Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 123
  1. #101
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ik or mik ne himare dhe ka njerez te gjalle, pleq e plaka qe nuk kane qene asnjehere ne greqi dhe nuk kane bere kurre shkolle e tregeti, dhe e flasin uje greqishten.
    himriotet jane liber i gjalle.
    Akil me gjithe respekt in qe kam per ty,ata qe ti i quan " greker te himares" nje pakice e ty re jane grek,por te ardhur di ku nga fillimi i shekullit 19 si argater ne tokat e bejlereve shqiptare...

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga Selita80 Lexo Postimin
    Kurse henri ka babë unided states of europe . N'cilin shtet t'ktij veni jeton o henër?
    Ne Llixhe te Elbasanit.....Emrin e vertete e kam Haki,por e nderrova ne Henri,i frymezuar nga Henri Cili

  3. #103
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Akil me gjithe respekt in qe kam per ty,ata qe ti i quan " greker te himares" nje pakice e ty re jane grek,por te ardhur di ku nga fillimi i shekullit 19 si argater ne tokat e bejlereve shqiptare...
    ky eshte ofendim.ato kan qen gjithmon dashnoret e HELENES

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Akil me gjithe respekt in qe kam per ty,ata qe ti i quan " greker te himares" nje pakice e ty re jane grek,por te ardhur di ku nga fillimi i shekullit 19 si argater ne tokat e bejlereve shqiptare...
    ne himare nuk ka patur bejlere. ka qene krahine autonome deri ne 1913.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk ka te drejte kurrkush t`i imponohet nje fshati, komune, bashkie a krahine, qe te fuse shkolle per gjuhen qe marrin femijet me qumshtin e nenes, se bashku me gjuhen e vendit ku jetojne, te cilen e respektojne si gjuhe te pare,....e pershendes Kryetarin e Bashkise per nismen qe ka marre, eshte ne interes te forcimit te identitetit te qytetareve qe i kane dhene voten,..
    Ore Ilia, ore pash zotin, thirri mendve!
    C'qenka ky forcim indetiteti more, me zor po i mbajne greket ne Himar, le te shkojne ne eladhe e te behen hellas sic ja u ka enda! Ose, ose nese e kane te domoshdoshme ta mesojne gjuhen helene le te bejne kurse pas-shkolle more njeri, s'ja u ndalon kush! Kerkokeni qiqra ne hell ju!
    Po c'taksirat ka fmija Shqipetar te mesoj gjuhen greke mor njeri? Ku do ta shpjere gjuha greke femijen ne te ardhmen!? Greqia ka vdek po s'ka treguar!

    Do beheni njerez ju e te mendoni me mend njehere, e jo me b*th?

    Kete

  6. #106
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    O Bardho, po ç'greqisht o burre i dheut Greqishten do t'a heqin fare edhe nga shkollat e minoritetit. Po kush prind ka kohe te humb t'i mesoje femijeve te tij nje gjuhe qe nuk vlen as per te shkuar ne wc.

    Behu pak realist o burre.


    Rrespekte !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #107
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Ore Ilia, ore pash zotin, thirri mendve!
    C'qenka ky forcim indetiteti more, me zor po i mbajne greket ne Himar, le te shkojne ne eladhe e te behen hellas sic ja u ka enda! Ose, ose nese e kane te domoshdoshme ta mesojne gjuhen helene le te bejne kurse pas-shkolle more njeri, s'ja u ndalon kush! Kerkokeni qiqra ne hell ju!
    Po c'taksirat ka fmija Shqipetar te mesoj gjuhen greke mor njeri? Ku do ta shpjere gjuha greke femijen ne te ardhmen!? Greqia ka vdek po s'ka treguar!

    Do beheni njerez ju e te mendoni me mend njehere, e jo me b*th?


    Kete
    ajo me te kuqe e nenvizuar me lart i karakterizon me te vertete........vdesin per qiqrra ne hell
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  8. #108
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Nga: Dimitris Epikouris

    Ngërçi ekonomik në Greqi i cili kërcënon të veprojë si një fuqi lokomotivë që do të shtrëngojë shumicën e vendeve të Evropës jugore të dalin nga euro-zona, ka ngjallur një sërë përsiatjesh e parashikimesh në lidhje me të ardhmen e Evropës si një entitet. Analiza të shumta gjejnë vend përditë nëpër medie, të gjitha duke u rropatur të shpjegojnë reperkusionet e paaftësisë së Greqisë për t’u reformuar dhe për ta shpënë veten drejt një rritje ekonomike që do të lironte vendin nga nevoja gjithnjë në rritje për të huajtur para për t’i plotësuar nevojat themelore.

    Sidoqoftë, gjitha këto njoftime dhe përsiatje ekonomike kanë diçka të përbashkët. Ato dështojnë të përimtojnë në thellësi rrënjët socio-kulturore të shtrëngicës greke. Nëse nuk merret parasysh idiosinkriacia dhe psiko-sinteza e popullit grek, thjesht do të huqet thelbi. Greqia e sotme në asnjë mënyrë nuk është e lidhur as gjenetikisht as kulturalisht me botën e moçme dhe popullin që dikur banonte në këtë truall. Grekët e ditëve tona janë veçse një përzierje e fiseve ballkanike (shqiptarë, sllavë e vllahë), të cilët me kalimin e kohës u përzien me afrikanët e veriut, armenët dhe fise të tjera nga Anatolia, pa përmendur këtu frankët dhe venetët, të cilët dikur ishin me shumicë në këtë truall. Këto bashkësi ishin katërçipërisht të përfshira në bujqësi dhe blegtori. Një numër i ndjeshëm i tyre ishin pajtuar nga osmanët që të shërbenin në ushtri ngase banorët vendës ishin të sertë dhe luftarakë. Gjatë periudhës bizantine, këto fise pranuan krishtërimin, përderisa ato pak mbetje të grekëve të moçëm të cilët nuk tumirën të ktheheshin në të krishterë u persekutuan dhe u vranë nga perandorët e krishterë, ose vdiqën nga fatkeqësitë që pllakosnin mjaft shpesh vendin asokohe. Një faktor tjetër që kontribuoi në pakësimin e popullsisë ishte kusaria.

    Dihet mjaft mirë se qyteti i Spartës ishte zbrazur thuajse tërësisht për 400 vite, ndërsa Athina dhe trevat rrotull Akropolit ishin veçse kullosa dhensh. Përçapjet për të ‘helenizuar’ këto fise të përziera bëheshin kryekreje nga shtetet sovrane evropiane, të cilave u nevojitet një protektorat për të promovuar interesat e tyre. Vend-ndodhja gjeografike e Greqisë cilësohet ende si një derë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Romantikët evropianë të cilët ëndërronin ringjalljen e botës së vjetër helenike përmes malësorëve të vrazhdë bartin një shkallë të përgjegjësisë për identitetin e rrejshëm që iu dha grekëve të sotëm. Vendimi i panevojshëm dhe në të njëjtën kohë i tmerrshëm për të emëruar si helenë (grekë) këtë përzierje fisesh vendosi një barrë të rëndë mbi ta për shkak se atyre u mungonte një prapavijë e mirëfilltë arsimore e cila do t’u mundësonte që të zhvillonin një vetëdije të nevojshme që do t’i ndihmonte ata të identifikonin vetën e tyre me banorët e moçëm të këtij trualli. Këta barinj të sertë e malësorë nisën të besonin se ata nuk ishin vetëm pinjollë të grekëve të vjetër por edhe një popull i bekuar nga Perëndia. Akëcili mund të vërejë se nuk ka kurrfarë përbashkësie midis këtyre popujve dhe grekëve të moçëm. Nuk ka kurrfarë ngjashmërie as fizike, estetike apo mendore. Kisha lindore fuqimisht kundërshtonte çdo lloj arsimimi aq sa kërkonte që besimtarët e saj të përkushtuar të mos lexonin asgjë tjetër përveç Biblës.

