėn parlamentare tė sė enjtes sė kaluar. Rezoluta ėshtė diskutuar gjatė gjithė kėtyre kohėve tė fundit nė komisionin e Politikės sė Jashtme, ku u arrit edhe njė konsensus midis tė gjithė pėrfaqėsuesve tė partive politike. Ndėrsa nė mėnyrė tė papritur shumica parlamentare e ka tėrhequr atė gjatė diskutimit nė seancė javėn e shkuar duke e shtyrė pėr nė seancėn e nesėrme. Nė pikat e kėsaj rezolute vlerėsohet se ėshtė koha qė ēėshtja e tė drejtave tė popullsisė ēame tė rimerret nė shqyrtim nga tė dy palėt, nė frymėn e traktatit tė miqėsisė dhe bashkėpunimit, fqinjėsisė sė mirė dhe sigurisė, tė nėnshkruar dhe ratifikuar nga tė dyja vendet. Kjo rezolutė i kėrkon qeverisė shqiptare tė shtojė mė tej pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave dhe pasurive tė patjetėrsueshme tė popullsisė ēame, nė pėrputhje me dokumentet e njohura ndėrkombėtare. Po kėshtu projektrezoluta ēmon se gjetja e njė zgjidhjeje tė shpejtė nė aspektin teknik dhe juridik midis qeverive tė dy vendeve pėr ēėshtjen e sekuestros konservative tė vendosur si rrjedhojė e ligjit tė luftės sė vitit 1940 mbi pasuritė e popullsisė ēame, si dhe ngrirjen e ligjit nr.2664 tė 3.12.1998, do tė pėrbėnin njė kontribut shumė tė rėndėsishėm pėr kapėrcimin e problemeve tė krijuara prej tyre si dhe qeveria shqiptare tė pėrshpejtojė fillimin e negociatave me qeverinė greke pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
Krijoni Kontakt