Protesta 1
http://vimeo.com/51901496
Protesta 2
http://vimeo.com/51898396
Protesta 1
http://vimeo.com/51901496
Protesta 2
http://vimeo.com/51898396
Gjenerata jone te pakten duhet te punoje kete drejtim , boll me armiqesi me popujt qe kemi ngjitur.
Te gjithe ne jemi kundra ''gjakmarrjes'' dhe kur vjen ceshtja per ''pajtime gjakrash'' lumturohemi, dhe kur politikanet tane bejne te gjejten gje ne i kthehemi ''gjakmarrjes'' perseri?
Me ka pelqyer nje Serb njehere kur erdhi tek Zone e Lire e Canit dhe tha se Shqiptaret dhe Serbet duhet te njohin dhe respektojne kulturen e njeri-tjetrit ne menyre qe te hedhim pas historine te mbushur me krime ndaj njeri-tjetrit.
Hitleri per shkak te njohjes se kultures Franceze nuk e shkaterroi Parisin edhe pse njihet si krimineli me i madh qe njeh historia.
Personalisht nuk shikoj asgje te keqe nga bisedimet, perkundrazi bisedimet jane patriotizmat me te medha qe mund ti behen nipave dhe mbesave tona qe ne te ardhmen te shohin paqe dhe jo me armiqesi dhe lufte.
"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"
Me Serbinë duhet biseduar..... shumë,në Bruksel,Tiranë,Beograd...Prishtinë,për shumë tema,ja disa p.sh.;
-Të zhdukurit e luftës çlirimtare..,janë mbi 2500 familje që presin të dijnë një kumt,lajm a shejë për të dashunit e vet...
-Sukcesionin në mes dy shteteve....
Afër 100 vjet kemi qenë nën okupim,pabarazi,injorim e mospërfillje.Tashti ka ardhur koha që të ndahemi përfundimisht dhe ndarjet asnjiherë nuk kanë kenë të lehta...
Ka shumë punë,për të spastruar llogaritë kjofshin për, ose kundër interesave të dikujt i veshur sot a dje me pushtet...Duhet ditur se cilat ndërmarrje janë plaçkitur,janë bashkuar dhunëshëm me ndërmarrjet e Serbisë dhe cilat janë shuar fare...., Prona kërkon të zotin e vet,bile edhe 100 vjet gjyq nëse bëhet....ia vlenë.Do të dihet hapur se kush ka plaçkitur Kosovën...
-Fondet e sigurimeve shoqërore dhe pensionale.
Janë mbi 150.000 xhirollogari, në të cilat punëtoria,nëpunësit,mësuesit,mjekët,policët,kufita rët,artistët dhe bisnesmenet e Kosovës deri me 12 qershor 1999, kanë derdhur me milijarda dojç-marka ...dhe sot,pensionistët tanë janë të detyruar të lypin rrugëve dhe zyreve të OJQ-ve lëmoshë..e mos të flasim për invalidët e punës,pleqët e plakat tona që janë ba për xhynah të zotit...
-Për largimin e çdo pranie të pushtetit serb në Republikësn e Kosovës.Argatin që na ka ba bota,duke na çliruar nga qimzja serbe,nuk e ka ba edhe krejtë për interes tonin...! Interes i kësaj bashkësie ndërkombëtare është paqja në Rajon.. dhe pikë...
Të bie tamom ty...mirë...,nuk të bie....,mirë..! Do e bëjmë punën që të të bie tamom.. që çke me te...! Deklarata e Klarkut dhënë para disa ditësh në Prishtinë për Veriun e Kosovës e dëshmon këtë plotsisht..."Problemi i Veriut të Kosovës është prodhim i vendimeve politike të disa anëtarëve të UE, të cilët janë edhe anëtarë të NATO-s",kështu përafërsisht tha Vesli Klark,ish kryegjeneral i NATO-së gjatë Luftës së Kosovës më 1999...
Prandaj duhet biseduar,natyrisht duke rrespektuar edhe ate pak Kuvend të Kosovës,i cili zoti nuk rrehet,nuk e meriton hiç rrespektin ,por për hir të formës...,nejse....
Ps.Anarkia e LW në rrugë,sulmimi i institucioneve dhe prodhimi me çdo kusht i rrethanave para-revolucionare si të Kubës së Baptistas,i shkon në favor armiqvë tanë tradicionalë,për gjoja shpirtin anarkist të shqiptarit dhe pamundësisë së tyre për organizim shtetror...
