kreshniku desh te hedh ne gremin nje autobus plot me mercenare qe ja dha borxh taulanti i ed rucit e jo me per ca veze nuk e ka fare problem.
kreshniku desh te hedh ne gremin nje autobus plot me mercenare qe ja dha borxh taulanti i ed rucit e jo me per ca veze nuk e ka fare problem.
ja xhambazet e leshkuqit
--
KLD pezullon gjyqtarin që la të lirë, Ilir Xhakjen
Lajmi i Fundite Premte, Tetor 5th, 2012
Ilir Xhakja në gjykatë
TIRANE- Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Durrësit, Neritan Tabaku, i cili i dha pafajësinë Ilir Xhakjes më 9 shkurt 2011. Ilir Xhakja, ekzekutori i kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj është në qelitë e burgut, dhe do të qëndrojë aty, të paktën deri në një vendim tjetër gjyqësor ndaj tij.
Vendimi për pezullimin e gjyqtarit është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas inspektimit qe eksperte te KLD-se kane bere ne Gjykaten e Durresit. Më herët, Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet në ngarkim të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës, Neritan Tabaku nën akuzën e shpërdorimit të detyrës
Siç doli nga zbardhja e vendimit pas 19 muajsh, menjëherë pas vrasjes së kryekomisarit, gjyqtari Neritan Tabaku ka thirrur në ndihmë në mënyrë identike argumentet e avokatit të Ilir Xhakjes, paraqitur në Gjykatën e Lartë në vitin 2009, për t’i dhënë pafajësinë personit që qëlloi për vdekje, kreun e Komisariatit të Shijakut.
panorama
-
ai eshte nje komunist i mbuluar ne m*t - ka kohe qe eshte bere m*tsihane - nuk i bahet vone, vetem te rrije krieminister - vezet vetem e lezetojne ate ...Itali, qëllohet me vezë makina e Berishës
Kokrren e vezes ose te plumbit ja japin ata qe e votuan PD-n dhe jo ata qe se votuan. Ata qe kan votuar nje parti tjeter , nuk kan pse ta godasin me veze dhe te jen te pakenaqur, sepse ata nuk prisnin asgje nga ai dhe PD-ja e tije kur te vinte ne pushtet.Ata qe i besuan mashtrimeve te tyre, ata kan te drejten e plote ta godasin.
Ti thua te tregohen qytetar duke mos e votuar, por jo duke e gjuajtur
..ok...
Ku do ta gjej populli nje parti me program si ajo e PD-se ? Ama ai program duhet mbajtur ? Sepse une nese shkoj ne votime me pretendimin se nuk i jap me vote Berishes, kujt do tja jap ?
Une shoh programin dhe programi i PD-se me pelqen. Sa ju permbajt Berisha programit gjat 8 vjeteve ? Kete pyetje duhet tja bejne vetes edhe ata te PS-se kur ishte PS-ja ne qeveri.
Prandaj, duke i shkuar asaj qe thua ti, qe te shkojm e ta hedhim posht me votime, na bie qe vetem te votojme dhe keta psedopolitikane te na vjedhin e te na vrasin sa majtas e sa djathtas. Nuk e ka fajin as PS dhe as PD, keta gjejne shesh dhe bejne pershesh. Kush ka hyr ne burg nga nje mori akuzash te ndersjellta ?
Keta duan nje mesim te mire, si PS dhe PD, por jo me veze dhe domate
Revolution 1848
Dragoti: Me fjalimet e kryeministrit para nxënësve përgatiten kriminelët e nesërm
Edmond Dragoti, psikolog, ishte nga të parët që u kap në befasi, më saktë u shock-ua, nga fjalimet rreptësisht politike të kryeministrit përpara nxënësve nën 15 vjeç në një numër shkollash, ku ai shkon për të përuruar ndonjë rikonstruksion. Para tri ditësh, lexova një intervistë të Dragotit në të përditshmen Shqiptarja.com, dhe në të ai nuk nguronte ta denonconte këtë veprim të kryeministrit të vendit. I kërkova që ta rimerrnim këtë temë, dhe për kënaqësinë time pranoi. Ja chat-i me të:
Nano: Dragoti, lexova nje intervistën tuaj tek shqiptarja.com lidhur me inkursionin e kryeministrit nëpër shkolla. Dhe ishit kritik. I qëndroni ende mendimeve të shprehura në atë intervistë?
Dragoti: Patjetër! Rasti është kaq skandaloz dhe i pamoralshëm sa nuk mund të lëkundesh dot nga qëndrimi kritik ndaj tij.
Nano: Disa janë kapur pas shkeljes së ligjit në këtë mes, por ju ishit fokusuar tek një si impakt psikologjik tek fëmijët. Është më i rëndësishëm ky impakt, apo shkelja e ligjit me të dyja këmbët në këtë histori?
Dragoti: Është natyra e profesionit tim që më bën të jem i ndjeshëm ndaj dhunës psikologjike dhe abuzimeve me fëmijët nga kushdoqoftë, dhe aq më tepër në rastin kur kjo dhunë ushtrohet nga ai që e ka për detyrë t'i mbrojë ata, nga kryeministri. Aspekti ligjor është i rëndësishëm për çdo qytetar dhe për shoqërinë në tërësi, por ai psikologjik lë gjurmë të pashlyeshme në psikologjinë e fëmijës, në formimin e identitetit të tij, në psikikën ende të paformuar të tyre, në formimin e personalitetit të ardhshëm dhe në të ardhmen e vetë shoqërisë.
Nano: Në terma konkretë, si bëhet dëmi tek fëmijët në një rrethanë të tillë?
Dragoti: Në thelb, ekspozimi i konfliktit politik para fëmijëve, po aq sa çdo konflikt tjetër, u jep fëmijëve modelin e dhunës dhe abuzimit, u mëson atyre se në të ardhmen duhet të jesh i dhunshëm, që të arrish në nivelet e larta të shoqërisë dhe pushtetit. Dhe nga ana tjetër ushqen tek ta frikën ndaj autoritetit, respektimin e dhunës, suksesin nëpërmjet forcës dhe jo arsyes, nënshtrimin ndaj agresivitetit, etj. Ndërkohë që fëmijët, që ndikohen më shumë prej autoritetit të dhunshëm e konfliktual të kryeqeveritarit, kur të rriten do të sillen dhunshëm në shoqëri dhe do të abuzojnë në familje. Me pak fjalë, në këtë mënyrë, babai i qeverisë po përgatit kriminelët e ardhshëm të shoqërisë sonë.
Nano: Po bëj avokatin e djallit. Nuk ju duket se konkluzioni juaj i fundit është shumë i fortë, dhe disi i kërkuar?
Dragoti: Jo, jo aspak. Dhuna në familjen e sotme nuk është gjenetike, por është formuar në modelin tradicional të kulturës sonë autoritariste dhe ka gjetur terren në mungesën e drejtësisë sociale dhe abuzimin skandaloz të pushtetit. Po ashtu, prania e një autoriteti të lartë të pushtetit si kryeministri, ka efekte shumë të forta në psikikën ende të paformuar të fëmijëve. Dhe kur modeli që jepet është agresiviteti, forca, dhuna, manipulimi dhe abuzimi politik, deformimi i personalitetit të fëmijëve do të gjenerojë sjellje devijante në të ardhmen. Një nga Papët e mesjetës së hershme është shprehur "Më jepni fëmijët deri në 5 vjeç dhe do ta bëj gjithë botën kristiane". Mendoni ç’ndodh po t’ia japësh fëmijët një "të forti" abuziv, sa agresive dhe sa e korruptuar do të bëhej shoqëria jonë!
Nano: Një optikë shumë interesante. E dini? Më vjen mirë që "ju kam dhënë rastin" ta bëni këtë shtjellim. Apo janë gjëra që ju i keni thënë dhe herë të tjera?.
Dragoti: Ndoshta kam shprehur shqetësimin edhe herë të tjera, por nuk i kam thënë me kaq theks dhe alarm!
Nano: Po në psikën e prindërve të këtyre fëmijëve çfarë ndodh në të tilla rrethana. Nuk i kam parë të shqetësohen. Ç’dreqin mendojnë kur shohin fëmijët e tyre në ekranin e TV-ve si sfond e dekor të këtij show të dhunshëm?
Dragoti: Natyrisht, edhe prindërit, sado të formuar të jenë dhe sado përvojë të kenë, ndeshen vazhdimisht me presionin dhe dhunën mediatike të politikanëve agresivë, me manipulimin skajor dhe të paprinciptë të tyre, me korrupsionin e pandalshëm dhe të pacipë qeveritar, me padrejtësinë sociale të institucioneve të drejtësisë dhe ndihen të pambrojtur në këtë mjedis të ndotur shoqëror. Është ndotja e këtij mjedisi që shton stresin e përditshëm, rrit anksiozitetin e prindërve për pafuqinë e tyre për të mbrojtur fëmijët nga e keqja e kësaj shoqërie, nxit tek ta sjelljen e paekuilibruar dhe konfliktuale në familje dhe kudo, stimulon depresionin social tek individët që ndihen të pambrojtur nga pushteti i korruptuar dhe agresor i kësaj shoqërie.
Nano: Në të njëjtën mënyrë më bëjnë përshtypje dhe mësuesit. Nuk doli qoftë dhe njëri të thosh: "O jo, kjo s'ka kuptim, kjo s'mund të bëhet, zoti kryeministër". Pyetja ime në këtë rast është: Kanë frikë? Apo nuk ua thotë truri se në këtë çalltisje kryeministrore ka diçka që s'shkon?
Dragoti: Natyrisht, që kanë frikë se mund të largohen nga puna. Por nga ana tjetër, për të dhënë mesazhin e "të fortit" janë zgjedhur shkollat "e sigurta", pra ku punojnë mësuesit, që janë më pak mësues e më shumë partiakë.
Nano: Një pyetje e fundit, Dragoti. Por është një pyetje "një milion dollarëshe". Pse e bën kryeministri këtë? Nuk duket se mund të ketë ndonjë qar elektoral nga kjo punë. Përkundrazi.
Dragoti: Mund të ketë shpjegime të ndryshme, por unë besoj se ai është në një moshë delikate, në një andropauzë të vonuar, që shoqërohet me mungesa hormonale dhe me kthime të mundshme në të kaluarën e thellë, në fëmijërinë e hershme, kur fëmija nuk e njeh botën përreth, por vetëm veten dhe vazhdimisht prek veten për ta vërtetuar këtë. Edhe kryeministri ynë, me sa duket, nuk mendon se ekzistojnë të tjerë në këtë botë veç tij, dhe i jep të drejtë vetes për të bërë çdo gjë që mund t'i shkojë në mënd, sado absurde dhe perverse të jetë, sado foshnjore dhe pa mend të jetë. Duke e ndjerë veten "fëmijë' në ndjesinë e tij, ai ka filluar t’u drejtohet edhe fëmijëve. Duket si reminishencë abuzive dhe tepër e dëmshme për një autoritet që kontrollon ekuilibrin e një shoqërie të tërë.
Nano: Ju falenderoj për këtë bisedë!
Dragoti: Ju falenderoj dhe unë!
Intervistoi Mustafa Nano
AK proteston në Bruksel:
BE të vërë si kusht largimin e Berishës
Aleanca KuqeZi ka protestuar sot në dyert e Komisionit Evropian në orët e para të mëngjesit, kur të gjithë drejtuesit e këtij Komisioni ishin duke filluar ditën e punës. Me parulla “Kusht i BE, Berisha largohu”, ata kanë brohoritur për minuta të tëra kundërt regjimit politik të Sali Berishës.
Të veshur me uniforma kuqezi dhjetëra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kërkuan që procesi i integrimit në BE të kushtëzohet me largimin e diktatorit të fundit në Evropë dhe izolimin diplomatik të shtetasit Berisha.
Kreu i Aleancës Kuq e Zi për Brukselin, Bajram Koboci deklaroi se protesta në Bruksel u organizua me kërkesë të komunitetit shqiptar në Belgjikë.
“Aleanca KuqeZi është këtu sot për të protestuar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet Shqipëria nën drejtimin e shtetasit Sali Berisha, i cili përmes votave të vjedhura ka marrë pushtetin dhe qeverinë. Aleanca KuqeZi përshëndet vendimin e Komisionit Evropian për të shqyrtuar marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, e cila ka mbetur e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE, pikërisht nga drejtimi i qeverisë më të korruptuar në rajon dhe më gjerë”, deklaroi Koboci.
“Niveli i brishtë i demokracisë, militantizmi në administratën publike, niveli i lartë i korrupsionit, aferat mafioze të privatizimeve dhe koncesioneve në Shqipëri, nuk duhet të kalojnë pa u shqyrtuar nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian. Aleanca KuqeZi nuk kërkon në asnjë moment dhe për asnjë arsye ndërprerjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por kërkon nga Brukseli që të penalizojë shtetasin Sali Berisha, që për 22 vjet ka treguar se është i aftë të rrënojë vendin tone”.
Në deklaratën e dhënë në dyert e Komisionit Evropian, përfaqësuesit e Aleancës KuqeZi i kërkuan Komisionit Evropian që kushti i BE për integrimin e Shqipërisë në këtë familje të zhvilluar të jetë “largimi i këtij shtetasi, që Shqipërinë nuk e do për shqiptarët, por për interesat e tij klienteliste dhe të oborrtarëve të tij, që kanë veshur jelekun e të fortëve të pushtetit”.
“Koha për ndëshkimin e kësaj kaste mafioze, që drejton Shqipërinë jo me vullnetin e shqiptarëve, po i vjen fundit dhe Bashkimi Evropian do të jetë dëshmitar i forcës së ndryshimit që shqiptarët kërkojnë në zgjedhjet e vitit 2013. Apeli kryesor i Aleancës KuqeZi për Parlamentin Evropian është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri në vitin 2013, pasi koha ka treguar që shtetasi Sali Berisha ka grabitur dhe gllabëruar vullnetin e qytetarëve të lirë shqiptar”, deklaroi Koboci.
Krijoni Kontakt