Shqiptaret jane vite drite larg kultures europiane.
Shqiptaret jane vite drite larg kultures europiane.
gjithashtu europa eshte vite drite larg kultures shqiptare
Kultura Shqiptare
Shqiptari ska nevoj per kulturen e asnje vendi qoft europa ose amerika
cdo vend ka idetifikim e tyre edhe ashtu duhet te jet
shqiptari ja di vlerat familjes per kete familja eshte e para
Kultura Europiane ka dallime shum te medhaja nga shqiperia
1 te jesh e virgjer eshte turp duhet te kesh vajt me nga 5-6 atehere je e para
2 te rish me nje grua gjith jeten wee ca thoni duhet te martoheni te pakten 4 here
3 se ka gruaja dobica nga mbrapa ska gje rob zoti jan
4 te vesh me gruan ne nje lokal sbehet fjal ka shoqerin e saj
5 kur del me shoket i thua si ma ke kete gruan bomb fare,
6 i thua gruas keto jan billat e tua gjej ku te duash duhet te lahen gruja e shkret ne krevat me aqifin lan billat
7 sduhet kur te jesh ai qe je por duhet te behesh edhe ti si ata
edhe shum e shum te tjera qe jan negative shum nga europa
jo se edhe shqiperia ska te tilla por Shqiptari ka Nje Tradit Ka Nje Kultur edhe ajo duhet te mbahet
e di qe shum veta do flasin edhe mir do beni cdo njeri ka mendimin e ti
por nje gje duhet te dim ska me mire se gjuha jote kultura jote mentaliteti jot
Partizoni
po ca thua o derezi.
shqiptaret jane shoqeria me e dhuneshme ne europe.
ne mentalitetin dhe zakonet shqiptare gjithca kerkohet me kercenim dhe dhune.
shqiptaret nuk kane respekt te ligji.
shqiptaret jane hileqare, dhe ligjet i bejne sipas interesit klanor.
e shume e shume te zeza te tjera.
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Shqiptaret ne lidgje se sa larg ose afer Evropes jane , ndahen ne 2 katigori.
Ne te paren jane ata qe jane bere me evropian se evropianet , qe nuk dine nga kane ardhe dhe ku po shkojne.Nuk gjejne asgje qe tju pelqej ne shqiperi dhe tek shqiptaret.Keta jane pak ne total dhe ne pergjithesi jane te besimit kristian pamvaresisht qe nuk ju behet vone per te.
Kurse pjesa tjeter jane akoma brenda vetes te mbytur nga injoranca dhe barbaria pamvaresisht qe mund te kene Mrecedez apo shtepi e vila me pishina.Besoj se do duhen vite dhe breza te tjere qe te pastrohen keto atavizma qe ka shume mundesi qe ti kene rrenjet tek ato gjera qe na lane 500 vjetet pushtimit injorant dhe anti-kulture otoman
Mendimi jot ky shoku edhe mbase ke te drejt mbase ......
Tani me thoj pak kush shtet Ska dhune,krime,vrasje,hileqar,interes edhe shum e shum te zeza apo edhe keta te tjeret duhet te jen shqiptar
me fal per pyetjen por nga je nga shqiperia
[edhe njehere dua te theksoj qe cdo njeri ka kulturen ]
Partizoni
nuk e di a jeton ne shqiperi apo jo..
nese jo, harroje se ke pikpamje te qarte mbi shoqerine shqiptare.
dhune ka kudo por jane raste te izoluara, dhe shkaqet jane krejt te ndryshme
nga ato qe jane ne shqiperi.
nuk vritet njeri ne europe per shkak se "me pa shtrember" apo "per nje vije uji"
apo "se me kundershtoi" apo "se i fishkelleu te dashures" apo "se i zuri parkingun" etj,etj.
keto vrasje jane te PERDITESHME NE SHQIPERI, le te mos flasim per vrasjet ne familje qe kane tejkaluar cdo imagjinate njerezore. ne shqiperi cdo njeri i zakonshem qe merr fryme eshte potencial krimi, edhe ata qe ulesh e pi kafe,edhe komshiu qe e njeh vite, edhe kolegu i punes, befasisht per hic gje trasformohen ne kriminela per shkakun me ordiner.
nuk e di a ndodhin edhe ne afrike keto gjera se ne europe kam jetuar gjate dhe e di qe jeta eshte e qete dhe e sigurt.
TASHME KETO QE TE THASHE UNE NUK PO MOHOHEN AS NE SHQIPERI.
TE GJITHE NJEREZIT ME DY PARE MEND JANE TE ALARMUAR.
statistikat e UN e nxjerrin shqiperine vendin me kriminalitetin me te larte ne europe.
ps. per 2012 ne 2 milion e 800 mije banore qe jetojne aktualisht ne shqiperi
jane vrare 127 vete kurse ne maqedoni 40 vete ne serbi 123 vete
keto statistika jane deri ne muajin gusht.
ne keto 2 muaj jane vrare dhe 30 te tjere.
Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 29-10-2012 më 10:22
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
Integrimi mbarë-evropian dhe populli shqiptar
Dr.Laurant Bica,pedagog
Dr.(ne proces)Merita Malile,pedagoge
Integrimi mbarë-evropian dhe populli shqiptar
1. Ndihmesa historikisht e kombit shqiptar në qytetërimin evropian
Një nga filozofet më të shquar të kohës sonë,anglezi Bertran Rasëll, në veprën e tij “Një histori e Filozofisë Perëndimore”,Tiranë 2004 në 3 vëllime në librin e dytë “Filozofia Katolike”,në kapitullin e tretë kur përmend katër Doktorët e Kishës Perëndimore:Shën Ambrozin,Shën Xheromin,Shën Augustinin(si bashkëkohës,shekulli IV i erës sonë)dhe Papa Gregori i Madh,ndalet tek tre të parët.”Menjëherë pas kohës së tyre…civilizimi ra për shekuj të tërë dhe jo më parë se afër një mijë vjet më pas,Krishtërimi prodhoi përsëri njerëz që barazoheshin me ta në dije dhe kulturë…Pak njerëz i kanë kapërcyer këta të tre në histori,përsa i përket ndikimit…”
Duke nënvizuar ndërmjet tyre rolin e Shën Xheromit,Rasëlli shkruan:”Shën Xheromi i dha Kishës Perëndimore Biblën e vet Latine(Vulgatin,që edhe sot mbetet version zyrtar katolik i Biblës.Pra,Shën Jeronimi qe përkthyes i saj.)dhe një pjesë të madhe të aspiratës për tek manastiret.”
Euzeb Jeronimi (345-420 të erës sonë) lindi në qytetin Stridon të Dalmacisë ilire dhe është një nga dijetarët e shquar që i ka dhënë shumë,jo vetëm krishtërimit,por edhe dijes njerëzore krahas Shën Augustinit e të tjerëve.S’ka libër enciklopedie botërore që të mos e përmendë emrin e tij e të mos shkruajë gjerë e gjatë për të e veprën e tij.E filluam me Shën Jeronimin për të treguar se populli shqiptar,si popull evropian i ka dhënë Evropës e botës,figura të rangut të Shën Jeronimit me dituri si deti,puse të dijes të shkencës së kohës,eruditë si ata.Emrat e tyre u kanë mbijetuar kohërave dhe kanë arritur deri në ditët tona,duke u bërë burim krenarie për këta bij të popullit tonë.
Thelbi i paraqitjes sonë,sot në këtë kumtesë,qëndron jo thjesht të rolit marrës, por të ndihmesës që sjell populli shqiptar duke u inkuadruar në Evropë.Historikisht,në të gjitha kohërat,populli ynë i ka dhënë kontinentit tonë personalitete të shquara.Shqiptarët kanë kontribuar në përhapjen e qytetërimit perëndimor, në Ballkan.Këtu ka ndihmuar edhe pozicioni gjeopolitik i popullit tonë midis lindjes dhe perëndimit. Ai ka qenë një urë lidhëse dhe një bartës i qytetërimit perëndimor,sidomos në shekujt e fundit e deri sot.Gjithmonë populli yne i ka mbajtur sytë andej nga ishte progresi.Le të lëvizim nëpër kohëra për të parë këtë ecuri të shqiptarëve si popull evropian.
Shqiptarët kanë dhënë ndihmesën e tyre nga njëri cep i kontinentit evropian në tjetrin,nga Anglia në Itali,nga Spanja deri në Hungari, nga Franca dhe Gjermania deri në Rusi etj. Nuk kanë të numëruar bëmat e tyre që nga përhapja e krishtërimit dhe deri në hedhjen e themeleve të kulturës së tyre.
Nuk është vendi këtu për të hyrë në detaje,por më mirë po i referohem ndihmesës së humanistëve shqiptarë në Rilindjen Evropiane.Ishte Leonik Tomeu nga Durrësi,mesues i Nikolla Kopernikut,që ringjalli Aristotelin e lashtësisë e solli nga greqishtja në latinisht, gjuhën franke të kohës.Një Gjon Gazulli nga Mirdita,për arritjet në fushën e filozofisë dhe sidomos të astronomisë do të kërkohej nga oborri mbretëror hungarez,nga i shumëdituri Matias Korvini. Marin Beçikemi do të bënte rektorin në Universitetin e Padovës,ndërsa një Mihal Artioti pasi të pajisej me kulturën më të lartë të kohës në shkollat humaniste të Italisë, Francës dhe Spanjës,do të shkonte në Rusi,do të përkthente librat fetarë të Bizantit në gjuhën ruse dhe do t’i hidhte themelet e kulturës ruse si askush tjetër.Kisha ruse së fundmi e ka shpallur si shenjtor të vetin, këtë bir të një familjeje fisnike te Çamërisë(Epirit)nga qyteti shqiptar i Artës,që i dha edhe mbiemrin.Shqiptarët do të ngrinin në Venedik një “Scuola degli Albanesi”(shkolla e shqiptarëve)e cila do të luante një rol të veçantë në përhapjen e kulturës humaniste edhe midis shqiptarëve të emigruar pas katastrofës të pushtimit Osman të Shqipërisë.
A nuk ishte Skënderbeu ynë që iu bë gardh mbrojtës qytetërimit evropian nga hordhitë osmane? A nuk ishin dy pashallarë osmanë me origjinë shqiptare midis të cilëve dhe i dituri, vlonjati Lutfi Pasha, që e sabotuan nga brenda përparimin e osmanëve drejt gadishullit Apenin në Otranto e bënë të mos hynin dot osmanët në Itali.
Dy shekuj më vonë,në universitetin e Padovës,shqiptarja Eleni Peshkopia do të ishte doktorja e parë e shkencave në botë për filozofi që e mbrojti atë me sukses të plotë ,ndonëse e pati të shkurtër vrapin në jetë. Ç’të shkruajmë për Angjelika Palin, çamen poete,filozofe që rridhte nga një familje fisnike dhe emri i saj ka hyrë në enciklopeditë e botës. Po e famshmja princeshë Dora D’Istria,gjithashtu princeshë e letrave,që bëri aq shumë për Shqipërinë e shqiptarët e për Rilindjen Kombëtare në sallonet mondane të Evropës! Ç’të flasim për inxhinierin shqiptar Karl Gega,i cili ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë dhe hapi tunelin e dëgjuar të Semeringut,që kalon nën Alpet e Evropës në kufirin Itali-Zvicër.Po për voskopojarin Baron Sina me banim në Austri, që ndërtoi urën e famshme që lidhi dy pjesët e kryeqytetit hungarez Budën me Peshtin mbi lumin Danub.Nuk guxojmë të hyjmë në hollësira se kjo kumtesë do të shkonte tepër gjatë.
Le të ndalemi për të marrë frymë një moment tek Voskopoja,tek metropoli evropian në mes të maleve të Shqipërisë në shekullin XVIII, kur Beogradi,Athina,Sofja e qytete të tjera të Ballkanit, para saj s’ishin veçse liliputë, në krahasim me dhjetra mijëra banorë të krishterë shqiptarë që e popullonin atë dhe mbi 24 kishave,të cilat e zbukuronin atë.
Voskopoja,ky qytet i themeluar më parë nga princët Muzakaj të krahinës së Oparit,në mesin e shekullit XVIII,arriti apogjeun e vet me kulturën materiale e shpirtërore që rrezatonte. Ajo u bë një vatër e qytetërimit bizantin e evropian.Një figurë qendrore e saj si protopapa Teodor Kavallioti,do të përhapte idetë e Dekartit francez në mjedisin shqiptar e ballkanik.Një personalitet tjetër si oparaku Kostandin Çekani,do të mbante ligjërata në Oksford të Anglisë,në Leiden të Hollandës, në Hajdelberg të Gjermanisë. Gjithashtu do t’i jepte leksione për shqiptarët e vllehët, suedezit Johan Thunman e ky pastaj nga ana e tij do të bëhej themelues i albanologjisë.
Çfarë të them për Evgjen Bullgarin,i cili bashkë me Gotfrid Laibnicin hodhën në këto kohëra,themelet e Akademisë Ruse të Shkencave?!
Dy fjalë po i themi edhe për aristokracinë voskopojane,fisnikët shqiptarë,të cilët s’mund t’i dalloje nga fisnikëria evropiane në maniera, mënyrat të sjelljes, në veshje,në shijet e tyre,në tekat e tyre,në luksin e tyre.
Moda dilte në Paris,shkonte në Venedik,përhapej në Kostandinopojë,por ngjitej edhe në qytetin në prehër të maleve,pa i lënë kusur asaj të Parisit.Fisnikët e tregtarët voskopojarë i binin kryq e tërthor Evropës. Për ta s’kish asnjë kufi.Ata ishin të apasionuar pas luleve etj,njësoj si fisnikët evropianë,nuk u linin asgjë mangut në gjithçka.
Jemi pikërisht në atë periudhë që ka hyrë në histori si Lale Devri në lindje, apo Epoka e Tulipanëve në Perëndim. Kjo përfshin pra si Lindjen dhe Perëndimin,nga Stambolli në Hollandë,në Paris e në Venedik,apo edhe në qytetin shqiptar në zemër të maleve, të Voskopojës. Francezi Zhan Faverial,që ka shkruar një “Histori të Shqipërisë”, tregon nëpërmjet gojës së një plaku voskopojar,se një nga shkaqet e rënies së saj është “lluksi i grave”. Voskopojarët, sidomos gratë e kamura fisnike që dilnin edhe në Evropë,sidomos në Italinë e afërt,nuk i linin gjë mangut luksit të Vjenës, Parisit, Romës,por as atij të Kostandinopojës. Kur u prish Voskopoja, vrapin e mbajtën drejt Stambollit.Rezultatet e dashurisë së tyre për veshjen, kulturën, qytetërimin, i gjejmë në qytetin e Korçës,kur qytetërimi voskopojar, pas djegies së qytetit malor, u zhvendos në qytetin fqinj me të, disa dhjetra kilometra larg. Sot, Korça ruan e përcjell këtë traditë, si një nga qendrat e kulturës në trojet mbarëshqiptare.
Edhe pashallëqet shqiptare autonome të veriut dhe jugut,me kryeqendrat e tyre si Shkodra dhe Janina,por edhe Berati,u bënë vatra të civilizimit perëndimor.Në to lulëzoi si kultura vendase,arsimi,por edhe artet,piktura, skulptura, skalistia (gdhendja e drurit). Njëkohësisht me rrugë nga më të ndryshmet,u ndje ndikimi i qytetërimit të Perëndimit.Lidhjet e shumta që u mbijetuan shekujve osmanë,nuk u këputën asnjëherë.Tradicionalisht në shekuj,për mjekësi studjohej në Jugun e Italisë, në qytetin e Salernos, por s’bënte përjashtim as Napoli e Roma. E njëjta gjë duhet thënë edhe për Shkodrën,si atë të shekullit XVIII,ashtu edhe për atë të shekullit XIX.Lidhjet me Venecian e mbarë Italinë,kanë qenë prezente në qindvjeçarë dhe qytetërimi i Evropës me arritjet më të fundit ka qenë i pranishëm në Shkodër,si tek Bushatllinjtë,ashtu dhe më pas.Vetëm në kohën e Lidhjes së Prizrenit,sipas profesor Zija Shkodrës,800 firma shkodrane esnafe,punonin me Venedikun dhe Ankonën.Borgjezia tregtare shkodrane rrihte si rrugët e detit,po ashtu dhe të tokës në brendësitë e Ballkanit, përmes Gjakovës e më thellë.Ajo njëkohësisht ishte bartëse e të rejave që vinin nga komshiu më i afërt perëndimor,Italia.
Shqipëria,ndonëse nën sundimin osman,përbënte perëndimin e Perandorisë Osmane dhe portet e Tivarit, Ulqinit, Durrësit, Vlorës, Prevezës, Artës etj,ishin valvola të frymëmarrjes së tërë perandorisë.Nëpërmjet tyre,jo vetëm dilnin e hynin mallrat,lëvizte ekonomia,por edhe vinte arsimi,kultura,qytetërimi i përparuar,por edhe ideologjia iluministe,e cila u bë mbizotëruese në shekujt XVIII-XIX,jo vetëm në Shqipëri,por në mbarë Ballkanin.
Dhe tani të shohim si janë raportet midis Shqipërisë e Evropës në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe përgjatë shekullit të XX.Në Rilindjen Shqiptare dhe Rilindjen Osmane,Hasan Tahsinin e kanë cilësuar si një nga udhëheqësit e lëvizjes së perëndimorizimit në Perandorinë Osmane në Ballkan dhe në Shqipëri.Në këtë drejtim,tërë enciklopeditë turke janë në unison në lidhje me rolin e tij.
Vëllezërit Frashëri,përfshirë më të voglin,Mehmetin,në tërë veprimtarinë e tyre sytë i mbajtën nga perëndimi,nga Evropa,se aty ishte zhvillimi,progresi.Jo më kot,Naimi do të përsëriste fjalët tashmë të njohura:”Dielli lind andej nga perëndon”.Samiu,në enciklopedinë e tij,do t’u jepte vend jo vetëm personaliteteve lindore,por do t’i mbushte faqet e 6 volumeve të saj me figurat më të shquara të kohës dhe të së kaluarës si Volteri,Russoi,Dekarti,Spinoza,Lajbnici e plot e plot të tjerë.Enciklopedia e tij u bë burim i dijeve me të cilat u rritën breza të tërë në Perandorinë Osmane,Ballkan e Shqipëri,por edhe jashte kufijve të perandorisë. Roli i Frashërllinjve në përhapjen e iluminizmit është i jashtëzakonshëm.
Rilindasit e tjerë ecën në gjurmët e Tahsinit, të Abedin Dinos e të Frasherllinjve të mëdhenj.Ismail Qemali,Pashko Vasa, edhe ofiqarë (zyrtarë) të lartë të Perandorisë Osmane do të luanin rol të rëndësishëm në përhapjen e qytetërimit perëndimor, por bashkë me të tjerë, do të hidhnin themelet e pavarësisë shqiptare.
Pjesa më e madhe e tyre nuk qenë prezent në momentin kulmor të realizimit të përpjekjeve të tyre.Ky nder i takoi plakut vlonjat Ismail Qemali,që u bë dhe artizani e realizuesi konkret i pavarësisë. Ai ngriti flamurin në Vlorë.
Edhe kur Shqipëria u bë shtet pas 1920,të gjithë ata që qenë në krye,sytë nuk i hoqën asnjëherë nga Perëndimi.Përjashto regjimin komunist që për 50 vjet,sytë i ktheu nga Lindja,Bashkimi Sovjetik apo Kina. Intelektualët me bindje e formim perëndimor,i ndoqi e i përndoqi sikur të kishin kolerën,i përplasi burgjeve,internimeve dhe në rastin më të keq u dha plumbin kokës apo dhe i vari në litar.Intelektualët shqiptarë me formim perëndimor e mbanin kokën nga oksidenti;futën oksidentalizmin, siç e quajtën në atë kohë në vend,pra synuan perëndimorizimin e Shqipërisë. Intelektualë si Mirash Ivanaj, Branko Merxhani,Vangjel Koça,Vasfi Samimi etj,kanë qenë në pararojë të këtij procesi.
Nuk mund të lemë pa thënë dy fjalë edhe për shkollat e huaja në Shqipëri dhe rolin e tyre në përhapjen e qytetërimit perëndimor në edukimin e brezit të ri me frymë oksidentale. Gjuhët e huaja të mëdha të Evropës që mësoheshin në to,lehtësuan ecurinë e këtij procesi.Liceu i Korcës me frengjishten e tij,Tregtarja e Vlorës dhe shkollat katolike të Shkodrës me italishten e tyre,shkolla teknike e Fulcit në Tiranë dhe Bujqësorja në Golem të Kavajës,si dhe Instituti Kyriaz (Qiriaz) me anglishten e tyre,apo Medreseja e Tiranës me anglishten e italishten,si dhe gjuhët e Lindjes, pa folur për Gjimnazet e shtetit në Tiranë,Shkodër e gjetkë,apo për Normalen e Elbasanit, ku bëheshin gjuhë të tilla si frengjishtja,anglishtja apo ndonjë gjuhë tjetër. Të gjitha këto shkolla kanë qenë vatra të përparimit,progresit dhe dritare të hapura drejt perëndimit.Ato krijuan nje elite me botëkuptim perëndimor që regjimi komunist,brenda një dhjetëvjeçari fill pas luftës,u mundua t’a asgjesojë siç edhe pothuajse e asgjesoi. Pak,shumë pak prej tyre, mbijetuan deri në vitin 1990,kurse të tjerët,në s’i korri kosa e vdekjes, i hëngrën burgjet e internimet , e në rastin më të mirë, vdekja natyrale e përshpejtuar nga vuajtjet e paimagjinueshme që kaluan “në dhomat e ferrit”,të regjimit monist.Faji i vetëm i tyre ishte se kishin mbaruar shkollë të paraluftës psh. të themi tekniken e Fulcit.Mjaftonte vetëm kaq që ata të degdiseshin burgjeve siç i degdisën, apo dhe të hanin ndonjë plumb pas kokës.Kështu e pësoi inteligjenca shqiptare, por edhe fisnikëria shqiptare që pati botëkuptim,mentalitet,formim oksidental,apo pse kokën e mbajti nga Perëndimi.Po edhe ajo që u formua në Rusi, kishte një tavan: kush e nxirrte kokën mbi të, regjimi komunist ia preu atë.
2.Vlerat materiale dhe shpirtërore që sjell populli shqiptar sot në familjen evropiane
Populli e kombi shqiptar vjen sot para Evropës me ballë lart,si për rrugën e përshkruar në shekuj,si pjesë e pandarë e kontinentit plak,ashtu edhe me pasuritë materiale e shpirtërore,që i bart me vete sot e gjithë ditën.Dhe nuk janë të pakta!Një pjesë e tyre janë të njohura në tërë botën dhe pjesën tjetër kanë për t’i njohur më mirë të huajt,kur populli ynë të integrohet në Evropë…Por,le t’i marrim me rradhë.
Së pari,është ajo që quhet kulturë materiale.Këtu duhet të ndalojmë tek vlerat arkitekturore shqiptare të formuara në shekuj.Është një trashëgimi e tërë që e ka krijuar populli ynë,pasuri e madhe arkitektonike “e mbjellë”, jo vetëm brenda Shqipërisë,por në tërë trojet etnike,bile në mbarë Ballkanin e deri në Anadoll e më gjerë.Një shqiptar nga Opari,ka bërë tempullin e Taxh Mahallit në qytetin Agra të Indisë së largët-një nga shtatë mrekullitë e botës.Po kishat e Voskopojës që sot janë shpallur pasuri botërore e mbrohen nga UNESCO?Dy qytete muze: Gjirokastra-vepër e mjeshtërve oparakë, apo qyteti i Beratit,me kishat e xhamitë e veta,apo Prizreni në Kosovë,janë pasuri materiale e popullit tonë dhe sot,për turizmin kulturor janë perla.Ç’të themi për gjithë ato objekte kulti,xhami e kisha,që regjimi monist i bëri rrafsh me tokën,duke na lënë pa dëshmitë për historinë mesjetare të Shqipërisë.Edhe prej kësaj pasurie materiale kanë mbetur disa objekte që rastësia i shpëtoi nga stuhia e shkatërrimit .Afresket e kishave me pikturat e Onufrit e birit të tij Nikolla,të vëllezërve Katro-Çetiri,të vëllezërve Zografi, të David Selenicasit etj., edhe sot kur i shikojmë,pas disa shekujsh provojmë emocione të forta artistike.Kur i kanë parë specialistët e artit apo afreskeve fetare,janë mrekulluar. Ç’të themi, për kodikët kishtarë,sidomos ata të dy të Beratit,që ruhen në arkivin e shtetit?Po për xhubletën shqiptare si pasuri materiale etnografike, ç’të themi?Kush hahet me të si veshje nga lashtësia,jo vetëm në kontinentin tonë,por në mbarë botën!
Pa u zgjatur,mund të themi se në lëmin e kulturës materiale,njerëz të shquar të të gjitha fushave,i kanë dhënë vlera shoqërisë shqiptare e mbarë Evropës.
Një dukuri tjetër e terrenit shqiptar,është ajo që quhet isopolifoni:një pasuri shpirtërore e madhe.Specialistët tanë,por edhe të huaj,e kanë çmuar lart këtë vlerë,këtë pasuri,relike,që ruhet e gjallë në gjirin e popullit shqiptar.Në Bylis të Mallakastrës sapo mbaroi festivali i pestë i isopolifonisë.Në sallat prestigjioze të botës, si në Mynih të Gjermanisë e gjetkë,këngët tona polifonike me iso,i kanë rrëmbyer spektatorët e huaj!
Kombi shqiptar vjen në familjen evropiane me një pasuri shpirtërore të pallogaritshme, me gjuhën e tij shqipe,një nga më të vjetrat e kontinentit e të mbarë botës krahas sanskritishtes e gjuhëve të tjera më të vjetra botërore që ruhen të gjalla edhe sot.Popullit shqiptar,popujt e tjerë të botës,sot e më tepër në të ardhmen,do t’i jenë mirënjohës që ka ruajtur të gjallë shqipen,gjuhën e tij,që është një gjuhë e jashtëzakonshme,me vlerë edhe për mbarë njerëzimin!
Evropa e ka çmuar, e çmon sot e do ta çmojë popullin tonë edhe në të ardhmen, për disa nga virtytet e tij të paçmuara,siç janë besa,trimëria-burrëria-fisnikëria,mikpritja-bujaria.Të ndaleshim për secilën do të shkonte gjatë, por po themi nga dy fjalë për secilën prej tyre.Fjala besa ka hyrë siç është në shqip,në të gjitha gjuhët e Ballkanit. Besa shqiptarethonë popujt e Ballkanit kur duan të flasin për fjalën e dhënë,të mbajtur pa diskutim.Trimëria-burrëria,por edhe fisnikëria shqiptare kanë spikatur në shekuj edhe sot.Ndërsa mikpritja-bujaria shqiptare proverbiale,kë s’ka lënë pa fjalë nga të huajt që e kanë provuar.Ajo është e tillë sa edhe në Kanunin e Shqiptarit,edhe gjaksi po të trokiti në derë, je i detyruar ta presësh e përcjellësh, për aq sa i ardhuri është në besën tënde.Vetëm pasi mbaron mikpritja dhe e përcjell jashtë derës,atëherë vepron përsëri ligji i gjakmarrjes.
Shqipëria,duke filluar nga vitet 2000 e deri më sot,është bërë vendi i mbi dhjetë konferencave shkencore për harmoninë ndërfetare që ekziston prej shekujsh në këtë vend,i cili nuk di se ç’do të thotë urrejtje fetare,luftë fetare!Është interesante se Shqipëria është një mozaik i pothuajse të gjitha feve monoteiste botërore,i feve abrahamike dhe i disa degëzimeve të këtyre,duke filluar nga judaizmi,krishtërimi me dy nëndarjet e tij dhe që prej një shekulli e gjysëm dhe të një degëzimi të tretë të tij, siç janë ortodoksizmi,katolicizmi dhe protestantizmi,muslimanizmi në dy degëzimet e tij:synit dhe atë shiit,me një sekt të këtij të fundit,si Bektashizmi,që përbën një komunitet më vete e që konsiderohet si “fe e katërt” e shqiptarëve.Evropianët,në këtë drejtim,kanë se ç’të mësojnë nga populli shqiptar,nga eksperienca e tij lidhur me harmoninë e tolerancën e tij ndërfetare shembullore.Konferencat e zhvilluara në Shqipëri në këtë drejtim, u kanë treguar jo vetëm evropianëve, por tërë botës se kanë nevojë të dëgjojnë e marrin leksione nga populli shqiptar.Mjafton të kujtojmë se asnjë hebre-izraeliti nuk i doli gjak nga hundët në Shqipëri,asnjë nga ata mijëra që jetuan apo u strehuan në vendin tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk iu prek një fije floku dhe jo vetëm s’u dorëzuan në duar të nazistëve,por u fshehën e u ruajtën me fanatizëm.Antisemitizmi,një dukuri e zakonshme atëherë në mbarë Evropën,s’ka pasur e kurrë s’ka për të pasur vend në gjirin e popullit shqiptar.
Ndaj, në mbyllje të kësaj kumtese,mund të themi me krenari se populli shqiptar,kombi ynë,është një komb me vlera të veçanta.Duke hedhur hapat drejt Evropës,në kuadrin e integrimit,ballin e mban lart, i vetëdijshëm për vlerat e veta të shumta materiale e shpirtërore që bart e i bën pasuri të përbashkët me popujt e tjerë…
citim----
Evropa e ka çmuar, e çmon sot e do ta çmojë popullin tonë edhe në të ardhmen, për disa nga virtytet e tij të paçmuara,siç janë besa,trimëria-burrëria-fisnikëria,mikpritja-bujaria
Duhet të kemi shumë kujdes dhe ti respektojmë këto virtyte dhe të gjithë do të na çmojnë dhe respektojnë .
Përshendetje
Ndryshuar për herë të fundit nga K.i EPERM : 29-10-2012 më 18:30
Krijoni Kontakt