Close
Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 170
  1. #131
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    "Xhakja", procedim penal per gjyqtarin Neritan Tabaku

    Prokuroria e Tiranes nis procedimin penal ne ngarkim te gjyqtarit te Gjykates se Durresit, Neritan Tabaku, ne lidhje me dosjen e shtetasit Ilir Xhakja, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes se kryekomisarit Adem Tahiraj, pak dite me pare ne Katund Sukth te rrethit te Durresit. Me ane te nje deklarate per shtyp leshuar diten e djeshme nga Prokuroria e Pergjithshme behet e ditur se me date 17 shtator te ketij viti Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr. 4291, per vepren penale te "Shperdorimi i detyres", ne ngarkim te shtetasit Neritan Tabaku, me detyre Gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres. Sipas prokurorise, gjyqtari Neritan Tabaku ka cenuar rende interesat e ushtrimit te ndjekjes penale ne kohe ndaj shtetasit Ilir Xhakja, person me precedente te theksuar penale. Regjistrimi i ketij procedimi penal eshte bere per faktin se prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres ne daten 19.11.2010, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres ka perfunduar perfaqesimin e akuzes ne ngarkim te shtetasit Ilir Xhakja, i akuzuar per veprat penale te "vrasjes me paramendim", kryer ne bashkepunim te shtetasit Qerim Maloku dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres kerkoi deklarimin fajtor te Ilir Xhakjas dhe denimin e tij me 24 vjet burgim. Kete kerkese prokuroria e ka paraqitur ne te gjitha shkallet e gjykimit te shtetasit Ilir Xhakja, si dhe ne Gjykaten e Larte ku ceshtja u rikthye serish ne Gjykaten e shkalles se pare per moskompetence. "Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres e shpalli vendimin e saj per kete ceshtje me numer 98, date 9.2.2011, duke e deklaruar te pafajshem shtetasin Ilir Xhakja per vepren penale te parashikuar nga neni 78/1-25 dhe duke e pushuar ceshtjen ndaj tij per vepren penale te parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal", - thuhej ne deklaraten per shtyp leshuar nga Prokuroria e Pergjithshme, e cila beri te ditur se ne seancen gjyqesore vendimi nuk u dha i arsyetuar dhe as i zbardhur, nderkohe qe prokuroria beri ankimim. "Me date 13.9.2012, sherbimet e policise gjyqesore informuan Prokurorin per ngjarjen e rende te vrasjes me arme zjarri te shefit te Komisariatit te Policise Shijak, Adem Tahiraj ne fshatin Katund-Sukth te rrethit Durres. Nga te dhenat e para rezultoi se i dyshuari per kryerjen e kesaj vepre penale ishte pikerisht Ilir Xhakja, i deklaruar i pafajshem me vendimin nr. 98, date 9.2.2011 nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres. Pas arrestimit te te dyshuarit Ilir Xhakja dhe informimit ne lidhje me ecurine e ceshtjes se ankimit te vendimit nr. 98 date 9.2.2011 rezultoi se ceshtja ne fjale nuk kishte nisur ende te shqyrtohej ne Gjykaten e Apelit, pasi fashikulli perkates ende nuk kishte mberritur aty nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, per shkak se dosja penale ne fjale ende nuk ishte dorezuar ne kryesekretarine gjyqesore nga gjyqtari i ceshtjes, qysh prej dates se shpalljes se vendimit", - shtoi me tej Prokuroria e Pergjithshme. Ne keto rrethana, nga Prokuroria e Tiranes nisi procedimi penal per gjyqtarin Neritan Tabaku pasi nuk ka zbardhur dhe nuk ka depozituar brenda afateve ligjore te vendimit gjyqesor penal nr.98, date 9.2.2011, duke cenuar rende interesat e ushtrimit te ndjekjes penale ne kohe ndaj shtetasit Ilir Xhakja dhe te dhenies se drejtesise.

    Precedentet kriminale te vrasesit te kryekomisarit:

    Ne vitin 1995 u denua me 1 vit burgim per plagosjen e shtetasit Dashamir L

    Ne vitin 1996 u akuzua per vrasjen e shtetasve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti

    Ne vitin 1996 u denuar me 6 muaj burgim per kanosje ndaj shtetasit Ylli M

    Me date 15.05.2002, u akuzua per vrasjen e Qerim Malokut, u denua me 21 vite burgim nga Gjykata per Krime te Renda

    Me 06.07.2007 u arrestua, por me pas u denua vetem per "armembajtje pa leje"

    Koha Jone

  2. #132
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Precedentet kriminale te vrasesit te kryekomisarit:

    Ne vitin 1995 u denua me 1 vit burgim per plagosjen e shtetasit Dashamir L

    Ne vitin 1996 u akuzua per vrasjen e shtetasve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti

    Ne vitin 1996 u denuar me 6 muaj burgim per kanosje ndaj shtetasit Ylli M


    Me date 15.05.2002, u akuzua per vrasjen e Qerim Malokut, u denua me 21 vite burgim nga Gjykata per Krime te Renda

    Me 06.07.2007 u arrestua, por me pas u denua vetem per "armembajtje pa leje"

    Koha Jone
    PS-ja qeveriste ne keto vite ? Apo vetem prokuroret dhe gjykatesit ishin te PS-se ? Po si nuk ju vjen turp qe ja kaloni fajin sa njerit - tjetrit ?

    Nuk meren me permisimin e gjendjes , po si e si tja ngecin njeri tjetrit

    nejse nejse hallall jua boft ai Zoti i paqes dhe i drejtesise
    Revolution 1848

  3. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Fshehu dosjen “Xhakja” pas lirimit, dy hetime për Gjyqtarin

    Leonard Bakillari

    Tiranë Vrasja e kryekomisarit Adem Tahiraj ka alarmuar gjithë institucionet e vendit, të cilat njëra pas tjetrës po hetojnë për nxjerrjen e përgjegjësve për ngjarjen e rëndë. Pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka reaguar edhe Prokuroria, e cila njoftoi dje nisjen e hetimeve për gjyqtarin që shpalli të pafajshëm Ilir Xhakjen. Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka regjistruar procedimin penal ndaj gjyqtarit të Durrësit, Neritan Tabaku, i cili sipas prokurorisë, jo vetëm nuk zbardhi vendimin për lirimin e të akuzuarit për vrasje, por nuk depozitoi në kryesekretari fashikullin e gjykimit, duke penguar kështu zhvillimin e procesit në Gjykatën e Apelit Durrës. Nëpërmjet një njoftimi për mediat, Prokuroria e Përgjithshme tha dje se tashmë është regjistruar procedimi penal nr. 4291 për veprën penale “shpërdorim detyre” në ngarkim të shtetasit Neritan Tabaku, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Durrësit. Sipas verifikimeve paraprake, të kryera nga organi i akuzës rezulton se gjyqtari Tabaku nuk ka arsyetuar vendimin për pafajësinë e Ilir Xhakjas, duke mbajtur kështu pezull çështjen për më shumë se një vit e gjysmë. “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e shpalli vendimin e saj për këtë çështje me numër 98, datë 9.2.2011, duke e deklaruar të pafajshëm shtetasin Ilir Xhakja për veprën penale të parashikuar të vrasjes me dashje kryer në bashkëpunim. Ne seancën gjyqësore vendimi nuk u dha i arsyetuar dhe as i zbardhur. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës e apeloi vendimin nr.98, date 9.2.2011 megjithëse vendimi nuk ishte vënë në dispozicion i arsyetuar”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Më tej organi i akuzës sqaron se shkak për hetimet është bërë vrasja e kryekomisarit Adem Tahiraj, ku autor i dyshuar është shtetasi Ilir Xhakja, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit. “Pas arrestimit të të dyshuarit Ilir Xhakja dhe informimit në lidhje me ecurinë e çështjes së ankimit të vendimit nr.98 datë 9.2.2011, rezultoi se çështja në fjalë nuk kishte nisur ende të shqyrtohej në Gjykatën e Apelit, pasi fashikulli përkatës ende nuk kishte mbërritur aty nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shkak se dosja penale në fjalë ende nuk ishte dorëzuar në kryesekretarinë gjyqësore nga gjyqtari i çështjes qysh prej datës së shpalljes së vendimit 09.02.2011”, – deklaron prokuroria. Në këto rrethana, nga Prokuroria e Tiranës është regjistruar procedimi penal ndaj shtetasit Neritan Tabaku për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, lidhur me moszbardhjen dhe mosdepozitimin brenda afateve ligjore të vendimit gjyqësor penal, duke cenuar rëndë interesat e ushtrimit të ndjekjes penale në kohë ndaj shtetasit Ilir Xhakja dhe të dhënies së drejtësisë. Sipas prokurorisë, Prokuroria e Durrësit ka përfunduar me përfaqësimin e akuzës kundër Ilir Xhakjes në datën 19 nëntor të vitit 2010 në Gjykatën e Durrësit, ku i dyshuari gjykohej për akuzën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje, përfaqësuesi i akuzës kërkoi dënimin me 24 vjet burg për të pandehurin Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. Kjo akuzë është mbrojtur prej prokurorisë edhe në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku Ilir Xhakja u dënua me 21 vjet burg, por dënimi u anulua nga Gjykata e Lartë, e cila vendosi kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Durrësit. Më 9 shkurt të vitit të shkuar, trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari tashmë nën hetim, Neritan Tabaku, shpalli të pafajshëm Xhakjen, por nuk vuri në dispozicion të prokurorisë asnjë vendim të zbardhur lidhur me arsyet e pafajësisë.

    MAPO

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    po u morrem gjithe kohen PS dhe PD.....asnjehere skane per te mbaruar hallet tona.Qevertite keshtu do ndrohen.Puna eshte mos te shohin aq shume xhepat e tyre(se pa i pare nuk do rine jo)por te kene deshiren e mire ta cojne me perpara ket vend.Jemi pak dhe ne cdo kohe mund te behemi.

  5. #135
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Zbardhet vendimi, avokati i Ilir Xhakjes, drejtues i Aleancës Kuq e Zi

    Leonard Bakillari

    Tiranë Vendimi i shumëdiskutuar që i dha pafajësinë të akuzuarit për vrasjen e komisarit Adem Tahiraj, u zbardh 1 vit e 7 muaj pasi Ilir Xhakja fitoi lirinë. Në rrethana ende të paqarta është vënë në dispozicion të mediave vendimi i arsyetuar për lirimin e Xhakjes, moszbardhja e të cilit ka mbajtur pezull për më shumë se një vit shqyrtimin e kësaj çështjeje në Apelin e Durrësit. Që në nisje të vendimit theksohet se avokati i Ilir Xhakjes, Aldo Shala ka kërkuar nga trupi gjykues pafajësi për klientin e tij, pasi nuk provohet që ai të ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Avokati Aldo Shala, i cili është njëherësh drejtor ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarit dhe anëtar i Sekretariatit të Përkohshëm të Aleancës Kuq e Zi ka mbrojtur Ilir Xhakjen gjatë gjithë procesit për vrasjen e Qerim Malokut. I pyetur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” për lidhjen me avokatin e Ilir Xhakjes, ish-kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu u përgjigj: “Si mund të konfirmoj unë se çfarë klientësh kanë patur juristët që unë njoh. Kjo është puna dhe buka me të cilën punojnë avokatët”. Spahiu e quajti qesharake akuzën që kryeministri Berisha i drejtoi nga Kuvendi, kur tha se: “gjyqtari i Durrësit kishte liruar Xhakjen pasi i kishte thënë faqeziu”.

    Vendimi i zbardhur

    Tre anëtarët e trupit gjykues, Neritan Tabaku, Fejzo Hysi dhe Ndue Gjura, pjesën arsyetuese e nisin me shprehjen se i pandehuri Ilir Xhakja duhet të deklarohet i pafajshëm për akuzën e vrasjes së shtetasit Qerim Maloku, pasi nuk provohet kryerja e veprës penale nga i pandehuri. Pas përshkrimit të ngjarjes, për të cilën “i forti i Sukthit” u dënua me 21 vjet burg nga Gjykata për Krime të Rënda, trupi gjykues ndalet tek argumentet në favor të të pandehurit duke arsyetuar kështu pafajësinë e tij. Sipas prokurorisë, Ilir Xhakja akuzohet për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku, ngjarje e ndodhur më 26 korrik të vitit 1998 në fshatin Katund-Sukth. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes (nipi dhe djali i viktimës) nuk identifikuan asnjë prej dy personave që qëlluan mbi Qerim Malokun, ndërsa u sekuestruan 8 gëzhoja dhe dy krehra automatiku me 60 fishekë. Për shkak të mungesës së provave çështja u pezullua dhe vetëm pas katër vitesh u vendos rifillimi i hetimeve, pasi policia zbuloi një arsenal armësh në tunelet e fshatit Jubë të Durrësit. Sipas akt-ekspertimit të kryer ka rezultuar se “vetëm mbi sipërfaqen e njërit prej fishekëve shenjëlënës model 56, kalibër 7.62 mm, që ndodhej brenda dy krehrave të bashkuar me ngjitës natriban me ngjyrë bezhë, fiksuar në ngjarjen e ndodhur më datë 18.03.2002, u përftua një gjurmë papilare gishti e emërtuar “A”, e vlefshme për identifikim”. Kjo gjurmë është verifikuar nga një tjetër akt-ekspertimi, duke arritur në përfundimin që i përket Ilir Xhakjes. Por provat e prokurorisë nuk kanë bindur gjykatën për fajësinë e të pandehurit, duke analizuar në mënyrë të hollësishme gjithë pretendimet e akuzës. “Në aktin e bërë në vitin 1998, kohë në të cilën ka ndodhur ngjarja, eksperti thotë se janë tetë gëzhoja objekt ekspertimi, të cilat janë qitur nga dy armë, ndërkohë që ekspertët e mëvonshëm pas katër vjetëve (ato të vitit 2002) në ekspertimin e po këtyre tetë gëzhojave të gjendura në vendin e ngjarjes të datës 26.07.1998, theksojnë se është qëlluar me tri armë dhe një nga këto armë rezulton sipas ekspertëve, arma e gjetur në një tunel në Kodrat e Jubës, në Sukth”, – thuhet në vendimin e gjykatës. Lidhur me gjurmën e gishtit të të pandehurit që u gjet në një prej fishekëve të sekuestruar në Jubë, gjykata argumenton se në shqyrtimin gjyqësor u provua se në asnjë prej akteve të realizuara në kohën që ka ndodhur ngjarja e datës 26.07.1998, ku është vrarë shtetasi Qerim Maloku, nuk vërtetohet prania apo fiksimi i ndonjë gjurme, provë materiale, që implikojnë të pandehurin Ilir Xhakja në vendngjarje. “Sikurse provohet, në asnjë prej gëzhojave të qitura ne vendngjarjen e datës 26.07.1998 nuk është gjetur asnjë gjurme gishti e të pandehurit Ilir Xhakja. Gjithashtu ka rezultuar e provuar se në asnjë prej fishekëve të ndodhur në dy karikatorët e gjetur në vendngjarjen e vrasjes të shtetasit Qerim Maloku të datës 26.07.1988 në Katund-Sukth si dhe në vetë këta karikatorë, nuk është gjetur asnjë gjurme gishti e të pandehurit Ilir Xhakja”, – thuhet në vendimin e gjykatës. Lidhur me gjurmën e gishtit, gjykata thotë se prokuroria nuk ka mundur të shpjegojë se si i pandehuri Ilir Xhakja ka vendosur fishekun e tretë në karikator, kur në asnjë prej fishekëve të tjerë nuk konstatohen gjurmë të tij. “Në këto rrethana, gjurma e gishtit e përftuar lë dyshime përderisa nuk është fiksuar dhe në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes të datës 18.03.2002. Duke analizuar procesverbalin për këqyrjen e vendit të ngjarjes të datës 18.03.2002 të mbajtur nga grupi hetimor, nuk evidentohet në asnjë rresht të tij fiksimi i kësaj gjurme. Kjo gjurmë rezulton vetëm pas katër viteve të ngjarjes datë 26.07.1998 në aktin e ekspertimit vlerësues i provës materiale Nr.641 datë 19.03.2002 dhe aktin e ekspertim daktiloskopik Nr.644 datë 19.03.2002”- thuhet në vendim. Një tjetër provë e rëndësishme në favor të të pandehurit, sipas trupit gjykues është një vërtetim që tregon se në kohën që ndodhi krimi, Ilir Xhakja nuk ka qenë në Shqipëri. “Një provë shumë e rëndësishme dhe e pakontestuar nga organi i akuzës është vërtetimi i banimit, lëshuar nga zyra e regjistrimit të popullsisë të qytetit të Memmingen të Gjermanisë, vërtetim i cili mban dhe vulën e Ambasadës Shqiptare në Berlin me Nr. regjistri 330 datë 13.03.2003. Ky vërtetim konfirmon faktin se i pandehuri Ilir Xhakja ka qenë në qytetin Memmingem nga data 14.02.1998 deri ne 14.08.1998. Po kështu faktin e qenies së të pandehurit Ilir Xhakja në Gjermani e konfirmuan dhe dëshmitarët Fatbardh e Arben Xhakja”- thotë gjykata.

    Gjykata e Durrësit: Asnjë dëshmitar për Xhakjen

    Sipas gjykatës së Durrësit, asnjë prej dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria nuk identifikon të pandehurin si autor të ngjarjes, përfshi nipin dhe djalin e viktimës, të cilët kanë shkuar të parët në vendin e ngjarjes. “Çdo dyshim për akuzën çmohet në favor të pandehurit si dhe parimi që provat i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor e nuk kanë vlerë të paracaktuar, gjykata krijon bindjen se në rastin konkret nuk provohet që i pandehuri Ilir Xhakja të ketë kryer veprën penale të vrasjes së shtetasit Qerim Maloku dhe për rrjedhojë edhe bashkëpunimi”- përfundon vendimi i gjykatës që i dha pafajësi të akuzuarit për vrasje.



    Gjyqtari i Xhakjes merr raport mjekësor

    Prokuroria kërkon në KLD heqjen e imunitetit për Neritan Tabakun, për të vazhduar hetimet për shpërdorim detyre

    Tiranë- Pas inspektimit të nisur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, gjyqtari që firmosi lirimin e Ilir Xhakjes nuk është paraqitur në punë. Burime pranë Gjykatës së Durrësit pohuan se gjyqtari Neritan Tabaku ka njoftuar sekretarinë të shtyjë gjithë gjyqet që do të zhvilloheshin të premten e javës së shkuar dhe ato të planifikuara gjatë kësaj jave. Burime të gazetës pohuan se shkak për këtë njoftim të gjyqtarit ka qenë një raport mjekësor që ai ka siguruar, duke e paraqitur si arsye për mungesën në punë gjatë këtyre ditëve. Gjyqtari Neritan Tabaku, i cili nuk zbardhi vendimin për lirimin e Ilir Xhakjes për më shumë se një vit e gjysmë tashmë do të përballet me inspektimin që KLD ka nisur për këtë çështje dhe dyshimet për shpërdorim detyre. Prokuroria e Tiranës tashmë ka regjistruar procedimin penal për gjyqtarin Tabaku, ndërsa imuniteti konsiderohet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve. Për këtë arsye, “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës nuk mund të kryejë asnjë veprim hetimor deri në një autorizim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas burimeve pranë prokurorisë mësohet se akuza i është drejtuar KLD-së me një kërkesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarit Neritan Tabaku, kërkesë e cila duhet të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

    MAPO

  6. #136
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hm.. po i del zullumi leshkuqit..

  7. #137
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet në Bllog
    22
    Qeveria, 5 mln lekë ndihmë familjes së kryekomisar Adem Tahirajt

    TIRANE- Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme, vendosi dhënien e ndihmës financiare prej 5 000 000 lekësh për familjen e të ndjerit Adem Haxhi Tahiraj, ish - punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës.

    Ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme.

    Kryekomisar Adem Tahiraj, shef i Komisariatit të Policisë të Shijakut, u vra në krye të detyrës pasditen e 13 shtatorit në Katund Sukth të rrethit të Durrësit nga Ilir Xhakja, një person me precedentë penale.

    (d.b/BalkanWeb)

  8. #138
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Gjyqtari i Xhakjes merr raport mjekësor

    Prokuroria kërkon në KLD heqjen e imunitetit për Neritan Tabakun, për të vazhduar hetimet për shpërdorim detyre

    Tiranë- Pas inspektimit të nisur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe hetimeve të Prokurorisë së Tiranës, gjyqtari që firmosi lirimin e Ilir Xhakjes nuk është paraqitur në punë. Burime pranë Gjykatës së Durrësit pohuan se gjyqtari Neritan Tabaku ka njoftuar sekretarinë të shtyjë gjithë gjyqet që do të zhvilloheshin të premten e javës së shkuar dhe ato të planifikuara gjatë kësaj jave. Burime të gazetës pohuan se shkak për këtë njoftim të gjyqtarit ka qenë një raport mjekësor që ai ka siguruar, duke e paraqitur si arsye për mungesën në punë gjatë këtyre ditëve. Gjyqtari Neritan Tabaku, i cili nuk zbardhi vendimin për lirimin e Ilir Xhakjes për më shumë se një vit e gjysmë tashmë do të përballet me inspektimin që KLD ka nisur për këtë çështje dhe dyshimet për shpërdorim detyre. Prokuroria e Tiranës tashmë ka regjistruar procedimin penal për gjyqtarin Tabaku, ndërsa imuniteti konsiderohet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve. Për këtë arsye, “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës nuk mund të kryejë asnjë veprim hetimor deri në një autorizim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas burimeve pranë prokurorisë mësohet se akuza i është drejtuar KLD-së me një kërkesë për heqjen e imunitetit të gjyqtarit Neritan Tabaku, kërkesë e cila duhet të marrë përgjigje brenda 30 ditëve.

    MAPO
    Paska vendosur të çajë ferrën ky
    Elegance is an attitude.

  9. #139
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga ☆Angie☆ Lexo Postimin
    Paska vendosur të çajë ferrën ky
    jane heq vizat mi shoqe

    shif kur tja mbaje per kamboxhia

  10. #140
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    jane heq vizat mi shoqe

    shif kur tja mbaje per kamboxhia

    Ai ka për t'u zhdukur, shumë e sigurtë kjo, sepse e di shumë mirë çfarë e pret nqs qëndron.

    Imuniteti te ne është gëzofi i deles që veshin ujqërpolitikanët dhe gjyqtarët si puna e këtij Tabakut.
    Elegance is an attitude.

Faqja 14 prej 17 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •