Close
Faqja 25 prej 56 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 555
  1. #241
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Problemi nuk është më tek kjo që iku por te të tjerat.

    Don Xhovani ka deklaruar se ka pasur plot të dashura të tjera nga fshati dhe në fshat kan filluar të vrasin mëndjen, kë ka pasur vallë.

    Ku ke qën ti Xhemile në filan datë nga ora kaq deri në aq??

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e gilberto
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Vendndodhja
    Durres Albania
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po mire ore, 4-5 vjet rrjesht e ka perdhunuar ky plaku? Tere keto vite shkonte ne shpi e i vinte pistoleten ne koke e i thoshte hajde me mua?
    Po pikerisht meqe eshte fetare, ajo nuk duhej t'a bente dicka te tille...nese e ka perdhunuar, gjynah por jane kismete te jetes. Mund te mos e tregonte sepse i vinte zor apo per arsye te tjera, por jo te vazhdonte te shkonte me te per 4-5 vjet te tjera. S'ka pike llogjike.

    Nese eshte e vertete kjo histori, i bie qe kjo shkonte me deshiren e saj. Se c'qejf kishte me nje plak 80vjecar nuk e di, apo c'interes kishte.... por feja eshte justifikim ne kete rast. Te jesh aq fetare, mos bej ato qe feja nuk ti lejon.
    ka lloj lloj presjonesh,nuk eshte vetem ai me pistolet.ore ti nuk e mer vesh qe eshte thjesht nji femije,...
    sa per ceshtjen mi bindjet e saja fetare.ktu hyj ne loj shkollat e famshme si medreseja,.ku disa injorant i cojn femijet e tyre se mendojn se eshte e duhura... po ta mbulosh gocen me fustan deri ne fund te kembeve,eshte e mbrojtur... mos tflas per ato perrallat qe msojn atje,se mvjen per te vjell.

  3. #243
    Citim Postuar më parë nga gilberto Lexo Postimin
    ka lloj lloj presjonesh,nuk eshte vetem ai me pistolet.ore ti nuk e mer vesh qe eshte thjesht nji femije,...
    sa per ceshtjen mi bindjet e saja fetare.ktu hyj ne loj shkollat e famshme si medreseja,.ku disa injorant i cojn femijet e tyre se mendojn se eshte e duhura... po ta mbulosh gocen me fustan deri ne fund te kembeve,eshte e mbrojtur... mos tflas per ato perrallat qe msojn atje,se mvjen per te vjell.
    Gilberto, nuk eshte kaq e thjeshte. Presion nga nje plak per 5 vjet?? E pamundur qe ajo te mos e kete diskutuar njehere me motren me te madhe, ose me njerken e saj ose me ndonje shoqe te ngushte. Pikerisht ne ate moshe, me shume se kurre tregon gjithcka me shoqet, qofte dhe gjerat me banale.

    Po tani qe ngeli shtatzane, po te donte vertete te shpetonte nga presjoni, mund te thoshte qe ai e perdhunoj (tani, e jo ne moshen 13), gje qe nuk e beri ne 3 muaj. Askujt nuk i tha qe ishte shtatzane nga 3 muaj??

    Ka vertete dicka qe nuk kuadron ne kete histori, personalisht nuk ma do mendja qe ai e ka detyruar ne 5 vjet.

    Sa per shkollat e medresese e di si funksjonojne, se kam patur rastin te njoh disa vajza qe e kane bere ate shkolle, e jo te gjitha jane te mira ne lidhje me "mardheniet jashte martesore". S'te ben shkolla te "mire" kur nuk je.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #244
    shteti ta bej me ligje te detyrueshem,qe femite nga mosha 10 deri 18,te bejne vizite tek psikologu 1 her ne 6 muaj...po ashtu dhe tek dentisti do thoja.

    sa perversi sa manjiaku sillet rrrotull nesh,vec nje zote e di...nje femij i asaj moshe si kjo e shkreta,14 vjece,e sidomos ato te rrituna fshatit e me ate kulturen e rand,te pasunit turp mu hap me nene e me baba,duhet patjeter qe te bijne ne kontakt me nje psikologe,ku munde ti hapej per cdo problem qe do e mundonte.

