duhet denimi me vdekje dhe pike.. cdo llaf tjeter kot eshte..
duhet denimi me vdekje dhe pike.. cdo llaf tjeter kot eshte..
Duhej te ishte arrestuar me kohe,jo tani qe beri vrasje te bujshme se vrau nje komisar.Kur vrasin nje njeri te thjeshte lihet i lire,po pse komisari njeri ishte si ai tjetri i thjeshte qe u vra para tij kohe me pare.Po aman se nuk jane aspak lajme buje dhe interesante.Problemi duhet kapur nga rrenja pa shkuar te maja se qelbet puna fare me pas.......![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Ana-Paula : 19-09-2012 më 20:48
Kryeministri Berisha, per perfitim politik apo me ndergjegjie, dje propozoi nje ligj teper teper te rendesishem. Hodhi idene e vendosjes se nje neni, ku te caktohet Burgim i Perjetshem per çdo tentative vrasje apo vrasje ndaj uniformave blu si dhe ftoi edhe opoziten qe te bashkohet me kete nisem dhe bashke me deputetet e shumices te hartojne ligjin ne fjale.
Nese do te behet kjo, mendoj se Policia e Shtetit do te mare nje mbrojtje shumefish me te sigurt nga sot. Pra, nese dikush do te tentoje te vrase nje polic e ka te sanksionuar me ligj burgimin e perjetshem.
Shqiperise i duhen ligje me preçize, qe nuk lene hapesira per t'i shpetuar atij. Kemi ligje te mira, por nuk jane preçize. Ne Shqiptaret duhet te mesojme qe 1 dhe 1 bejne 2.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Nje ligj i tille do te ishte i palejueshem (antikushtetuese)...
Kushtetuta nuk lejon pabarazi te tilla, pavaresisht postit, profesionit, statusit, religjionit, perkatesise kombetare, racore etj...
Edhe Konventa Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut p.sh. e ndalon cfardo diskriminimi te tille.
Nuk eshte rastesi qe Berisha e permendi edhe nevojen per vota te opozites. Sepse se shpejti do te paraqitet me idene per ndryshimin e Kushtetutes ne kete pike, edhe pse ndryshimi eshte i palejueshem.
Eshte e ngjashem si ideja e referendumit. Edhe pse referendumi ka pasur shance per realizim. Gje qe nuk mund te thuhet per propozimin aktual.
Ceshtje popullore me te cilen mund te behet fushate kunder opozites.
Qellimi eshte paraqitja e opozites si bllokuese ne fushaten parazgjedhore dhe zgjedhore, permes nje propozimi antikushtetues dhe te parealizueshem...
ti mir e ke o antipranti.. por.. nje avokat qe mbron bandite.. mir eshte te vazhdoj te mbroj bandite e te pasurohet e jo te hidhet ne politike kinse eshte kristal i kulluar i atdhetarise..
nuku benet i besushem nje avokat kriminelesh kur na cfaqet si adhurues flamuri apo kombi apo principesh tjera demokratike..
tjeter.. duhet te dish se.. pikerisht jan avokatet qe bejne dhe sekserin mes kapobandave dhe gjykatesve..
pra i ndajn parate bashke..
pra nuku eshte pa domethnje kjo miqasi e shoqeri e bashknenjeparti e ish krytarit te kld-s leshkuqit kreshnik me kte avokatin..
shkurt jan bandite si leshkuqet si padronet e leshkuqit..
Madabero, ja ku e ke nenin nga Kodi Penal, pika c):
Neni 79
Vrasja në rrethana të tjera cilësuese
(Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11;
ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9)
Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë
ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) ndaj deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, policit,
ushtarakut, funksionarët e tjerë publik, gjatë detyrës ose për shkak të
saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera
ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave,
dënohet
me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Arsyeja pse është vendosur ose dënim jo më pak (pra s'lë vend për shmangie) 20 vjet ose burgim i përjetshëm si dënimet nga më të rëndat nga Kodi Penal, është në përputhje të plotë si me Kushtetutën dhe ligjet në tërësi, duke u nisur se për caktimin e dënimit një ndër kriteret më të rëndësishme është: shkalla e lartë e rrezikshmërisë së veprës penale të kryer, dhe ky nen është në përputhshmëri me këto kritere dhe ligje në tërësi.
Duke u nisur edhe nga preçedentët penalë që ka personi në fjalë (merren edhe këto si kritere për caktimin e dënimit), e kap dënimin me burgim të përjetshëm.
P.S: Edhe një shtesë të vogël, se ndërkohë që po e bëja - tak dritat, ka të bëjë me faktin se ligjvënësit (deputetët) kur nxjerrin ndonjë ligj që rregullon ndonjë nen të kodit penal, thjesht caktohen kufinjtë e dënimit (si tek neni që ta solla psh), dhe e drejta penale-kodi penal është shumë i qartë në këtë pjesë, ndërsa caktimi se cilin dënim nga këta kufinj dënimi do vendoset - është detyrë e posaçme e gjyqtarit duke respektuar kriteret që përcakton kodi penal.
Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 20-09-2012 më 09:38 Arsyeja: po i lë kunjat ndaj të tjerëve më mirë, po bëhem vajzë e mirë :P
Bravo.
Sa deshirova ta postoj...
Berisha megjithate po kerkon qe te garantohet (me Kushtetute dhe ligj) burgimi i perjetshem per vrasjen e nje polici, pavaresisht rrethanave dhe motivit te vrasjes...
Sipas Berishes ligji qe ke postuar ti ne rast te vrasjes se policit do te duhej te perfundonte vetem "...me burgim te perjetshem" dhe jo si aktualisht "...ose me burgim te perjetshem".
Ne fakt eshte vetem tentative e radhes per te bere propagande kunder opozites.
_______________
Neni 79 megjithate mund te jete ne kundershtim me Kushtetuten dhe/ose me Konventen e te Drejtave te njeriut (neni 14)
Se paku ne Gjermani, e cila ka nje Kushtetute relativisht te krahasueshme me ate te Shqiperise, nuk ekziston nje diskriminim dhe ndarje e tille ne baze te statusit te personave...
Pika 3 mund te aryetonte diskriminime te tilla.Neni 18 (kushtetuta e Shqiperise
1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore.
3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
Por me gjase jo per masen e denimit ne baze te statusit te personit (viktimes).
Ne te kunderten jeta e personave qe permenden ne nenin 79 te Kodit Penal do te konsiderohej me e vlefshme se jeta e personave tjere. Rreziqet per jete qe mund te sjelle posti dhe profesioni i caktuar zakonisht mbulohen me te holla apo ne forma tjera...
Sido qe te jete, ne fakt Berisha e paska ligjin qe e kerkon, edhe pse jo plotesisht ashtu sic ndoshta e deshiron.
Do te ishte interesant nese dikush do ta degonte kete ligj ne GJK te Shqiperise per interpretim!?
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-09-2012 më 10:22
Ligji penal është shumë i qartë dhe s'bie fare në kundërshtim me Kushtetutën, por meqë po më citon, ma bëj pak analizimin e veprës penale tek neni 79, se pa e bërë këtë gjë kaq elementare, s'mund të pretendosh për gjëra më madhore si papajtueshmëri me Kushtetutën.
Kështu që, analizoje pak veprën penale që parashikon neni 79.
Me interesante do te ishte analiza per perputhshmerine e ketij ligji me Kushtetuten dhe Konventat Nderkombetare.
Sepse vepra penale eshte e qarte.
Percaktimi i mases se denimit ne baze te statusit social dhe profesional te personit (viktimes) sipas mendimit tim nuk mbulohet nga Konventat Nderkombetare dhe ndoshta as nga Kushtetuta e Shqiperise. Pavaresisht qe jane parashikuar disa perkufizime.
Ne Kode te Europes Perendimore nuk besoje qe ka ligje te tilla, te cilat masen e denimit e percaktojne ne baze te statuseve te tilla sociale dhe profesionale.
Nese ti njeh ndonje Kod Penal te ndonjerit nga shtetet perendimore qe ka nje Kod Penal te tille, i cili parashikon denime te vecanta ose me te renda per vrasjen e policit, avokatit etj. atehere posto dhe mund ta krahasojme.
I cuditshem eshte edhe fakti qe Berisha kerkon ligj, i cili ne te vertete po ekzistuaka. Ai madje deklaronte se do te nevojitej edhe vota e opozites per nje ligj te tille!?
Nese ligji i mesiperm do te ishte ne perputhje te plote me Kushtetuten dhe Konventat, atehere nuk do te ishte shume problematike qe per vrasjen me dashje te policit te parashikohet denim i vecante (p.sh. burg i perjetshem). Nuk eshte domosdoshmeri qe polici te futet ne nje grup me avokatin, deputetet etj.
Perndryshe, nese ti ke mundesi te argumentosh ne detaje perputhshmerine e pikes c te nenit 79 me Kushtetuten e Shqiperise dhe Konventat nderkombetare, atehere urdhero...?
Une nuk jam kategorik se eshte ne kundershtim me Kushtetuten, sidomos duke pasur parasyesh Nenin 18, pika 3 te Kushtetutes. Por duke u nisur nga shembulli i Gjermanise perseri ka mjaft vend per skepticizem lidhur me kushtetutshmerine e plote te ketij neni resp. pikes c.
Krijoni Kontakt