Ku shkel C.A.E, shkel Zero dhe Mashtrimi. Aty ndodhet vetėm ministri Bode
Gazeta Agon
Ervin Sorra
C.A.E po kėrkon 2 milionė euro kudo ku mund tė kapen, me forcė apo me mashtrim.
Ky ėshtė lajmi mė i fundit. Por cila ėshtė historia e kėsaj kėrkese makabre?
Kjo zė fill nė mashtrimet e C.A.E, gjurmėt e tė cilės ndodhen kudo.
Shoqėria e emėrtuar C.A.E shpk, (Construction Albanian Enterprise) ėshtė njė shoqėri qė ka lėnė gjurmė nė pamjen e Shqipėrisė. Ka lėnė gjurmė pėr njė kohė tė gjatė nė rrugėn e Plepave nė Durrės, ku pėr shumė vite kalimtarėt mallkuan tokė e qiell dhe vetė pronarin panjohur qė i hapi zorrėt rrugės, por nuk e ndėrtoi. Ka lėnė gjurmė nė rrugėn Shkodėr- Hani i Hotit, ku u kryen vonesa tė mėdha. Petrolifera e Vlorės qė ėshtė marrė pėrsipėr nga CAE ėshtė sot e kėsaj dite as nė gjendje fillestare.
Banka e Shqipėrisė vuan vonesat e CAE
Tani gjurmėt e C.A.E shihen nė qendėr tė Tiranės, tamam nė fasadėn e selisė sė Bankės sė Shqipėrisė. C.A.E ka fituar tenderin pėr rikonstruksionin e Selisė sė Bankės sė Shqipėrisė qė nė vitin 2007, por sot e kėsaj dite qendra e Tiranės ndoshte me mushkėrijė tė hapura pėr shkak se kompania C.A.E nuk ka realizuar asnjė nga detyrimet e saj.
Kuptohet, Guvernanca e e Bankės sė Shqipėrisė nuk ka faje nė kėtė pikė. Vetė ministria e Financave dhe Ministri Bode e ka pėr zemėr C.A.E. pronari i kėsaj tė fundit ėshtė miku i afėrt i njėrit nga miqtė e afėrt tė Bodės, me emrin Agim Zeqo, ose Agimi i Red Bull. Agimi pėr njė kohė tė gjatė mbante presidencėn e ekipit tė zemrės tė zotit Bode, ekipin e futbollit Skėnderbeu nė Korēė. Tani qė e ka lėshuar Agimi, ekipin e ka marrė Ardian Kollēaku, por gjithnjė nėn kujdesin e Bodes dhe Agimit tė Red Bull.
Kėshtu si me ekipin e Skėnderbeut ndodhi edhe me rikonstruksionin e Bankės sė Shqipėrisė. Shoqėria C.A.E u ndėrtua vetėm pak ditė para se tė fillonte puna pėr tenderimin e Bankės sė Shqipėrisė. Domethėnė, kuptohet se kishte njė kidhje mes Ministrit tė Financave dhe mikut tė tij, Agim, pėr ti dhėnė tenderin zotit Ardian Kollēaku.
Por sidoqoftė, falsiteti i veprimit tė shoqėrisė C.A.E ėshtė pėrhapur gjerėsisht nė investimet e vendit, kudo ku ka para.
Mitomani apo mashtrim financiar?...
Lajmi mė i bujshėm mashtrues i lėshuar nga C.A.E ėshtė ky: Investimet e kėsaj kompanie pritet tė kapin shifrėn 10 miliardė euro. Nuk ka ku shkon mashtrimi mė i madh. Vallė ku janė mundėsitė e njė investimi tė tillė? Vetė shteti, gjithė shteti, realizon njė buxhet prej 5 miliardė euro nė vit; ndėrsa kompania qė nuk arrin tė ndėrtojė as shtatė kilometra rrugė deklaron se do tė investojė 10 miliardė euro. Me 1 miliardė Euro mund tė ndihmohej edhe vetė Greqia pėr daljen nga kriza.
CAE deklaron se ėshtė e vetmja kompani shqiptare qė ndėrton hidrocentrale... (shkruar nė biografinė e saj). Ēudi e madhe, njė kompani qė nuk ka vėnė njė gurė, na qnka e vetmja qė ndėrton hidrocentrale...
Ēfarė mashtrimi?!
Megjithėse nuk ka pėrfunduar asnjė nga veprat qė ka marrė nė ndėrtim, Kollēaku deklaron se pėrfaqėson njė nga kompanitė me kapacitet mė tė madh profesional dhe pajisjesh pėr tė implementuar kėto lloje projektesh nė vend. ( Vallė cilat projekte? Deri mė sot nuk ka asnjė projekt, aq mė pak tė realizuar).
CAE ka zgjedhur kapuēin pėr gjoba
Shoqėria C.A.E ka pėrdorur vetėm mashtrimin dhe gjobat pėr ata qė mendon se kanė disa lekė nė xhep, dhe kjo me sportin e vetė ministrit tė Financave Ritvan Bode. Bode, sigurisht nuk ėshtė me Kollēkaun nė kohėn kur ky kėrcėnon fizikisht investitorėt duke iu kėrkuar miliona euro, por ėshtė nė kurriz tė Kollēakut, dhe ky ndihet mirė e trim, bash pėr kėtė arsye).
Kohėt e fundit Kollēaku po kėrkon 2 milionė euro, po i kėrkon me ēdo kusht. I kėrkon nė rrugė, nėpėr faqe kėrcėnuese gazetash, me pėrndjekjet qė ushtron Ministri e tij e Financave, me Tatimet dhe me sektorin VIP tė Tatimeve, me shtrembėrim ligjesh... Pak kohė mė parė i kishte kėrkuar edhe duke bėrė kėrcėnime me jetė pėr investitorė tė huaj nė vendin tonė.
Me siguri, edhe nė kėtė rast, bashkė me Ministrin e Financave. Vallė pse i duhen 2 milionė euro qė kėrkon tua shvasė tė tjerėve?
CAE ka bllokuar minierat e kromit dhe hekurnikelit nė Juglindje
Pėr tė mbushur gropat nė Minierat e kromit nė Pogradec dhe nė Librazhd, ku ėshtė bashkė-investitor?
Me siguri jo. Megjithėse nė minierat e kromit ėt zonės sė Juglindjes, Ardi kollēakė ka bėrė njė Zero. Asnjė kilogramė krom nuk ka dalė prej minierave si rezultat i punės sė kėtij. E vetėshpallur si e aftė pėr miniera dhe inxhinieri mekanike CAE ka krijuar lidhje me PEC Plant Engineering dhe Consulting ku Kollēaku blee 51 pėr qind tė aksioneve. Kollcaku ka marrė 51 pėr qind tė aksioneve edhe nga kompania Alb Xhoi shpk qė operon nė fushėn e minierave dhe ka leje pėr shfrytėzim nė disa miniera tė ferro- kromit e nikelit nė Librazhd e Pogradec. Por deri mė sot, qė nga viti 2008 kur i mori aksionet, nuk ka asnjė rezultat. Minierat e Veri- lindjes janė okupuar pėr tu lėnė pa punė nga CAE. Sigurisht, nė ndihmė tė shoqėrisė bllokuese ndodhet ministri i Financave, banor dhe deputet nė kėto zona. Ritvan Bode.
Si u krijua fantazma CAE?
Njė ditė prej ditėsh, ndėrsa ndodhej si emigrant nė Itali, Ardi Kollēaku tha se mė qan zemra pėr investim nė Shqipėri. Themeloi kompaninė Titan Poneggi nė vitin 1996 nė Emilia- Romagnia. Bėnte shėrbime tė vogla banesash. Nė vitin 2007 u kthye nė Shqipėri ku ndėrtoi CAE dhe u lidh me kompaninė italiane ACMAR, kompani e njohur pėr punė jo korrekte nė Shqipėri. Megjithatė kjo nuk kishte rėndėsi; rėndėsi kishte qė Kollcaku tė fshihej pas njė kompanie tė huaj dhe tė kishte nė krah vetė ministrin e Financave, Bode dhe mikun e tij tė afėrt, Agim Zeqo.
E Hene, 15 Tetor 2012
Krijoni Kontakt