Close
Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 170
  1. #151
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Me interesante do te ishte analiza per perputhshmerine e ketij ligji me Kushtetuten dhe Konventat Nderkombetare.
    Sepse vepra penale eshte e qarte.
    Mirë mirë, këtë e morëm e vesh; por pikërisht atë po të them që të arrihet deri aty, duhet të nisemi nga hapi i parë, dhe hapi i parë është analizimi i veprës penale.
    Si analizohet një vepër penale?

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Mirë mirë, këtë e morëm e vesh; por pikërisht atë po të them që të arrihet deri aty, duhet të nisemi nga hapi i parë, dhe hapi i parë është analizimi i veprës penale.
    Si analizohet një vepër penale?
    ...

    Tani e kutova ...
    Ti qenke personi i njejte me te cilin e pata perfunduar diskutimin e njejte para pak ditesh!?
    Prandaj, harro te gjitha qe biseduam. Sepse e kemi perfunduar nje here.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-09-2012 më 14:47

  3. #153
    Përkundrazi, nuk është aspak e përgjithshme si pyetje, por e posaçme përderisa po flasim për një vepër penale të parashikuar në nen të posaçëm; është llogjike/matematikore, dhe detyrimisht nuk gjindet as në google, dhe as është wikipediste e ku di unë, sepse nuk e përdori internetin fare kur vie puna për gjëra që i di edhe në gjumë.
    Është tërësisht profesionale: ose e di, ose nuk e di; ose 0 ose 1! Merre ose lëre...
    Unë jam e bindur që ti nuk e di, por sërish dua ta shoh a do kesh dinjitet ta pranosh apo jo, sepse që nga shmangia që bën dhe mënyra sesi më përgjigjesh as nuk ia ke idenë fare kësaj pune.

    Ma bëre barkun me muskuj me këtë këtu:
    Postuar më parë nga Antiproanti
    Me " si analizohet nje veper penale" mund te shkruhet nje liber.
    E madhe për zotin!

    Përsëri të them: si analizohet vepra penale? Është shumë e thjeshtë.
    Ndërkohë gërmë e gërmo... se diçka mbase edhe do gjesh.

    Hahahahaa....
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    ...

    Tani e kutova ...
    Ti qenke personi i njejte me te cilin e pata perfunduar diskutimin e njejte para pak ditesh!?
    Prandaj, harro te gjitha qe biseduam. Sepse e kemi perfunduar nje here. Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-09-2012 më 19:47.
    Ç'rëndësi ka personi? hahahahaaa... u largove si djalli nga temjani kuptohet... shmangie prej mjeranësh. Mos ngeltë më analfabet pa më bë si konstitucionalist.
    Edhe diçka e fundit; vish ndonjëherë pantallona, përndryshe do më bësh të të dhuroj ndonjë minifund që unë nuk e veshi por e mbaj në garderobë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 20-09-2012 më 14:52

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Përkundrazi, nuk është aspak e përgjithshme si pyetje, por e posaçme përderisa po flasim për një vepër penale të parashikuar në nen të posaçëm; është llogjike/matematikore, dhe detyrimisht nuk gjindet as në google, dhe as është wikipediste e ku di unë, sepse nuk e përdori internetin fare kur vie puna për gjëra që i di edhe në gjumë. ,...

    Vetem sa per ta vertetuar te kunderten...

    VEPRA PENALE

    NOCIONI DHE ELEMENTET E VEPRËS PENALE

    Vepra penale është akt negativ i njeriut dhe i dëmshëm për shoqërinë. ...

    Nocioni formal
    Nocioni material
    Nocioni material - formal
    ...


    Nga definicioni shihet se nocioni i veprës penale përbëhet nga katër elementet epërgjithshme themelore: 1) veprat e njeriut, përkatësisht pasojat e shkaktuara me veprim tënjeriut, 2) veprat kundërligjore, 3) përcaktimi i veprës penale në ligj dhe 4) ndëshkimi.Gjithashtu, në këto elemente bëjnë pjesë edhe rrezikimi i shoqërisë si element material dhepërgjegjësi penale si element i vetëm subjektiv. Gjithsesi, vepra penale duhet të përmbajëelemente të theksuara. Mos ekzistimi i njërit nga elementet e përgjithshme, përjashton ekzistimine veprës penale, të kuptuar në kuptimin material-formal. ...

    lementi qenësor i veprës penale nënkupton përmbledhjen e elementeve të veçanta tëveprës së caktuar penale. Domethënë çdo vepër penale ka elemente të veta të veçanta, sipas tëcilave dallohet nga veprat e tjera penale. Këto elemente të veçanta e bëjnë fizionominë dhespecifikën e veçantë të saj. Elementet e veçanta dallojnë nga elementet e përgjithshme të veprëspenale që kushtëzojnë ekzistimin e veprës penale në përgjithësi, përkatësisht të çdo vepërpenale, derisa elementet e veçanta e kushtëzojnë ekzistimin e saktë të veprës penale. ...

    OBJEKTI DHE SUBJEKTI I VEPRËS PENALE

    Akti i veprës penale

    Sipas kuptimit
    objektiv-subjektiv,
    akti i veprës penale është sjellja e vetëdijshme dhe evullnetshme e njeriut të cilin realizohet vepra penale. Sjellja që nuk është e vullnetshme (nëseështë shkaktuar me procesin fiziologjik të – teshtimës , ëndrrës, ose veprimit të fuqisë së jashtme – me rrëshqitje në akull, nuk mund të konsiderohet vepër në kuptimin penalo-juridik....
    Akti është element themelor i veprës penale. Pa akt nuk mund të realizohet vepra penale.

    Veprat penale të veprimit dhe të mosveprimit
    ...

    RREZIKU SHOQËROR, KUNDËRLIGJSHMËRIA DHE PËRCAKTUESHMËRIA E VEPRËS PENALE

    Kundërligjshmëria

    etj...

  5. #155
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vetem sa per ta vertetuar te kunderten...
    Jo më kot të thashë:
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    Ndërkohë gërmë e gërmo... se diçka mbase edhe do gjesh.
    Ti si gërmues i mirë interneti që je, do gjeje në fund fare diçka, por llogjikën dhe aftësinë për ta bërë në mënyrë profesionale dhe llogjikë juristi, me pika tak tak.... me elementë të figurës së veprës penale dhe nën-elementë të saj, nuk je në gjendje ta bësh, se përndryshe do e kishe bërë me kohë.

    S'bëhet libër me të, por çdo njohës ligji kur përmend një vepër penale, duhet të bëjë edhe analizimin e saj, është detyrim!

    Kështu që herë tjetër, pa qenë i fushës, mos më baltos legjislacionin dhe Kushtetutën e Vendit Tim, në rregull? Aq më tepër me njohuri interneti duke m'u shtirur si profesionist, apo bërë rolin e konstitucionalistit. Merru me të vendit tënd.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    ..., sepse që nga shmangia që bën dhe mënyra sesi më përgjigjesh as nuk ia ke idenë fare kësaj pune.

    ...
    Ate qe di e kam shkruar...
    Eshte publike dhe mund ta lexojne te gjithe te interesuarit.

    Ti je ai qe ke deklaruar se je profesionist, prandaj shmangia jote per tu pergjegjur ne pytje mjaft konkrete, eshte pakutueshme. Jo mosvullneti im per tu pergjigjur ne pyetje te pergjithshme " si e analizon vepren penale" etj...

    Nuk ke nevoje te me bindesh mua me argumentet tua. Mjafton ti bindesh tjeret. Prandaj, urdhero dhe argumento si profesionist perputhshmerine e Kushtetutes dhe Konventave me piken c te nenit 79 dhe eventualisht posto kode te krahasueshme nga Europa perendimore!?

    Te interesuarit tjere do te vleresojne...

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    ...

    Kështu që herë tjetër, pa qenë i fushës, mos më baltos legjislacionin dhe Kushtetutën e Vendit Tim, në rregull?


    Kushtetuten e vendit " tend" e baltosin vete njerzit si ti...
    Nuk eshte rastesi qe Shqiperia edhe ne drejtesi, sidomos ne drejtesi, eshte fundit ne Europe dhe nder te fundit ne bote. Pra, nuk ka asnje arsye per vetelavdata apo krenari...

  8. #158
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ate qe di e kam shkruar...
    Eshte publike dhe mund ta lexojne te gjithe te interesuarit.

    Ti je ai qe ke deklaruar se je profesionist, prandaj shmangia jote per tu pergjegjur ne pytje mjaft konkrete, eshte pakutueshme. Jo mosvullneti im per tu pergjigjur ne pyetje te pergjithshme " si e analizon vepren penale" etj...

    Nuk ke nevoje te me bindesh mua me argumentet tua. Mjafton ti bindesh tjeret. Prandaj, urdhero dhe argumento si profesionist perputhshmerine e Kushtetutes dhe Konventave me piken c te nenit 79 dhe eventualisht posto kode te krahasueshme nga Europa perendimore!?

    Te interesuarit tjere do te vleresojne...
    E para, unë vlerësimin e kam marrë që kur jam diplomuar dhe liçensuar nga profesionistë dhe doktorantë të fushës. Nuk jap provime në forume virtuale.
    E dyta, ti je ai që edhe pa qenë i fushës hedh baltë duke thënë që është neni antikushtetues, po na bën edhe si gjykatës kushtetues; ne të tjerët përfshi edhe konstitucionalistë, nuk e themi këtë; diçka që është në rregull s'ka nevojë të rregullohet - parim llogjik.
    Ty të doli që ligji penal, konkretisht neni përkatës na qenka në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tim, kështu që meqë e more përsipër, të thashë që për të arritur deri aty, ndiqen disa hapa; hapi i parë është analizimi i veprës penale.
    Ti këtë nuk e di, atëherë kur nuk e di këtë, si pretendon të arrish në shkallën e fundit fare tek kushtetuetshmëria? Por ti qenke i veçantë, sepse pa ngritur themelet do bësh çatinë.

    Tjetra:
    Ti je ai
    Si e kuptove që jam mashkull?


    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Kushtetuten e vendit " tend" e baltosin vete njerzit si ti...
    Ashtu është, njerëzit e aftë dhe të ndershëm baltosin gjithmonë...

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Fleur Blanche Lexo Postimin
    E para, unë vlerësimin e kam marrë që kur jam diplomuar dhe liçensuar nga profesionistë dhe doktorantë të fushës. ...



    Ashtu është, njerëzit e aftë dhe të ndershëm baltosin gjithmonë...
    Enderro cfare te duash...

    Vetem argumentet dhe faktet jane te rendesishme.

    Ja si rregullohet masa e denimit ne vende normale demokratike te Perendimit qe bejne ligje konform Kushtetutes dhe demokracise:

    Shembull Gjermania:

    Strafgesetzbuch

    § 211
    Mord


    (1) Der Mörder wird mit lebenslanger Freiheitsstrafe bestraft.

    (2) Mörder ist, wer

    aus Mordlust, zur Befriedigung des Geschlechtstriebs, aus Habgier oder sonst aus niedrigen Beweggründen,

    heimtückisch oder grausam oder mit gemeingefährlichen Mitteln oder

    um eine andere Straftat zu ermöglichen oder zu verdecken,

    einen Menschen tötet.


    § 212
    Totschlag


    (1) Wer einen Menschen tötet, ohne Mörder zu sein, wird als Totschläger mit Freiheitsstrafe nicht unter fünf Jahren bestraft.

    (2) In besonders schweren Fällen ist auf lebenslange Freiheitsstrafe zu erkennen.
    Askund nuk e permendet denim automatikisht me i rende per vrasjen e policit, ushtarakut, deputetit, etj... per vrasje te rende...



    Madje edhe Kosova ka nje rregullore perendimore, kushtetuese dhe konform konventave nderkombetare sa i perket rastit te denimeve per vrasje te renda...

    Kodi Penal i Kosoves

    Neni 44
    Dënimi me burgim të përjetshëm
    1. Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana
    veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.
    2. Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale.
    3. Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t'i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të
    zvogëluar mendore.
    ...



    VEPRAT PENALE KUNDËR JETËS DHE TRUPIT
    Neni 178
    Vrasja
    Kushdo që e privon personin tjetër nga jeta dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.

    Neni 179
    Vrasja e rëndë

    1. Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dënohet personi i cili:
    1.1. privon nga jeta fëmijën;
    1.2. privon nga jeta femrën shtatzënë;
    1.3. privon nga jeta anëtarin e familjes;
    1.4. privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake;
    1.5. privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë;
    1.6. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të fitimit të dobisë pasurore;
    1.7. privon nga jeta personin tjetër me qëllim të kryerjes apo të fshehjes së ndonjë vepre tjetër penale, ose për të ndaluar personin nga dhënia e dëshmisë ose sigurimi në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
    1.8. privon nga jeta personin tjetër nga hakmarrja e paskrupullt apo nga motive të tjera të ulëta, përfshirë hakmarrjen për dhënien e dëshmisë ose sigurimin në ndonjë mënyrë tjetër të informatave për policinë apo në procedurë penale;
    1.9. privon nga jeta personin tjetër zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose në lidhje me detyrën zyrtare;
    1.10. privon nga jeta personin tjetër për motive racore, kombëtare ose fetare.
    1.11. me dashje kryen dy apo më shumë vrasje, përveç veprave të cilat janë paraparë në nenin 180 dhe 182 të këtij Kodi; ose
    1.12. privon nga jeta personin tjetër dhe më parë ka qenë i dënuar për vrasje, përveç veprave të cilat janë të parapara në nenin 180 dhe 182 të këtij Kodi.



    Dhe krejt ne fund edhe dicka lidhur me temen resp. propozimin e Berishes per ndryshimin e ligjit...

    11-12-2010
    Berisha: Denime te perjetshme per vrasesit e grave
    ...

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...asesit-e-grave

    no comment!

    Kurse ti User Fleur Blanche, femer ose mashkull ska rendesi dhe as nuk me intereson, u pergjigje apo nuk u pergjigje, eshte pune jotja. Per mua ky eshte postimi i fundit ne kete teme
    Tash ke mjaft kohe ti bindesh tjeret me " fakte dhe argumentet" tua...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 21-09-2012 më 06:17

  10. #160
    Bir Selmani i nënës, shko mëso kriteret e caktimit të dënimit dhe analizimin e veprës penale, pastaj eja e na shit antikushtetutshmëri. Pa e mësu abc-në, s'arrihet tek zh.
    Pa i ditur këto, është e natyrshme që ia fut kot dhe të del antikushtetues.

    Nuk ka fare antikushtetutshmëri në këtë rast, sepse barazia përpara ligjit që proklamohet në Kushtetutë - në të drejtën penale materiale merr kuptimin e dënimit të të gjithë njerëzve që kryejnë vepër penale, duke mos përjashtuar njeri nga përgjegjësia para ligjit, ndërsa në penale proçeduriale merr kuptimin e një proçesi të rregullt ligjor për të gjithë subjektet e së drejtës.
    Kodi Penal Shqiptar, parashikon caqet e dënimit, ndërsa caktimi është ekskluzivitet i gjyqtarit bazuar edhe në kriteret e përcaktuara në ligjin penal:

    "Në caktimin e dënimit ndaj personit ajo merr parasysh
    rrezikshmërinë e veprës penale, të autorit të saj, shkallën e fajit, si
    dhe rrethanat lehtësuese dhe rënduese." (neni nga kodi penal)

    Nëse do ta dije analizimin e veprës, do ia kurseje vetes këtë injorancë që më ke, por meqë s'kam qejf fare me të tregu sesi analizohet një vepër, po të përmendi vetëm elementin e tretë me elementët përbërës: që është Subjekti që është: aktiv dhe pasiv; i posaçëm dhe i përgjithshëm. Subjekti pasiv (viktima) në rastin tonë, është subjekt i posaçëm për shkak të cilësive që ka jo më kot edhe vepra penale quhet e tillë. Nuk ka fare diskriminim, por kjo ndikon në rrezikshmërinë e veprës penale, sepse të vrasësh një polic bie fjala, tregon se autori i veprës penale - subjekti aktiv në rastin tonë, është me rrezikshmëri të lartë, dhe rrjedhimisht edhe vepra që kryen paraqet rrezikshmëri të lartë. Për atë që ha llogjikë dhe merr vesh nga ligjet është shumë e qartë, për të tjerët përfshi edhe ty vlen kjo: S'mund të mbushësh atë që s'mbush!

    P.S: Ja si ta bëra tak fak në çast, pa gërmu në internet dhe pa libër para fare lol
    Që mos harroj edhe një detaj të vogël se jam e zënë tani, por meqë më kapi syri atë rregulloren demokratike të Kosovës që po më hapesh me të, ta sqaroj se as në Shqipëri nuk ka asnjë vepër penale që ka si dënim të vetëm dënimin me burgim të përjetshëm, por në sanksionin e veprës penale për disa vepra penale të veçanta parashikohet si dënim alternativ, caqe dënimi, jo më kot e ke edhe në veprën e nenit 79 me ose jo më pak se 20 vjet ose dënim me burgim të përjetshëm. Ndërsa caktimi i tij mbetet e drejtë ekskluizive e gjyqtarit në bazë edhe të kritereve të vendosura nga pjesa e përgjithshme dhe e posaçme e kodit penal. Se çfarë denglash thotë Berisha, e the edhe ti vetë se i ka sa për propagandë, dhe përderisa Kodi Penal vazhdon kështu në përputhje të plotë me Kushtetutën, pak rëndësi kanë demagogjitë e Berishës.

    Meqë u morëm vesh, mbetç me shëndet!

    Non in legendo sed in intelligendo legis consistunt!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fleur Blanche : 21-09-2012 më 06:59

Faqja 16 prej 17 FillimFillim ... 614151617 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •