Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Berisha ia kthen vezën parullave kundër Spahiut në Lushnje (FOTO)

    Kryeministri Sali Berisha, siç kishim paralajmëruar disa ditë më parë, ia ktheu protestën me vezë dhe gurë Kreshnik Spahiut.

    Disa anëtarë të PD-së, të irrituar sot nga mbrojta që AK u bëri njerëzve të hequr nga puna për interesa politike, kanë vendosur disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe i kanë qëlluar ato me vezë dhe gurë.

    Shfaqja, e cila i ngjante një skene të botës arabe, është përgjigjja e parë e dhunshme që Berisha po i bën Aleancës KuqeZi, pas protestës turpëruese që ajo i bëri në Romë para takimit me pesë kryeministra evropianë.

    Gazeta Tema pati paralajmëruar tre ditë më parë që reagimi i Berishës do të ishte pikërisht ky.

    Në editorialin e së dielës thuhet: “Por ajo për të cilën ne duhet të jemi të vëmendshëm është të shikojmë se si do të reagojë ai ndaj vezës së gjuajtur në Itali kur të kthehet në Tiranë. Mos harroni se ai do ta falë atë vezë. Keni për të parë se si në takimet publike të AK do të shfaqen të fortët e Berishës për të prishur mitingje apo për të dhunuar drejtuesit e tyre. Keni për të parë gjuhën që ai tashmë do të përdorë ndaj tyre dhe ndaj drejtuesit të AK. Ajo shfaqje e djemve, veshur me flamuj kuq e zinj në Romë, që protestonin kundër kryeministrit të tyre, është një turpërim shembullor që i është bërë atij, pikërisht atje ku ai mendon se mund të fitojë vetëm, duke blerë Perëndimin me lekët e pista të korrupsionit në Shqipëri. Ajo shfaqje është më shumë se sa një vezë e prishur mbi makinën e tij. Ai personalisht do ta pranonte me qejf ta qëllonte dikush dhe me gurë, por jo në atë vend, ashtu siç do të dëshironte që të përleshej dhe me armë me dikë, por jo ta curronin me një qese mielli duke hyrë në Kuvend. Si njeri që ka dhunën mjet për arritjen e qëllimit, ai ndjehet dyfish i dhunuar nga ideja që kundërshtarët nuk po e dhunojnë, por po e turpërojnë. Dhe beteja e re që do të kemi para me të tani do të jetë beteja për t’u shmangur dhunës që ai do të provokojë. Ai nuk e duron dot ç’burrërimin dhe është i frikësuar se mielli dhe vezët mbi të do të kthehen në një simbol proteste si preshi ndaj Tritan Shehut në vitin 1997. Ndaj duhet të përgatitemi të ndalim sindromën e dhunës që mund të diktojë tani e tutje aktet e tij politike ndaj kundërshtarëve.”

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...veza-berishen/

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...under-spahiut/
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 26-09-2012 më 15:54
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin

    Si e diti gazeta qe berishta para 3 dite do te merrte pikerisht kete akt.

    Jam ka dyshoj tash ne AK qe kan qen simpatizant te tij vetem qe ta sulmojn politikisht PDnë.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin

    Une dyshoj te ky koment se zakonisht ne Kosove thuhet per çdo gje fotoshop .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Pfff
    Ca show injorance paskan bere.
    Nje gje tregon vec ky show.
    I paskan rene breket ne toke Salise qe krenohet me gjera te tilla.
    Albania Uber Alles

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Hahaahah , bravo perkrahesit e Sales .