    mos e paragjykoni te shkreten,14 vjece nje moshe puberteti,shume delikate,mvaret dhe nga natyra e karakteri i cdo njeriu,disa me te buta disa me te egra,disa me naive disa me te zgjuta...nuk fajsohet vajza qe ishte marr si peng ne njefar menyre qysh 14 vjece,po bani krimin e dyte ndaj saje,boll e denoj ai fat i rand.

    nese vertet ajo nazimja e para do koheve,e vrau ate plehun qen rrugacin,i lumte dora,e ku e mer ta kishte dhe kjo rrezike qe shkoi ate guxim.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  5. #245
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    ok une po filloi me shpalljen e denimit per kete kafshen:

    1.ti prehet ajo gjeja dhe ti coptohet pjese pjes ti fergohet dhe ti vehet perpara ta haj,ka shanse se ngopet pas 80 vj

    2 .te vehet nje stativ ne qender te tiranes ,te varet ne vend,dhe te mos largohet nga aty derisa ta shofin gjithe shqipetaret kudo qe jan se ca fati do ti pres nese ju shkon mendja per nje gje te tille

    kshu e duam ne shqipetaret me shembull ilustrues se nuk jemi per gjykime administrative.

  6. #246
    i/e regjistruar Maska e Besa001
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Postime
    59
    Eshte nje tragjedi familjare qe shoqerine shqiptare duhet ta zgjoje dhe te reflektoje se ne ç'nivel jemi si shoqeri!

    Asnje justifikim nuk meriton ky rast.
    Eshte e tmerrshme, e neveritshme, jonjerezore dhe e denueshme, pa mar parasyshe rrethanat.

    Eshte me te vertete e tmerrshem dhe tronditese te kuptosh se ne shoqerine tone ka "njerez" te tille, si ne kete rast vrasesi ne fjale.

    Thjeshte-tmerr!

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2009
    Postime
    120
    Kjo histori paska filluar kur Ajshja ishte 13 vjece, sapo kishte hyre ne moshen me delikate ne pubertet, ku zakonisht kjo periudhe eshte e shoqeruar me shume probleme dhe frike... nena i kishte vdekur, babai i saj ishte shume i ashper, duhej te kujdesej per vellezerit dhe motrat e saja me te vegjel dhe ne krahun tjeter ishte nje monster, manjak qe e kishte perdhunuar, i kishte shkaktuar pasoja psiqike dhe gjate gjithe kohes e kercenonte me vrasje. Pramendoje te te kercenoj me vrasje nje plak manjak, psikopat qe jeton i vetem ne nje kasolle te shemtuar ne fshat... eshte e tmerrshme. Une besoj se ky plak manjak e kercenuar dhe e ka mbajtur ne frike Ajshen deri tani dhe kjo ka qendruar me shpres se nje dite do te shkoj ne shkolle ne qytet dhe te realizonte endrrat e saja dhe te mos kthehej ne fshat pergjithmon...

    Une besoj se Ajshja eshte perdhunuar dhe eshte mbajtur me force gjate gjithe kesaj kohe nen kercnimin e vrasjes nga nje plak manjak, psikopat.

  8. #248
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Fjalia e fundit po ta kishe lexuar me kujdes nuk te drejtohej posacerisht ty, por ishte ne pergjithesi per ata qe mendojne se ka shkuar me deshire. Plaku i blinte peshqeshe ta mbante nen hyqem nje femi, qe te mbulonte aktin e shemtuar te perdhunimit, dhe ketu mendjet e ndritura flasin per deshira seksuale te nje femije me nje plak.
    Ti me citon mua, edhe pergjithesoke pa me perfshire mua ne te?
    Does that make any sense? Lol

    Shiko, te verteten skemi per ta mar vesh ndonjehere, mendoj une.
    Njerezit hidhen perpjete per te dhene denimin e tyre ndaj plakut, sikur denimi ndaj tij do ndryshoje gje.
    Krimi u krye e nje person u be viktime ndaj tij.
    Ne vend qe njerezit te mendojne sesi nje shoqeri te emancipohet per te parandaluar akte te tilla, por meren me ceshtje se kush e ka fajin e kush duhet te denohet.

    Kjo eshte fatkeqesia me e madhe per ne si popull.

  9. #249
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Vrasja e Aishes, këngëtarja Julka: Ta tredhin autorin monstër

    Vrasja e një vajza 18-vjecare, 11 javeshe shtatzënë ka shkaktuar reagim të madh në opinionin publik. Dhjeta e dhjetra mesazhe nga njerezit e thjeshtë bërë në forume, blogje e rrjete sociale dënojnë ashpër krimin monstruoz si dhe bëjnë thirrje për ndëshkim maksimal ndaj vrasësit. Po i tillë ka qenë dhe një deklarim në ‘Facebook’, ku këngëtarja Julka Gramo ka postuar një status të fortë ku kërkon që autori të masakrohet gati në të njëjtën mënyrë.

    “Këtij 82 vjeçarit MONSTËR që prej vitesh ka abuzuar jo me një, por disa vajza të reja, t'a kapin e t'ja presin atë mikun mes këmbëve (meqe nuk i rri rehat) pastaj t'i presin gishtat, një e nga një (ato gishta që mbajtën thikën e i prenë kokën vajzës që kishte një tjetër jetë brenda vehtes)... Pastaj t'a hedhin në një qosh të errët (sikur t'a hidhnin në greminë akoma më mirë) e t'a linin në një dhimbje të paktën fizike (se shpirt ai s'ka) deri sa të ndërronte jetë”.

    Sipas Julkës, ky ndëshkim duhet për këdo që kryen vepra të tilla të rënda.
    “.... Kështu të bëhet shembull për të gjithë ata 40-50-60-70 apo 80 vjeçarë që nuk u rrinë "miqtë mes këmbëve" rehat...”.
    Julka u bën thirrje adoleshentëve që hasin në ngacmime të tilla, të mos heshtin, ndërsa prindërve të jenë më të kujdesshëm dhe më të pranishëm në jetën e fëmijëve.
    “Të gjithë ju adoleshentë që hasni në ngacmime nga kushdo qoftë, flisni, tregoni dhe mos kini frikë... njerëzit monstra duhen ndëshkuar!!! Kurse ju familjare kini kujdes për fëmijët tuaj... duhet patjetër të ketë diku një shenjë që diçka e tmerrshme po ndodh me fëmijen tuaj!!!”.

    (BalkanWeb)

  10. #250
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,079
    Shoqëria civile, homazh për Aishen: "Mbroni jetën e fëmijëve tuaj, ajo vlen më shumë se nderi!

    Sot në orën 18:00 të mbrëmjes, përfaqësues të shoqërisë civile shqiptare kanë protestuar dhe kanë bërë njëkohësisht homazhe për vrasjen e Aishe Vatës, 18-vjeçares që iu pre koka pranë shtëpisë saj, nga një maniak seksual. Qindra të rinj kanë ndezur qirinj dhe me foto të Aishës në duar janë grumbulluar përpara Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me këtë mesazh:

    "Për Aishen nuk pati vlere qe i ati e shoqeronte dite per dite tek autobusi, nuk pati vlere qe familja kujtoi se e mbroi nderin e saj, nuk pati vlere asnje fjale e mire qe thoshte per te lagjia dhe shoqeria, sepse Aisha bashke me femijen e saj jane sot shtate pashe ne dhe! Sot ne oren 18 tek Sheshi Skenderbej, per nje thirrje drejtuar shoqerise dhe vecanerisht prinderve shqiptare:
    "Mbrojini dhe mbështetini vajzat tuaja, sepse as nderi, as tradita, as ndonjë tjeter vlere sociale, nuk kane me shume vlere se JETA e tyre! Mos edukoni vajza te mbyllura, te frikesuara, te ndrydhura qe mbeten te pambrojtura ne boten e jashte qe eshte e cmendur dhe e eger! Cfare vlere ka "opinioni" para jetes? Qindra vajza dergjen nen dhe' te masakruara nga burra qe i quajne prone! Qindra vajza gjenden ne burgje, sepse u eshte dashur te vetembrohen!! Prindër, shoqëri, njerëz, ky është faji juaj!!".

    Shekulli

Faqja 25 prej 56 FillimFillim ... 15232425262735 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •