Po nuk gabojë greqia është një shtet në të cilin nuk ekziston as edhe një minoritet nacional, pra që të jenë të një nacionaliteti tjetër.
Vetëm një një minoritet fetar njihet në Thraki (është shumë i rreptë dallimi.. minoritet fetar, pra grekë myslimanë!!!).
Për çamërinë dhe epirin të thuash që janë greke apo shqiptare (duke konsideruar popullsinë flas) është për mua jo e saktë.. në të dyja anët kanë ekzistuar njerëz të të dyja nacionaliteteve!
Fshatrat greke në Shqipëri bile ekzistojnë akoma!
Njerzit kanë lëviz gjithmonë, në periudha të ndryshme edhe popullsia ka ndryshuar.. pra të jesh absolut është e padrejtë besojë.
Secili shikon periudhat e historisë si e intereson, ndajë nuk merremi dot veshë!
Ka qën ça dikur, ajo që vlen është mundësia e atij që banon në një vend të bëjë një jetë të qetë. Ne të jemi të qetë këtej dhe ata andej, secili të shikojë punën e vetë.
mo u merzitni mo djema se sva prish kush marrdhaniet me greqin jo
rrini e jetoni te qete. se dhe politikanet si ju menojn kshtu qe fleni rahat.
JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE
Une nuk shkruaj ne kete teme se me behet vone per interesat e Greqise apo per ate qe mendojne politikanet shqiptare. Une shkruaj ne kete teme pasi qendrime te tilla shpalosin injorancen tuaj, pasi vetem injoranti nuk i shikon konsekuencat e veprimeve te tija. Une mund te zgjidhja te mbyllja gojen e t'iu lija te gjeloni ne injorancen tuaj, sic ben shumica e popullsise shqiptare, por me dhimbseni se mund te jeni injorante, por jeni injorante shqiptare.
Kelcyra e Permeti jane zona turistike me nje bukuri natyrore te mrekullueshme dhe jane nder zonat me te preferuara nga turistet e huaj, perfshi ata greke. Ekonomia lokale e atyre zonave, qe mbahet me kete turizem, ka nevoje per sa me shume turiste te huaj nga mbare bota, e jo me pak. Veprime te tilla vetem sa prishin imazhin e gjithe zones dhe i mbajne larg turistet nga gryka e Kelcyres e zona e Permetit.
Per kete kelcyriotet dhe permetaret qe jetojne me ate turizem, duhet te falenderojne kokepalaret e ardhur me autobuze nga Tirana qe zene me gurre turistet ditore nga Greqia. Qindra turiste do te anashkalojne zonen e Permetit nga itinerari i tyre vetem fale zhurmes mediatike qe Faqeziu shkaktoi. Kujt i behet vone per popullsine lokale dhe ekonomine e zones, e rendesishme per ne nacionalistet kokeboshe eshte qe te bejme zhurme e ti biem gjoksit. Kete une e quaj "nacionalizmi i rruges qe ngopet me lugen bosh".
Albo
dhe sikur pika turistike te mos kete,gjuajtja me gur a autobuzeve me familjar(ska rendesi me familjar apo jo,gjesti ka rendesi per mua),tregon mesjete dhe jo vend europian i vitit 2012, qe duam te quhemi.
Qellimi konsiston ne sigurimin e kufirit ne veri te Greqise dhe per te siguruar dore te lire per te hedhur syte drejt jugut te Shqiperise.
Prandaj sot çamet per greqine ose nuk ekzistojne, ose jane bashkepuntore me nazizmin ose ose... pyet Albon me mire ai i di uje keto teorirat...
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
Qe ti bie shkurt.... cili i demton raportet mes Shqiperise dhe Greqise, protesta qe diskutohet ne kete teme, apo ngritja e ketije flamuri nga keta tipa ?
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri
te dyja,gjesteve te ktyre qelbesirave qe shpresojne akoma se ''vorioipiri'' do behet i tyri,nuk mund ti pergjigjesh me politika si te akz,duhet qetesi diplomati dhe mbi te gjitha POLITIKAN QE MARRIN VESH NGA POLITIKA,sepse po e lame politikien ne duart e akz dhe gjesteve te saj,nuk do i kemi mire punet,po e perseris prape gjuajtja me veze e gur e autobuzeve,thirje nacionaliste boshe pa patur gje ne dore, nuk zgjidhi dhe as nuk do zgjidh asnje nga keta probleme,i ben me te ashpra ata,flitet se akz do kete neser nje mbledhje ketu ne athine,pastaj thane sikur u anollua,nuk e di ku eshte e verteta,por uroj te mos kemi ndonje gjurulldi, ekam fjalen se flitet se mbase ngriten keta te agimit te erret e te krijojn ndonje incident si pergjigje per sa ndollen ne kelcyre,prandej e thash se gjitha keta te kthehen bumerang,e thashe disa here me lart,konkretisht ca dua te them,qe po ndodhi gje ne athine ,nuk ke as se cfare i thua se do thone keshtu na pritet neve,kkeshtu ju presim dhe ne.
prandaj vellezer nuk luhet me keto gjera.
Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 03-11-2012 më 17:35
Krijoni Kontakt