    Roli që Kisha luajti gjatë këtyre viteve të sundimit osman ishte një mynxyrë për shumicën e popullit meqë ajo ishte bashkëpunëtori kryesor dhe më i frytshëm i Sulltanit përmes mbledhjes së taksave dhe shtypjes së çdo kryengritje kundër autoritetit osman. Kisha u shpërblye nga Divani me një sasi të pafundme tokash, mjaftueshëm sa për ta radhitur atë si njërën nga pronaret më të mëdhenj në vend. Identiteti i vegullt i të qenurit helen dhe i krishterë në të njëjtën kohë ende nuk u shqitet shumicës së njerëzve në këtë vend. Shumë syresh në Greqi besonin se ata janë pasardhësit e denjë të Perikliut, Sokratit, Leonidës dhe Lekës së Madh, përderisa ata e quajnë fare të natyrshme që të jenë edhe të krishterë ortodoks. Dy botë kryekëput konfliktuoze me njëra tjetrën bashkëjetojnë jo natyrshëm në tabanin socio-kulturor të grekëve të sotëm.

    Revolucioni i 1821’ës kundër osmaneve që çoi deri të krijimi i shtetit bashkëkohor grek nuk do të mund të arrihej sikur të mos ishte ndihma e super-fuqive evropiane të kohës. Beteja detare e Navarinos e cila shënoi krijimin e Greqisë bashkëkohore pasqyron nevojën e evropianëve për të përdorur këto tokë si protektoratin e tyre të udhëhequr nga regjime të cilat ishin caktuar ose imponuar nga interesat financiare evropiane. Greqia bashkëkohore ka qenë prore e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga super-fuqitë, derisa roli i saj në hapësirën socio-politike nuk ka qenë asnjëherë e mëvetësishme. Grekët e sotëm të cilët asnjëherë nuk kanë shijuar frytet e Rilindjes, Iluminizmit apo Industrializimit mbeten të pazhvilluar kulturalisht edhe sot e kësaj dite. Greqia drejtohej nga pasardhësit e klaneve familjare të cilët sunduan vendin që prej zhbërjes së Perandorisë Bizantine. Megjithëse është e vërtetë se demokracia kishte lindur në këtë pjesë të botës, nuk qëndron ajo që stërgjyshërit e grekëve të sotëm janë themeltarët e parë të saj. Kisha vijon të mbizotërojë politikën në këtë vend.

    Greqia është shteti i fundit teokratik në Evropë. Nëse dikush gjakon që të ketë një karrierë politike, ai duhet fillimisht t’i përulet zotërve lokal të kishës. Në vitet 50’ta dhe 60’ta mijëra grekë qenë të shtrënguar të braktisnin fshatrat për të emigruar jashtë vendit ose për të gjetur punë në qendrat e mëdha të vendit ku ishin ngritur fabrikat, të cilave u nevojitej krah i lirë pune. Fshatrat u braktisen kurse qytetet përjetuan një mbipopullim të paparë i cili rrjedhoi me probleme të ndryshme demografike dhe mjedisore ngase nuk kishte planifikim urban (që nuk ka as tani). Zbrazja e fshatrave, sidoqoftë, krijoi një tjetër problem të mbrehtë që pak politikanë kishin guxuar ta trajtonin: sëmundja e urbanizmit. Ardhja e vijueshme e fshatarëve tregonte se motivet e braktisjes së fshatrave nuk mbështeteshin edhe aq në nevojën për të gjetur punë sa në dëshirën e tyre për të shijuar ‘stilin urban’ të jetesës në kuptimin e epshit hedonist. Ndryshe nga amerikanët e jugut të cilët krenoheshin me trashëgiminë dhe tokën e tyre, fshatarët grekë parapëlqenin të vinin në qendrat e mëdha e të punonin në industri ose si zanatçinj sesa të mbeteshin duke punuar në tokën e tyre. Ata kujtonin se ‘jetesa e lehtë’ mund të gjendej vetëm në qytetet e mëdha. Junta ushtarake në vitin 1967 vetëm sa e yshti edhe më ‘dëshirën për urbanizëm’ të fshatarëve. Pas rënies së juntës ushtarake u krijuan dy parti kryesore, ‘Demokracia e re’ dhe ‘Partia Socialiste Pan-helenike’ e njohur ndryshe si ‘Pasok’.

    Të dyja kishin diçka të përbashkët: ato siguruan se gjithçka duhet të jetë e kontrolluar drejtpërdrejtë ose tërthortë nga shteti. Për të mbetur në fuqi sa më gjatë që ishte e mundur, ato gjetën një mënyrë shkatërrimtare për ta arritur këtë. Rrjedhimisht, shteti u shndërrua në një agjenci enorme të punësimit. Këto dy parti politike pajtuan mijëra individë të pakualifikuar për të punuar në sektorin publik. Regjimet huazonin para nga Bashkimi Evropian për pagat dhe privilegjet e veçanta të ushtrive të shërbëtorëve të tyre. Lulëzimi i sektorit privat mund të bëhej vetëm nëse përputhej me atë publik. Nuk kishte farë rëndësi se çka bënte dikush ose çfarë shërbimi publik dëshironte të kishte, ai thjesht s’mund ta kishte nëse nuk ryshfetoste. Burokracia dhe korrupsioni kanë qenë gjithnjë të pleksura. Shkalla e korrupsionit në Greqinë e sotme është shumë më e madhe sesa ajo në shumë vende të Azisë, Amerikës Jugore apo Afrikës. Vendi pushoi se prodhuari për shkak se ¼ e fuqisë së tij punëtore ishte punësuar nga shteti.

    Gjetja e një vendi pune në sektorin publik u bë ëndrra e çdo të riu. Tanimë nuk kishte rëndësi çfarë kredenciale akademike kishte. E rëndësishme ishte të kishte ndonjë lidhje politike sa për t’u vendosur diku në sektorin publik ku do të kishte një pagë të majme pa bërë hiç asgjë! Retorika populliste e vënë në zbatim nga këto dy parti krijoi një lloj të ri morali në popull. Nuk ka dyshim se ky sistem grotesk politik është një shpikje unike greke. Mund të gjendet sall në Greqi që të ketë regjime konservative (të krahut të djathtë dhe anti-komuniste) me qasje staliniste të të zbatuarit të autoritetit të shtetit.

    Grekët e sotëm janë të përmendur si mjeshtër në artin e krijimit të teorive konspirative. E gjithë dynjaja është me gjasmë duke komplotuar kundër tyre për shkak të ‘sipërisë’ së tyre racore. Këshilla e John Maynard Keynes’it që ‘së pari duhet të stabilizohet e pastaj të reformohet’ nuk mund të gjejë zbatim këtu për shkak se ekonomia greke asnjëherë nuk mund të stabilizohet meqë është e velur nga shërbyesit e pavlerë publik.

    Të gjitha faktet e mësipërme mund të tingëllojnë paksa befasuese për dikë nga perëndimi. Paj, asgjë s’duhet edhe aq të na befasojë. Është e pamundshme për pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve, që rronin në maje të bjeshkëve dhe brenda shpellave, që rrallë laheshin, që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkitnin katundet, të kuptojnë si funksionojnë kombet e qytetëruara e lërë më të ndihen si evropian. Gjithashtu është e pamundshme për një komb që kurrë nuk ka shijuar frytet e iluminizmit, demokracisë dhe revolucionit industrial që të jetë i aftë sa për t’iu përshtatur ekonomisë ndërkombëtare gjithnjë në evoluim. Nëse dikush habitet pse vendet e tjera të Bashkimit Evropian janë kaq të rrepta ndaj Greqisë, është mbase nga padituria e tyre ndaj gjendjes së këtushme. Atyre u mungon njohja e mjaftueshme për ta kuptuar në plotni rrënjët socio-kulturore të shtetit të sotëm grek. Greqia kurrë nuk do të jetë një vend i mirëfilltë evropian. Nuk mund të bëhet. Madje nuk dëshiron as të bëhet.


    PS. nuk jane te gjithe greket budallenj si akili dhe ilia spiro, ka greke te arsyeshem qe e dine mire si ka qene puna...bravo Dimitris Epikouris.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Ky shkrimi i zoterise Dhimitris Epikouris se c'ka vlera momentale edhe per Shqiperine....kllaca poli kleftiko e sotme tek ne me devatshmeri ecen ne tatepjeten e udherfyesit shpirteror Grek
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #110
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Nuk ka te drejte kurrkush t`i imponohet nje fshati, komune, bashkie a krahine, qe te fuse shkolle per gjuhen qe marrin femijet me qumshtin e nenes, se bashku me gjuhen e vendit ku jetojne, te cilen e respektojne si gjuhe te pare,....e pershendes Kryetarin e Bashkise per nismen qe ka marre, eshte ne interes te forcimit te identitetit te qytetareve qe i kane dhene voten,..
    Himara dhe ndonje fshat tjeter me greke andej nga jugu
    jane fshatra ne territorin e republikes shqiptare
    dhe ne shqiperi arsimi eshte shqip.
    Nqs ste pelqen shqipja shko ne greqi dhe ua
    meson femijeve ne shkollat greke gjuhen dhe te tjerat.
    ose coji femijet ne ndonje kurs privat te mesojne greqishten
    me gramatike,por ta besh greqishten gjuhe te dyte
    nuk ka llogjike,pasi popullsia greke eshte shume e vogel.
    Bej nje ankete(sondazh) ne Shqiperi a don ta mesoje
    greqishten ndonjeri apo jo dhe jam 100% i bindur qe
    mbi 90 % do thone jo.
    Pse ne Zvicer ekzistojne 3 gjuhe zyrtare ,gjermanisht,frengjisht dhe italisht.
    jane 3 gjuhe zyrtare pasi popullsia gjermane franceze dhe italiane
    jane popullsi te medha,ka rajone kantone ku nje mase e madhe e popullsise flasin gjermanisht.
    Ka rajone te tjera te medha ku flitet frengjisht dhe rajone te tjera me popullate te madhe italianesh ku flitet italisht.
    Kusht i vetem dhe kryesor qe nje gjuhe te fitoje statusin zyrtar
    si gjuhe e dyte eshte popullsia e madhe qe e flet ate gjuhe ne territorin e nje shteti.
    ====
    Dyshoj ne saktesine ne statistikat e dhena per censusin pasi ne fshatra si Himara mund te kete shume shqiptare
    qe ne familje flasin greqisht vetem pasi jane me origjine greke(gjyshi lindur ne greqi),por keto femije ne Himare etj
    kane lindur ne shqiperi dhe meqenese kane lindur ne shqiperi jane shqiptare,pamvarsisht se gjyshi i tyre ka qene grek.
    Cfare ndodh,grupi qe shkon ben numerimet neper shtepia,pyet ato te shtepise,jeni shqiptare apo greke pasi do plotesojne te dhenat ne formularet e regjistrimeve.Ato te shtepise thone te gjithe qe jemi greke.Dhe grupi e shenon ne formular anash emrave qe jane greke.Ne fakt komplet anetaret e asaj familjeje me baba nene dhe kalamaj kane lindur ne Shqiperi(dmth jane shqiptare),por keto ecin gjithmone me ate mentalitetin e origjines e tyre dhe nuk e quajne veten asnjehere shqiptare por greke.
    Ne fakt jane shqiptare pasi kane lindur e jane rritur ne shqiperi.Ato thone jemi greke pasi flasin vetem greqisht ne shtepi dhe kane prejardhjen greke (gjyshi/gjyshja) kane lindur ne greqi.
    Si perfundim ,kush ka lindur ne shqiperi eshte shqiptar,pavarsisht nga prejardhja.
    Nje grek mund te vije me gruan per te jetuar ne shqiperi dhe gruaja i lind djale ne Tirane.
    Femija merr statusin shqiptar,eshte shqiptar dhe jo grek pasi ka lindur ne shqiperi,pavarsisht se prinderit jane grek.
    Nje cift kosovaresh vijne per te jetuar ne Durres.Gruaja lind vajze ne maternitetin e Durresit.
    Vajza e lindur ne kete rast nuk eshte kosovare,por eshte durrsake pasi lindi ne durres.E thjeshte fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-12-2012 më 21:21
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •