
Postuar më parë nga
riza2008
Bukuri Malëshove
Bukuritë e botës, aspak s'më çudisin,
Bukuri të tilla,ka plotë vëndi im.
Nëse nga Këlcyra maloren do ngjisni,
Do t'u duket bota e tëra zhgënjim.
Do t'u duken Lugjet,si lumi Danubit,
Piramidë Egjypti,vargmalet përrethë.
Valëzat dhe Sjaduni,bukuri e fundit
Dhe Zasteni poshtëm, si hëna mbi ledh.
Do t'u duket Çuka, kulla Eifel,
Lumi i Kalasë,deti Marmara.
Dielli i mëngjesit në qafë sa po del,
Puthet më dërrasën,sikur bën shaka.
Dërasë e Çajupit,një pasqyrë e madhe,
Ku shikohet bukur një krahinë e tërë.
Bredhat e Gjonziut,sikur hedhin valle
Bisedojnë me yjet, si uji mbi rërë.
Do t'u duket Shpardhi,parku Arizona,
Lisat e Prodanit,si Palma e Artë.
Burrat edhe gratë,zotrinj edhe zonja,
Ky vënd i magjishëm fletë me Zotin lartë.
Bukuritë e botës, aspak s'më çudisin,
Bukuri Malëshove kërkon shpirti im.
Atje ku kam lindur,jam rritur me lisin
Edhe një fletë gjethe më sjell mallëngjim.
Krijoni Kontakt