Sidomos,kjo bëhet e rrezikshme kur një parti pranon rregullat e lojes parlementare dhe në të njejten kohë, ia fut shkrepsen institucioneve prej të cilave e marrin rrogën këta anarkistë...
*Kjo lojë e ndytë e LW, indirekt është në shërbim të Hashim Thaçit dhe krahut të tij politik brenda PDK-së....
Një alternativë si e LW,e bënë Thaçin "engjëll" para syve të botës dhe kundërshtarëve në radhët e PDK dhe e bënë absurde lojen e mirëfillt parlamentare dhe politike...
Nuk di a e kupton këtë lojë Albin Kurti !?
Edhe tradhetia mund te quhet bisedime...
Ka plot shembuj ne histori, ku tradhetia dhe veprime te ngjashme jane quajtur bisedime. Jo vetem ne rastin e shqipetareve. Prandaj, nuk eshte me rendesi kryetitulli, por permbajtja.
Le ti thote Thaci popullit se per cfare po bisedon me Serbine konkretisht , jo permes termeve gjitheperfshirese dhe te padefinueshme si "normalizim i marredhenjeve" etj., por ne menyre transparente dhe konkretisht per secilen teme dhe aspekt nje nga nje. Dhe, kur ti thote te gjitha pikat, le ti raportoje popullit rezultatet konkrete (pozitive) qe ka arritur permes atyre bisedimeve...Perseri nje nga nje, jo permes termeve gjitheperfshirese dhe te padefinueshme.
"Normalizimi i marredhenjeve" p.sh. nuk nenkupton automatikisht dicka pozitive dhe te favorshme. Sepse "normalizimi i marredhenjeve" mund te arrihet edhe permes leshimeve/kompromiseve te demshme apo tradhetise...
Perndryshe, bisedimet politike me Serbine kane perfunduar njehere ne Vjene. Rezultati dhe efektet e tyre dihen. Cfare te mire mund te sjellin bisedime tjera politike per Kosoven, kur dihet se ne ato te perfunduara ne Vjene Kosova ka bere kompromiset me te medha te mundshme (te pranueshme)? Cdo bisedim tjeter me Serbine nuk mund te sjelle permiresim te rezultateve te Vjenes, por ne rastin me te mire vetem vazhdim te status quo apo gjendjes aktuale. Realisht bisedimet e tilla ne kushte te tilla sjellin vetem dobesim te metutjeshem te statusit te Kosoves, permes kompromiseve te reja te domosdoshme nese synohen dhe kerkohen rezultate konkrete ne fund te procesit.
Se njeriu/politikani eshte ne gjendje ta paraqese edhe rezultatin me te disfavorshem si arritje pozitive, eshte dicka tjeter dhe e vetekuptueshme.
Ka shume mundesi dhe metoda te ndryshme per ta keqperdorur postin dhe pushtetin, dhe per te bere karriere politike dhe publike ne kurriz dhe ne dem te shumices apo popullit. Por kjo nuk eshte tema jone, dhe na largon teper nga tema konkrete per te cilen po diskutohet...
Rrejedhimisht gatishmeria e Millosheviqit per te biseduar me perfaqesuesit e shqipetareve te Kosoves, me vone edhe direkt me Rugoven ne zyren presidenciale ne Beograd, do te duhej te konsiderohej si dicka e mire (pozitive) per Kosoven dhe shqipetaret ne Kosove?
Tek e fundit, dihet boterisht se Kryeministri aktual i Serbise eshte pasardhes i Millosheviqit ne partin e tij dhe zyrtar i atij regjimi. E njejta vlene edhe per ultranacionalistin Nikolic.
Pra, cfare rezultati pozitiv mund te pritet nga gatishmeria per bisedime, te cilat faktikisht kane perfunduar ne Vjene, e pasardhesve direkt te Millosheviqit dhe perfaqesuesve kryesor te nazifashizmit serb, dhe pse?
Ne asnje menyre...Do te thote qe pas 10 vjetesh acari diplomatik dhe mospranimi qe te njihej qofte edhe ekzistenca e nje shteti te pavarur ne Kosove, pala serbe po fillon te pranoje realitetin e Kosoves.
Takimi zyrtarisht eshte mbajtur ne mes te Kryeministrit te Republikes se Serbise dhe Kryeministrit te Kosovo* (sipas marreveshjes se vitit te kaluar per perfaqesimin nderkombetar te Kosoves) pa prejudikim te statusit.
Serbia me shume nuk ka mundesi te beje, perveq bojkotimit te cfardo bisedimeve.
Pra, Serbia nuk ka bere asnje kompromos ne kete drejtim.
Nese dikush pohon se perfaqesimi i Republikes se Kosoves si Kosovo* eshte e njejta gje, atehere shumcka nuk do te kishte rendesi dhe kuptim ne marredhenjet nderkombetare.
E thashe edhe me larte, Serbia me palen shqipetare eshte takuar edhe ne kohen e Millosheviqit, madje edhe me Kryetarin e Kosoves...Qe te mos vdisni injorante, arsyeja perse pala serbe nuk denjonte te takonte kreret e shtetit te Kosoves kish te bente me faktin se ajo nuk deshironte qe ti falte kredibilitet qeverise se Kosoves. Duke mos e takuar kryeministrin e Kosoves, ajo pretendonte te hidhte poshte ekzistencen e Kosoves se pavarur dhe ekzistencen e shtetit 10 vjecar ne Kosove. Fakti qe Serbia po pranon te ulet e diskutoje me palen shqiptare, ESHTE DICKA SHUME POZITIVE.
Ndersa takimi aktual nuk eshte shume me ndryshe, pavaresisht simbolikes dhe asaj cfare shkruhet dhe thuhet ne media. Sepse, nuk jane takuar dy Kryeministra te dy shteteve, gje qe edhe per vete perfaqesuesen e politikes se jashtme te BE-se eshte e palejueshme sa i perket Kosoves, por Kryeministri i Republikes se Serbise dhe Kryeministri i Kosovo* sipas marreveshjes se lartepermendur dhe ne respektim perkates te Rezolutes 1244.
Vleresim kontradiktor i situates dhe statusit nga palet (dhe publiku) perkates eshte dicka tjeter, por nuk ndryshon asgje ne faktet e lartepermendura lidhur me vleresimin zyrtar te perfaqesimit zyrtar te nje takimi te tille.
Kur ka ndodhe dicka e tille?Ku eshte e keqja e diskutimeve? Qeveria e Kosoves do te diskutoje me palen serbe, dhe nuk ben dot asnje "pazar" fshehurazi apo ne kurriz te interesave tuaja, pasi cdo mareveshje qe palet mund te diskutojne, duhet te kaloje ne Kuvendin e Kosoves.
Cilat marreveshje konkrete te bisedimeve te kaluara kane kaluar ne Kuvendin e Kosoves dhe kur?
Trego ti njehere, kur i kane sjelle marreveshjet e kaluara ne Kuvend, pastaj diskuto per tjerat?Duke qene se ju jeni njerez jo fort te gdhendur, protestoni kunder idese se bisedimeve dhe para se diskutimet e takimet te behem mes paleve. Lereni qeverite te bejne punen e tyre, lere te dalin me nje mareveshje, dhe kur ta sjellin ne Kuvend, e diskutojme te gjithe nese eshte nje mareveshje e mire apo e keqe.
Shiqoni
Bashkesia nderkombetare gjithmon kerkonte ndegjueshem ne kete rast ka zgjedh hashimin dhe po luan me te si dikur serbia me sejdo bajramoviqin.
Populli me sa duket eshte shume i politizuar dhe se cili po thot hajd le ta then koken tjeter kush,por ne fund nuk do ket zgjedhje tjeter dhe te dali ne rrug.
Se si ju ka hy bisedimeve me serbin hashimi mos i paqa borgj,pa asnje plan,pa asnje kerkes dhe rezultati do te jet i thimbeshem por ateher do jet von.
Ju kujtohet kur hashimi ja fali maqedonis nje pjest te teritorit,e njejta gje po luhet edhe tash me serbin,pastaj mbetet me i fal teritor malit te zi dhe krejt ne fund kjo bashkesi nderkombetar do ja haj koken hashimit sepse keshtu funksionon politika nderkombtare.
keta djem te VV po bejn prpjekje por populli vetem po rrin dhe po ben sehire,e kjo do ti kushtoi shtrenjet sepse prej analfabetve nuk pritet shume
Asaj metode i ka kaluar koha...
Tradhetia moderne ose tradhetia 2.0 behet publikisht dhe paraqitet p.sh. si arritje historike.
Natyrisht qe tradhetia edhe tash pergatitet fshehurazi, dhe vetem rezultatet e saj paraqiten pastaj publikisht, per shume arsye te ndryshme: Per shkak te obligimeve demokratike, per arsye formale, per ta bindur/mashtruar popullin, per te fituar poena politike, per perfitime personale te politikaneve, per te fituar vota etj...
Rezultati i mashtrimeve/tradhetirave te tilla shihet pak me vone, sic ishte dhe eshte rasti p.sh. tek veriu i Kosoves.
Krijoni Kontakt