    Drejt Evropes me hakmarrje dhembe per dhembe.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Të shtrëngosh dhëmbët e krimbur

    Nga Mero Baze

    Tre- katër burra të zemëruar, kishin vënë për muri disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe qëllonin mbi to me gurë, vezë, baltë. Një re pluhuri, e ngjashme me skenat e protestave të botës arabe, ku njerëz të zemëruar përplasin këmbët në tokë dhe kërkojnë shpagim për filmin kundër Muhamedit, shoqëron fotot e shpërndara nga njerëzit e Berishës në medie, rreth asaj se si e ëndërron ai hakmarrjen ndaj një partie, që e ka turpëruar duke protestuar në Romë kundër tij, para derës ku e prisnin 5 kryeministra evropianë.

    Por më shumë se skena e pluhurit dhe primitivizmi i njerëzve të mobilizuar për të filluar serialin e dhunës kundër opozitës në këtë fushatë, skena e Lushnjës i ngjan një filmi pa ngjyra të një intifade, që synon të shpëtojë mitin e paprekshëm të Berishës në turmat shqiptare.

    Siç kam e theksuar qysh kur Berishën e qëlluan me miell dhe vezë, ai nuk është i shqetësuar nga dhuna apo rreziku për jetën, por nga prekja e mitit të njeriut të fortë, të cilin kundërshtarët e tij po e banalizojnë. Një qese mielli apo një kokërr vezë, një domate apo qoftë dhe një copë presh e hedhur mbi kokat e politikanëve, në Perëndim është një gjest normal, biles i qytetëruar. Aftësia për të pranuar se shoqëria është e zemëruar me ty, natyrisht nuk është një veti e gjithë udhëheqësve, por është padyshim një veti e udhëheqësve pro-perëndimorë. Kurse reagimi i një tufe injorantësh duke përplasur këmbët në tokë nga zemërimi dhe duke vënë si target sulmi disa banderola si dikur në kohën e zborit foton e Reganit dhe Brezhnjevit, është një reagim tipik anti-perëndimor, që motivohet njësoj si në turmat e botës arabe nga prekja e idhullit të tyre.

    Sali Berisha nuk ka fuqi ta durojë poshtërimin publik në emër të qytetarëve. Ai do të reagonte doemos kështu. Do të reagojë dhe më keq në ditët që vijnë. Do të prishë mitingje të opozitarëve, do t’i dhunojë ata, do të rrisë presionin dhe dhunën mbi median kritike, do të angazhojë falanga krimi në çdo cep të Shqipërisë për të mbajtur zonat nën kontroll, por mbi të gjitha do të kujdeset që askush të mos i afrohet për ta “zhburrëruar” siç e mendon ai protestën qytetare kundër tij.

    Këtë fundjavë eskorta e tij pati një episod të frikshëm dhune ndaj një qytetari, i cili në mënyrë spontane iu bashkëngjit eskortës së tij nga Maminasi në Tiranë. I rrethuar nga një eskortë e dhunshme, ai për pak u asgjësua fizikisht tek Zogu i Zi, dhe vetëm kur panë se kishin të bënin me një episod rastësor, e lëshuan pas një dhunë 24 orëshe në polici, pa bërë asnjë kallëzim ndaj tij. E gjitha çka ndodhur është një skandal që mund të përfundonte në mënyrë tragjike, jo nga rastësia e episodit, por nga paranoja që kryeministri ka ndaj gjesteve kundër tij. Dhe kryeministri e ka fshehur ngjarjen. Sikur të ishim Koreja e Veriut, kryeministri u mjaftua vetëm me një lajm se eskorta e tij ka pasur një aksident tek Zogu i Zi, pa pasoja për jetën e askujt dhe ka mbyllur çdo burim informacioni. Qytetari që i ka hyrë në eskortë, pavarësisht se ka hyrë spontanisht, në fakt ka shkelur rregullat e sigurisë dhe meriton së paku të gjykohet, por frika se gjykimi në publik i një akti aksidental dhune do të inkurajojë reagime ndaj tij, e ka bërë Gardën të mos bëjë denoncim në polici dhe kësisoj çështja të mbyllet me një dru të mirë për qytetarin, dhe një rrezik të përhershëm për jetën e tij.

    Garda e Republikës, ish- komandanti i së cilës është nën gjykim për vrasje politike, nuk sillet dot më si Gardë profesioniste ndaj tij, por si një repart taliban, që më shumë ka frikë mos i çnderojnë “Atë”, se sa të merren me sigurinë fizike të tij. Për herë të parë që prej vitit 1997, kam parë gardistë të rrethit të ngushtë të tij që të kërcënojnë kur të shikojnë rrugës si ata që qëllonin gazetarët nëpër kafene në vitin 1997. Për herë të parë prej vitit 1997 shikoj njerëz të inkriminuar të tij, që janë gati të përleshen me opozitarë rrugëve kudo që i shikojnë, nga makthi se diçka mund të ndodhë pas disa muajsh.

    Klima e dhunës, hakërrimi, kundërpërgjigja, anti-mitingu, paranoja për atentate dhe poshtërime publike, janë axhenda ditore e kryeministrit, e cila po e shndërron atë pak nga pak në një njeri të veshur me këmishë të hekurt. Janë të gjitha shenjat se ai po tenton t’i tregojë dhëmbët shoqërisë, jo se është i rrezikuar fizikisht, por është i rrezikuar të poshtërohet nga qytetarët. Problemi i vetëm që ka është se ka nxjerrë dhëmbët e vjetër. Ata që ia njohim dhe që në fakt i ka shumë të krimbur për t’i mbajtur të shtrënguar.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...bet-e-krimbur/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet ¬më në funt një zakon i pëlqyer, dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr' e dytë dhe ata jo vetëm s'marin vesh çdo me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët ekspertë të shkopit dhe të zinxhirit.
    Këto që thomi s'janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u-bë n'Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës.

    Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t'a mbajë skllavërinë si një institutë legale, dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllaveria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, -dhe bukuria është se çngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllaverinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it!
    Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zemrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit. Kur qenka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës?
    Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë.

    Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë.

    FAIK KONICA (Botuar më 1923)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Si e diti gazeta qe berishta para 3 dite do te merrte pikerisht kete akt.
    Nuk ka nevoje te dish, mjafton te njohesh Berishen. Mentaliteti feudal qe ka dhe natyra inatcore e ben shume te parashikueshem.

  9. #9
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Të shtrëngosh dhëmbët e krimbur

    Nga Mero Baze

    Tre- katër burra të zemëruar, kishin vënë për muri disa banderola kundër Kreshnik Spahiut dhe qëllonin mbi to me gurë, vezë, baltë. Një re pluhuri, e ngjashme me skenat e protestave të botës arabe, ku njerëz të zemëruar përplasin këmbët në tokë dhe kërkojnë shpagim për filmin kundër Muhamedit, shoqëron fotot e shpërndara nga njerëzit e Berishës në medie, rreth asaj se si e ëndërron ai hakmarrjen ndaj një partie, që e ka turpëruar duke protestuar në Romë kundër tij, para derës ku e prisnin 5 kryeministra evropianë.

    Por më shumë se skena e pluhurit dhe primitivizmi i njerëzve të mobilizuar për të filluar serialin e dhunës kundër opozitës në këtë fushatë, skena e Lushnjës i ngjan një filmi pa ngjyra të një intifade, që synon të shpëtojë mitin e paprekshëm të Berishës në turmat shqiptare.

    Siç kam e theksuar qysh kur Berishën e qëlluan me miell dhe vezë, ai nuk është i shqetësuar nga dhuna apo rreziku për jetën, por nga prekja e mitit të njeriut të fortë, të cilin kundërshtarët e tij po e banalizojnë. Një qese mielli apo një kokërr vezë, një domate apo qoftë dhe një copë presh e hedhur mbi kokat e politikanëve, në Perëndim është një gjest normal, biles i qytetëruar. Aftësia për të pranuar se shoqëria është e zemëruar me ty, natyrisht nuk është një veti e gjithë udhëheqësve, por është padyshim një veti e udhëheqësve pro-perëndimorë. Kurse reagimi i një tufe injorantësh duke përplasur këmbët në tokë nga zemërimi dhe duke vënë si target sulmi disa banderola si dikur në kohën e zborit foton e Reganit dhe Brezhnjevit, është një reagim tipik anti-perëndimor, që motivohet njësoj si në turmat e botës arabe nga prekja e idhullit të tyre.

    Sali Berisha nuk ka fuqi ta durojë poshtërimin publik në emër të qytetarëve. Ai do të reagonte doemos kështu. Do të reagojë dhe më keq në ditët që vijnë. Do të prishë mitingje të opozitarëve, do t’i dhunojë ata, do të rrisë presionin dhe dhunën mbi median kritike, do të angazhojë falanga krimi në çdo cep të Shqipërisë për të mbajtur zonat nën kontroll, por mbi të gjitha do të kujdeset që askush të mos i afrohet për ta “zhburrëruar” siç e mendon ai protestën qytetare kundër tij.

    Këtë fundjavë eskorta e tij pati një episod të frikshëm dhune ndaj një qytetari, i cili në mënyrë spontane iu bashkëngjit eskortës së tij nga Maminasi në Tiranë. I rrethuar nga një eskortë e dhunshme, ai për pak u asgjësua fizikisht tek Zogu i Zi, dhe vetëm kur panë se kishin të bënin me një episod rastësor, e lëshuan pas një dhunë 24 orëshe në polici, pa bërë asnjë kallëzim ndaj tij. E gjitha çka ndodhur është një skandal që mund të përfundonte në mënyrë tragjike, jo nga rastësia e episodit, por nga paranoja që kryeministri ka ndaj gjesteve kundër tij. Dhe kryeministri e ka fshehur ngjarjen. Sikur të ishim Koreja e Veriut, kryeministri u mjaftua vetëm me një lajm se eskorta e tij ka pasur një aksident tek Zogu i Zi, pa pasoja për jetën e askujt dhe ka mbyllur çdo burim informacioni. Qytetari që i ka hyrë në eskortë, pavarësisht se ka hyrë spontanisht, në fakt ka shkelur rregullat e sigurisë dhe meriton së paku të gjykohet, por frika se gjykimi në publik i një akti aksidental dhune do të inkurajojë reagime ndaj tij, e ka bërë Gardën të mos bëjë denoncim në polici dhe kësisoj çështja të mbyllet me një dru të mirë për qytetarin, dhe një rrezik të përhershëm për jetën e tij.

    Garda e Republikës, ish- komandanti i së cilës është nën gjykim për vrasje politike, nuk sillet dot më si Gardë profesioniste ndaj tij, por si një repart taliban, që më shumë ka frikë mos i çnderojnë “Atë”, se sa të merren me sigurinë fizike të tij. Për herë të parë që prej vitit 1997, kam parë gardistë të rrethit të ngushtë të tij që të kërcënojnë kur të shikojnë rrugës si ata që qëllonin gazetarët nëpër kafene në vitin 1997. Për herë të parë prej vitit 1997 shikoj njerëz të inkriminuar të tij, që janë gati të përleshen me opozitarë rrugëve kudo që i shikojnë, nga makthi se diçka mund të ndodhë pas disa muajsh.

    Klima e dhunës, hakërrimi, kundërpërgjigja, anti-mitingu, paranoja për atentate dhe poshtërime publike, janë axhenda ditore e kryeministrit, e cila po e shndërron atë pak nga pak në një njeri të veshur me këmishë të hekurt. Janë të gjitha shenjat se ai po tenton t’i tregojë dhëmbët shoqërisë, jo se është i rrezikuar fizikisht, por është i rrezikuar të poshtërohet nga qytetarët. Problemi i vetëm që ka është se ka nxjerrë dhëmbët e vjetër. Ata që ia njohim dhe që në fakt i ka shumë të krimbur për t’i mbajtur të shtrënguar.

    http://www.gazetatema.net/web/2012/0...bet-e-krimbur/

    Habitem si nuk e botoi asnje gazete italiane, qofte edhe lokale, lajmin e pritjes se Berishes me protesta nga Komiteti Prites i AKZ.

    Qe te kene pas shonce per t'i gjuajt Sales me kokrra domatesh te kalbura dhe veze te prishura nuk besoj. Protokolli Viminales eshte shume strikt dhe nqs nuhasin diçka, eskortat kalojne menjehere nen komanden e NOCS (jane ata tipat qe ruajten Obamen gjate G8, pas termetit ne Abruzzo).

    Nuk e di çfare do t'i ndodhte ketij katunarit nga Maminasi po te hynte ne mes te autokolones qe shoqeron Obamen apo Hollande ??? Nqs nuk do t'a kishin ekzekutuar snajperat ne vend, duhet te bente hallve per shyqyr kur te linte qeline e burgut. Eshte koha qe shqiptaret t'i lene pordhet menjane dhe te respektojne vendin dhe rolin e gjithesecilit ne shoqeri.

    Ftoj Meron te kete guximin, si gazetar "investigativ" qe eshte, te provoje gatishmerine e eskortave qe shoqerojne lideret e vendeve fqinje. Nqs eshte gjalle dhe i lire, le te beje hapin e madh dhe te provoje eskorten e Hollande dhe Obames. Do i zbardheshin ne moment qimet e tulles se kuqe, vetem nqs do t'a mendonte si veprim.

    Dhe tek e fundit, si ka mundesi qe kercenojne, shajne, rrafin e qellojne vetem Mero Bazen ?!? Per hir te se vertetes duhet thene se mbeshtesin opoziten gazetare shume here me te afte dhe influent se sa ky qimekuq.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Habitem si nuk e botoi asnje gazete italiane, qofte edhe lokale, lajmin e pritjes se Berishes me protesta nga Komiteti Prites i AKZ.

    Qe te kene pas shonce per t'i gjuajt Sales me kokrra domatesh te kalbura dhe veze te prishura nuk besoj. Protokolli Viminales eshte shume strikt dhe nqs nuhasin diçka, eskortat kalojne menjehere nen komanden e NOCS (jane ata tipat qe ruajten Obamen gjate G8, pas termetit ne Abruzzo).

    Nuk e di çfare do t'i ndodhte ketij katunarit nga Maminasi po te hynte ne mes te autokolones qe shoqeron Obamen apo Hollande ??? Nqs nuk do t'a kishin ekzekutuar snajperat ne vend, duhet te bente hallve per shyqyr kur te linte qeline e burgut. Eshte koha qe shqiptaret t'i lene pordhet menjane dhe te respektojne vendin dhe rolin e gjithesecilit ne shoqeri.

    Ftoj Meron te kete guximin, si gazetar "investigativ" qe eshte, te provoje gatishmerine e eskortave qe shoqerojne lideret e vendeve fqinje. Nqs eshte gjalle dhe i lire, le te beje hapin e madh dhe te provoje eskorten e Hollande dhe Obames. Do i zbardheshin ne moment qimet e tulles se kuqe, vetem nqs do t'a mendonte si veprim.

    Dhe tek e fundit, si ka mundesi qe kercenojne, shajne, rrafin e qellojne vetem Mero Bazen ?!? Per hir te se vertetes duhet thene se mbeshtesin opoziten gazetare shume here me te afte dhe influent se sa ky qimekuq.
    Ej o baloz pse bohesh kaq i mecem !si Saliu ti.Po pse mor nuk i gjuajten Bushit me kepuce, kavaljerit i thyn dhomet ,po na bo presjon ti ime me komando kshu!.po hik
    mor dreq boj to presjone me ni fryks si puna jote haha.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •