Gjyshit tim
Kanë kaluar vite,ishja shumë i vogël,
Si në ëndërr më kujtohet gjyshi im.
I numuronte tespiet gogël më gogël
Dhe shpesh nxirrte nga shpirti psherëtim.
Unë e shikoja në sy dhe qeshja kot së koti,
Asgjë nuk kuptoja nga brenga e Ti.
Ai më përkëdhelte dhe thoshte : Të ruajt Zoti,
Beso në Kishë dhe në Xhami.
I gjatë në trup dhe krejt i rrudhosur,
Me diellin putheshin çdo mëngjes.
Sytë të lodhur,të mavijosur,
Por kishin dritë e kishin shpresë.
Sulo quhej,por Sulo Zeqo i thërrisnin,
(Thonë që shquhej për zgjuarsi).
Edhe pse hallet si fëmijë e prisnin,
Ai puthej në buzë me çdo perëndi.
Sot prehet i qetë si gjithë moshatarët,
Diku në një gëmushë në Gjokushtë.
Por dhe në dimër ti ti ktheji beharët
Dhe me Hënën janë shokë të ngushtë.
Unë e kujtoj e s'bëj gjë tjetër,
Loti për të nuk para shkon,
Ndaj sot dy rrjeshta i hodha në letër,
E tu them të gjithve: Sulo Zequa Jeton !
Krijoni Kontakt