Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,069

    Itali, qëllohet me vezë makina e Berishës

    ROMË - Një grup mbështetësish të Aleancës Kuqezi kanë qëlluar me vezë makinën në të cilën udhëtonte kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

    Qytetarët me flamuj kuqezi i janë afruar makinës së Berishës dhe ai fillimisht ka menduar se janë mbështetës të tij dhe i ka përshëndetur. Në këtë moment qytetarët kanë qëlluar makinën me vezë dhe eskorta pasi ka kuptuar se ishin protestues, ka shtuar shpejtësinë në kufij të frikshëm dhe është larguar nga vendi. Një banderolë e madhe ku shkruhej ‘Berisha tradhtar’, ishte në sfond të protestuesve.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë AK. “Berisha është qëlluar me vezë dhe është pritur me fërshëllima”, thuhet në një komunikatë të Aleancës Kuqezi e cila shton se “Berisha është tradhtar dhe se meriton burg për jetë”.

    Policia italiane ka ndërhyrë duke shpërndarë simpatizantët e AK-së por ndryshe nga ngjarja që ndodhi në Tiranë, këtë herë nuk është shoqëruar asnjë persona nga policia.

    13 policë të komisariatit numër 1 në Tiranë u pezulluan nga puna, për shkak se ish-të përndjekur politikë arritën të qëllonin me qese mielli makinën e kryeministrit Sali Berisha teksa hynte në ambientet e parlamentit.

    Kryeministri Berisha gjendet sot në Romë, për të marrë pjesë në Samitin e partive europiane të qendrës së djathtë. Gjatë samitit, ndër takimet e krerëve të partive, sipas mediave greke, do të ketë edhe një takim mes kryetarit të PD-së dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe kreut të partisë “Demokracia e Re”, njëkohësisht edhe kryeministër i Greqisë, Antonis Samaras.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 21-09-2012 më 09:19

  2. #2
    Mire ja kane bere derdimenit. Po kete rradhe po i dalin te palarat pa vene firmen akoma. Le ta provoje te shese interesat shqiptare. Sma ha mendja se do e kaloje pa lagur.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-08-2011
    Postime
    14
    sali mos lesho veten duhet ti pushosh nga puna policet italian.se i ngel hatri atyre policeve ne shqiperi qe i pushove kur te gjuajten me miell

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shume turp !!!

    Kam pershtypjen se keto vezaxhit kane ardhe kastile nga Shqiperia ne te njejten kohe me Berishen. Jam i sigurte 100% qe ata nuk jane emigrante.


    Mbaj mend para nja 9/10 vjetesh, pasi kisha lene punen ne restorantin ku punoja, shkuam te pinim nga nje gote birre me nja tre kolege pasi ishte e shtune.
    Njera nga koleget e mia studionte pikture. Muhabet pas muhabeti doli edhe diskutimi Edi Rames. Kishte pare nje dokumentar per Ramen dhe me thote, a e di se pashe kryetarin e bashkise se Tiranes ne tv ??? Edhe ai ishte artist, biles piktor. Eshte i famshem ne Shqiperi me pyet.
    Une me ate dufin e politikes qe na (me) karakterizon nuk lash llaf pa e share. Biles shtova edhe ndonje gje me shume vetem per t'a nxire fare. Mbaroi muhabeti dhe po kthehesha vetem ne konvikt. Po e mendoja rruges, po une sa idiot u tregova, si munda te hedh poshte nje bashkatdhetarin tim ne ate menyre para nje te huaji.
    Te nesermen po hanim darke para se te fillonim pune. Me thote kolegia, po sa inat e kishe kryetarin e bashkise, eshte vertet njeri i keq ???
    Jo, jo, nuk eshte ashtu. Nuk eshte e vertete asgje nga ato qe te thash mbreme. Pas tere atyre gotave birre, nuk dija çfare po thoja (kisha pire vetem dy pinta te vogla dhe isha esell fare). Mua nuk me pelqen, i thash, se si artist nuk eshte ndonje gje e madhe, por ka marre emer sepse babai i tij ishte skulptori me i mire. Me duket sikur perfiton nga emri i te atit, i thashe. Prandaj nuk e kam qejf. Ne nje fare menyre arrita t'a ndreq mega-gafen qe kisha bere nje nate me pare.
    Qe prej asaj mbremje nuk kam folur keq per asnje nga drejtuesit e shtetit shqiptar.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    C' beni mo skipetari keshtu , c'beni ? Po nje koker veze kushton 200 leka mo !

    Si i shperdoroni vezet keshtu ? Dergojini mo ketu se ngordhem per buke !

    Lereni more Berishen se e ka goditur Zoti ! C'i beni keshtu diteziut , se e meruat fare ! Keq ne Shqiperi dhe keq ne Itali ....

    Ore po mendoni se mund te kthehet ne semundje ngjitese kjo dhe kudo qe ta shohin t'i bien me veze , me domate , me miell , me portokalle , me merda dhe me cfare t'i gjendet perpara miletit ?

    C'jane keto sporte te reja qe hapni mo skipetari ? Do demtoni rende ekonomine dhe do te na nxirrni ne vend te dyte pastaj ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 21-09-2012 më 12:25

  6. #6
    Dieli Maska e [HD]
    Anëtarësuar
    12-11-2011
    Vendndodhja
    Suisse
    Postime
    464
    Enver Hoxhen , populli Shqiptar e terhoqi zvarr ne mes te sheshit Skenderbej kur ai ishte thjesht nje bust prej bronxi...thojne qe pasardhesin e Enverit,pra Sali Berishen populli Shqiptar ka per ta terhequr zvarr per se gjalli ne mes te sheshit...
    Mos harro ti lutesh Zotit çdo mbrëmje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836




    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  8. #8
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Nese vertet ka ndermend te beje ndonje marreveshje me Samaras-in, atehere mire ja bejne qe e gjuajne me veze. Por besoj berisha eshte bere shume finok dhe pabesine e ka art, besoj do i shese rrena Samaras-it dhe ne fund do i thote ma dhjeu gjykata.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    jan mobilizuiar kulishet e polpotisteve te ed rucit..
    kulishi i tyre kreshnik topi punon me zell.
    dhe celulat sigurimse-selim roziste ne itali jan kopsitur mire e jan hedh ne sulm..
    jan kulishet e atyre qe iken ne itali me eksodet e u thoshin atyre qe qendruan..votoni partin e punes qe te quhemi vend diktatorial e te na japin letrat ketu ne itali e gjetke se po votuat pd-ne do na thon ikni se jeni vend demokratik..
    pra jan bashkuar plehrat e i kan hedhur gur e vez berishes..


    thx danieli i kreshnikut.. per fotot e shpejta..
    i njoha aty ca bija e bij prokuroresh xhelate te enverit qe kan pushkatuar qindra shqiptar per te vetmin mendim qe kan cfaqur.. dyqanet bosh.. kaq than..

    po munë do i hani berishes..
    dhe me shume do shtohet dashuria e besnikeria e shqiptarve te vertete per kolosin e madh te demokracise.. doktor berishen..

    ju kuptojme mire neve..juve sifilazave staliniste..
    pamvaresisht nga parfumet dhe blluzat qe mbani..

    .

    ..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    te kjo fotoja ketu shikoj qe kan bler nje te huaj aziatik
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •